12.8 C
Prizren
E shtunë, 9 Maj, 2026
Home Blog Page 493

Smajl Latifi zyrtarisht synon mandatin e katërt si kryetar i Rahovecit

0

Me miratimin e degës së AAK-së në Rahovec, Smajl Latifi zyrtarisht synon mandatin e katërt si kryetar i Rahovecit.

Lajmin e ka bërë me dije dega e AAK-së në Rahovec.

“Qytetarë të dashur të Rahovecit, pas tri mandateve të frytshme dhe përparimesh të prekshme, Smajl Latifi, kryetar aktual i komunës së Rahovecit, me mbështetjen e Degës së AAK-së në Rahovec, kandidon sërish për t’i dhënë vazhdimësi zhvillimit tonë. Le të vazhdojmë së bashku këtë rrugëtim drejt një Rahoveci më të fortë, më të pasur dhe më frymëzues! Bashkimi ynë është çelësi i fitores. Me Smajl Latifin në krye, ardhmëria e Rahovecit është në duar të sigurta. Na priftë e mbara!”, ka njoftuar dega e AAK-së në Rahovec.

Marketing

U vodh nga varrezat, gjendet pas 37 vitesh busti i Jim Morrison-it

0

Busti mitik që dikur ndodhej sipër varrit të Jim Morrison në Paris është gjetur rastësisht gjatë një kërkimi të lidhur me një rast mashtrimi.

Në vitin 1981, për dhjetëvjetorin e vdekjes së tij në moshën 27 vjeç, një skulpturë u instalua në varrin e këngëtarit dhe poetit legjendar amerikan Jim Morrison në varrezat Père Lachaise në Paris.

Statuja emblematike prej mermeri të bardhë, e krijuar nga skulptori kroat Mladen Mikulin dhe që përfaqëson vokalistin e The Doors, u vodh nga varrezat e famshme më 9 maj 1988 dhe që atëherë ishte zhdukur.

Askush nuk e di kush e vodhi dhe për çfarë arsyeje. Por busti u rigjet, rastësisht.

Sipas zyrës së prokurorit publik: “Ishte një zbulim i rastësishëm gjatë një kontrolli të kryer në lidhje me një rast mashtrimi që çoi në rikuperimin e bustit.”

Departamenti i Hetimeve Penale i Prefekturës së Policisë së Parisit (DPJ-PP) postoi një foto të statujës në llogarinë e tij, së bashku me një mesazh që njoftonte se ajo ishte gjetur.

Skulptura famëkeqe, që peshon 128 kilogramë, nuk duket se është dëmtuar.

Hunda e saj është e thyer dhe statuja është e mbuluar me grafiti, por kjo ishte tashmë rasti kur ajo u zhduk 37 vjet më parë.

Mbetet për t’u përcaktuar nëse busti do të kthehet në vendin e tij origjinal.

Prizren, aktakuzë për tentim vrasje dhe armëmbajtje pa leje

0

Prokuroria Themelore në Prizren të martën ka njoftuar se ka ngritur aktakuzë lidhur me veprat penale të vrasjes së rëndë të mbetur në tentativë, vrasjes së mbetur në tentativë dhe armëmbajtje pa leje, për një rast që ka ndodhur në janar të këtij viti.

“Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurve:

E.K për shkak të dyshimit të bazuar mirë se ka kryer veprat penale “Vrasja e rëndë” e mbetur në tentativë, nga neni 173 par.1 pika 1.5 e lidhur me nenin 28, dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 366 par.1 i KPRK-së.
V.H., për shkak të dyshimit të bazuar mirë se ka kryer veprat penale “Vrasja” e mbetur në tentativë nga neni 172 lidhur me nenin 28, dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 366 par.1 i KPRK-së.

A.H.(1), për shkak të dyshimit të bazuar mirë se ka kryer veprat penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 366 par.1, dhe “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm” nga neni 367 par.1 i KPRK-së.

A.H.(2), për shkak të dyshimit të bazuar mirë se ka kryer veprat penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 366 par.1 dhe “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm” nga neni 367 par.1 i KPRK-së”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Sipas aktakuzës, i pandehuri E.K., me datë 29.01.2025 rreth orës 01:57 min në Prizren, në rrugën “Tranziti i Ri”, në hapësirat e parkingut të njërës prej pikave të karburantit, me dashje ka tentuar t’i privojë nga jeta të dëmtuarit V.H, A.H.(1), dhe A.H.(2), dhe me atë rast kanë vënë në rrezik jetën e të dëmtuarit F.T.

