13.5 C
Prizren
E hënë, 11 Maj, 2026
Home Blog Page 548

Dështon konstituimi i Kuvendit

0

Ka dështuar konstituimi i Kuvendit të Kosovës.

Kryesuesi i seancës konstituive, Avni Dehari, njoftoi për ndërprerjen e seancës, pasi tha se s’ka shumicë për vijim të saj.

Ai njoftoi se “detyrohemi të ndërpresim seancën dhe me letër t’i kërkojmë presidentes se si të veprojmë në të ardhmen”.

Kurti me ministra jep dorëheqje

0

Albin Kurti me ministra të vet kanë dhënë dorëheqje me shkrim drejtuar Kryetarit në mandat teknik të Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjfuca.

“Për qëllim betimin si deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës, të legjislaturës së nëntë, po e përcjell edhe zyrtarisht njoftimin për dorëheqje nga posti ekzekutiv, veçse efektiv që nga data e lartcekur sipas Kushtetusës dhe ligjeve në fuqi”.

Rasim Demiri jep dorëheqje nga pozita e drejtorit në Prizren për t’u bërë deputet i Kuvendit të Kosovës

0

 

“Njoftoj opinionin publik se sapo kam dhënë dorëheqje nga funksioni i drejtorit të Drejtorisë për Punë dhe Mirëqenie Sociale të Komunës së Prizrenit, si rezultat i zgjedhjes sime si deputet në Kuvendin e Kosovës. Sot do të jap betimin si deputet dhe do t’i përkushtohem plotësisht detyrës së re dhe përgjegjësisë që vjen nga besimi i qytetarëve”, ka bërë të ditur Demiri.

Ai ka theksuar se gjatë angazhimit si drejtor komunal, bashkë me ekipin dhe në bashkëpunim me partnerët vendorë dhe ndërkombëtarë, janë arritur rezultate drejt përmirësimit të sistemit të mbrojtjes sociale, rritjes së përfshirjes së përfituesve të shërbimeve sociale, përmirësimit të kushteve në Qendrat për punë sociale si dhe janë realizuar projekte që kanë kontribuar drejtpërdrejt në përmirësimin e cilësisë së jetës për shtresat më të cenueshme të shoqërisë.

“Veçanërisht ndihem krenar për programet e ndihmës për familjet në nevojë sociale, personat me aftësi të kufizuara, të moshuarit, si dhe për mbështetjen për të rinjtë dhe sektorin joqeveritar”, është shprehur Demiri.

Në emër të Partisë Demokratike të Boshnjakëve – Koalicionit VAKAT, dhe personalisht ai ka shprehur mirënjohje për kryetarin e Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, për bashkëpunimin e deritanishëm.

“Besoj se edhe në të ardhmen, ndonëse në role të ndryshme, do të vazhdojmë të punojmë së bashku për të mirën e të gjithë qytetarëve të Komunës së Prizrenit, me vëmendje të veçantë ndaj komunitetit boshnjak”, ka thënë Demiri.

Sipas tij, në ditët në vijim, në marrëveshje me kryetarin Totaj, do të propozohet edhe emri i drejtorit të ri të DPMS-së, me qëllim të sigurimit të vazhdimësisë në punë dhe vazhdimit të projekteve të nisura.

“Falënderoj të gjithë bashkëpunëtorët, institucionet dhe qytetarët për besimin, mbështetjen dhe mirëkuptimin. Para nesh qëndrojnë sfida të reja, por edhe një mundësi e re që zëri i qytetarëve tanë të përfaqësohet fuqishëm në Kuvendin e Kosovës”, ka përfunduar Demiri.

Sot mbahet seanca konstituive – tre skenarët që mund ta përcjellin sot Kuvendin

0

 

Seanca është caktuar të nisë në ora 10:00, ndërsa me këtë shënohet edhe hapi i parë drejt themelimit të legjislaturës së re, pas zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit.

Kuvendi i Kosovës tashmë ka bërë të ditur edhe agjendën e seancës.

Në rendin e ditës janë:

Formimi i Komisionit të përkohshëm për verifikimin e kuorumit dhe të mandateve të deputetëve,

Betimi i deputetëve,

Zgjedhja e Kryetarit të Kuvendit,

Zgjedhja e nënkryetarëve të Kuvendit.

