Dragashi forcon lidhjet me Purkersdorfin e Austrisë

Anëtarët e Kuvendit të Komunës së Dragashit po qëndrojnë për një vizitë në Austri dhe në këtë kuadër kryetari i Komunës, Bexhet Xheladini, kryesuesja e Kuvendit, Arijeta Skeraj, dhe kuvendari, Nexhat Selaj, kanë vizituar Komunën Purkersdorf, ku janë pritur nga kryetari Stefan Steinbichler.

“Gjatë këtij takimi, i cili u zhvillua në një atmosferë miqësore, të dy delegacionet shkëmbyen informacione përkatëse mbi komunat e tyre, duke ndarë përvoja dhe praktika të mira në qeverisjen lokale”, thuhet në njoftimin e Komunës së Dragashit.

Aty theksohet se Xheladini ka ftuar homologun e tij që “në një kohë të përshtatshme, të vizitojë Komunën e Dragashit, si dhe parashtroi idenë për mundësinë e binjakëzimit ndërmjet dy komunave”.

Sipas njoftimit, kryetari i Komunës së Purkersdorf, Stefan Steinbichler ka bërë të ditur se kërkesat dhe propozimet e paraqitura do të shqyrtohen me vëmendje.

Më Shumë

Në Savrovë përkujtohen dëshmorët dhe martirët e lirisë

Në fshatin Savrovë të Suharekës është mbajtur një ceremoni përkujtimore në nderim të bijve dhe bijave të rënë për lirinë e vendit. Në këtë aktivitet,...

Votimi në Prizren vijon pa probleme, Hyseni: Proces i qetë dhe i organizuar

Nga Qendra Komunale e Numërimit në Prizren ka folur, Nexhmedin Hyseni, i cili mban edhe një pozitë brenda KQZ-së.   Ai ka deklaruar se procesi po...

Lajmet e Fundit