“I njëjti, pas një mosmarrëveshje paraprake e cila kishte ndodhur me datë 28.01.2025 rreth orës 23:00min në afërsi të lokalit të të dëmtuarit F.T., në mes të pandehurit E.K dhe dëshmitarit Gj.Sh., në një anë dhe të dëmtuarve V.H., A.H.(1), dhe F.T., në anën tjetër, në momentin kur i pandehuri E.K.,dhe dëshmitari Gj.Sh., arrinë me automjet tek pika e karburantit, vërejnë se aty ishte duke i pritur i dëmtuari V.H., i afrohen të njëjtit, bëjnë me gjeste në drejtim të të dëmtuarve A.H.(1), A.H.(2), dhe F.T., që të vijnë në afërsi të tyre, e më këtë rast dëshmitari F.H., arrin te kjo pompë e derivateve dhe takohet rastësisht me ta, kur aty vijnë edhe të dëmtuarit A.H.(1), A.H.(2), dhe F.T., i pandehuri E.K., nxjerrë nga brezi pistoletën e tipit “TT”, fillon të tërhiqet prapa dhe në një distancë nga 1-2 metra, shtie në drejtim të të dëmtuarve V.H., A.H.(1), dhe A.H.(2), me ç’ rast nga të shtënat, të dëmtuarit A.H.(1), dhe A.H.(2), marrin plagë të rënda, njëkohësisht i rrezikohet jeta edhe të dëmtuarit F.T. Me këto veprime, E.K., ka kryer veprën penale “Vrasja e Rëndë” e mbetur në tentativë sipas KPRK-së”, ka bërë të ditur Prokuroria e Prizrenit.

Tutje është theksuar se i pandehuri E.K., deri me datë 12.02.2025 në Prizren, në kundërshtim me Ligjin për Armët e Republikës së Kosovës, ka mbajtur në pronësi dhe posedim armën – pistoletën e tipit “TT” të kalibrit 7.62mm, M75 prodhim jugosllav, me të cilën ka shtënë në drejtim të të dëmtuarve të lartcekur dhe se me këto veprime, ka kryer veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” sipas KPRK-së

“I pandehuri V.H., në vend dhe kohë të njëjtë, me dashje ka tentuar të privojë nga jeta të dëmtuarin E.K. I njëjti, në momentin kur vëren se nga të shtënat që kishte shkrepur E.K., goditet i dëmtuari A.H.(1), dhe A.H.(2), nxjerrë pistoletën e tij të llojit “Sig Sauer” 9x19mm dhe shtie disa herë në drejtim të të dëmtuarit E.K. Me këto veprime, ka kryer veprat penale “Vrasja” e mbetur në tentativë dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” sipas KPRK-së”, thuhet në njoftim.

Ndërkaq, i pandehuri A.H.(1), sipas Prokurorisë deri me datë 29.01.2025 në Prizren, në kundërshtim me Ligjin për Armët të Republikës së Kosovës, ka mbajtur në pronësi dhe posedim një pistoletë e llojit “Pietro Beretta”, cal. 7.65.

“Po ashtu, në momentin kur ka ndodhur rasti me të pandehurin E.K., i pandehuri A.H.(1), e nxjerrë armën nga brezi dhe me të njëjtën ka shkrepur 6 herë.

Me këto veprime, i njëjti ka kryer veprat penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm” sipas KPRK-së”, thuhet në njoftim.

Aty theksohet se i pandehuri A.H.(2), deri me datë 29.01.2025 në Prizren, në kundërshtim me Ligjin për Armët të Republikës së Kosovës, ka mbajtur në pronësi dhe posedim armën, një pistoletë e llojit “TT” me 7 fishekë në karikator, të cilën armë e ka mbajt në brez në momentin kur ka ndodhur rasti me të pandehurin E.K., i pandehuri A.H.(2), e nxjerrë armën nga brezi dhe në momentin kur rrëzohet për toke shkrepë armën njëherë.

“Me këto veprime, i njëjti ka kryer veprat penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm” sipas KPRK-së”.

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar gjykatës që pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor, administrimit të provave dhe vlerësimit të tyre, të pandehurve të lartcekur për veprat penale për të cilat akuzohen të shpallen fajtorë dhe të dënohen sipas ligjit.

