12.8 C
Prizren
E shtunë, 9 Maj, 2026
Home Blog Page 494

Haxhi Avdyli: Zhvatja e buxhetit, specialitet i ekipit të Totajt

0

Kryetari i partisë Guxo në Prizren, Haxhi Avdyli, ka reaguar pas ngritjes së aktakuzës ndaj shtatë zyrtarëve të Komunës së Prizrenit për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe mashtrim në prokurim publik.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Avdyli ka shprehur qëndrimin e tij kritik ndaj qeverisjes aktuale komunale, duke e cilësuar si të dështuar dhe të zhytur në afera korruptive.

“Ekipi i Shaqir Totajt, që zhvatjen e buxhetit e ka kthyer në specialitet, qenkan më në fund akuzuar për keqpërdorim të qindra mijëra eurove të qytetarëve”, shkruan ai.

Ai shton se mandati i kësaj qeverisjeje ka qenë i karakterizuar nga “manipulim me tenderë, punësime të paligjshme, nepotizëm, falsifikim, politizim dhe mashtrime”, duke e cilësuar pushtetin aktual si një “qeverisje në ikje”.

Avdyli kritikoi gjithashtu mungesën e transparencës dhe përmendi mospërfilljen e nevojave reale të qytetarëve.

“Atmosfera e zymtë politike dhe jo bashkëpunuese është bërë letërnjoftimi politik i kryetarit në ikje të Prizrenit”.

Avdyli shprehet se qyteti i prizrenit duhet të çlirohet nga ndikimi i grupeve të interesit, të cilat, sipas tij, shpesh janë të lidhura me krimin: “Prizreni duhet t’u kthehet qytetarëve të tij”./PrizrenPress.com/

Vetëvendosje akuzon kryetarin Totaj për aktakuzën ndaj shtatë zyrtarëve të Komunës së Prizrenit

0

Pas ngritjes së aktakuzës nga Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti për Krime të Rënda, ndaj disa zyrtarëve të Komunës së Prizrenit dhe përfaqësuesit të një kompanie private, Lëvizja Vetëvendosje – Qendra në Prizren ka reaguar ashpër, duke akuzuar kryetarin Shaqir Totaj dhe qeverisjen lokale për keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe menaxhim të paligjshëm të kontratave publike.

Në një deklaratë për media, Vetëvendosje thekson se mirëpret veprimin e Prokurorisë për ngritjen e aktakuzës, që sipas tyre, ka të bëjë me një skandal të rëndë që kap vlerën mbi 550 mijë euro dhe që i ka shkaktuar buxhetit komunal një dëm financiar prej mbi 412 mijë euro.

“Sipas aktakuzës, zyrtarë komunalë, në bashkëpunim me një kompani private, kanë favorizuar në mënyrë të paligjshme një grup të operatorëve ekonomikë në tenderin publik për ‘Renovim dhe mirëmbajtje të objekteve të Komunës’, duke anashkaluar pesë oferta të tjera me çmime më të ulëta. Për më tepër, menaxhimi i kontratës është bërë në kundërshtim me Ligjin për Prokurim Publik, duke rezultuar me realizimin vetëm të pjesshëm të punëve të parapara”, thuhet në reagim.

Vetëvendosje akuzon drejtpërdrejt Partinë Demokratike të Kosovës dhe kryetarin Shaqir Totaj për, siç e quajnë ata, “kapje të institucioneve dhe shpërdorim sistematik të parasë publike”.

“Ky rast është dëshmi e qartë e zhytjes së Komunës së Prizrenit në një sistem klientelist dhe korruptiv, nën drejtimin e PDK-së dhe kryetarit Totaj. Qeverisja e tyre është shndërruar në simbol të zhvatjes dhe keqmenaxhimit”.

Në fund të deklaratës, Vetëvendosje shpreh bindjen se qytetarët e Prizrenit meritojnë një pushtet të ndershëm dhe transparent, në shërbim të interesit publik./PrizrenPress.com/

Mund të jetë një imazh i ?pije dhe ?teksti që thotë "?A30 OFERTE ?? 08:00 08:00- 13:00 Vetëm AAs 0.99€ N?G ???? ??- ????????? TAPI T ? yTOAE? AV HAPPY PxAPE REITEDET 4??? Cmax FRUTH max VITAM?NLÍ UMON LIMON Super ofertë çdo dite prej orës 8:00 13:00 Makiato e vogël ose Espresso Pije Uluda? ABI Center ABI Plus?"??

Nderohet jeta dhe vepra e mjekut, Kujtim Bakiqi

0

Në ambientet e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) “Nexhip Berisha” në Prizren, u mbajt sot një mbledhje komemorative në nderim të dr. Kujtim Bakiqit, i cili u nda nga jeta mëngjesin e 17 majit, në moshën 62-vjeçare.

