Home Blog Page 442

Spektakël basketbolli në Malishevë – Bero Kingdom kampion i turneut 3×3 

0

Për herë të parë në Malishevë u organizua turneu i basketbollit 3×3, që solli emocion dhe spektakël për qytetarët në sheshin qendror të qytetit.

Hapjen e turneut e bëri kryetari i Malishevës, Ekrem Kastrati, i cili shprehu kënaqësinë që një aktivitet i tillë po zhvillohej në zemër të qytetit, duke sjellë energji pozitive për të gjithë pjesëmarrësit dhe tifozët. Në fund të evenimentit, kryetari Kastrati dorëzoi edhe çmimin për ekipin fitues., rapprron PrizrenPress.

Në këtë garë morën pjesë 12 ekipe, duke e bërë turneun mjaft cilësor dhe konkurrues. Pas ndeshjeve në grupe u zhvilluan gjysmëfinalet, ndërsa finalja ndërmjet Bero Kingdom dhe Hoppers ishte e mbushur me ritëm dhe emocione, e fituar bindshëm nga Bero Kingdom me rezultatin 21:6.

Ekipi kampion u shpërblye me 700 euro, ndërsa vendi i dytë mori 300 euro./PrizrenPress.com

Marketing

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Mos e humb verën – udhëto me Halimaj Reisen!

Hotel Albes Residence – Qetësi, komoditet dhe evente të paharrueshme në zemër të Korishës së Prizrenit

Freski e përditshme me çmim të zbritur – zgjidh aparatet e ujit Bruno!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Bruno & Brentoni Home me super oferta që nuk duhen humbur në Prizren!

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/

Thethi

0

Don Pren Kola

Në zemrën e këtyre maleve,
ku shtrihet Thethi,
po flitka dhe qetësia!

Heshtimi po e treguaka të vërtetën
se sa e madhe është atdhedashuria!

Përmes gurgullimës së krojeve,
të pastra si loti,
kënga malsorake po jehuaka nëpër këto kreshta!

Këtu paska bërë Krijuesi
një vend plot magji,
t’veshur n’petka engjëllore e stoli,
vend ku po të kapluaka mbresa!

Po e ndiej një vend plot bekim,
një natyrë që po më shton mall
e po më flet në heshtim!

Kullat po më flasin për historinë,
për Nderin e Besën e Fenë
që qenka plot aty!

Këtu po u dëgjuakan poezi
në jehun e lashtësisë,
që nuk po u përvijuakan në shkronja
e nuk po u lexuakan me sy,
përveç me shpirt dhe dashuri.

Theth, 5 gusht, 2025

Marketing

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Mos e humb verën – udhëto me Halimaj Reisen!

Hotel Albes Residence – Qetësi, komoditet dhe evente të paharrueshme në zemër të Korishës së Prizrenit

Freski e përditshme me çmim të zbritur – zgjidh aparatet e ujit Bruno!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Bruno & Brentoni Home me super oferta që nuk duhen humbur në Prizren!

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Abrashi: Prizreni është gati për ndryshim

0

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Komunës së Prizrenit, Artan Abrashi, ka zhvilluar një takim me qytetarë dhe aktivistë në lagjen ‘Tabahane’, ku ka shprehur mirënjohjen për përkrahjen dhe entuziazmin që ka hasur nga banorët lokalë.

Sipas tij, energjia dhe përkushtimi i qytetarëve janë dëshmi e qartë e dëshirës së madhe për ndryshim në Prizren.

“Entuziazmi që pashë në sytë e tyre për ndryshimin është frymëzues dhe më jep energji edhe më shumë për rrugëtimin tonë të përbashkët. Qytetarët po kërkojnë një Prizren më të drejtë, më të zhvilluar dhe më të kujdesshëm për secilin banor”, tha Abrashi.

Ai premtoi se  pas zgjedhjeve lokale të tetorit, përgjegjësia për të udhëhequr qytetin do të jetë e madhe, por se është i vendosur të kthejë besimin e qytetarëve në vepra konkrete.

