27.4 C
Prizren
E shtunë, 28 Qershor, 2025
Home Blog Page 237

Abdixhiku në Dragash: LDK-ja do të sjellë ndryshimin, investime në turizëm dhe zhvillim ekonomik

0

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka thënë se uragani i fitorës së madhe po vjen, andaj LDK-në e cilësoi si partinë fituese të zgjedhjeve të 9 shkurtit, raporton Ekonomia Online.

Në tubimin elektoral në Dragash, kandidati për kryeministër nga LDK-ja ka premtuar investime në turizëm.

“Kur gjërat shkojnë mbrapshtë, kur eksperimentet përfundojnë, e kur qytetarët kosovarë kërkojnë seriozitet, punë e shtet, ata kanë një adresë dhe një adresë të vetme, kanë një drejtim dhe një drejtim të vetëm, kanë një shtëpi dhe një shtëpi të vetme, kanë Lidhjen Demokratike të Kosovës, shpresën e parë dhe të fundit të Republikës së Kosovës. Si lëvizja më e madhe historike shqiptare, e kemi për detyrë, e kemi për obligim, e kemi për mision indentitar, të shtrojmë jo vetëm dorën e përbashkimit me njerëzit e Kosovës, me ata të harruarit e të lënë në mëshirën e fateve ditore, por të shtrojmë Rrugën e Re përpara, për vet Republikën e Kosovës, shtetin që e bëmë ne. Sepse, kjo rrugë s’bëhet pa ne, këtë rrugë na takon ta bëjmë ne. Si bartës të së djathtës, si bartës politik të lëvizjes për liri, për demokraci e për pavarësi, neve, Lidhjes Demokratike të Kosovës, na takon ta bëjmë rrugën e zhvillimit, rrugën e konsolidimit shtetar e rrugën e integrimit euroatlantik”, tha Abdixhiku.

Kreu i LDK-së pati premtime edhe për bujqit e Dragashit, ndërsa nuk i harroi as qeverinë Kurti.

“Është koha të zgjedhni për ata bujq, që nuk kanë motra e vëllezër në Ministri për t’i marrë grantet nga 100 mijë. Për keqpërdoruesit e pushtetit kam vetëm një mesazh! Ndryshimi po vjen! Do t’i ktheni paratë cent më cent! Do të ndiqeni penalisht për secilin veprim korruptiv; nga buka e bujqve tek mafia energjetike, nga rezervat shtetërore tek kontratat njëburimore! Ndryshimi po vjen! Për ata që mashtrojnë e keqpërdorojnë nuk ka shpëtim. Është koha të zgjidhni për të gjithë punëtorët e Kosovës, që në kushtet më të rënda të punës, në pagat më të ulëta të mundshme, rrezikojnë jetë. Dhe prapë janë në punë, më punëtorë, më të zellshëm, më këmbëngulës, se secili punëtor në Evropë. Është koha të zgjedhni për mësuesit, mjekët, punëtorët e shërbyesin që marrin lëmoshë dhe s’ka kush t’i dëgjojë. Është koha të zgjedhni për veten”.

“Po do t’i mbulojmë shpenzimet e kontratës kolektive dhe do t’i mbulojmë shpenzimet nga fatkeqësitë natyrore. Këto pasuri përrallore që i keni do të bëhen atraksione turistike. Qeveria e ardhshme do të imvestojë në rrugë që ta shoh e gjithë bota se sa e bukur është Kosova”, tha Abdixhiku, teksa pati premtime edhe në nivel nacional.

“Koeficienti 150, që në javën e parë të qeverisë së re, për shërbyesit civil, është zotimi ynë i parë – është vendimi ynë i parë. Një javë, 150. Aty ku s’kanë bërë punë në rrugë për katër vjet, ne kemi projekt infrastrukturore që transformojnë këtë shtet. Aty ku shtrenjtimi i energjisë elektrike s’ka fund, ne kemi plan për Central me Gaz, për stabilitet furnizimi, për një ekonomi të sigurt me partnerë. Rruga e Re, ka 120 projekte, ka 5 miliardë euro investime, ka 5 miliardë euro buxhet, ka 5% rritje ekonomike”, u shpreh Abdixhiku.