Në këtë ceremoni të përmbushur me ndjenja të thella respekti e dhimbjeje, u përkujtua jeta dhe kontributi i çmuar i dr. Bakiqit, i cili për dekada të tëra shërbeu me përkushtim në QKMF Prizren, duke dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në kujdesin parësor shëndetësor.

I pranishëm në këtë mbledhje ishte edhe kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, i shoqëruar nga bashkëpunëtorët e tij.

Në fjalën e rastit, Totaj e cilësoi dr. Kujtimin si një profesionist të rrallë, të cilit pacientët i ishin gjithmonë prioritet.

“Kjo është një humbje e madhe për të gjithë ne që e njohëm dhe bashkëpunuam me të”,  u shpreh ai.

Ushtruesi i detyrës së drejtorit të QKMF-së, Fadil Bajraktari, e përshkroi të ndjerin si një figurë shembullore për përkushtim, profesionalizëm dhe humanitet.

Ai theksoi se dr. Bakiqi gjithmonë tregoi kujdes të veçantë për secilin pacient që trajtonte.

Ndërsa kolegu i tij, Eshref Kryeziu, foli nën emocionet e humbjes për një mik dhe bashkëpunëtor të dashur, duke e përshkruar atë si një profesionist të përkushtuar dhe njeri të jashtëzakonshëm.

Nga familja, me një fjalim prekës, foli vajza e dr. Kujtim Bakiqit, Melisa, e cila mes lotësh kujtoi babanë si një prind shembullor, humanist dhe njeri me zemër të madhe.

Dr. Kujtim Bakiqi ka qenë për shumë vite shef i Shërbimit të Urgjencës në QKMF Prizren, ku ka lënë gjurmë të pashlyeshme në fushën e mjekësisë dhe shëndetësisë publike.

Në shenjë nderimi të veçantë, Shërbimi i Urgjencës në Prizren e përcolli kortezhin funeral drejt varrezave të qytetit me autombulanca, duke e përshëndetur për herë të fundit kolegun dhe mikun e tyre./TV Prizreni

Aktakuzë për shpërndarje të narkotikëve ndaj një personi në Prizren

0

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër E.R., për shkak të dyshimit të bazuar mirë se i njëjti ka kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” nga neni 267, par. 2, sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Sipas një njoftimi për media thuhet se sipas aktakuzës, i pandehuri E.R., me datë 24.01.2025, rreth orës 17:50 min, në fshatin Korishë – Komuna e Prizrenit, pa autorizim shpërndanë, substanca narkotike me qëllim të shitjes, shpërndarjes apo ofrimit për shitje, në atë mënyrë që i njëjti bënë shitjen dhe shpërndarjen tek përdorues të substancave narkotike.

Me datë 24.01.2025, policia pas marrjes së informatave lidhur me të pandehurin, se ishte duke bërë shitjen dhe shpërndarjen e narkotikëve, vërejnë veturën e markës “Golf 2” e cila futet dhe del nga shtëpia e të pandehurit, të cilën veturë më pas e kontrollojnë, dhe aty arrijnë të gjejnë nën ulësen e shoferit një qese me substancë të dyshuar narkotike të llojit “marihuanë”, dhe më pas rreth orës 20:03 min, gjatë zhvillimit të kontrollit nga ana e policisë, i pandehuri merr një qese te substancës narkotike të cilën e fut nën xhaketë dhe arrin të largohet në pjesën malore afër shtëpisë.

“Gjatë kontrollit të shtëpisë, në dhomën e të pandehurit janë gjetur: Një qese me substancë narkotike të llojit ‘marihuanë’ me peshë prej 15.00 gram, një qese me substancë narkotike e llojit ‘marihuanë’ me peshë prej 1.76 gram, një qese plastike ngjyrë e bardhë brenda saj e një qese ngjyre e zezë e mbushur me substancë narkotike e llojit marihuanë me peshë prej 663.73 gram, të cilat kanë një peshë të përgjithshme prej 680.49 gram”.

Tutje në njoftim thyhet se me këto veprime, i njëjti ka kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” sipas KPRK-së.

“Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar gjykatës që pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor, administrimit të provave dhe vlerësimit të tyre, i pandehuri i lartëcekur për veprën penale për të cilën akuzohet të shpallet fajtor dhe të dënohet sipas ligjit”, thuhet në njoftim.

