25.6 C
Prizren
E premte, 27 Qershor, 2025
Home Blog Page 217

Murati njofton se janë ekzekutuar pagat në sektorin publik me rritje

0
Ministri i Financave, Hekuran Murati ka njoftuar se të premten janë ekzekutuar pagat në sektorin publik me rritje.

Ministri ka bërë të ditur se rritja e pagave do të bëhet për të gjithë duke shtuar një njësi koeficienti, apo 110 euro shtesë.

Tutje, ai tha se rritja e pagave bëhet në dy faza, faza e parë me 55 euro rritje është ekzekutuar sot.

Kurse, faza e dytë e rritjes me 55 euro do të bëhet në muajin korrik./teve1.info/

Hyrja në fuqi e listës së çmimeve të barnave Vitia thotë janë të vendosur që ta zbatojnë këtë ligj

0

Nga nesër (01.02.2025) në Kosovë do të hyj në fuqi dhe do të nis së zbatuari Lista e çmimeve të barnave në vend.

Ministria e Shëndetësisë, më 23.12.2024, kishte publikuar Listën e çmimeve të barnave me detyrim të zbatimit në tregun e Kosovës nga data 01.02.2025.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia tha se pret një ‘tronditje të lehtë’ të tregut por që tha se janë të vendosur në zbatimin e ligjit.

 

 

“E kuptoj që është sfidë dhe se në fillim do të ketë tronditje të lehtë të tregut por ne jemi të vendosur që të zbatojmë këtë ligj… muajt e parë pres tronditje të lehtë deri në stabilizimin e plotë”- tha ai në konferencë për media pas mbledhjes së Qeverisë më 31.01.2025.

Vitia përmendi se është një pjesë e kompanive, distributorëve dhe bartësve të autorizim marketingut të cilët nuk kanë paraqitur çmimet e barnave të tyre për të cilët ministri tha se do të ketë sanksione.

“Është interesant se ky shqetësim do të duhej të vinte nga Shoqata e Distributorëve më shumë sesa nga Oda e Farmacistëve. Po, është e vërtetë që një pjesë e kompanive, distributorëve, bartësve të autorizimit të marketingut nuk kanë aplikuar në dritaren për aplikim për çmimet e barnave dhe natyrisht se do të merren masa adekuate sipas ligjit në fuqi. Do të bëhen sanksione ndaj tyre që nuk e kanë shfrytëzuar këtë të drejtë dhe hapjen e kësaj dritareje. Por, në anën tjetër do të hapen dritare të reja për të gjitha kompanitë që të aplikojnë për çmimet e barnave të tyre”– tha ai.

Vitia u ka bërë thirrje për bashkëpunim të gjithë akterëve në këtë proces ndërsa ka njoftuar se sot do të takohet me Inspektoratin Farmaceutik.

Derbi i Prizrenit në Superligën e femrave: Junior 06 sfidon Bashkimin

0

Sonte, basketbolli i femrave në Kosovë do të ofrojë një përballje emocionuese mes dy skuadrave prizrenase, KBF Junior 06 Moni Bau dhe KBF Bashkimi.

Ndeshja do të zhvillohet në palestrën “Sezai Surroi” në Prizren, me fillim nga ora 19:00, përcjell PrizrenPress.

KBF Bashkimi, lider në tabelën e Superligës me 23 pikë, pas 11 fitoreve dhe vetëm një humbje, është në kërkim të vazhdimit të suksesit. Nga ana tjetër, KBF Junior 06 Moni Bau ka 17 pikë dhe renditet në vendin e parafundit, me 5 fitore dhe 7 humbje, por do të tentojë të befasojë liderin dhe të ngjitet më lart në renditje./PrizrenPress.com/

 

Mallkim nëne

0

Fatmir MEHMETI

(1998)

Dridhuni, lugetër të dreqit,
çirruni, ju, o qafëthyer,
gojëzdralë e të përlyer,
do t`ju nëmë toka në mbetshi!

Mos thyej dyer, o kusar,
derr i nkequr,
hije e përdrequr,
bimesë e larë me shtarë!

