Arrestohet i dyshuari për shtënie me armë zjarri në një lokal në Korishë të Prizrenit

Policia e Kosovës ka njoftuar se në Korishë të Prizrenit ka arrestuar një person për shkak të dyshimit se ka shtënë me armë zjarri në një lokal.

“Më datë 18.05.2025, rreth orës 00:20, në fshatin Korishë, përderisa patrulla policore e Stacionit Policor Prizren-Veri ka qenë duke zhvilluar pikë kontrolli, në afërsi janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri. Zyrtarët policorë kanë reaguar menjëherë duke lokalizuar lokacionin, i cili ishte një lokal kafe-bar. Patrulla policore ka siguruar vendngjarjen dhe, me urdhër të prokurorit, është bastisur lokali”, thuhet në njoftimin e policisë.

Në vendngjarje, gjatë bastisjes, sipas njoftimit, është gjetur një pistoletë si dhe gjashtë gëzhoja, kurse provat janë marrë nga njësia e krim-teknikës dhe hetuesi kujdestar.
“I dyshuari që ka shtënë me armë është arrestuar dhe, pas intervistimit, me vendim të prokurorit është ndaluar për 48 orë”, thuhet në njoftim.

Në këtë rast, sipas Policisë, është sekuestruar arma dhe kanë filluar hetimet për veprat penale “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll, posedim apo shfrytëzim i paautorizuar i armës”.

Marketing

Më Shumë

Nis pastrimi i rrëshqitjeve të dheut në autostradën ‘Ibrahim Rugova’

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka njoftuar se kanë nisur punimet për largimin e dheut në Autostradën “Ibrahim Rugova”, në segmentin Suharekë–Prizren. Sipas njoftimit të...

Mot me diell, sot temperaturat deri në 29 gradë

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se sot në Kosovë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara, ndërsa vranësira më të dendura...

Lajmet e Fundit