Si parti fituese e zgjedhjeve, Lëvizja Vetëvendosje ka të drejtën të propozojë kryeparlamentarin, i cili zgjidhet me 61 vota.

Po 61 vota nevojiten për votimin e Qeverisë së re, nëse del në votim.

Ndërkohë, kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, deklaroi se partia e tij është e gatshme të japë kontributin në procesin e krijimit të institucioneve, megjithëse ende nuk ka një marrëveshje me asnjë parti.

“Ne do të japim kontributin tonë. Presim që qeveria të krijohet sipas afateve kushtetuese. Do ta luajmë rolin tonë në krijimin e këtyre institucioneve, për aq sa na takon — dhe këtu përfundon detyra jonë kushtetuese”, u shpreh Limaj.

Votat e tre deputetëve të Nismës Socialdemokrate mund të jenë vendimtare për përmbushjen e kuorumit dhe zgjedhjen e kryeparlamentarit, përderisa Partia Demokratike e Kosovës ka deklaruar se nuk do të marrë pjesë në votim.

Ditë më parë kryetari i LVV-së, Albin Kurti, kishte shprehur ambicien që Kuvendi të konstituohet dhe Qeveria të formohet brenda një dite.

Por, ministri në detyrë për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, u shpreh skeptik, duke thënë për gazetarët se nuk është optimist që të martën do të ketë votim për Qeverinë e re.

Ndërkaq, njohësi i proceseve zgjedhore dhe i punës së Kuvendit, Eugen Cakolli ka paraqitur tre skenarë të mundshëm proceduralë dhe politikë që mund ta përcjellin seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës, e cila pritet të mbahet nesër, apo edhe seancat pasuese.

Skenari 1: Konstituimi i suksesshëm i Kuvendit

Sipas këtij skenari, pas hapjes së seancës, verifikimit të mandateve dhe betimit të deputetëve, Lëvizja Vetëvendosje (LVV), si subjekti më i madh parlamentar, propozon kandidatin për Kryetar të Kuvendit.

Nëse kandidatura merr së paku 61 vota – qoftë përmes një marrëveshjeje formale për koalicion apo përkrahjeje joformale nga opozita – atëherë procedohet me zgjedhjen e nënkryetarëve dhe Kuvendi konstituohet plotësisht.

Pas kësaj, Presidentja Vjosa Osmani do t’i dërgojë një letër zyrtare LVV-së për të kërkuar propozimin për mandatarin e Qeverisë. Pasi LVV të përgjigjet me emrin e kandidatit (që pritet të jetë Albin Kurti), Presidentja nxjerr dekretin për nominimin e tij. Mandatari do të ketë afat 15 ditë për të propozuar Qeverinë dhe për të siguruar shumicën parlamentare.

Skenari 2: Pezullimi i seancës për shkak të mungesës së propozimit

Nëse pas hapave të parë, LVV refuzon të propozojë kandidatin për Kryetar të Kuvendit ose kërkon “konsultime shtesë”, atëherë kryesuesi i seancës, Avni Dehari, duhet ta pezullojë seancën.

Sipas Rregullores së Punës, pezullimi nuk mund të zgjasë më shumë se 48 orë, që do të nënkuptonte mbajtjen e seancave të reja çdo dy ditë. Nëse LVV vazhdon të mos propozojë kandidat, atëherë mund të krijohet një cikël seancash të papërfunduara.

Skenari 3: Bllokim që në hapin e parë

Në këtë skenar, duke qenë se LVV nuk e ka shumicën parlamentare, situata mund të bllokohet që në fillim të seancës.

Disa deputetë të LVV-së dhe përfaqësues të pakicave, përfshirë Kryeministrin në detyrë dhe 15 ministra të tjerë, nuk kanë dhënë dorëheqje nga funksionet ekzekutive, ndonëse këtë e kërkon neni 26 i Ligjit për Qeverinë.

