10.7 C
Prizren
E premte, 10 Prill, 2026
Home Blog Page 1630

Vdekje e dyshimtë në Prizren

0
  • Të dielën mbrëma, një person është gjetur pa shenja jete në Prizren.

Sipas raportit 24-orësh të policisë, vdekjen e të njëjtit e ka konstatuar ekipi mjekësor, njofton Klan Kosova.

“Raportohet se viktima mashkull kosovar është hasur pa shenja jete, gjë e cila është konstatuar nga ekipi mjekësor. Njësitë relevante policore kanë dal ne vendin e ngjarjes. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me urdhër të së cilit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, rasti vazhdon të hetohet”.

Zbulohet shtatorja e dëshmorit Afrim Stojku në Has

0

Ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj, ka marrë pjesë në zbulimin e shtatores së dëshmorit të kombit Afrim Stojku në Has të Prizrenit.

Mehaj, në një postim në Facebook, shkroi se Beteja e Koshares ishte ndër më të lavdishmet e UÇK-së aty ku veproi edhe dëshmori Stojku.

“Sot në Has të Prizrenit, në fshatin Stajk së bashku me deputetin e Kuvendit të Kosovës, z. Arbër Rexhaj, familjarët, përfaqësues fetarë dhe qytetarë të Hasit, morëm pjesë në zbulimin e shtatores së dëshmorit të kombit, Afrim Stojku. Beteja e Koshares ishte ndër betejat më të lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ishte e tillë sepse në të vepronin eprorë dhe ushtarë të guximshëm të cilët nuk njihnin frikë as dorëzim, ndër ta ishte edhe Afrim Stojku”, ka shkruar Mehaj në Facebook.

Mehaj tha se Ushtria e Republikës së Kosovës, si pasardhëse e UÇK-së, është duke u forcuar çdo ditë sipas ëndrrës së dëshmorëve dhe martirëve tanë.

“Zhvillimin e forcës sonë nuk mund ta ndalë e as ta ngadalësojë askush, ajo do tashmë është në nivel të ushtrive të vendeve të NATO-s dhe është duke avancuar çdo ditë”, ka shtuar ai.

“Ata të cilët ranë për atdhe, na mundësuan ditët që jetojmë sot. Lavdi!”, përfundoi Mehaj.

Përfaqësues të PDK-së bëjnë homazhe në Kompleksin Memorial në Korishë

0

Një delegacion i Partisë Demokratike të Kosovës i kryesuar nga nënkryetarja Vlora Çitaku, anëtari i Kryesisë Adri Nurellari, nënkryetari i Komunës së Prizrenit Kujtim Gashi, sot kanë bërë homazhe në Kompleksin Memorial në Korishë të Prizrenit për të nderuar viktimat e një prej ngjarjeve më të trishta të periudhës së luftës në Kosovë.

“24 vite më parë, në Korishë 77 civilë shqiptarë u vranë nga bombardimet e NATO-s, pasi kolona e refugjatëve, të cilët ishin nisur në drejtim të Shqipërisë, u përdor dhunshëm nga forcat serbe si mburojë”.

“Ky proces i montuar, shpërfaq edhe një tjetër aspekt të mizorisë gjenocidale të pushtuesit serb, në vazhdën e krimeve të shumta të kryera në vendin tonë. Kosova nuk do të ndalet së kërkuari drejtësi!”, ka njoftuar PDK-ja.

 

Presidenti i Al-Hilal thyen heshtjen për nënshkrimin e Messi-t

0

Skuadra saudite Al-Hilal është një nga më të interesuarat për të nënshkruar me Lionel Messi-n për sezonin e ardhshëm dhe po punon për të bindur argjentinasin me një ofertë miliona dollarëshe. Megjithatë ende nuk ka një marrëveshje përfundimtare.

Në këtë skenar, presidenti i Al-Hilal, Fahad Bin Saad Bin Nafel, u pyet për ardhjen e mundshme të Messi-t në klubin e tij dhe ai donte të shmangte thellimin në këtë çështje.