Nait Hasani: Nëse dënohet Thaçi, do të ketë trazira në rajon

0

Ish-ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Nait Hasani, paralajmëroi trazira në rast të dënimit të ish-Presidentit Hashim Thaçi, duke u shprehur i shqetësuar për proceset gjyqësore në Gjykatën Speciale në Hagë ndaj ish-udhëheqësve të luftës çlirimtare të Kosovës, gjatë një interviste në emisionin “Politiko”.

Hasani theksoi se edhe pas 26 vjetësh nga përfundimi i luftës dhe gjenocidit që Serbia ka kryer në Kosovë, drejtësia po kërkohet ndaj atyre që e drejtuan luftën për liri, dhe jo ndaj autorëve të masakrave.

“Gjithë ky krim, gjithë këto masakra, gjithë ky gjenocid, ky tmerr – ne ende sot jemi duke u përball me Gjykata Speciale në Hagë. Sot i kemi njerëzit që e kanë drejtu luftën atje. Atje po gjykohet lufta jonë, historia jonë. Asnjë nuk po gjykohet për shembull për ndonjë vepër pas lufte.

26 vjet pas nga ky gjenocid që është bërë, ata atje gjykohen për lirinë tonë. Po nëse gjykohet Hashim Thaçi, kush na siguron neve që nuk do të ketë trazira në rajon. Një luftë e jona, një liri e jona me dalë në bankë të të akuzuareve .” – tha Hasani.

Profesori i UPZ-së, Millaku mohon akuzat për kanosje, angazhon avokatin Gjini për mbrojtje

0

Profesori i Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren, Shkëlqim Millaku, i cili dyshohet për kanosjen e koleges së tij, Vjollca Dibra, ka angazhuar avokatin Gent Gjini për ta përfaqësuar në këtë çështje ligjore.

“Zgjedhjet ‘akademike’ në Universitetin e Prizrenit përfunduan më 16.05.2025. Ato ishin pjesërisht demokratike. Në të njëjtën ditë, kandidatja që i humbi zgjedhjet ‘DMVA’, ka bërë denoncime, shpifje dhe ka publikuar lajme në portale të ndryshme, me qëllim dëmtimin e autoritetit tim akademik. Prandaj, sot kam autorizuar avokatin tim, z. Gjinin, për të më përfaqësuar”, ka shkruar Millaku në Facebook.

Ai thotë se do të dëshmojë pafajësinë dhe integritetin e tij profesional.

“E drejta mund të vonohet, por do të argumentohet se ne jemi korrektë, të ndershëm dhe intelektualë. Kjo do të vërtetohet, ashtu siç është vërtetuar më parë me aktgjykime të formës së prerë. I njëjti person ka pasur ambicie personale për një pozitë udhëheqëse, por ka harruar se organi më i lartë akademik është Senati dhe jo themeluesi i njësisë akademike – në këtë rast unë. Senati ka refuzuar kandidaturën e saj në çdo garë, dhe këtë e kanë bërë edhe gjykatat, të cilat kanë qenë në anën time – në anën e drejtësisë”.

Millaku apelon që çështjet e brendshme të mos ekspozohen publikisht.

“Unë jam këmbëngulës dhe i bindur se çështjet e brendshme duhet t’i zgjidhim brenda Universitetit, jo në publik, duke dëmtuar kështu tempullin tonë të dijes. Miq të nderuar, ju siguroj se Universiteti është shembull i dijes dhe respekti ndaj tij duhet të ruhet. Në proceset demokratike ndodhin edhe situata të tilla tendencioze”.

Gjatë së shtunës është raportuar për një incident në Fakultetin e Filologjisë të Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren, ku pretendohet se profesori Shkëlqim Millaku ka kanosur një kolege të tij.

Sipas avokatit Gent Gjini, klienti i tij është ftuar në polici në cilësinë e të pandehurit.
“Profesori ka qenë i indinjuar për mënyrën se si zonja ka marrë dhe uzurpuar zyrën e tij”, deklaroi avokati Gjini./PrizrenPress.com/

Vetura e vjedhur në Gjermani gjendet në Malishevë

0

Një veturë e cila ishte vjedhur në Gjermani, është gjetur në Malishevë.