Mos i vrit gugashët,
o t`vraftë Zoti
e të humbtë moti
me të gjitha rraqet!

Mos i shemb kalatë,
o të piftë kolera
e t`u mbylltë dera
e mbetsh pa takat!

O i shemët, i pavesh,
Kosovën, nënë e kemi
me emrin Dardani,
ik na u hiq qafe,
mos e skuq dheun e zi!

Hidhet shorti i Champions-it: City sfidon Realin

0

Në Nyon të Zvicrës të premten është tërhequr shorti për fazën e play-offit në Ligën e Kampionëve.

Skuadrat e renditura nga pozita 9 deri në 24 mësuan kundërshtarët e tyre drejt kualifikimit në 1/8 e finales së garës më të madhe në Evropë.

Padyshim se kryesfida do të luhet mes dy gjigantëve evropiane, Manchester Cityt dhe Real Madridit.

Juventus-PSV është një tjetër sfidë interesante që do të luhet në këtë rreth të garave në elitën e futbollit evropiane, derisa PSG pritet të ketë punë më të lehtë pasi që do të ballafaqohet me Brest.

Çiftet:

Club Brugge – Atalanta

Sporting – Borussia Dortmund

Manchester City – Real Madrid

Celtic – Bayern Munich

Juventus – PSV

Feyenoord – Milan

Brest – PSG

Monaco – Benfica

Ndeshjet e para luhen më 11 dhe 12 shkurt, kurse ato të kthimit një javë më pas.

 

Vihet gurthemeli i Shtëpisë së Kulturës në Mamushë

0

Me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Kosovës dhe Ministrisë për Zhvillim Rajonal të Kosovës, sot në Mamushë u vu gurthemeli i Shtëpisë së Kulturës.

Në këtë ceremoni morën ministri ? Zhvillim Rajonal, Fikrim Damka dhe kryetari i Komunës së Mamushës, Abdylhadi Krasniç, së bashku me shumë të ftuar të tjerë. Mamusha për herë të parë do të ketë qendër të kulturës./rtk/

Marketing

Komisioni Komunal i Zgjedhjeve në Prizren në fazën e fundit të përgatitjeve për zgjedhje

0

Komisioni Komunal i Zgjedhjeve (KKZ) në Prizren i ka bërë përgatitjet teknike për mbarëvajtjen e zgjedhjeve për Kuvendin e Kosovës që do të mbahen me 9 shkurt 2025.

Pos disa procedurave të vonuara nga Komisioni Qendror Zgjedhor, sipas zyrtarëve përgjegjës nuk është hasur në vështirësi të tjera, ndërkohë që edhe fushata parazgjedhore ka rrjedhur pa telashe.

Sipas drejtuesit të KKZ-së në Prizren, Nysret Bytyqi në këtë komunë janë 76 qendra të votimit me 236 vendvotime dhe aktualisht pritet certifikimi i Këshillave të Vendvotimeve.

“Komuna e Prizrenit i ka përfunduar të gjitha përgatitjet teknike. Në Komunë të Prizrenit janë 76 qendra të votimit me 236 vendvotime. Nominimi për anëtarë të Këshillave të Vendvotimeve nga subjektet politike është kryer para datës 18 janar 2025. Jemi në pritje të certifikimit të Këshillave të Vendvotimeve. Shpresojmë që gjatë këtij vikendi të fillojmë edhe me pjesën e trajnimeve”, ka thënë Bytyqi për Telegrafin.

Ai ka theksuar se nuk ka sfida të theksuara sa i përket këtij procesi, pos vonesës së KQZ-së me ca procedura.

“Sfida nuk ka për momentin. Vetëm pak ka vonesa nga KQZ-ja lidhur me disa procedura. Përndryshe ne me pjesën teknike jemi të gatshëm. Në momentin që i marrim të gjitha materialet e duhura që na nevojiten për trajnerë e për anëtarët e Këshillave të vendvotimit menjëherë do të fillojmë me përgatitjet domethënë me trajnime”, është shprehur Bytyqi.

