15.6 C
Prizren
E enjte, 7 Maj, 2026
Home Blog Page 443

Ekspertë nga Turqia trajnojnë stafin e Kardiologjisë në Spitalin e Përgjithshëm në Prizren

0

Prej 22 qershorit 2025, në Spitalin e Përgjithshëm “Prim. Dr. Daut Mustafa” në Prizren po qëndron një ekip i ekspertëve të kardiologjisë nga Universiteti “Izmir Bak?rçay””, Fakulteti i Mjekësisë – Departamenti i Kardiologjisë. Ata janë duke mbajtur trajnim intensiv për stafin e repartit të Kardiologjisë Invazive dhe Laboratorit të Kateterizimit.

KLIKO VIDEON:https://www.facebook.com/PrizrenPress/videos/1256066368861200

Ekipi nga Turqia, i udhëhequr nga Prof. Dr. ?lker Gül dhe Doc. Dr. Oktay ?enöz, u prit sot nga përfaqësues të institucioneve turke në Kosovë dhe deputetë të Kuvendit të Kosovës, në një takim të organizuar nga Spitali i Përgjithshëm në Prizren.

“Ky bashkëpunim është shumë domethënës për ne. Ne e vlerësojmë shumë përkushtimin e stafit të këtij spitali dhe jemi të gatshëm të ofrojmë mbështetje të mëtejshme për ngritjen e kapaciteteve profesionale në fushën e kardiologjisë”, tha z. Celal Do?an, përfaqësues i Konsullatës së Turqisë në Prizren.

Në vizitë morën pjesë edhe znj. Fulya Öztürk, koordinatore e TIKA-s në Kosovë, si dhe deputetët Fitim Damka dhe Enis Kervan.

Drejtoresha Ekzekutive e Spitalit, Dr. Narqize Arënliu Hoxhaj, falënderoi përzemërsisht miqtë nga Turqia për bashkëpunimin e deritanishëm dhe ndihmën e pakursyer në ngritjen profesionale të stafit.

“Faleminderit për mbështetjen e vazhdueshme. Ky trajnim është një mundësi e artë për stafin tonë që të përfitojë përvojë direkte nga ekspertë ndërkombëtarë dhe të ofrojmë shërbime më cilësore për qytetarët tanë”, u shpreh ajo.

Nga ana e saj, znj. Fulya Öztürk theksoi se TIKA është e përkushtuar të mbështesë zhvillimin e sektorit shëndetësor në Kosovë përmes projekteve konkrete.

“Ne e ndjejmë Kosovën si vend mik dhe jemi të përkushtuar të investojmë në projekte që ndikojnë drejtpërdrejt në mirëqenien e qytetarëve”, tha ajo.

Dr. Fazli Berisha, shef i repartit të Kardiologjisë, informoi se gjatë dy ditëve të para të këtij bashkëpunimi janë realizuar 13 raste të koronarografisë, ndërsa në 6 prej tyre është kryer edhe vendosja e stentit.

“Një ndërhyrje urgjente u bë vetëm 15 minuta pas pranimit të një pacienti 40-vjeçar me infarkt akut. Ndërhyrja përfundoi me sukses dhe pacienti është në gjendje stabile”, tha ai.

Pjesë e pritjes ishin edhe anëtarët e Këshillit Drejtues të Spitalit: Dr. Hasan Arzoallxhiu (Drejtor Mjekësor), Rrahim Selmani (Drejtor i Infermierisë) dhe Sami Ahmetaj (Drejtor i Administratës dhe Shërbimeve të Përbashkëta).

Ky bashkëpunim me Universitetin “Izmir Bak?rçay” dhe mbështetja e institucioneve turke konsiderohen një hap i rëndësishëm drejt avancimit të kapaciteteve mjekësore dhe përmirësimit të shërbimeve për qytetarët e Prizrenit dhe më gjerë.

Një person raportohet i zhdukur në Prizren

0

Një person është raportuar i zhdukur në Prizren.

Sipas raportit policor, personi mashkull kosovar ka dalë nga shtëpia më 23 qershor dhe nuk dihet për vendndodhjen e tij.

Në konsultim me prokurorin kujdestar rasti po hetohet nga njësitë relevante.

Marketing

KLIKO VIDEON:https://www.facebook.com/PrizrenPress/videos/1256066368861200

Aktakuzë ndaj dy personave në Prizren, ndërtuan kundërligjshëm një “penthouse” në objektin për banim

0

Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurve I.J. dhe E.I. si persona juridikë lidhur me punimet e kundërligjshme ndërtimore në qendrën e qytetit në Prizren.

