Vetura e vjedhur në Gjermani gjendet në Malishevë

Një veturë e cila ishte vjedhur në Gjermani, është gjetur në Malishevë.

Rasti ka ndodhur të dielën rreth orës 19:00, pasi zyrtarët policor atje kishin pranuar një informatë nga policia më Mitrovicën e Veriut, në lidhje me një automjet transportues, i cili ishte duke bartur një veturë me targa gjermane, për të cilën dyshohet se është vjedhur në territorin e Gjermanisë dhe ishte në drejtim të Komunës së Malishevës.

Menjëherë pas pranimit të informatës, njësitë kompetente të policisë janë njoftuar dhe janë angazhuar në terren për të hetuar rastin. Gjatë zhvillimit të hetimeve, është pranuar një informatë shtesë se vetura e dyshuar ishte duke u dërguar në fshatin Senik të Malishevës.

Në këtë lokacion, njësitë policore kanë arritur të ndalonin automjetin transportues së bashku me veturën e ngarkuar.

“Të dyja mjetet janë sekuestruar dhe janë dërguar në stacionin policor në Malishevë për procedura të mëtejshme hetimore. Lidhur me këtë rast, në këtë fazë të hetimeve, në cilësinë e dëshmitarëve janë intervistuar dy persona. Në konsultim me prokurorin e shtetit është iniciuar rasti “Pranim i mallrave të vjedhura””, thuhet në njoftimin e policisë.

Rasti do të trajtohet në procedurë të rregullt. Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë vazhdon të ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore me qëllim të zbardhjes së plotë të rrethanave të rastit.

“Ky reagim i shpejtë dhe profesional është dëshmi e përkushtimit të Policisë së Kosovës në luftimin e veprimtarive kriminale dhe garantimin e rendit dhe sigurisë publike”, përfundon njoftimi i policisë.

Më Shumë

Bunarfest nis me pastrimin e shtratit të Lumbardhit në Prizren

Edicioni i ri i Bunarfestit ka nisur në Prizren me aksionin tradicional për pastrimin e shtratit të lumit Lumbardh, duke mbledhur qytetarë, të rinj...

Donacion humanitar në Suharekë: Dhurohen 20 mijë kg miell për familjet në nevojë

Një donacion humanitar prej 20 mijë kilogramësh miell është dhuruar për familjet në nevojë në Suharekë. Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i Komunës...

Lajmet e Fundit