Opozita mund të refuzojë të votojë raportin e Komisionit të Përkohshëm për Verifikimin e Mandateve, duke kontestuar vlefshmërinë e mandateve të atyre që janë ende në detyrë qeveritare. Pa miratimin e këtij raporti, nuk mund të kryhet betimi i deputetëve dhe Kuvendi nuk mund të kalojë në fazat e tjera.

Ky skenar paraqet një bllokim procedural me bazë juridike, i cili vendos presion mbi anëtarët e kabinetit që të japin dorëheqje, në mënyrë që të mundësohet konstituimi.

Megjithatë, edhe ky skenar nuk është në favor të opozitës, pasi nuk nisin afatet ligjore për formimin e institucioneve nga partia fituese. /Telegrafi/

 

Emilia Redzepi del kundër Albin Kurtit, shkak marrëveshja me Duda Baljen

0

Një natë para mbajtjes së seancës konstituive në Kuvendin e Kosovës, lideri i partisë që doli e para nga zgjedhjet e 9 shkurtit, Albin Kurti vazhdon të jetë nën ethe, shkruan Insajderi.

Kur kanë mbetur disa orë para fillimit të seancës për zgjedhjen e kryeparlamentarit, VV duket se ka humbur një votë.

Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se, Emilia Redzepi nuk do të votojë kandidatin e propozuar nga Vetëvendosje.

Redzepi është indinjuar nga marrëveshja e sotme e Kurtit që ka arritur me Duda Baljen, të cilës thuhet se i ka premtuar postin e ministres.

Redzepi nuk e ka mohuar një informacion të tillë.

“Ka diçka në këtë. Nesër e shihni më mirë”, ka thënë ajo për Indeksonline.

Në rast se Redzepi e partisë boshnjake nuk e voton, Kurti në asnjë matematikë nuk do të mund të zgjedhë nesër kryeparlamentarin e ri.

“Shantazhi” në Suharekë: A kërkoi para nëna që e akuzoi kopshtin?

0

Policia në Suharekë po vazhdon ta hetojë edhe më tutje një rast ku nëna e një gjashtëvjeçare e raportoi tek autoritetet edukatoren për dhunë ndaj fëmijët të saj.

Edukatorja e një kopshti në Suharekë që dyshohet që e rrahu vajzën, po i kundërshton deklaratat e Naile Qatanit  që raportoi për dhunë ndaj të bijës.

Edukatorja e dyshuar ka thënë për Klan Kosovën që Nailja i ka kërkuar disa mijëra euro si kërcënim.

Ky xhirim është bërë para se nëna e viktimës të hap rastin në polici. Ndërkaq, drejtoresha e kopshtit që është edhe e motra e edukatores tha se në këtë rast e dyshuara nuk e ka rrahur vajzën.

E avokati i saj, Muhamet Shala pretendon se Naile Qatani i kishte kërkuar para menaxhmentit të kopshtit në këmbim të heshtjes së rastit.

Ndërsa, Qatani i tha televizionit se ata vet i kishin kërkuar marrëveshje.

Për më tepër, ndiqni kronikën e përgatitur nga Klan Kosova:

Martohen Gjesti dhe Egli, këto janë fjalët prekëse që ia tha “gruas”

0

Gjesti dhe Egli tashme janë “martuar” në shtëpinë e Big Brother Vip Albania 4.

Moderatori i BBVA Ledion Liço ka kurorëzuar dashurinë e tyre me martesë në një ceremoni që është duke u mbajtur në oborr të Big Brother, shkruan Insajderi.

“Do të qëndrojë afër aq sa mundem. Të dua”, i tha shkurt Gjesti, Eglit kur Ledion Liço i kërkoi t’i thoshte dy fjalë.

Të pranishëm janë edhe opinionistët: Arbër Hajdari dhe Neda Ballku e shumë ish-banorë të këtij formati.

 

Për atmosferën po përkujdeset këngëtarja nga Kosova, Remzie Osmani dhe vëllai i saj, Nexhati.

“Uroj që të jemi gjithmonë bashkë”, tha në fjalimin e saj Tako.

Komuna e Suharekës dhe UNDP-ja promovojnë transport të qëndrueshëm

0

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj ka bërë të ditur se falë bashkëpunimit me UNDP-në në Kosovë është arritur zbatimi i praktikave miqësore për mjedisin, respektivisht për transport të qëndrueshëm.

