17.6 C
Prizren
E shtunë, 9 Maj, 2026
Home Blog Page 510

Krimi në Prizren: Babai dyshohet se sulmoi me thikë vajzat në gjumë, i tha gruas “duhet të vdesim të gjithë”

0

Prizreni dhe i gjithë vendi u trondit mëngjesin e së martës, me vrasjen e rëndë të 15-vjeçares, shtetase turke. Krimin po dyshohet se e kreu babai i saj, Mehmet Gorenç. Ai tashmë është dërguar në paraburgim, pasi Gjykata Themelore në Prizren aporovoi kërkesën e Prokurorisë.

Kërkesa e Prokurorit të Shtetit, siç merr vesh Klankosova.tv. ka zbuluar detaje tronditëse.

Gjithçka dyshohet se ndodhi pas orës 05:00 të mëngjesit, kur i dyshuari nisi t’i sulmojë të bijat derisa ishin në gjumë, duke iu vërsulur fillimisht 15-vjeçares, e cila nuk arriti të mbijetojë dhe vdiq në vendin e ngjarjes.

Krimi i rëndë u krye me një thikë mbi 20 centimetra, me të cilën i dyshuari e goditi edhe vajzën tjetër rreth 10-vjeçare, që mbeti e plagosur rëndë, si dhe bashkëshorten e tij, e cila pësoi lëndime më të lehta trupore, raporton Klankosova.tv.

Bazuar në kërkesën për paraburgim, thuhet se i dyshuari, ndër të tjera, i është drejtuar gruas së tij se “duhet të vdesim të gjithë”.

Prokurori i Shtetit ka vlerësuar ndër të tjera se kjo masë është e arsyeshme për t’u caktuar, për shkak të veprave të rënda penale që janë kryer brenda familjes, e po ashtu edhe për shkak të rrezikut që i dyshuari mund të arratiset meqë nuk ka vendbanim të përhershëm në Kosovë.

Gorenç do tëhetohet, nën dyshimin se ka kryer veprat “Vrasje e rëndë”, “Vrasje e rëndë e mbetur në tentativë” dhe “Armëmbajtje pa leje”.

Masa e sigurisë është caktuar në seancën dëgjimore të mbajtur dje dhe do të zgjasë 30 ditë.

Kodi Penal i Republikës së Kosovës parasheh dënim me jo më pak se 10 vjet burgim ose burgim të përjetshëm për këdo që privon nga jeta një fëmijë; anëtar të familjes; në mënyrë mizore apo dinake; ose duke rrezikuar jetën e një ose më shumë personave të tjerë./Klankosova.tv.

Prokuroria e Prizrenit ngrit aktakuzë ndaj shtatë personave për keqpërdorim të detyrës zyrtare

0

Prokuroria Themelore e Prizrenit, gjegjësisht Departamenti i Krimeve të renda ka ngritur aktakuzë ndaj shtatë personave.

B.K., A.R., V.K., Z.T., A.E., H.B dhe A.T, dyshohetn për vepren “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Sipas dosjes së organit të akuzës, gjatë periudhës kohore prej 12.10.2018 e deri në dhjetor të vitit 2019, në Suharekë, të akuzuarit e lartpërmendur, si zyrtarë për kontrollimin e punëve ndërtimore, për ndërtimin e SHFMU “Vaso Pashë Shkodrani” në fshatin Tërnje, në vlerë prej 294.154,79 euro, duke shfrytëzuar detyrën apo autoritetin zyrtar nuk i përmbushin detyrat e tyre me qëllim mundësojnë përfitimit të dobisë për tjetrin, Operatorin Ekonomik NPN ,,I.” NPN ,,E.”, në atë mënyrë që i akuzuari i parë B.K., në cilësinë e menaxherit të projektit, ka ndryshuar projektin e ndërtimit të shkollës së lartpërmendur pa përfillur kompaninë projektuese duke pranuar punët në kundërshtim me kontratën e nënshkruar, me rregullat dhe udhëzuesin operativ për prokurim publik.