“Jam i vendosur që këtë besim ta kthejmë në vepra konkrete, me përkushtim e me përgjegjësi, duke e bërë Prizrenin shembull të bashkëpunimit dhe zhvillimit”.

Me moton “Prizreni po ngrihet”, Abrashi e përmbylli takimin duke ftuar qytetarët në bashkëpunim për një të ardhme më të mirë për të gjithë banorët e komunës./PrizrenPress.com/

Marketing

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Mos e humb verën – udhëto me Halimaj Reisen!

Hotel Albes Residence – Qetësi, komoditet dhe evente të paharrueshme në zemër të Korishës së Prizrenit

Freski e përditshme me çmim të zbritur – zgjidh aparatet e ujit Bruno!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Bruno & Brentoni Home me super oferta që nuk duhen humbur në Prizren!

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Dr. Sherif Besimi, ambasadori i shëndetësisë së Prizrenit

0

Pediatri i njohur nga Prizreni, Dr. Sherif Besimi, do të kujtohet gjithmonë si figurë e shquar e mjekësisë kosovare dhe si një prej njerëzve që ia kushtuan jetën qytetit të tij, profesionit dhe kombit.

I lindur më 28 nëntor 1935, në fshatin Serbicë të Prizrenit, pikërisht në Ditën e Flamurit – një datë që e nderoi përjetësisht – Sherif Besimi e nisi rrugëtimin e tij si nxënës i dalluar dhe e vazhdoi me po të njëjtin zell e disiplinë në studimet universitare, të cilat i përfundoi në Universitetin e Zagrebit në vitin 1965. Pas stazhit profesional, nisi punën në Suharekë dhe shumë shpejt u rikthye në Prizren, aty ku zemra dhe misioni i tij e thërrisnin.

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Si pediatër në repartin e fëmijëve dhe këshilltar në këshillimore, ai përfaqësonte një emër të besuar për prindërit prizrenas, një figurë të dashur e të respektuar. Me profesionalizëm, urtësi dhe përkushtim, ai i qëndroi pranë mijëra familjeve në momentet më të ndjeshme të jetës së tyre.

Në vitet e vështira të okupimit serb, Dr. Sherifi tregoi guxim dhe ndjeshmëri të rrallë. Ai hapi dyert e ordinancës së tij private për studentët e mjekësisë dhe për qytetarët që kishin nevojë jetike për trajtim. Në një kohë kur kujdesi shëndetësor ishte i rrezikuar dhe shërbimet ishin të kufizuara, ai u bë strehë për popullatën civile – një mjek që nuk njihte lodhje, frikë apo dallim në ndihmën që jepte.

Hotel Albes Residence – Qetësi, komoditet dhe evente të paharrueshme në zemër të Korishës së Prizrenit

Për këtë arsye, qyteti i Prizrenit e njohu dhe e nderoi si “ambasador të shëndetësisë”, një epitet që lindi nga vetë populli dhe që i qëndron denjësisht figurës së tij.

Tradita atdhetare e familjes Besimi gjeti tek Dr. Sherifi mishërimin më të plotë. Ai ishte jo vetëm mjeku i qytetit, por edhe frymëzimi i brezave të rinj, një shtyllë morale dhe profesionale për familjen dhe bashkësinë. Në luftën kundër padrejtësive dhe dhunës serbe, ai ishte aktiv, i palodhur dhe gjithmonë në shërbim të organizimeve për ndihmë mjekësore dhe humanitare, në spital dhe jashtë tij.

Figura e tij nuk ishte vetëm profesionale – ajo ishte njerëzore, qytetare, atdhetare. Ishte mishërim i vlerave që e bëjnë një njeri të pavdekshëm në kujtesën kolektive.

Dr. Sherif Besimi u nda nga jeta më 27 nëntor 2016. U varros në Prizrenin e tij të zemrës – aty ku jetoi, punoi dhe shëroi për më shumë se gjysmë shekulli.