“Mos më pyet për Messi-n, nuk do të jap asnjë lajm. Nëse del diçka zyrtare, do ta gjesh në departamentin e shtypit”, tha  Fahad Bin Saad Bin Nafel, pasi u shpall kampion i Kupës së Mbretit në Arabinë Saudite pas fitores së Al-Hilal me penallti kundër Al-Wahda (1-1, 7-6).

 

Kështu, fjalët e Fahad Bin Saad Bin Nafel nuk bëjnë gjë tjetër veçse konfirmojnë se ende nuk ka asgjë të mbyllur mes Messi-t dhe Al-Hilal dhe se e ardhmja e argjentinasit është ende në ajër, me Barcelona-n që po punon për të rikthyer lojtarin më të mirë të të gjitha kohërave.Albanian Post

Kurti në Korishë: Shteti i Kosovës do të kujdeset maksimalisht për trashëgiminë e luftës në Kosovë

0

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, nderoi martirët dhe të rënët për liri në fshatin Korishë të Komunës së Prizrenit.

Kurti së bashku me ministrin e Mbrojtjes, Armend Mehaj, Kryetarin e Komisionit Qeveritar për personat e zhdukur, Andin Hoti dhe deputetë të Kuvendit të Republikës, bëri homazhe te Memoriali i Martirëve në Korishë dhe zbuloi shtatoren e heroit Sali Shabani.

Me vendosje të luleve dhe një minutë heshtje, Kurti përkujtoi civilët shqiptarë nga Korisha dhe fshatrat Budakovë, Reshtan, Bllacë, Mushtisht, Maçitevë dhe Greikoc, të vrarë në maj të vitit 1999 me të vetmen arsye se ishin shqiptarë.

“Jam këtu si Kryeministër i Qeverisë së Republikës së Kosovës, jo vetëm thjeshtë të ndaj ndjesitë e përbashkëta për viktimat me familjarët e tyre dhe të gjithë të tjerët, por jam këtu sot në ditën e martirëve të Korishës, sidomos për të treguar që shteti i Kosovës do të kujdeset maksimalisht për trashëgiminë e luftës në Kosovë. Veçanërisht për ta njohur historinë e masakrave dhe të secilit krim e të secilit kriminel, si dhe për të denoncuar të gjitha hallkat e sistemit shtetëror të Serbisë”, tha Kurti.

“Kur sheh pllakën përkujtimore me emrat e të vrarëve në Korishë, vëren që të paktën 14 prej tyre kanë qenë fëmijë, pra ishin nën moshën 18 vjeçare atëherë kur u vranë. Mosha e tyre është dëshmia më e pakontestueshme e pafajësisë së gjithë këtij grupi aq të madh të njerëzve, që Serbia i vrau vetëm pse ishin shqiptarë”.

Politika, opium për popull !?

0

Shkruan: Fahri Musliu 

Me politikën sot është sikur me religjionin dikur, të cilin filozofët,  Marksi& Engelsi, e quanin “Opium për popullin”!

Gjatë dy dekadave të fundit politika tek ne është bërë një lloji i metafizikës dhe i religjionit të ri, një opium ekzotik për masat e gjera popullore. Ajo është një Moloh (perëndi e fenikasve), që po kërkon viktima të mëdha e të rënda, dhe e cila po gëlltit gjithçka, po përshkon çdo pore të jetës tonë.

Politika, është e pranishme në gjithçka dhe çdo kund, çdo gjë i është nënshtruar asaj – nga ajo është orientuar dhe nga ajo shtrydhët fuqia dhe forca. Në atë religjion (politikë) të së sotmes “kryeperëndi” është prijësi (shefi) partiak.

Populli i zgjedhur dhe vlera më e lartë është partia (kasta); e mira supreme është organizata e fortë dhe efikase; morali më i lartësuar i adhurimit të prijësit dhe i status quos; liria më e madh është zhytja në parti dhe deformimi total. Zëdhënësit janë “apostuj të religjionit të ri”.