Në të njëjtën kohë ka vlerësuar se fushata parazgjedhore deri më tani ka rrjedhur pa ndonjë incident.

“Fushata ka shkuar në mënyrë shumë të rregullt. Subjektet politike kanë ardhur të gjitha me rregull i kanë bërë paraqitjet në zyrën e KKZ-së. I kemi në formë tabelare ku i bëjmë verifikimet e të gjitha tubimeve që ata i paraqesin në mënyrë që mos të kenë kundërshti mes vete dhe hapësirat e lejuara. Kështu që çdo gjë ka shkuar në rregull. Nuk kemi pasur informatë se ndonjë subjekt ka pasur ndonjë incident gjatë fushatës. Çdo gjë deri tani ka shkuar në rregull”, ka deklaruar Bytyqi për Telegrafin.

Ai është shprehur optimist se edhe zgjedhjet më 9 shkurt do të jenë të të lira, të drejta dhe demokratike.

“Po shpresojmë se tani janë bërë edhe forma të digjitalizimit, ka me pas kamera në vendvotime, po ashtu në pjesën e qendrës komunale të numërimit do të bëhet numërimi i votave të kandidatëve në Qendrën Sportive, të gjitha me kamera, dhe shpresoj që çdo gjë do të jetë transparente dhe do të ketë më pak ankesa nga subjektet sepse të gjitha kanë mundësi me i pa rezultatet e tyre”, ka pohuar Bytyqi.

Për pjesëmarrje në zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës, të cilat do të mbahen më 9 shkurt 2025, KQZ ka certifikuar 28 subjekte politike, prej tyre: 20 parti politike; 5 koalicione; 2 nisma qytetare dhe 1 kandidat të pavarur. /Telegrafi/

Policia shqiptoi 2185 gjoba trafiku për 24 orë

0
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se brenda 24 orëve të kaluara ka shqiptuar 2185 gjoba në trafik.

Sipas raportit të policisë, gjatë 24 orëve të fundit janë evidentuar disa aksidente në trafikun rrugor, 12 aksidente kanë qenë me lëndime dhe 34 me dëme materiale.

Gjatë kësaj periudhe, policia njofton se janë arrestuar 11 persona, ndërkaq 9 të tjerë janë dërguar në mbajtje.

Marketing

 

Vranët dhe me diell

0

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se sot do të mbajë mot i vranët dhe me periudha të shkurtra me diell.

IHK njofton se në mëngjes do të ketë kushte për mjegull.

Temperaturat minimale do të lëvizin nga 0°C deri në 3°C, ndërsa maksimalet nga 10°C deri në 12°C.

Do të fryjë erë e lehtë nga veriperëndimi me shpejtësi 1-2 m/s.

Ambasadori britanik viziton Dragashin, vlerëson tolerancën dhe bashkëjetesën ndëretnike

0

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka vizituar sot Komunën e Dragashit, ku është pritur nga kryetari i Komunës, Bexhet Xheladini, së bashku me përfaqësues të tjerë institucionalë.

Kryetari Xheladini i uroi mirëseardhje ambasadorit dhe e falënderoi për vizitën, duke e informuar për organizimin politik dhe administrativ të Komunës. Ai theksoi se Dragashi është “shembull në Kosovë për kulturën e tolerancës dhe bashkëjetesës ndërmjet komuniteteve”.

Nga ana e tij, ambasadori Hargreaves shprehu mirënjohjen për pritjen e ngrohtë dhe siguroi për vazhdimin e mbështetjes britanike për qytetarët e Kosovës.

“Përfaqësuesit e Britanisë së Madhe në Kosovë do të jenë gjithmonë përkrah qytetarëve tuaj”, tha ai.

Pas takimit në Zyrën e Kryetarit, ambasadori britanik dhe përfaqësuesit komunalë vizituan Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF), ku u njohën nga afër me punën e stafit mjekësor dhe shërbimet që ofrohen për qytetarët./PrizrenPress.com/