(Marrë nga libri “Në kujtesën e qytetit,” me autor Salajdin Krasniqi)

Marketing

Hotel Albes Residence – Qetësi, komoditet dhe evente të paharrueshme në zemër të Korishës së Prizrenit

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Mund të jetë një imazh i ?teksti që thotë "?Travel |Agency Agenc Halimaj HallmajReisen Reisen ???? ?? Shengjin EL VDZITJE Halimaj HalimajReiser Reisen SETRA Halimaf HatimafReisen Reisen 04-57DLA SIEH Çdo ditë udhëtime Durrës Golem Vera 2025 Bileta Biletakthyese kthyese 15€ Për person Shëngjin +383 44 304 318 Velipojë +383 +38349304318 49 304 318 +383 44 152 263?"?

Mund të jetë një imazh i teksti që thotë "ABI PLATINUM RESIDENCE BANESA ME ENCE PAPUOE! LIL S'KE NEVOJE PER KEP?CE E KERR, VESH PAPUQET EDHE DEL. DESTINACIONET BRENDA B: ??!? POLICIA 20 METRA ? SPITALI 50 METRA SHKOLLA 100 METRA ABI ÇARSHIA 200 METRA FURRA 10 METRA Prizrenit. ne zemer të qytetit"

Mund të jetë një imazh i ngrohës i ujit dhe teksti që thotë "Dispenser uji për ftohje dhe ngrohje BRUNG Economic Serie 1115B black 1115B white 1 Temperaturae ngrohjes 88°Cde 95 ?? r ttohjes 6°cden ??? 4Fugiangrohëse 550W ? Fuqia ? jPeshaneto/bruto Dimensionet BRUNU BOV BRUNG 11kg/12kg 28x29x92.5cm 2829x Kanaciteti depozites ngrohtë 5 gota 200ml Ujëtöftohtë .4L 17 gota 200ml 170€ 99.00€ € BRENTONI HUME epoH +383 (0)48 328 260 +383 (0)48 433 200 DERI INE ?E 12 2 0%INTERES 0% NTI TERES"

Mund të jetë një imazh i skuter, seguej dhe teksti që thotë "Trotinet elektrik Brunotech MK083 BRUNG ECH 350W Fuqia matorit 6 Muaj Garancion SZC?C 25 km/h 36V/7.8Ah 4-5orë orë Max. Shp hpejtesia Lithium Bateri Mbushjeeshpejtë 299.00€ 229.00€ € BRENTONI CME- ????????? Pulos DERI DERINE12KESTE E12 12 N? 0%INTERES 0% +383 (0)48 328 260 +383 (0)48 433 200"

Gratë nga Prizreni po interesohen për kurse profesionale pa pagesë

0

Në Prizren kurset profesionale dita-ditës po preferohen shumë nga gratë.

Një bashkëpunim ndërmjet komunës së Prizrenit dhe komunës së Konjas nga Turqia, ka bërë që shumë gra të aftësohen profesionalisht në disa degë, të cilat mendohet se do të mund t`u sjellin të ardhura.

46 gra nga komuna e Prizrenit u janë nënshtruar kurseve profesionale, me qëllim që ato të jenë të afta të punojnë në kompani të ndryshme ose të vetëpunësohen.

“Unë kam fillua e kam hap një faqe onlin, punoj me çanta, punoj me rruaza, punoj disa punë sepse jam shtëpiake, ndërsa po ka filluar interesimi”, tha për RTK, Dëshire Dapku, kursiste.

Trajnerët e kurseve të ndryshme thonë se interesimi i kursisteve është i madh. Të aftësuarat në fillim nisin prezantimin e punës së tyre në panaire.

“Një nga një fillojnë të shesin, më pastaj edhe në panaire, dikur edhe fillojnë e hapin ndonjë biznes, por është fillimi njëherë”, tha Shpresa Makasqi, trajnere.

“I kemi pas tash 24 kursiste, shumica i kanë hap vetë, dhe i bëjnë vetë punim”, tha Hyrmete Celina, dizajnere.