Puna më përfituese është të jesh anëtar i partisë (kastës), bukuria më e lartësuar është glorifikimi i prijësit, i Këshillit të Përgjithshëm (si dikur Komiteti Qendror të Partisë Komuniste), i Kryesisë së partisë (të shenjtëve partiak) dhe i oligarkëve; obligimi primar është që të mos kesh Unin tënd (qëndrimin, gjyqin tënd…) veç Unin e partisë, dhe të flasësh atë çka mendon dhe dëshiron prijësi (kryezoti); të arriturat më të ndritshme intelektuale janë apologjitë (elozhet) e suksesshme për gjithëdijshmerinë dhe rolin mesian të prijësve të partisë dhe i gjithë veprimeve të tyre.

Partia i ka librat e vetë të “shenjta” (programin, statutin), „ikonat” (fotografitë në format të madh të prijësit), „gjësendet e shenjta” (distinktivët, suvenirët), „tempujt” (selitë e parive), „festat”, „ritualet”, (shënimi i ngjarjeve dhe përvjetorëve të lavdishëm nga lufta e fundit, apo i ndonjë personaliteti të dashur nga sekta).

Intelektualët dhe shkencëtarët më të çmuar, janë ata “shërbyes” cilët propagandojnë “mendimin sundues në pushtet.” Aty janë edhe fjalët e shenjta – mantrat: „vullneti i popullit”, „interesi kombëtar dhe shtetëror” (qytetari nuk ekziston) , “ të drejtat e njeriut”, „demokracia”, „tregu i lirë”, „Evropa”, „sovraniteti dhe integriteti i Kosovës”, “ustria”, “Serbia dhe Rusia, por edhe Kina si armiq të përbetuar”, dhe së fundi Ligji mbi mbrojtjen e vlerave të UÇK, , Liria ka emër, Gjykata e padrejtë dhe një etnike e Hagës,” Asociacioni i komunave me shumicë serbe…

Jo-bashkëmendimtarët dhe ata që kritikojnë janë armiq. Kush e lëshon partinë është heretik ose renegat, dhe më i rrezikshëm se jo bashkëmendimtarët. „Shpëtimi” i popullit nis kur “ne” të vijmë në pushtet, kurse “parajsa” kur të bëhemi pjesë e BE, KB dhe NATO-s dhe kur “këta” të largohen nga pushteti. Ditët e “zgjedhjeve” janë shndërruar në kohë apokaliptike, ritual i sekteve apo pagane.

Ato janë “ditë vendimtare, ditë të jetës ose vdekjes”. Për t’u marrë pushteti ose për të mbetur në pushtet çdo gjë është e lejueshme: të gjitha metodat e shpëlarjes së trurit, premtimet boshe, falsifikimi, vjedhja, hipokrizia, lakmia, vardisja, fyerjet, shpifjet, shantazhi, ryshfeti… Është detyrim që publikisht të angazhohesh për gjërat e përgjithshme, për të mirën popullore e shtetërore, e praktikisht çdo gjë duhet nënshtruar interesit personal, klanor (familjar) dhe atij partiak .

Këtë religjion të ri – politikën (patrinë), gjithkah dhe në çdo vend, e bëjnë të pranishme mediet. Ato i kushtojnë asaj më shumë kohë dhe hapësirë se gjitha ngjarjeve tjera (por edhe ato tjerat pak a shumë janë me sheqerosje politike). Mediet në masën më të madhe janë “servis” i apostullit dhe i predikuesit të fjalëve e parullave boshe, të çnderimit, fyerjeve dhe shpifjeve.

Ato në masën më të madhe janë në shërbim të njerëzve – vetreklamues të cilët vetveten e kanë shndërruar në religjion, të cilët nuk kanë për askënd fjalë të mira, as për veten të këqija dhe janë shndërruar në gjitholog.