“Ndërsa, të akuzuarit A.R., dhe V.K., në cilësinë e mbikëqyrësve të brendshëm komunal dhe Z.T., në cilësinë e mbikëqyrësit të jashtëm të kontraktuar, gjatë mbikëqyrjes nuk kanë vepruar sipas kushteve të kontratës dhe përgjegjësive që i takojnë, si dhe të akuzuarit A.E., H.B., dhe A.T., anëtarë të komisionit për kontrollimin e punëve në projektin e lartpërmendur, kanë dështuar të bëjnë verifikimin e sasisë, cilësisë, llojin dhe vlerën financiare të pranuar dhe të dokumentuar, dhe kanë pranuar të bëhen pagesa për pozicione të pakryera, përfshirë mungesën e zbritjes së pozicioneve të podrumit me sipërfaqe prej 175 m², i cili nuk është realizuar sipas projektit, dhe është zëvendësuar me vetëm 16 m² të një aneksi. Në këtë rast, është lidhur kontratë për punë shtesë me të njëjtin operator ekonomik në vlerë prej 29,202.60 euro, duke shkaktuar kështu dëm financiar për buxhetin e Komunës së Suharekës”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Themelore të Prizrenit.

Me këto veprime, të njëjtit kanë kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” sipas KPRK-së.

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar gjykatës që pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor, administrimit të provave dhe vlerësimit të tyre, të pandehurit e lartëcekur për veprën penale për të cilën akuzohen të shpallen fajtor dhe të dënohen sipas ligjit.

Kurti për komandant Drinin: Luftëtar e intelektual i paepur

0

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, bashkë me zëvendëskryeministren në detyrë, Emilia Rexhepi, e deputetët të zgjedhur të Kuvendit të Kosovës kanë bërë homazhe në varrezat e dëshmorëve në Landovicë, aty ku prehet edhe omandant Drini.

Në 25 vjetorin e vrasjes së tij, Kurti tha se “Komandant Drini” ka qenë një veprimtar intelektual, një luftëtar i paepur i cili me pushkë në dorë e strategji në mendje u përball me armikun e okupatorin serb.

“Ekrem Rexha, ‘Komandant Drini’, ka qenë një veprimtar intelektual, një luftëtar i paepur i cili me pushkë në dorë e strategji në mendje u përball me armikun e okupatorin serb, dhe sot shënojmë 25 vjetorin e vrasjes së tij me 135’rast bëmë homazhe te varri i tij dhe shprehëm mirënjohjen tonë të thellë tek familja e i tij që dhanë një bir kaq të vlefshëm për kombin”, tha pas homazheve kreu në detyrë i qeverisë.

67 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë

0

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se brenda 24 orëve të kaluara janë shënuar 67 aksidente dhe janë shqiptuar 2133 gjoba në trafik.

Sipas raportit të policisë, gjatë 24 orëve të fundit janë evidentuar disa aksidente në trafikun rrugor, 21 aksidente kanë qenë me lëndime dhe 16 me dëme materiale.

Gjatë kësaj periudhe, policia njofton se janë arrestuar 21 persona, 16 të tjerë janë dërguar në mbajtje.

25 vjet nga vrasja e “Drinit”

0

8 maj 2000. Ish-komandanti i UÇK-së, Ekrem Rexha -‘Drini’, vritet para shtëpisë së tij, në Prizren.

Kjo vrasje ndodhi në rrethana misterioze.

Drejtësia vendore e ndërkombëtare, ka dështuar në gjetjen e vrasësve.

Ish-komandanti i UÇK-së Ekrem Rexha -‘Drini’ u vra para shtëpisë së tij në lagjen “Bazhdarhane” , në mëngjesin e 8 majit të vitit 2000, në kohën kur po punonte si drejtor komunal për Emergjencë.

Në momentin kritik ai kishte dalë të ndezte veturën për të shkuar në punë, ndërsa ishte qëlluar me armë automatike, derisa po shikonte gomën e parë të veturës, nga ana e shoferit që ishte shpuar qëllimisht.

Për zbardhjen e vrasjes, nën drejtimin e ndërkombëtarëve në Prizren janë mbajtur dy procese gjyqësore, por në mungesë provash, të akuzuarit, ish-pjesëtarë të UÇK-së, por edhe ish-shokë të “Drinit”, janë liruar.

Procesi për të zbardhur vrasjen më vonë u zhvendos në Prishtinë, ku në një proces tjetër me drejtësinë u përball ish-komandanti i Zonës së Dytë të TMK-së, gjeneral Sali Veseli, që ishte akuzuar për bashkëpunim në vrasje. Shkalla e dytë e Gjykatës e pat prishur aktgjykimin e Gjykatës në Prizren, siç është thënë në mungesë provash liroi të akuzuarit.

Njëra nga vrasjet më misterioze që pati tronditur Prizrenin, pasluftës ka qenë vrasja e komandantit të UÇK-së, Ekrem Rexha -‘Drini’.