Kurse të tilla janë mundësuar falë bashkëpunimit të komunës së Prizrenit me atë të Konjës, ku trajnerët financiarisht mbështeten nga Konja.

“Ne do të vazhdojmë jo vetëm tre muaj, por këta që janë të interesuar me vazhdu edhe gjashtë muaj me vazhdu kurset të forcojnë njohuritë, pse jo edhe të qelin ndonjë biznes e të jenë të përgatitur për çdo punë të veten që është me rëndësi”, tha Ramadan Tarashaj, drejtor i turizmit në Prizren.

Abdyl Frashëri, ideologu i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit

0

Abdyl Frashëri (1839-1892) ishte ideolog e atdhetar i shquar i Rilindjes Kombëtare Shqiptare si dhe një nga drejtuesit kryesorë të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Lindi në fshatin Frashër të Përmetit.

Kaloi pjesën e parë të jetës në fshatin e lindjes deri në moshën 18-vjeçare, kur u vendos për nevoja pune në Janinë. U shqua si personalitet politik qysh më 1877, sapo u duk se kriza lindore po rrezikonte trojet shqiptare. Si kryetar i Komitetit Shqiptar të Janinës që u formua po atë vit, hartoi projektin e shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë me anën e kryengritjes çlirimtare antiosmane.

Por, shpresat e tij se idenë e shtetit shqiptar do ta përkrahnin rivalët e perandorisë ruse, të cilët nuk e dëshironin supremacinë e saj në Gadishullin Ballkanik, nuk u realizuan. Bisedimet që zhvilloi me përfaqësuesit e Greqisë në korrik dhe në dhjetor 1877, për një aleancë politike dhe ushtarake shqiptaro-greke kundër perandorisë osmane dështuan gjithashtu, mbasi as Athina nuk e pranoi idenë e një Shqipërie të pavarur në kufijtë e saj etnikë.

Në Parlamentin e parë osman të vitit 1877 hyri si deputet i Janinës, u zgjodh kryetar i Komitetit të Janinës dhe në dhjetor të po këtij viti u zgjodh kryetar i Komitetit të Stambollit, që u formua për të mbrojtur të drejtat e shqiptarëve në perandorinë osmane. Frashëri ishte një nga aktivistët kryesorë të Kuvendit të Prizrenit të krijuar për të mbrojtur trevat shqiptare, si pasojë e firmosjes së Traktatit të Shën Stefanit (1878). Mbrojti idenë e bashkimit të trevave shqiptare në një vilajet, në kuadër të perandorisë osmane. Në vitin 1877, Abdyl Frashëri u zgjodh kryetar i Komitetit Qendror për Mbrojtjen e të Drejtave të Kombësisë Shqiptare, që u formua në Stamboll si dhe ishte kryetar i Komitetit Shqiptar të Janinës.

Pas thyerjes së ushtrisë osmane nga ushtria ruse në vitin 1878 dhe nënshkrimit të Traktatit të Shën Stefanit, A. Frashëri shtroi tezën se në kushtet e krijuara për shqiptarët, zgjidhja më e drejtë për interesat e tyre kombëtare ishte krijimi i një vilajeti të bashkuar shqiptar në kuadër të perandorisë osmane. Gjatë Kongresit të Berlinit, në emër të Lidhjes, së bashku me Mehmet Ali Vrionin, kreu takime me përfaqësues të Fuqive të Mëdha për të mbrojtur të drejtat e shqiptarëve.

Abdyl Frashëri ishte ideolog e atdhetar i shquar i Rilindjes Kombëtare Shqiptare si dhe një nga drejtuesit kryesorë të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Lindi më 29 gusht 1839 në fshatin Frashër të Përmetit. Gjatë Krizës Lindore të viteve ’70 të shekullit XIX u shqua si personalitet politik.