Kjo politikë (religjion) e re është politikë e shkatërrimit, rrënimit, çintegrimit, urrejtjes, plaçkitjes, e aftë vetëm për prodhimin e njerëzve matrapaz, të dështuar dhe të paaftë. Ky është totalitarizëm e ri, idhujtari që na kthen me sukses në parahistorinë e largët. Nëse gjykohet sipas “agjitimit” dhe veprimit të partive tona, gjatë viteve të shkuara, mund t’ua kenë lakmi edhe sektet më totalitare. Që dikë ta rekrutojnë dhe përfitojnë, çdo gjë është e lejueshme: korrupsioni, shantazhi, premtimet e rrejshme, frika, kërcënimet, demonizimi i jo-bashkëmendimtarëve, FABRIKIMI I ARMIQËVE , krijimi i panikut, apatisë dhe i pashpresës. E gjithë kjo bëhet në emër të “idealeve të shenjta”: „pavarësisë së Kosovës”, „Evropës”, „NATO-s”, “të ardhmes së ndritshme”, „mirëqenies kombëtare”. Dhe kështu, me shpejtësi marramendëse, me sukses dhe efikasitet, i heqin kufijtë midis të vërtetës dhe gënjeshtrës, të mirës dhe të keqes.

Pra, me politikën sot është sikur me religjionin dikur, të cilin filozofët e quanin “Opium për popullin”, dhe duket se kjo do të ketë edhe më tutje ardhmëri të mirë, meqë ne nuk do ta kemi, nëse populli vazhdon të jet indiferent dhe hesht ndaj ndaj asaj që prodhon politika. Politika e mbrapsht e destruktive pa vizion shtetëror e qytetar, ia doli që tua mbyt shpresën qytetarëve të vet, veçmas rinisë të cilët shpëtimin po e shohin vetëm në ikje nga vendi. Kështu që VENDI PO BOSHADISET E POLITIKANËT PO I FËRKOJNË DUART SE DO TA KENË MË LEHTË TË SUNDOJNË ME PLEQ E MILINGONA!

Osmani përkujtoi 24-vjetorin e Masakrës së Korishës

0

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në 24-vjetorin e Masakrës së Korishës tha se 24-vjet më parë, forcat e regjimit gjenocidal serb vranë 77 gra, burra, pleq, në mesin e cilëve 14 fëmijë nga fshatrat: Korishë, Budakovë, Bllacë, Reshtan, Mushtisht dhe Grejkoc.

“Egërsia e regjimit kriminal serb nuk i kurseu as më të vegjlit, jeta e të cilëve u fikë që në fillet e saj. Dhimbja dhe kujtimi për ta do të jenë gjithnjë me ne. Ata do të jenë përkujtues të rrugës së vështirë deri te liria sepse u vranë vetëm pse ishin shqiptarë. Drejtësia për ta është e domosdoshme”, tha Osmani.

“I paharruar qoftë kujtimi për ta dhe martirët që u bën guri themeltar i Republikës”, ka thënë Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani.

Lirohet mielli në Kosovë, buka jo

0

Çmimi i grurit dhe miellit në Kosovë është ulur rreth 25 për qind, mirëpo furrtarët vazhdojnë të mos ulin çmimin e bukës. Furrtarët arsyetohen se i kanë rritur pagat e puntorëve dhe se ka shtrenjëtim të energjisë elektrike, me ç’rast as nuk premtojnë ulje të shpejtë të çmimeve të prodhimeve të tyre. Aktualisht, çmimi për 100 kilogramë miell blihet deri në 44 euro.

Në anën tjetër, qytetarët kërkojnë uljen e çmimit të bukës, të cilët paguajnë 0.50 euro për gjysmë kilogrami bukë. Derisa në disa vende, si në Fushë Kosovë, ky çmim është deri në 0.60 euro.

Kryetari i Shoqatës së Mullistëve të Kosovës, Muhamet Farizi thotë për KosovaPress se furrtarët duhet t’i ulin çmimet, nëse miellin e marrin me çmim më të ulët.

