10.7 C
Prizren
E premte, 10 Prill, 2026
Home Blog Page 1631

Burri nga Teksasi vret të dashurën pasi ajo abortoi

0

26-vjeçarja Gabriella Gonzalez u qëllua në kokë në një parking nga 22-vjeçari Harold Thompson pasi ajo abortoi në një shtet tjetër, thotë policia e Dallas.

Ai u burgos i akuzuar për vrasje që nga e premtja.

Teksasi i ndaloi abortet pas afërsisht gjashtë javësh shtatzënie në shtator 2021. Por pothuajse të gjitha abortet janë ndalur në Teksas me përjashtim të rasteve të urgjencës mjekësore.

“Besohet se i dyshuari ishte babai i fëmijës”, thuhet në deklaratë. “I dyshuari nuk donte që Gonzalez të bënte një abort.”

Videoja e vëzhgimit nga parkingu tregon se Gonzalez e shtyen dhe të dy vazhdojnë të ecin, tha policia. Thompson pastaj nxjerr një armë dhe qëllon Gonzalez në kokë. Ajo bie në tokë dhe Thompson e qëllon disa herë përpara se të ikë, thuhet në deklaratë, raporton The Guardian.

Thompson u arrestua më vonë të mërkurën dhe po mbahet në burgun e qarkut Dallas.

Tea deklaroi se është kërcënuar nga Kiara, Luizi: Kishte ngatërruar derën e policisë, shkoi për të bërë buzët

0

Luiz Ejlli ka qenë i ftuar mbrëmjen e së premtes në emisionin “Më lër të flas” të vëllezërve Veshaj.

Mes shumë rrëfimeve për eksperiencën e tij në BBVA, artisti shkodran është pyetur edhe në lidhje me deklaratat që ish-banorja Tea Trifoni ka bërë në drejtim të gruas së tij, Kiara Tito.

“Unë e pash mbrapa që kishte thënë më ka kërcënuar kur dola dhe gjoja kishte shkuar për të denoncuar por kishte ngatërruar derën. Ajo kishte shkuar të bënte buzët. I kishte dal koha me fry buzët, atëherë me shku te shefi, ‘Shef më ka kërcënuar Kiara’”, tha mes të qeshurave Luizi.

Luiz Ejlli (Foto: Më lër të flas)

Tutje, ai tha se emri i tij dhe Kiarës vazhdon që të përdoret për vëmendje nga të tjerët me dëshirën që të fitojnë sa më shumë klikime në emër të tyre.

“Vazhdojnë klikimet mor shpirt, duan klikime. Me të kërcënu Kiara Tiro, çohu Enver Hoxha. Ajo ka qen barsoleta më e bukur që do të kenë vdek me lot në Shkodër. Dy barsaleta janë thënë me vdek me lot në atë shtëpi, e para ‘Kiara Tito më ka kërcënuar dhe Olta Gixhari fiton Big Brother” – tha Luiz Ejlli.

Luizi dhe Kiara përndryshe u kurorëzuan në mbrëmje finale të Big Brother VIP Albania, në një ceremoni e cila u pa nga të gjithë në transmetim direkt.

Vdes në lokalin e tij një burrë në Prizren

0

Gjatë ditës së djeshme në fshatin Lutogllavë të Prizrenit një burrë ka vdekur.

Në raportin 24 orësh të policisë bëhet e ditur se rastin e ka raportuar djali i viktimës pasi i njëjti ishte alivanosur derisa ishte në lokalin e tij, njofton Klankosova.tv.

Vdekjen e burrit e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes teksa në konsultim me prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në obduksion.

Tutje thuhet se rasti vazhdon të hetohet.

Asociation “Loyola–Gymnasium” shpall konkurs për regjistrimin e nxënësve të rinj

Veturat ‘old timer’ nga Belgjika ekspozohen në Prizren

0

Prizreni është destinacion fantastik për shumë aktivitete, sidomos të atyre kulturore.

Klubi më i madh i veturave klasike të Belgjikës i njohur si “Touramical”, ka filluar sot shfaqjen e veturave në Sheshin e Shatërvanit prej orës 12:00-16:00.

Kjo ngjarje do të vazhdojë të mbahet deri më 15 maj të vitit 2023.

Është kënaqësi që mbi 500 persona me 265 vetura klasike do ta vizitojnë këto ditë Prizrenin dhe do ta përjetojnë kulturën dhe traditën tonë.

Klubi “Oldtimer Club-Prizren” si anëtar i Federatës Ndërkombëtare të Automjeteve Klasike (FIVA), priti përfaqësuesit e “Touramical” dhe do t’i asistoj gjatë gjithë kohës sa do të qëndrojnë në qytetin e Prizrenit.

