20.2 C
Prizren
E hënë, 16 Qershor, 2025

Selmanaj për dorëheqjen e Shukri Qunit: Veprim moral që meriton respekt të madh publik

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës në Prizren, Driton Selmanaj, ka reaguar pas dorëheqjes së anëtarit të Kuvendit Komunal, Shukri Quni, duke e cilësuar veprimin e tij si një akt të lartë moral dhe njerëzor.

“Ky është një rast kur vlerat morale dhe njerëzore i mbi valojnë interesat e politikës ditore. Veprimi i asambleistit z. Shukri Quni meriton një mirënjohje dhe respekt të madh publik”, ka shkruar Selmanaj.

Deklarata e tij vjen pas publikimit të lajmit për dorëheqjen e Qunit, anëtar i Nismës Socialdemokrate në Kuvendin Komunal të Prizrenit, i cili hoqi dorë nga mandati i tij pas aksidentit tragjik që ndodhi të shtunën mes fshatrave Grazhdanik dhe Atmaxhë, ku humbi jetën 17-vjeçari Geltijan Shala, maturant i gjimnazit “Remzi Ademaj”.

Në seancën e sotme të Kuvendit Komunal, Quni deklaroi se nuk mund të qëndrojë më në këtë pozitë, duke theksuar se kishte paralajmëruar më herët për rrezikun në atë zonë dhe për mungesën e shenjave të trafikut.

“Kur fjalët nuk mjaftojnë, veprat flasin. Përgjegjësia institucionale mungoi. Për këtë arsye morale, sot deklaroj dorëheqjen time nga posti i anëtarit të Kuvendit” u shpreh ai./PrizrenPress.com/

Marketing

Kliko videonhttps://www.facebook.com/PrizrenPress/videos/1684680412412465

Më Shumë

Kurti: Lidhja Shqiptare e Prizrenit, nyja që bashkoi çështjet kyçe të historisë sonë moderne

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka marrë pjesë në shënimin e 147-vjetorit të themelimit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, ku ka vlerësuar...

Kosova siguron grupin e tretë në Kampionatin Botëror të tenisit

Kombëtarja e Kosovës në tenis arriti sukses të rëndësishëm duke siguruar kualifikimin në Grupin e Tretë të Kampionatit Botëror të tenisit “Davis Cup”. Në...

Lajmet e Fundit