Aktakuzë ndaj shtatë zyrtarëve të Komunës së Prizrenit, dyshohet se mashtruan në një tender

0

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurve Xh.D., Y.G., Q.K., S.V., E.Sh., L.S., B.J., për shkak të dyshimit të bazuar mirë se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” nga neni 414 par. 2-1, lidhur me par. 3, nëpar. 3.1 lidhur me nenin 31 të KPRK-së, dhe D.N., për shkak të dyshimit të bazuar mirë se i njëjti ka kryer veprën penale “Keqpërdorimi apo mashtrimi në prokurim publik” nga neni 415 parag. 3 lidhur me parag. 1 dhe 2 të KPRK-së.

Sipas aktakuzës, me datë 04.08.2022 në kohë të pacaktuar në Prizren, të akuzuarit në cilësinë e personave zyrtarë, për vlerësimin e ofertave në tenderin “Renovim dhe mirëmbajtje të objekteve të Komunës së Prizrenit”, duke shfrytëzuar detyrën apo autoritetin zyrtar nuk i përmbushin detyrat e tyre zyrtare, duke mundësuar përfitim grupit të operatorit ekonomik “P.C.G. Sh.P.K.” dhe “A.-T. Sh.P.K.”

 

Të pandehurit, veprojnë në kundërshtim me Ligjin për Prokurorim Publik dhe në kundërshtim me Rregullat dhe Udhëzuesin e Prokurimit Publik, në atë mënyrë që i akuzuari Xh.D., në cilësinë e kryetarit të komisionit vlerësues, Y.G., dhe Q.K., anëtarë të komisionit, i rekomandojnë autoritetit kontraktues Komunës së Prizrenit, lidhjen e kontratës në vlerë 550.000,00 €, me grupin e operatorit të lartpërmendur, përkundër faktit që pesë operatorë të përgjegjshëm që nuk janë rekomanduar nga komisioni vlerësues, kanë qenë më të lirë rreth 203.47% përkatësisht 202.771.98 € sipas çmimeve mesatare të realizuar për tetë situacione deri më datë 05.08.2024.

Ndërsa, i akuzuari S.V., menaxher i kontratës, e akuzuara L.S., mbikëqyrëse e brendshme, i akuzuari B.J., mbikëqyrës i jashtëm, gjatë ushtrimit të përgjegjësive të tyre nuk kanë vepruar konform legjislacionit të prokurimit, dhe nuk kanë ndërmarrë asnjë veprim për të parandaluar dëmin autoritetit kontraktues lidhur me keq menaxhimin e kontratës.

I akuzuari E.Sh., në cilësinë e drejtorit të administratës – mbikëqyrës i menaxherit të projektit, ka ndikuar që operatorët ekonomik gjatë fazës së ofertimit të manipulojnë me çmime për njësi.

Të pandehurit e lartcekur, nuk i kanë përmbushur detyrat e tyre dhe qëllimisht kanë mundësuar përfitim të dobisë pasurore për grupin e operatorit ekonomik “P.C.G. Sh.P.K.” dhe “A.-T.” Sh.P.K, duke shkaktuar dëm autoritetit kontraktues – komunës së Prizrenit, në vlerë prej 412.584,87€. Me këto veprime, të njëjtit kanë kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” sipas KPRK-së.

Ndërsa, i akuzuari D.N., në cilësinë e personit përgjegjës të kompanisë “A.T. Sh.P.K.”, Prizren, me vetëdije shkel rregullat e prokurimit publik, në atë mënyrë që paraqet dokumentacion të rremë sa i përket çmimeve të para- masës dhe para – llogarisë, me ç’rast shumica e pozicioneve kanë pasur çmime jo normalisht të ulëta dhe çmime spekuluese, ku nga 233 pozicione 74 pozicione nuk janë realizuar fare dhe qëllimi i uljes së çmimit në disa pozicione shumëfish nën çmimet e tregut ka qenë fitimi i tenderit. Me këto veprime, i njëjti ka kryer veprën penale “Keqpërdorimi apo mashtrimi në prokurim publik” sipas KPRK-së.

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar gjykatës që pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor, administrimit të provave dhe vlerësimit të tyre, të pandehurit e lartëcekur për veprat penale për të cilat akuzohen të shpallen fajtorë dhe të dënohen sipas ligjit.

Valon Bunjaku shpallet MVP i ndeshjes Bashkimi-Trepça

0

Votuesit në rrjetet sociale të Federatës së Basketbollit të Kosovës kanë zgjedhur Valon Bunjakun MVP i ndeshjes Bashkimi-Trepça.

Bunjaku ndaj mitrovicasve kishte 15 pikë, shtatë kërcime e gjashtë asistime, duke pasur indeksin 22, raporton PrizrenPress.

Kryetari Totaj nënshkruan marrëveshjen për financimin e rinovimit të Stacionit të Autobusëve në Prizren

0

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se ndërtesa e Stacionit të Autobusëve në Prizren do të rinovohet bashkë me rregullimin e infrastrukturës përkatëse.

