Performanca fantastike e 34 nxënësve me çifteli, mësuesi nga Dragashi frymëzon brezat

Në një kohë kur teknologjia po e zbeh interesimin e të rinjve për trashëgiminë kulturore, një mësimdhënës në fshatin Kuk të Dragashit po e sfidon këtë tendencë me pasionin e tij për muzikën tradicionale shqiptare.

Krenar Vehebiu, mësimdhënës në Shkollën Fillore të Mesme të Ulët “Samidin Emini”, ka arritur të krijojë një ansambël instrumental me 34 nxënës nga klasat 6 deri në 9, të cilët luajnë me çifteli si artistë të vërtetë.

“Nxënësit e mi sot luajnë me çifteli si artistë të vërtetë – jo prej rastësie, por prej djersës dhe dashnisë që i kam dhanë këtij profesioni”, ka shkruar ai në një postim të ndjerë, duke nënvizuar përkushtimin dhe pasionin që e ka udhëhequr në këtë rrugëtim të rrallë edukativ.

Pavarësisht sfidave që vijnë nga mungesa e burimeve në një shkollë të vogël, Vehebiu ka treguar se dashuria për muzikën tradicionale dhe përkushtimi i tij arsimor mund të japin fryte të mëdha. Ai arriti të përgatisë nxënësit për të luajtur një instrument që kërkon përqendrim, ndjeshmëri artistike dhe disiplinë – çiftelinë.

 

Nisma e tij është më shumë se një aktivitet shkollor: është një kontribut i çmuar për ruajtjen e identitetit kulturor kombëtar dhe një inspirim për mësimdhënësit në gjithë Kosovën. Brezat që mësojnë çiftelinë sot, falë Krenar Vehebiut, do të jenë nesër bartës të vlerave autentike shqiptare./Telegrafi/

Marketing

Më Shumë

LDK në Prizren diskuton organizimin e tubimit të 1 qershorit

Dega e Lidhja Demokratike e Kosovës në Prizren ka mbajtur mbledhjen e radhës së shtabit, ku është diskutuar organizimi i tubimit të 1 qershorit,...

Në Prizren shënohet 27-vjetori i operacionit të UÇK-së `Shigjeta`

Sot në Prizren është shënuar 27-vjetori i operacionit “Shigjeta” i kryer nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës. Në këtë manifestim morën pjesë përfaqësues institucionalë, ish-komandantë...

Lajmet e Fundit