Ish-presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, e pati dekoruar me Medaljen e Pavarësisë bashkëshorten dhe dy djemtë e ish- komandantit të UÇK-së, Ekrem Rexha-“Drini”. /PrizrenPress.com/

Marketing

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Trepça i kundërpërgjigjet Bashkimit, barazohet seria finale

0

Trepça ka triumfuar në finalen e dytë të “Play-off”-it ndaj Bashkimit me rezultat 79:72 (20:20, 21:21, 17:17, 21:14).

Tani seria barazohet në 1:1, raporton PrizrenPress.

Vendasit të përkrahur nga tifozët e nisën ndeshjen për mrekulli, me një seri prej 7:0, por prizrenasit u kundërpërgjigjën shpejt, për të përmbysur shifrat në 16:20, derisa çereku i parë përfundoi 20:20. Prizrenasit në periudhën e dytë, tri herë kishin epërsi deri në shtatë pikë, por mitrovicasit nuk u dorëzuan dhe në fund barazuan shifrat në 41:41, sa përfundoi pjesa e parë.

Edhe perioda e tretë ishte tërësisht e barabartë 17:17, ndërsa në dhjetë minutat e fundit dhe vendimtar, mitrovicasit ishin më të mirë për të triumfuar 79:72.

Më të mirët te Trepça ishin Tekele Cotton me 22 pikë e tetë asistime, Michael Myers me 22 pikë e nëntë kërcime dhe Drilon Hajrizi me 15 pikë e shtatë kërcime, kurse te Bashkimi, Lejson Zeqiri dhe Dirk Williams kishin nga 16 pikë, ndërsa Jayveous Mckinnis 12 pikë e dhjetë kërcime.

Ndeshja e ardhshme zhvillohet të dielën në Prizren, ndërsa skuadra që shënon katër fitore shpallet kampione e Kosovës./PrizrenPress.com

Arrestohet një 17-vjeçar në Rapç të Dragashit për nxitje të përçarjes dhe mosdurimit

0

Një 17-vjeçar është arrestuar të enjten në fshatin Rapç të Dragashit, në një manifestim tradicional ku morën pjesë mijëra qytetar nga kjo zonë.

Këtë e bëri të ditur Shaqir Bytyqi, zëdhënës për media në Drejtorinë Rajonale të Policisë së Kosovës në Prizren.

“Në manifestim është vërejtur një i ri  17-vjeçar me një bluzë me hartën e Kosovës me mbishkrimin në çirilice ‘Dragash, Kosovo i Metohija’ me hartën e Kosovës në prapavijë”, ka thënë Bytyqi.

Bytyqi tha se i mituri pas intervistimit është liruar me procedurë të rregullt.

Kundër të njëjtit është filluar procedura hetimore për veprën penale ” nxitja e përçarjes dhe mos durimit”.

Vritet një person me armë zjarri në Has

0

Një vrasje me armë zjarri ka ndodhur pasditen e së mërkurës në fshatin Pla të qytetit Hasit.

Sipas policisë së shtetit, Y. J., 41 vjeç, dyshohet se ka vrarë me armë zjarri shtetasin R. S., 34 vjeç,  për motive pronësie, raporton Topchannel, transmeton Klankosova.tv.

Në vendngjarje  shkuan menjëherë  shërbimet Policisë, si dhe në mbështetje të Policisë lokale shkuan Forcat e Posaçme Shqiponja të  DVP Kukës.

Si rezultat i veprimeve të shpejta  policore u bë kapja  dhe arrestimi i autorit të dyshuar.

Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar arma e zjarrit e dyshuar e  përdorur nga autori.

Suhareka rikthehet te fitorja, Prishtina dhe Dukagjini ndajnë pikët

0

Suhareka ka shënuar fitore në elitën e futbollit kosovar, duke mposhtur Feronikelin 74 me rezultat 3:1 në ndeshjen e zhvilluar të mërkurën në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas.

Ndërkohë, në një tjetër sfidë të javës, Prishtina dhe Dukagjini kanë ndarë pikët në një barazim pa gola.

Skuadra nga Suhareka e nisur takimin më mirë, duke kaluar në epërsi që në minutën e 9-të përmes Jakup Berishës. Epërsia është dyfishuar në minutën e 29-të, kur Fitim Susuri ka realizuar për 2:0, ndërsa në pjesën e dytë Mevlan Zeka e ka vulosur fitoren me golin e tretë në minutën e 57-të. Golin e nderit për vendasit e ka shënuar Adonis Qorri në minutën e 73-të.