24 vjet nga barbaria serbe ndaj shqiptarëve në Korishë

0

Sot, mbushen 24 vjet nga “Dita e Martirëve” në Korishë, e njohur ndryshe si masakra e tmerrshme nga ushtria dhe policia serbe mbi popullsinë e pafajshme shqiptare të asaj ane.

Kryeministri Albin Kurti do të marrë pjesë në përvjetorin e 24-të, në fshatin Korishë të Komunës së Prizrenit dhe në zbulimin e shtatores së “Sali Shabanit”, te Memoriali i Martirëve në Korishë.

Ndryshe, më 13 maj 1999 është kryer masakra e tmerrshme nga ushtria dhe policia serbe mbi popullatën e kësaj ane dhe fshatrave përreth, duke i ndalur civilët e fshatrave Korishë, Budakovë, Bllacë, Reshtan, Mushtisht dhe Grejkoc, duke vrarë 77 prej tyre.

Asociation “Loyola–Gymnasium” shpall konkurs për regjistrimin e nxënësve të rinj

Arrestohet personi i kërkuar në Rahovec, dërgohet në burgun e Dubravës

0

Një person i kërkuar është arrestuar në Rahovec.

Arrestimi i tij është bërë me urdhër të gjykatës.

Rr. Xhelal Hajda, Rahovec 12.05.2023 – 08:50. Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga gjykata është arrestuar i kërkuari kosovar dhe i njëjti është dërguar vuajtje të dënimit në Burgun e Dubravës.

Reshje shiu e bubullima, parashikimi i motit për këtë fundjavë

0

Ditën e sotme pritet të mbajë mot i ngrohtë, me vranësira të ndryshueshme dhe intervale me diell. Nga mesdita priten reshje lokale shiu, që vende-vende mund të shoqërohen edhe me bubullima.

Temperaturat minimale 8C e 9, e ato maksimale 18C deri 20C.

“Mëngjesin e së shtunës përgjatë luginave të lumenjëve priten mundësi për mjegull.  Ditën do të mbajë mot i ngrohtë, me vransira të ndryshueshme dhe intervale me diell. Nga mesdita priten mundësi për reshje lokale shiu, që vende-vende mund të shoqërohen edhe me bubullima. Temperaturat minimale 8C e 9, e ato maksimale 18C deri 20C”, njofton Prishtina Weather.

Vransira e të reshura parashihen edhe për ditën e diel, por edhe gjatë ditëve të para të javës së ardhshme.  Nuk do të mungojnë edhe intervale me diell gjatë ditës.  Temperaturat maksimale luhaten ndërmjet 17C e 20C.

Rita Ora shfaqet në formë të mrekullueshme në pozat e reja nga Sydney

0

Ajo zbriti në Aeroportin e Sydney me bashkëshortin e saj Taika Waititi në fillim të kësaj jave.

Dhe Rita Ora tregoi barkun e tonifikuar veshur me sytjena, teksa ndau përditësimin e saj të parë që nga mbërritja në Australi të premten.

Këngëtarja, 32 vjeçe, pozoi për një ‘selfie’ nga afër para se t’u jepte fansave të saj një paraqitje të shkurtër të veshjes së saj në postimin në Instagram.

Ajo bashkoi pjesën e sipërme të saj të bardhë nga ‘Miu Miu’ me një fund ngjyrë bezhë dhe xhaketë të ngjashme, duke kompletuar pamjen e saj me një rrip të florinjtë.

Rita stiloi flokët e saj bionde në valëzim natyral dhe kishte vendosur makijazh të theksuar.

Në një tjetër foto, ajo pozoi e veshur vetëm në bikini dhe një palë çizme teksa ndodhej buzë detit.

Më pas artistja veshi një palë tuta sportive gri dhe atlete shumëngjyrëshe teksa dukej natyrale.

Dalja e saj vjen pasi Rita foli për dasmën e saj sekrete me Taika Waititi duke ndarë detaje të reja nga ceremonia e tyre ‘shpirtërore’.

Këngëtarja u martua me regjisorin fitues të ‘Oscar’, 47 vjeç, verën e kaluar dhe Rita zbuloi se nuk donte ndonjë ‘vëmendje të veçantë’ atë ditë.

“Disa femrave u pëlqen të ndiejnë atë vëmendje të vërtetë të veçantë atë ditë. Dhe të gjithë janë të ndryshëm. Dhe për mua – mendoj se me punën time, është e gjitha… është shumë e drejtuar nga vëmendja – doja ta mbaja private sepse jeta ime dhe karriera ime nuk janë”, u shpreh Rita.