Marketing

 

Hamza në Dragash: 30% mbështetje për prodhuesit vendorë dhe zhvillimin e bujqësisë

0

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për Kryeministër, Bedri Hamza, ka vizituar sot Dragashin, ku ka shpalosur planet për mbështetje të prodhuesve vendorë dhe zhvillimin e bujqësisë dhe blegtorisë. Gjatë fjalës së tij, Hamza ka theksuar angazhimin për rritjen e mbështetjes për sektorët e rëndësishëm të ekonomisë lokale, duke ofruar grante investive deri në 30% për prodhuesit vendorë.

“Për qumështoren ‘Sharri’ dhe të gjithë prodhuesit, do të ketë vetëm mbështetje, zhvillim dhe përmirësim të teknologjisë së punës. Për punëtorët, përmirësim të kushteve dhe paga më të dinjitetshme. Për bujqit dhe blegtorët që i mbushin tryezat tona me produkte vendore, do të ketë vetëm zgjerim të mbështetjes përmes subvencioneve dhe granteve investive”, ka thënë Hamza.

Ai ka shtuar se deri në 30% të investimeve të prodhuesve vendorë do të mbulohen me grante investive, duke u përpjekur për të rritur prodhimin vendor, zëvendësuar produktet e importuara dhe rritur mundësitë e eksportit.

“Duke i përkrahur prodhuesit vendorë, ne e furnizojmë tregun me produkte më të shëndetshme dhe krijojmë mundësi për rritje të eksportit”, ka përfunduar Hamza./PrizrenPress.com/

Marketing

 

Ukaj: Prizreni i thotë ‘po’ LDK-së

0

Kandidati i LDK-së për deputet, Xhavit Ukaj, thotë se qytetarët e Prizrenit, po i thonë ‘po’ Lidhjes Demokratike të Kosovës.

“Më afër qytetarëve, për ndryshimin e madh në Prizren dhe Kosovë.Ndryshimi po ndodhë edhe në Prizren.Qytetarët e Prizrenit po i thonë PO ndryshimit me Lidhjen Demokratike të Kosovës”, shkruan Ukaj.

Marketing

Totaj ngushëllon familjen e 25-vjeçarit që humbi jetën nga shpërthimi i fishekzjarrëve në Prizren

0

Abdurrahman Memaj, 25 vjeç, ka ndërruar jetë pas plagëve të marra nga shpërthimi i fishekzjarrëve në qytetin e Prizrenit, në prag të Vitit të Ri. Memaj ishte dërguar menjëherë në spital, por pas përpjekjeve të mjekëve, nuk ka mundur të mbijetojë.

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, ka shprehur ngushëllimet e tij për familjen dhe të afërmit e të ndjerit.

“Me dhembje të thellë mora lajmin për ndarjen nga jeta të të riut Abdurrahman Memaj, i cili humbi betejën për jetën pas plagëve të marra nga shpërthimi tragjik në qytetin tonë”, u shpreh ai.

“Ngushëllimet e mia më të sinqerta për familjen Memaj dhe të gjithë të afërmit e tij. Në këto momente të vështira, jemi me zemër pranë tyre dhe lutemi që ata të gjejnë forcën për ta përballuar këtë humbje të madhe”.

“Ky është një moment i rëndë për gjithë komunitetin tonë dhe një kujtesë për rëndësinë e rritjes së sigurisë. Lutemi që diçka e tillë të mos përsëritet më. U prehtë në paqe!”/PrizrenPress.com/

Marketing

Të premten në Suharekë, koncert klasik me veprat më të bukura shqiptare

0

Një koncerti klasik, i organizuar nga kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, do të mbahet më 24 janar 2025, në ora 18:00, në Shtëpinë e Kulturës “Ukë Bytyçi”.