Me këtë fitore, Suhareka shkon në kuotën e 36 pikëve pas 33 ndeshjeve, duke mbetur katër pikë prapa Llapit që gjendet në vendin e tetë, vend që dërgon në barazh, dhe ka një ndeshje më pak të zhvilluar. Ndërsa Prishtina gjendet në vendin e gjashtë me 44 pikë e Dukagjini në vendin e shtatë me 42 pikë. në krye të tabelës është Drita me 69 pikë./rtklive/

Arrestohet i dyshuari për shpërthimin e veturës së u.d. të drejtorit të QKUK-së, Osman Hajdari

0

Prokuroria Themelore në Prishtinë, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, të mërkurën ka njoftuar se është arrestuar një person i dyshuar për shpërthimin e ndodhur më 30 prill në oborrin e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), që kishte në shënjestër veturën e ushtruesit të detyrës së drejtorit të këtij institucioni, Osman Hajdari.

I dyshuari, i identifikuar me inicialet B.K., është arrestuar në Podujevë dhe po hetohet për disa vepra penale serioze, përfshirë: “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”, “Zjarrvënia” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Sipas komunikatës për media, operacioni policor është zhvilluar në koordinim të ngushtë me prokurorin e Shtetit dhe po vazhdon në mënyrë të intensifikuar në disa lokacione të ndryshme për mbledhjen e provave dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit.

“Organet e rendit mbeten të përkushtuara për të zbuluar motivet dhe për të sqaruar tërësisht këtë rast”, thuhet në njoftimin zyrtar të Prokurorisë.

Pas shpërthimit, Hajdari kishte dalë në një konferencë për media ku kishte deklaruar se ky akt lidhet më shumë me detyrën e tij zyrtare, me punët e mira dhe vendosmërinë për rregull e rend në QKUK.

Ai pati thënë se në momentin e shpërthimit ai ndodhej në zyrë dhe se automjeti ishte parkuar në oborrin e QKUK-së. Ai e lidhi këtë akt të rëndë me detyrën e tij zyrtare dhe luftën kundër grupeve të interesit brenda institucionit.

“Unë si zakonisht udhëtoj me makinën time private, Kam ardhur rreth orës 8:20. Jam vendosur në parkingun e QKUK-së, pastaj kam vazhduar punën si zakonisht. Pas nja një ore e diçka, drejtori i përgjithshëm më njoftoi që ka një shpërthim në parkingun e QKUK-së. Është një mjet shpërthyes në makinën time. Konsideroj që lidhet me puna e përditshme në krye të institucionit të QKUK-së, meqenëse në jetën time private nuk kam asnjë problem. As në të kaluarën, as tash.

Konsideroj që krejt ky akt lidhet më shumë me detyrën time zyrtare, me punët e mira dhe vendosmërinë për të vendosurur rregull e rend në QKUK dhe ndoshta kjo punë ju pengon grupeve të ndryshme të interesit, qoftë financiare, qoftë grupeve të tjera që mund të kenë lidhje ndoshta edhe me zyrtarë të QKUK-së dhe të tjerë. Këto grupe nëse i kanë zgjedhur këto metoda dhe këto mjete të na frikësojnë e kanë shumë gabim. Do të jemi shumë të vendosur si asnjëherë më parë për të luftuar dukuritë negative, qoftë korruptive, qoftë abuzive”, tha Hajdari në ditën e sulmit.

Për shpërthimin pati reaguar edhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti, i cili e ka lidhur me krimin e organizuar dhe ka përmendur edhe aksione me elemente terroriste, të cilat, sipas tij, nuk trembin drejtorët e institucioneve.

“Se krimi i organizuar dhe aksionet me elemente terroriste nuk i trembin drejtorët tanë e dëshmon deklarata publike e djeshme e z. Osman Hajdari, U.D. i Drejtorit të QKUK-së”, ka shkruar Kurti.

Kurti ka pretenduar se reformat që ka ndërmarrë qeveria e tij kanë prekur interesat e ngushta të klaneve.

“Në çdo institucion publik kemi ndërmarrë reforma të thella që në thelb kanë mbrojtjen e interesit publik e shërbime më të mira për qytetarët. Këto reforma kanë prekur interesa të ngushta të klaneve të ndryshme të instaluara për më shumë se 20 vjet në çdo pore të institucioneve tona”, ka thënë ai.

“Por, akte të tilla jo vetëm që nuk na ndalin, por na bëjnë edhe më këmbëngulës në punët e mira që po bëjmë”, ka shtuar Kurti.