Ky projekt sipas njoftimit të Komunës do të realizohet me mjetet nga Granti i Performancës Komunale.

“Kryetari Shaqir Totaj nënshkroi sot marrëveshje për mbështetje financiare të projektit “Rregullimi i infrastrukturës dhe renovimi i objektit të Stacionit të Autobusëve në Prizren”, i cili projekt do të mbështetet nga skema e grantit për performancë komunale, nga e cila Komuna e Prizrenit është shpërblyer me 2.047.132,85 euro, në bashkëpunim me Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal dhe Helvetas Swiss Intercooperation, përfaqësuar nga menaxheri i projektit DEMOS”, thuhet në njoftimin e Komunës së Prizrenit.

Marketing

QKMF-ja në Prizren organizon aktivitete vetëdijësuese për Ditën Ndërkombëtare të Hipertensionit

0

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Hipertensionit, Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare (QKMF) në Prizren, në bashkëpunim me ekipet profesionale shëndetësore, ka organizuar sot aktivitete vetëdijësuese për qytetarët, me fokus në parandalimin dhe kontrollin e shtypjes së lartë të gjakut.

Kliko videon:https://www.facebook.com/PrizrenPress/videos/1391943991952736

Gjatë ditës, qytetarët kanë mundësinë të përfitojnë nga shërbime falas për matjen e tensionit të gjakut, si dhe të marrin këshilla nga profesionistët shëndetësorë mbi rëndësinë e një jetese të shëndetshme. Aktivitetet po zhvillohen në disa pika të qytetit dhe janë të hapura për të gjithë të interesuarit.

Drejtori i QKMF-së në Prizren, Fadil Bajraktari, theksoi rëndësinë e këtyre iniciativave në edukimin dhe ndërgjegjësimin e qytetarëve për shëndetin kardiovaskular.

“Hipertensioni është një ndër sëmundjet më të përhapura, por edhe më të parandalueshme. Përmes këtyre aktiviteteve, synojmë t’i japim qytetarëve mjetet dhe njohuritë që u duhen për të ndërmarrë hapa konkret drejt një jete më të shëndetshme,” – u shpreh Bajraktari.

Kliko linkun:https://www.facebook.com/PrizrenPress/videos/876934154597918

Përveç matjes së tensionit, qytetarët informohen për mënyrat më efikase për të mbajtur nën kontroll hipertensionin, përfshirë ushqimin e shëndetshëm, aktivitetin fizik të rregullt dhe shmangien e faktorëve të rrezikut si duhani, stresi dhe mbipesha.

QKMF -ja apelon tek qytetarët që të jenë proaktivë në kujdesin ndaj shëndetit të tyre dhe i inkurajon të marrin pjesë në këto aktivitete, si një hap i rëndësishëm drejt përmirësimit të cilësisë së jetës dhe parandalimit të sëmundjeve kardiovaskulare./PrizrenPress.com/

Arrestohet i dyshuari për shtënie me armë zjarri në një lokal në Korishë të Prizrenit

0

Policia e Kosovës ka njoftuar se në Korishë të Prizrenit ka arrestuar një person për shkak të dyshimit se ka shtënë me armë zjarri në një lokal.

“Më datë 18.05.2025, rreth orës 00:20, në fshatin Korishë, përderisa patrulla policore e Stacionit Policor Prizren-Veri ka qenë duke zhvilluar pikë kontrolli, në afërsi janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri. Zyrtarët policorë kanë reaguar menjëherë duke lokalizuar lokacionin, i cili ishte një lokal kafe-bar. Patrulla policore ka siguruar vendngjarjen dhe, me urdhër të prokurorit, është bastisur lokali”, thuhet në njoftimin e policisë.

Në vendngjarje, gjatë bastisjes, sipas njoftimit, është gjetur një pistoletë si dhe gjashtë gëzhoja, kurse provat janë marrë nga njësia e krim-teknikës dhe hetuesi kujdestar.
“I dyshuari që ka shtënë me armë është arrestuar dhe, pas intervistimit, me vendim të prokurorit është ndaluar për 48 orë”, thuhet në njoftim.

Në këtë rast, sipas Policisë, është sekuestruar arma dhe kanë filluar hetimet për veprat penale “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll, posedim apo shfrytëzim i paautorizuar i armës”.

Marketing

Policia njoftohet për një person të zhdukur në Lubizhdë të Prizrenit

0

 

Sipas këtij raportimi, personi në fjalë të shtunën ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e tij.

“Është raportuar se më datë 17.05.2025 viktima mashkull kosovar ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e tij. Me urdhër të prokurorit kujdestar është iniciuar rasti”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.

Marketing