Ministri Damka vizitoi Dragashin: Mbështetje për projekte të reja infrastrukturore

Kryetari i Komunës së Dragashit,Bexhet Xheladini së bashku me nënkryetarin nga radhët e komuniteteve, Fejsal Halilovi?, priti sot në një takim pune ministrin e Zhvillimit Rajonal,  Fikrim Damka.

Gjatë takimit, u diskutua për ecurinë e bashkëpunimit ndërmjet Komunës së Dragashit dhe Ministrisë së Zhvillimit Rajonal (MZhR), si dhe për projektet që janë realizuar me mbështetje dhe bashkëfinancim nga kjo ministri.

“Qëllimi i këtij takimi ishte të shqyrtonim projektet e përfunduara dhe të diskutonim për mbështetjen e mëtejme financiare nga MZhR-ja, në mënyrë që të përshpejtojmë realizimin e iniciativave të reja që ndikojnë drejtpërdrejt në jetën e qytetarëve tanë,” tha kryetari i Komunës.

.

Ai shtoi se bashkëpunimi me këtë ministri ka qenë i frytshëm dhe thelbësor për zhvillimin e infrastrukturës lokale.

“Shpreh mirënjohjen time të thellë për Ministrin Damka dhe gjithë stafin e tij për përkrahjen e vazhdueshme ndaj komunës sonë. Mbështetja që kemi marrë ka qenë jetike për shumë projekte të rëndësishme.”

Nga ana e tij, ministri Damka theksoi se MZhR-ja mbetet e përkushtuar për të ndihmuar komunat si Dragashi, veçanërisht në zonat me sfida specifike zhvillimore.
“Zhvillimi rajonal nuk është i plotë pa investime të drejtpërdrejta në infrastrukturën lokale dhe pa përfshirjen aktive të komuniteteve. Dragashi do të ketë mbështetjen tonë të vazhdueshme”, u shpreh Damka.

.

Pas takimit zyrtar, delegacioni vizitoi disa lokacione të rëndësishme ku planifikohen ose janë në zhvillim projekte të ndryshme, përfshirë: zonën e varrezave të komuniteteve përgjatë rrugës Dragash–Stadium, ku parashihet ndërtimi i një muri mbrojtës; Stadiumin e qytetit në Dragash; Liqenin e Breznes; paralelen e ndarë të ShFMU “Sezai Surroi” në fshatin Zym; si dhe Amfiteatrin në fshatin Bellobrad.

Më Shumë

Përleshje me thika në Prizren, tre persona përfundojnë të lënduar

Një përleshje fizike mes katër personave ka ndodhur në Prizren, ku dyshohet se janë përdorur mjete të mprehta, përfshirë thika, duke lënë të lënduar...

Dogana zbulon mall të padeklaruar në Vërmicë, vlera rreth 2 mijë euro

Dogana e Kosovës ka njoftuar se ka zbuluar një sasi malli të padeklaruar gjatë procedurave të zhdoganimit në Zyrën e Brendshme Doganore në Vërmicë. Sipas...

Lajmet e Fundit