Rasti ka ndodhur të dielën rreth orës 19:00, pasi zyrtarët policor atje kishin pranuar një informatë nga policia më Mitrovicën e Veriut, në lidhje me një automjet transportues, i cili ishte duke bartur një veturë me targa gjermane, për të cilën dyshohet se është vjedhur në territorin e Gjermanisë dhe ishte në drejtim të Komunës së Malishevës.

Menjëherë pas pranimit të informatës, njësitë kompetente të policisë janë njoftuar dhe janë angazhuar në terren për të hetuar rastin. Gjatë zhvillimit të hetimeve, është pranuar një informatë shtesë se vetura e dyshuar ishte duke u dërguar në fshatin Senik të Malishevës.

Në këtë lokacion, njësitë policore kanë arritur të ndalonin automjetin transportues së bashku me veturën e ngarkuar.

“Të dyja mjetet janë sekuestruar dhe janë dërguar në stacionin policor në Malishevë për procedura të mëtejshme hetimore. Lidhur me këtë rast, në këtë fazë të hetimeve, në cilësinë e dëshmitarëve janë intervistuar dy persona. Në konsultim me prokurorin e shtetit është iniciuar rasti “Pranim i mallrave të vjedhura””, thuhet në njoftimin e policisë.

Rasti do të trajtohet në procedurë të rregullt. Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë vazhdon të ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore me qëllim të zbardhjes së plotë të rrethanave të rastit.

“Ky reagim i shpejtë dhe profesional është dëshmi e përkushtimit të Policisë së Kosovës në luftimin e veprimtarive kriminale dhe garantimin e rendit dhe sigurisë publike”, përfundon njoftimi i policisë.

Performanca fantastike e 34 nxënësve me çifteli, mësuesi nga Dragashi frymëzon brezat

0

Në një kohë kur teknologjia po e zbeh interesimin e të rinjve për trashëgiminë kulturore, një mësimdhënës në fshatin Kuk të Dragashit po e sfidon këtë tendencë me pasionin e tij për muzikën tradicionale shqiptare.

Krenar Vehebiu, mësimdhënës në Shkollën Fillore të Mesme të Ulët “Samidin Emini”, ka arritur të krijojë një ansambël instrumental me 34 nxënës nga klasat 6 deri në 9, të cilët luajnë me çifteli si artistë të vërtetë.

“Nxënësit e mi sot luajnë me çifteli si artistë të vërtetë – jo prej rastësie, por prej djersës dhe dashnisë që i kam dhanë këtij profesioni”, ka shkruar ai në një postim të ndjerë, duke nënvizuar përkushtimin dhe pasionin që e ka udhëhequr në këtë rrugëtim të rrallë edukativ.

Pavarësisht sfidave që vijnë nga mungesa e burimeve në një shkollë të vogël, Vehebiu ka treguar se dashuria për muzikën tradicionale dhe përkushtimi i tij arsimor mund të japin fryte të mëdha. Ai arriti të përgatisë nxënësit për të luajtur një instrument që kërkon përqendrim, ndjeshmëri artistike dhe disiplinë – çiftelinë.

 

Nisma e tij është më shumë se një aktivitet shkollor: është një kontribut i çmuar për ruajtjen e identitetit kulturor kombëtar dhe një inspirim për mësimdhënësit në gjithë Kosovën. Brezat që mësojnë çiftelinë sot, falë Krenar Vehebiut, do të jenë nesër bartës të vlerave autentike shqiptare./Telegrafi/

Marketing

Drejtori i Administratës në Prizren, Shehu akuzohet për ndikim në manipulimin e çmimeve në tender

0

Prokuroria Themelore, përmes Departamentit për Krime të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër tetë zyrtarëve të lartë për përfshirje në manipulim të tenderëve publikë dhe keqpërdorim të pozitës zyrtare.

Të pandehurit Xh.D., Y.G., Q.K., S.V., E.Sh., L.S., B.J. dhe D.N. akuzohen se më 4 gusht 2022, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë kryer vepra penale që lidhen me keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe mashtrim në prokurim publik, gjatë procesit të tenderimit për projektin “Renovim dhe mirëmbajtje të objekteve të Komunës së Prizrenit”.

