4 C
Prizren
E martë, 11 Shkurt, 2025

Hamza në Dragash: 30% mbështetje për prodhuesit vendorë dhe zhvillimin e bujqësisë

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për Kryeministër, Bedri Hamza, ka vizituar sot Dragashin, ku ka shpalosur planet për mbështetje të prodhuesve vendorë dhe zhvillimin e bujqësisë dhe blegtorisë. Gjatë fjalës së tij, Hamza ka theksuar angazhimin për rritjen e mbështetjes për sektorët e rëndësishëm të ekonomisë lokale, duke ofruar grante investive deri në 30% për prodhuesit vendorë.

“Për qumështoren ‘Sharri’ dhe të gjithë prodhuesit, do të ketë vetëm mbështetje, zhvillim dhe përmirësim të teknologjisë së punës. Për punëtorët, përmirësim të kushteve dhe paga më të dinjitetshme. Për bujqit dhe blegtorët që i mbushin tryezat tona me produkte vendore, do të ketë vetëm zgjerim të mbështetjes përmes subvencioneve dhe granteve investive”, ka thënë Hamza.

Ai ka shtuar se deri në 30% të investimeve të prodhuesve vendorë do të mbulohen me grante investive, duke u përpjekur për të rritur prodhimin vendor, zëvendësuar produktet e importuara dhe rritur mundësitë e eksportit.

“Duke i përkrahur prodhuesit vendorë, ne e furnizojmë tregun me produkte më të shëndetshme dhe krijojmë mundësi për rritje të eksportit”, ka përfunduar Hamza./PrizrenPress.com/

Marketing

 

Më Shumë

Prizren: Policia po i dënon krejt veturat që lihen në trotuaret pranë qendrave të votimit

Në Prizren, qytetarët që po votojnë, po marrin edhe nga një gjobë nga zyrtarët policor. Kjo për shkak të veturave të parkuara në trotuare, transmeton...

Dështon seanca gjyqësore për rastin e kanosjes së disa pjesëtarëve të KFOR-it në Prizren më 2024

Për shkak të mungesës së të akuzuarit Izjet Halilaj dhe mbrojtësit të tij Fis Alishanit ka dështuar të mbahet seanca gjyqësore, më 04.02.2025, në...

Lajmet e Fundit