Ky ngjarje kulturore ofron mundësinë për të shijuar veprat më të bukura të muzikës shqiptare, të interpretuara nga artistët e talentuar Besiana Mehmedi, Adelina Paloja dhe Alba Muçolli.

“Me kënaqësi të veçantë, ju ftojmë të merrni pjesë në koncertin klasik i organizuar nga Kryetari i Komunës, z. Bali Muharremaj. Ky është një mundësi e shkëlqyer për të shijuar veprat më të bukura të muzikës shqiptare, të interpretuara nga artistë të talentuar si Besiana Mehmedi, Adelina Paloja dhe Alba Muçolli. Ju mirëpresim të gjithë që të bashkoheni me ne në këtë mbrëmje të paharrueshme muzikore”, thuhet në njoftimin e komunës./PrizrenPress.com/

Marketing

 

Përforcohet Liria, merr portierin Bujar Bici

0

Pas portierit Flamur Gashi, Liria e Prizrenit sot ka zyrtarizuar edhe një portier në afatin kalimtar të janarit.

Ekipi prizrenas që aktualisht po kryen përgatitjet para pjesës pranverore të stinorit në Durrës të Shqipërisë, ka bërë të ditur se ka angazhuar në ekip Bujar Bicin.

Ish-lojtari i i ekipeve zinxhir të Llapit, Prishtinës, Besës së Kavajës dhe së fundi Fushë Kosovës është bërë anëtar i ri i ekipit bardhezi që drejtohet nga Bledar Devolli. Bici është 186 centimetra i gjatë dhe 20 vjeçar.

Marketing

 

Bunjaku i Bashkimit, MVP i javës së 17-të

0

Valon Bunjaku, organizatori i Bashkimit, ka treguar një paraqitje brilante në derbin prizrenas ndaj Proton Cable Prizrenit, duke u shpallur MVP i javës së 17-të në ProCredit Superligë.

Me 27 pikë, 1 kërcim, dhe 4 asistime, Bunjaku arriti indeksin më të lartë të xhiros, 32, duke udhëhequr ekipin e tij drejt një fitoreje të rëndësishme. Performanca e tij e shkëlqyer ishte vendimtare në këtë sfidë të rivalëve lokalë.

Përveç Bunjakut, në Top 5 të javës spikatën edhe: Jayveous Mckinnis (Bashkimi) me 7 pikë, 18 kërcime dhe 3 asistime (indeksi 29); Tristan Ikpe (Peja) me 22 pikë, 13 kërcime dhe 2 asistime (indeksi 28); Jericole Hellems (Vëllaznimi) me 23 pikë, 9 kërcime dhe 2 asistime (indeksi 27); Daniel Lekndreaj (Sigal Prishtina) me 8 pikë, 13 kërcime dhe 2 asistime (indeksi 19)./PrizrenPress.com/

Marketing

 

Vdes 25-vjeçari që u lëndua nga shpërthimi i fishekzjarrëve në Prizren

0

Këtë të hënë ka vdekur 25-vjeçari i cili mbeti i lënduar nga shpërthimet e fishekzjarrëve në Prizren më 31 dhjetor të vitit 2024.

Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, i cili tha se për vdekjen e viktimës, policia është njoftuar nga familjarët.

“Më datë 20.01.2025 rreth orë 11:00, policia ka marrë informacion nga familjari i viktimës se i njëjti ka vdekur. Është njoftuar prokurori, vlen të ceket se në lidhje me këtë incident, i dyshuari është marrë në intervistë dhe është liruar në procedurë të rregullt”, tha Bytyqi për Klankosova.tv.

25-vjeçari që mbeti i lënduar më 31 dhjetor nga shpërthimi i fuqishëm që ndodhi në Prizren, ishte duke u trajtuar në Stamboll të Turqisë, ku edhe vdiq.