“Varshmëria e çmimit të miellit varion edhe prej çmimit të grurit dhe gjithashtu buka duhet të varet prej çmimit të miellit, pasi janë të lidhura reciprocikisht. Çmimi i miellit ka rënë prej 20 deri në 25 për qind, varësisht nuk i kanë të njëjta çmimet e miellit, sepse nuk ka marrëveshje mes njërit-tjetrit që të shkojnë çmimet njësoj, por mos të bazoheni në vetëshërbime, bazohuni te çmimi i mullistit. Duhet të bie edhe çmimi i bukës, por nuk presim në vlerë shumë të madhe, mund të bjerë deri në 15 për qind.”, thotë Farizi.

Megjithatë, edhe pas rënies së çmimit të grurit dhe miellit, furrtarët vazhdojnë t’i mbajnë çmimet e larta.

Pronari i një furre në Prishtinë, Armend Qoqaj thotë për KosovaPress se pavarësisht uljes së çmimit të grurit dhe miellit, obligimet janë të mëdha dhe në asnjë formë nuk mund t’i ulin çmimet.

Edhe qytetarët mendojnë se çmimi i bukës është i lartë dhe i njëjti duhet të ulet.

Kryetari i Shoqatës së Mullistëve të Kosovës, Farizi thotë se tashmë gjendja botërore e pordhimtarisë së grurit është stabilizuar dhe se kjo ka ndikuar që të ketë edhe rënie të çmimit.

Gjatë vitit të kaluar e deri në prill të vitit 2023, Kosova ka importuar grurë dhe miell në vlerë prej mbi 55 milionë eurosh, ndërsa vlera e eksporteve të këtyre produkteve ka qenë nën 2 milionë euro.

Vedat Muriqi regjistron paraqitjen e 50-të me Mallorcën

0

Vedat Muriqi po vazhdon të shkëlqej te Mallorca. Në sfidën e mbrëmshme te cilen ekipi i tij e fitoi ndaj Cadiz ai luajti për 90 minuta duke qënë njeri nga me të mirët në fushë.

Edhe pse nuk shënoi për sulmuesin e kombëtares së Kosovës kjo ndeshje ishte e veçantë.

Muriqi regjistroi paraqitjen e 50-të me fanllën e Mallorca-s në të gjitha garat.

29 vjeçari skuadrës spanjolle iu bashkua në Janar të vitit 2022, në formë huazimi ku fillimisht ndihmoi ekipin për të qëndruar në La Liga teksa pas paraqitjeve të mira Mallorca e transferoi ne korrik të vitit të kaluar.

“Pirati” siç po e quajnë tifozët e skuadrës, për Mallorcën ka shënuar 19 gola në total.

Ndërkohe te kombëtarja e Kosovës është realizatori më  i mirë me 23 gola në 46 ndeshje të zhvilluara.

 

Zelensky arrin në Itali, do të takohet me Papa Françeskun dhe liderët italianë

0

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka arritur në Itali, ku do të zhvillojë takime me kryeministren italiane Giorgia Meloni dhe presidentin Sergio Mattarella.

“Një vizitë e rëndësishme për fitoren e Ukrainës”, postoi Zelenskyy në Telegram.

Ai pritet të takohet në Vatikan edhe me Papa Françeskun, shkruan Skynews.

Udhëtimi i parë i presidentit ukrainas në Itali që nga fillimi i luftës vjen pasi Papa zbuloi se ishte i përfshirë në një mision paqeje për t’i dhënë fund.

Për habinë e Kievit dhe Moskës, Papa bëri komentet në një udhëtim në Hungari më 30 prill, por nuk pranoi të ofrojë detaje të mëtejshme.

“Ka një mision tani, por nuk është ende publik. Të shohim se si… kur të jetë publik do të flas për të”, tha ai, transmeton Klankosova.tv.

Papa shpresonte të ishte një ndërmjetës kur filloi konflikti, por më vonë filloi të dënonte me forcë veprimet e Rusisë.

Ndryshe, kryeministrja italiane Meloni u takua me Zelenskyn në Kiev, pak para përvjetorit të pushtimit të Rusisë më 24 shkurt 2022.