Sipas Prokurorisë, të pandehurit në rrugën “Adem Krasniqi”, nga data 5 deri më 23 prill të 2024-s, kanë vepruar në kundërshtim me kushtet e lejes së ndërtimit, duke ndërtuar aneksin e një apartamenti “penthouse”mbi bazën e katit të shtatë të objektit për banim kolektiv, përkundër që Inspektorati ka urdhëruar ndërprerjen e punimeve.

“Të njëjtit vazhdojnë me realizimin e punimeve edhe pas ndërprerjes duke bërë betonimin e aneks pllakës së ‘penthausit’, mbi pllakën e aneksit të ‘penthausit’ betonohen dy shtylla dhe trau. Po ashtu, të pandehurit e lartëcekur, në mënyrë të kundërligjshme heqin shiritat e ngjitur nga zyrtari i autorizuar- Drejtoria e Inspektorateve të Komunës së Prizrenit, të cilët i kishin vendosur për ndalimin e punëve ndërtimore në ‘penthaus’, duke vazhduar me punët ndërtimore në objekt”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Të pandehurit kanë kryer veprat penale “punimet ndërtimore të kundërligjshme” dhe “heqja apo dëmtimi i vulave zyrtare ose i shenjave”.

Marketing

KLIKO VIDEON:https://www.facebook.com/PrizrenPress/videos/1256066368861200

Bajram Kastrati jep dorëheqje nga AAK- ja në Prizren, pas 17 vjetësh angazhim politik

0

Asambleisti i Kuvendit Komunal të Prizrenit nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Bajram Kastrati, ka bërë të ditur se ka dhënë dorëheqje nga subjekti politik ku ishte angazhuar për gati dy dekada.

Përmes një njoftimi publik, Kastrati tha se vendimi i tij për të lënë AAK-në vjen për arsye “parimore, të drejta dhe të arsyeshme”.

“Pas gati 17 viteve angazhim të pandërprerë politik dhe partiak, në të vetmin subjekt politik AAK – Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, tani me shumë keqardhje më duhet të jap dorëheqje politike”, njofton Kastrati.

Ai shprehu falënderim për kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinaj, si dhe për strukturat e partisë në nivel qendror dhe lokal.

“Falënderoj Kryetarin Haradinaj dhe secilin anëtar në qendër dhe në degë për bashkëpunimin që kishim ndër vite. Gjithashtu, respekt pa fund për të gjithë ish-kryetarët e degës së AAK-së në Prizren”./PrizrenPress.com /

KLIKO VIDEON:https://www.facebook.com/PrizrenPress/videos/1256066368861200

Marketing

 

Suharekë: Vdes burri i cili dyshohet se u rrëzua në vendin e punës

0

Një burrë nga Suhareka ka vdekur të hënën në QKUK, pasi më 18 qershor dyshohet se ishte rrëzuar në vendin e tij të punës.

Policia bën të ditur se me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML.

KLIKO VIDEON:https://www.facebook.com/PrizrenPress/videos/1256066368861200

“Me datën e lartcekur viktima mashkull kosovar dyshohet se ishte rrëzuar në vendin e tij të punës me ç’rast është dërguar për tretman mjekësor, ndërsa me datën 23.06.2025 është raportuar se I njëjti ka ndërruar jetë në QKUK. Me urdhër te prokurorit trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në IML”, thuhet në raportin e policisë.

Marketing

Sulmoi dhe grabiti qytetarin, arrestohet brenda pak orësh i dyshuari në Prizren

0

Të hënën rreth orës 18:40, një 31-vjeçar raportoi në Polici se ishte sulmuar nga një person i panjohur, në rrugën “Skënder Latifi” në Prizren, i cili iu afrua me shpejtësi, e rrëzoi për toke, ia grabiti çantën e belit ku kishte një telefon, 20 euro dhe dokumente personale dhe u largua me vrap.

KLIKO VIDEON:https://www.facebook.com/PrizrenPress/videos/1256066368861200

Si pasojë, viktima pësoi lëndime të lehta trupore dhe u trajtua nga mjekët.

Ndërkaq, Policia dhe Njësia e Hetimeve e Stacionit Policor Prizren tha se reaguan me shpejtësi dhe arritën ta identifikojnë dhe rreth orës 20:00 ta arrestojnë të dyshuarin K.M. 24 vjeç.

“I dyshuari pranoi veprën dhe ndihmoi në gjetjen e çantës”, tha policia.