Marketing

KPF në Rahovec miraton mbulimin e shpenzimeve të varrimit për qytetarët në këtë vit

0

Komiteti për Politikë dhe Financa (KPF) i Komunës së Rahovecit sot ka mbajtur mbledhjen e tij të parë për vitin 2025, e udhëhequr nga kryesuesi Arbër Zenuni.

Në këtë mbledhje ishin të pranishëm anëtarët e komitetit, drejtorët e drejtorive, përfaqësuesit e KFOR-it, zyrtarët komunalë dhe monitoruesit e seancës. Sipas njoftimit të komunës, mbledhja u zhvillua në një atmosferë efikase dhe konstruktive, ku u shqyrtuan dhe u miratuan disa pika të rëndësishme.

Një ndër vendimet kryesore të mbledhjes ishte shqyrtimi i propozim-vendimit për mbulimin e shpenzimeve të varrimit për qytetarët e komunës së Rahovecit për vitin 2025, i cili u miratua unanimisht dhe me shumicë votash, përcjell PrizrenPress.

Po ashtu, u shqyrtuan dhe u miratuan edhe këto pika të tjera:

  1. Shqyrtimi i raportit vjetor financiar për vitin 2024;
  2. Shqyrtimi i raportit për zbatimin e rekomandimeve të dhëna në Raportin e Auditimit nga Zyra Kombëtare e Auditimit për vitin 2023;
  3. Shqyrtimi i raportit të punës të Kuvendit Komunal për vitin 2024;
  4. Shqyrtimi i informatës rreth punës së KKSB-së për vitin 2024;
  5. Shqyrtimi i propozim-vendimit për dhënien në shfrytëzim të pronës komunale, P-05864-0 dhe 05865-0, ZK – Rahovec;
  6. Shqyrtimi dhe miratimi i propozim-vendimit të Komisionit për zbatimin e procedurave të dhënies në shfrytëzim afatshkurtër të pronës së komunës P-05865-0 dhe 05865-0, ZK – Rahovec;
  7. Shqyrtimi i propozim-vendimit për dhënien në shfrytëzim të pronës komunale, P-00597-6, ZK – Xërxë;
  8. Shqyrtimi dhe miratimi i propozim-vendimit të Komisionit për zbatimin e procedurave të dhënies në shfrytëzim afatshkurtër të pronës së komunës P-00597-6, ZK – Xërxë;
  9. Shqyrtimi i Raportit të punës të Këshillit të fshatit Hoçë e Madhe për vitin 2024;
  10. Shqyrtimi i raportit vjetor rreth punës së Komitetit për Komunitete për vitin 2024.

Në përfundim të mbledhjes, u theksua se procesverbali i mbledhjes do të përgatitet nga Sekretaria e Kuvendit dhe do të publikohet në faqen zyrtare të Komunës së Rahovecit./PrizrenPress.com/

Marketing

Në Suharekë mbahet gara komunale për lëndën e Fizikës

0

Në ambientet e shkollës “Destan Bajraktari” sot u mbajt gara komunale për lëndën e Fizikës për klasat IX, X, XI dhe XII.

Ky aktivitet mblodhi nxënës të talentuar nga shkolla të ndryshme të komunës sonë, të cilët treguan nivelin e tyre të përgatitjes dhe pasionin për këtë fushë.

“Nxënësit që treguan rezultate nga kjo garë, do të përfaqësojnë komunën tonë në garat republikane”, thuhet në njoftimin e Komunës së Suharekës, pëcjell PrizrenPress.

Drejtori i Drejtorisë së Arsimit në Suharekë, Remzi Bajselmani, u dëshiroi suksese të gjithë nxënësve në garat e mëtejme në nivel qendror, duke theksuar rëndësinë e mbështetjes së talenteve të rinj./PrizrenPress.com/

Marketing