Sipas aktakuzës, zyrtarët, të cilët ishin pjesë e komisionit për vlerësimin e ofertave, kanë shkelur qëllimisht detyrat ligjore për të favorizuar konsorciumin e operatorëve ekonomik “P.C.G. Sh.P.K.” dhe “A.-T. Sh.P.K.”, duke u mundësuar atyre përfitim të paligjshëm nëpërmjet manipulimit të dokumentacionit dhe çmimeve të ofertuara.

Ndër të akuzuarit figuron edhe Edin Shehu, drejtor i administratës në Komunën e Prizrenit, i cili sipas Prokurorisë ka ushtruar ndikim të drejtpërdrejtë në proces, në cilësinë e mbikëqyrësit të menaxherit të projektit. Ai dyshohet se ka ndihmuar operatorët ekonomik që të manipulojnë me çmimet për njësi, duke krijuar favore në dëm të konkurrencës dhe interesit publik.

‘’I akuzuari E.Sh., në cilësinë e drejtorit të administratës – mbikëqyrës i menaxherit të projektit, ka ndikuar që operatorët ekonomik gjatë fazës së ofertimit të manipulojnë me çmime për njësi’’ , thuhet sipas KPRK-së.

 

Liria dhe Vushtrria në betejën për Superligë – data dhe stadiumi i barazhit

0

Pas sigurimit të pozitës së dytë në grupet përkatëse të Ligës së Parë, Liria dhe Vushtrria, do të duhet që të luajnë ndeshje mes veti në kuadër të barazhit për Superligë.

Pasi që TopSporti.com ka kërkuar nga FFK-ja të kuptojë datën dhe stadiumin ku do të përballet ndeshja, shpejt ka marrë përgjigjen nga zyrtari përkatës i FFK-së.

Kështu, përballja e parë e barazhit drejt Superligës ndërmjet Lirisë dhe Vushtrrisë është paraparë që të zhvillohet me datën 24 maj 2025 me fillim prej orës 16:00.

Ndërsa, skuadrat në fjalë do të takohen në “18 qershori” të Klinës.

Fituesi i kësaj përballjeje, pastaj siguron ndeshjen e playoutit që do ta lujë me ekipin që përfundon në pozitë të tetë në Superligë. Data për këtë ndeshje dhe kundërshtari i fituesit Liria-Vushtrria, kuptohet fundjavën që vjen./ts

LDK-ja përkrah prokurorinë në luftën kundër korrupsionit në Prizren, kërkon veprime edhe për rastet e tjera

0

Dega e LDK-së në Prizren ka vlerësuar aktakuzën e ngritur nga Prokuroria Themelore e Prizrenit për veprat penale të keqpërdorimit të detyrës zyrtare dhe mashtrimit në prokurimin publik.

Ky subjekt politik përmes një reagimi publik ka dënuar abuzimin me pozitën zyrtare dhe shpërdorimin e parasë publike.

“LDK në Prizren mirëpret lajmin për veprimet konkrete nga Prokuroria Themelore në Prizren ndaj disa zyrtarëve publikë dhe një personi përgjegjës të një kompanie, lidhur me vepra të dyshuara korruptive. LDK në Prizren dënon ashpër çdo formë të abuzimit me pozitën zyrtare, shpërdorimin e parasë publike dhe çdo veprim që cenon besimin e qytetarëve në institucionet tona”, thuhet në reagim.

Aktakuzë ndaj zyrtarëve të Komunës së Prizrenit, dyshohet se mashtruan në një tender

Në të njëjtën kohë ka kërkuar veprime edhe për rastet e tjera.

“Ne ritheksojmë qëndrimin tonë të palëkundur për luftë të pakompromis kundër korrupsionit dhe për forcimin e sundimit të ligjit, transparencës dhe llogaridhënies. Kërkojmë nga organet e drejtësisë që të veprojnë me profesionalizëm dhe pa ndikime politike, edhe në rastet tjera, për të cilat LDK ka bërë edhe denoncime konkrete”, thuhet në reagim.

Mund të jetë një imazh i ?pije dhe ?teksti që thotë "?A30 OFERTE ?? 08:00 08:00- 13:00 Vetëm AAs 0.99€ N?G ???? ??- ????????? TAPI T ? yTOAE? AV HAPPY PxAPE REITEDET 4??? Cmax FRUTH max VITAM?NLÍ UMON LIMON Super ofertë çdo dite prej orës 8:00 13:00 Makiato e vogël ose Espresso Pije Uluda? ABI Center ABI Plus?"??