Ceremonia e minutës së fundit ishte planifikuar për vetëm dy ditë dhe të ftuarit e vetëm që morën pjesë personalisht ishin dy vajzat e partnerit nga martesa e tij e parë dhe motra e Ritës, Elena.

Ndërsa Rita nuk ka ndarë asnjë foto nga dita e madhe, ajo e përshkroi fustanin e saj të nusërisë si ‘të pabesueshëm’ nga Tom Ford si një fustan të bardhë, dantelle, me një vello të gjatë.

Rita – e cila nuk i tha asnjë prej miqve të saj se po martohej – zbuloi se mund të organizojë një festë të madhe për të festuar të gjithë të dashurit e tyre më vonë.

Facebook dërgon automatikisht kërkesa për miqësi pasi vizitoni një profil

0

Një numër i përdoruesve të Facebookut u ankuan për një gabim të premten. Kur vizitoni profilet e njerëzve të tjerë, kërkesat për miqësi dërgohen automatikisht.

Shumë përdorues të Facebookut pohuan se pas vizitës në profilet e të tjerëve, platforma dërgonte automatikisht kërkesa për miqësi.

Meta, kompania që zotëron Facebookun, njoftoi zyrtarisht se ata rregulluan gabimin “në lidhje me një përditësim të fundit të aplikacionit që shkaktoi dërgimin e gabuar të disa kërkesave për miqësi në Facebook”.

“Ne e parandaluam që kjo të ndodhte dhe kërkojmë ndjesë për çdo shqetësim”, thuhet në reagimin e tyre.

Gabimi i fundit vjen pasi kompania mëmë e Facebook, Meta, është në mes të largimeve masive nga puna, të cilat kanë bërë që kompania të pushojë të paktën 13 për qind të stafit të saj, duke pushuar nga puna më shumë se 11 mijë njerëz.

Muajin e kaluar, një problem me reklamat në Facebook ngarkoi shumë përdoruesit dhe e detyroi kompaninë të ndalonte për një kohë të gjitha reklamat.

Mungesa e parkingjeve në Prizren|Video

0

Banorët në zonën historike të qytetit të Prizrenit ankohen për mungesë të parkingjeve për automjetet e tyre. E me këtë problem po ballafaqohen edhe taksistët, tash e dy dekada. Por komuna e Prizrenit thotë se deri në muajin qershor do të funksionalizojë 700 parkingje.

Është qendër historike e Kosovës dhe ndër vendet më të vizituara, por për një vizitor, që hyn në qytetin e Prizrenit, ballafaqimi i parë është mungesa e parkingjeve. Me këtë gjë nuk përballen vetëm vizitorët, por edhe banorët. Ata që jetojnë në zonën historike ankohen se nuk kanë një vend të caktuar ku mund t`i lënë automjetet e tyre, ndërsa shpesh përballen edhe me gjoba.

“Ne në qendër të qytetit kemi shumë problem , po ashtu kemi shumë vizitor, por parkinge nuk ka . Zakonisht hyrja në qendër të Prizrenit është me leje ato që kanë shtëpinë mirë, të tjerët është e ndaluar”, tha Ymyt Braha, banor i Prizrenit

Edhe taksistët e komunës së Prizrenit thonë se po sfidohen nga mungesa e një vendi adekuat për parkimin e taksive, ndonëse e ushtrojnë këtë punë për më shumë se dy dekada.

” Prej fillimit jemi në vështirësi të parkingjeve për shumë arsye e një prej këtyre arsyeve është se në nuk jemi të organizuar në mënyrë të denjë të mirëfilltë , nuk kemi shoqatë të taksive këtu në Prizren”, tha Orhan Alia, taksist.

Por, drejtori i shërbimeve publike në komunën e Prizrenit, Çelë Lama, thotë se ky problem do të zgjidhet.

“Për këtë rast Drejtoria e Shërbimeve Publike ka hartuar një projekt dhe shumë shpejt faktikisht para festave të qershorit mendojmë që të bëjmë shenjëzimin e mbi 700 parkingjeve në pjesën urbane të qytetit edhe për parkingje për qytetarë , por edhe vendparkingjet për taksi”, tha Çelë Lama, drejtor i Shërbimeve Publike në Prizren

Sipas institucioneve lokale, në fazën e fizibilitetit është edhe parkingu nëntokësor, realizimi i të cilit do ta zgjidhë njëherë e përgjithmonë problemin e parkingjeve jo vetëm për banorët, por edhe për vizitorët e shumtë që vijnë në Prizren.