Me urdhër të Prokurorit Kujdestar, sendet u sekuestruan dhe iu kthyen viktimës, ndërsa i dyshuari u ndalua për 48 orë.

Marketing

Nisin punimet për rregullimin e rrugës “Saraçët” në Prizren

0

Sot kanë filluar punimet për rehabilitimin e rrugës “Saraçët” në Prizren, një nga rrugët më të frekuentuara dhe me rëndësi historike e turistike për qytetin.

KLIKO VIDEON:https://www.facebook.com/PrizrenPress/videos/1256066368861200

Projekti përfshin vendosjen e kalldrëmit tradicional si dhe sinjalistikës rrugore, duke rikthyer kështu funksionalitetin dhe pamjen karakteristike të kësaj rruge, e cila prej kohësh kishte qenë e dëmtuar.

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj theksoi rëndësinë e këtij projekti për jetën qytetare dhe turizmin lokal, duke shtuar se rruga “Saraçët” do të jetë shumë shpejt funksionale dhe e ndërtuar sipas standardeve të përshtatshme për të gjithë.

“Rruga ‘Saraçët’ është një ndër rrugët më të rëndësishme në qytetin tonë – dhe po i kthehet pamja dhe funksioni që e meriton”, u shpreh ai./PrizrenPress.com/

Marketing

Luizi e dërgon vajzën në polici

0

Luiz Ejlli ka ndarë një video ku shihet me vajzën në Policinë e Shtetit

Ai tha që Luna ka shkuar për ta denoncuar babain se po e do mamin më shumë se atë.

Edhe pse kjo është një shaka, Luizi me vajzën nuk dihet pse shkuan në dyert e Policisë.

Kujtojmë që Luizi po tregohet një baba shembullorë dhe nuk po ndahet nga vajza asnjë moment, shkruan Kosovarja.

A e keni ditur se në Kosovë prodhohen anije? Presidentja Osmani viziton kompaninë në Prizren

0

Presidentja e Kosovës ka thënë se Kosova prodhon edhe anije “Made in Kosova”. Sipas saj, tash janë gati për botën.

Këto anija prodhohen nga “Koshi Group”, Prizren.

Osmani përgëzoi për këtë sukses që e quan punë të palodhshme dhe inovacion.

“A e keni ditur se në Kosovë prodhohen edhe anije? Made in Kosova, gati për botën! Një sukses i jashtëzakonshëm e inspirues nga Koshi Group në Prizren, një simbol i vërtetë i inovacionit dhe mjeshtërisë, krenarisht i bërë në Kosovë. Nga veturat elitare sportive deri te barkat e jahtet më moderne, puna e tyre përfshin industri dhe kontinente të tëra. Kur talenti kosovar bashkohet me punën e palodhshme dhe inovacionin, nuk ka kufi për atë që mund të arrihet”, ka shkruar Osmani.

Marketing

Laboratorë të rinj në tri shkolla të Prizrenit

0

Drejtoresha e Arsimit në Komunën e Prizrenit, Luljeta Veselaj-Gutaj, ka bërë të ditur sot se në bashkëpunim me Organizatën Ndërkombëtare për Migracionin (IOM), janë përuruar laboratorë super modernë të shkencave në tri shkolla fillore dhe të mesme të ulëta në komunë.

Laboratorët e rinj janë vendosur në shkollat: “Nazim Kokollari”, “Haziz Tola” në Prizren, si dhe “Dy Dëshmorët” në fshatin Piranë.

Freski e përditshme me çmim të zbritur – zgjidh aparatet e ujit Bruno!

Këto hapësira të reja janë ndërtuar sipas standardeve më të avancuara dhe do të shërbejnë për zhvillimin e orëve të biologjisë, fizikës dhe kimisë në mënyrë inovative dhe praktike.

“Tanimë nxënësit do të kenë mundësinë të mësojnë në laboratorë modernë, që u krijojnë kushte për një proces mësimor më cilësor dhe bashkëkohor”,u shpreh znj. Veselaj- Gutaj.

Sipas saj,  ky projekt është pjesë e një plani më të gjerë të investimeve në laboratorët shkencorë nëpër shkollat e komunës, me synim rritjen e cilësisë së arsimit dhe unifikimin e bazës didaktike në të gjitha institucionet arsimore.

Ky hap shihet si një investim i rëndësishëm për të përgatitur më mirë gjeneratat e reja në fushat e shkencës dhe teknologjisë, duke ndërtuar ura ndërmjet teorisë dhe praktikës në mësimdhënie.

Marketing