Në qeverinë e drejtuar nga Ymer Prizreni (1881), Abdyl Frashëri mori përgjegjësinë e ministrit të Punëve të Jashtme. Në prill të këtij viti u arrestua. Pas shtypjes së Lidhjes, më 2 maj 1881 mbërriti në Manastir i përcjellë prej një oficeri të xhandarmërisë dhe shtatë xhandarëve kalorës. Mbasi qe arrestuar duke shkuar nga Dibra në Elbasan te Mahmud bej Biçakçiu.

Prej aty iu dërgua Dervish Pashës në Prizren, i cili e burgosi në kalanë e qytetit ku qëndroi tri vite që ia rrënoi shëndetin kryekëput. Më tej u internua së bashku me familjen e tij në Balliqeser e në Bandërma të Anadollit për afro dy vjet të tjera. Në fund u amnistua me ndërhyrjen e Gazi Osman Pashës, heroit të Plevnës; u kthye në Stamboll, ku u emërua përfaqësues i këshillit bashkiak të kryeqytetit.

Autoritetet osmane e arrestuan dhe e dënuan me vdekje, dënim që u kthye më pas në burgim të përjetshëm. Në gjyqin që u bë në Prizren u dënua me vdekje, por më pas ky vendim u kthye në burgim të përjetshëm. Pasi kreu tri vite dënim në burgun e kalasë së Prizrenit, u dërgua me qëndrim të detyruar në Ballëkesir dhe në Bandërma. Në vitin 1886 u lirua me kushtin që të mos merrej me politikë dhe u caktua anëtar i këshillit të qytetit të Stambollit.

Vdiq në Stamboll më 23 Tetor 1892. Eshtrat e tij u sollën në Tiranë në vitin 1978, me rastin e 100 vjetorit të formimit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit./KultPlus.com

Marketing

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Mos e humb verën – udhëto me Halimaj Reisen!

Hotel Albes Residence – Qetësi, komoditet dhe evente të paharrueshme në zemër të Korishës së Prizrenit

Freski e përditshme me çmim të zbritur – zgjidh aparatet e ujit Bruno!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Bruno & Brentoni Home me super oferta që nuk duhen humbur në Prizren!

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Start i madh për Suharekën: 5-1 ndaj Vjosës

0

Në ndeshjen e javës së parë të sezonit 2025/26 në Ligën e Parë të Kosovës, Suhareka shënoi një fitore të thellë ndaj Vjosës, me rezultat 5-1.

Skuadra vendase dominoi takimin gjatë gjithë 90 minutave, duke treguar lojë sulmuese dhe organizim të mirë në fushë, raporton PrizrenPress.

Golat për Suharekën u realizuan nga Drilo Sadiku, Ermir Abazi, Destan Bytyqi, Arbër Deliu dhe Liburn Shala, ndërsa golin e vetëm për Vjosën e Shtimes shënoi Ardit Hasani.

Marketing

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Mos e humb verën – udhëto me Halimaj Reisen!

Hotel Albes Residence – Qetësi, komoditet dhe evente të paharrueshme në zemër të Korishës së Prizrenit

Freski e përditshme me çmim të zbritur – zgjidh aparatet e ujit Bruno!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Bruno & Brentoni Home me super oferta që nuk duhen humbur në Prizren!

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/

Prizreni nis historinë në Ligën e Parë me barazim

0

Prizreni ka arritur një barazim 1–1 ndaj Trepçës ’89 në ndeshjen e parë të sezonit 2025/26 në Ligën e Parë të Kosovës.

Golin për ekipin prizrenas e realizoi Godwin, ndërsa për mysafirët shënoi Qerimi, raporton PrizenPress.

Ndeshja u zhvillua në stadiumin “Përparim Thaçi” në një atmosferë të zjarrtë, me praninë e një numri të madh tifozësh që mbështetën skuadrën gjatë gjithë takimit.

“Faleminderit të gjithë tifozëve për mbështetjen e madhe dhe energjinë që sollët sot në stadium. Premtojmë se do të vazhdojmë të japim maksimumin, për qytetin dhe për veten tonë”, thuhet në njoftimin e klubit prizrenas./PrizrenPress.com