Në këtë kuadër janë vendosur edhe mbushësit për makinat elektrike.

“Mbushës elektrik për makina, falas për qytetarët e Komunës së Suharekës”, ka bërë të ditur Muharremaj në rrjetet sociale.

UNDP në Kosovë në saje të projektit “Mbështetje për Veprimin Lokal për Klimën” ka mbështetur Komunën e Suharekës për krijimin e Qendrës Lokale për Rritje të Gjelbër, që angazhohet për mundësimin e zgjidhjeve të zgjuara dhe të gjelbra për zonat urbane dhe rurale përmes një dialogu gjithëpërfshirës përfshirë sektorin privat, shoqërinë civile dhe të rinjtë.

Këshilli Kombëtar i Shkencës ka mbajtur mbledhjen e rregullt në Universitetin “Ukshin Hoti”

0

Këshilli Kombëtar i Shkencës ka mbajtur mbledhjen e rregullt në hapësirat e Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren ka njoftuar kjo e fundit.

Anëtarët e këtij Këshilli kanë zhvilluar takimin e tyre nën udhëheqjen e kryetares Myzafere Krasniqi – Limani.

Gjithashtu kanë zhvilluar një takim me Rektorin e Universitetit, Mentor Alishani.
Sipas njoftimit të Universitetit “Ukshin Hoti” gjatë takimit, janë diskutuar çështje të rëndësishme që lidhen me zhvillimin e politikave shkencore në vend, forcimin e rolit të Këshillit në orientimin strategjik të kërkimeve shkencore, si dhe bashkëpunimin me institucionet e arsimit të lartë për promovimin e ekselencës akademike dhe inovacionit.

“Rektori Alishani ka shprehur mirënjohjen për vizitën dhe ka theksuar rëndësinë që ka një bashkëpunim i ngushtë ndërmjet universiteteve dhe Këshillit Kombëtar të Shkencës për krijimin e një klime të favorshme kërkimore dhe akademike në Kosovë”, thuhet në njoftim, raporton Telegrafi.

Kjo mbledhje, sipas njoftimit, është dëshmi e përkushtimit të Këshillit për të qëndruar pranë institucioneve të arsimit të lartë dhe për të ndihmuar në hartimin e politikave të qëndrueshme në fushën e shkencës dhe teknologjisë.

Komuna e Malishevës dhe Islamic Relief shpërndajnë mekanizëm bujqësor për fermerët

0

Në kuadër të bashkëpunimit dhe bashkëfinancimit mes Komunës së Malishevës dhe organizatës Islamic Relief, sot është realizuar shpërndarja e mekanizmave bujqësorë për fermerët përfitues të kësaj komune. Pajisjet e shpërndara përfshijnë: multikultivatorë, makina mbjellëse për grurë dhe misër, spërkatëse, freza, ndërsa më herët fermerët kishin përfituar edhe serra bujqësore, përcjell PrizrenPress.

Me këtë rast, kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, ka uruar përfituesit dhe ka falënderuar organizatën Islamic Relief për bashkëpunimin.

“Zhvillimi i bujqësisë dhe rritja e kapaciteteve prodhuese është një nga prioritetet tona, me synimin që tregu të furnizohet me produkte vendore dhe ushqimi në sofrat tona të vijë nga toka jonë. Përkrahja e sektorit bujqësor do të vazhdojë, pasi është një nga degët më të rëndësishme të zhvillimit ekonomik të komunës sonë”, tha kryetari Kastrati.

Ndërkaq, drejtoresha e programit në Islamic Relief Kosovë, Albulena Gashi, përgëzoi fermerët përfitues dhe falënderoi Komunën e Malishevës për bashkëpunimin:

“Jemi të vetëdijshëm që nevojat janë më të mëdha se kaq, prandaj angazhimi ynë për përkrahjen e bujqësisë do të vazhdojë edhe në të ardhmen”, u shpreh ajo.

Ndërkohë, drejtori i Drejtorisë për Bujqësi në Komunën e Malishevës, Sylë Dukolli, bëri të ditur se nga ky program kanë përfituar gjithsej: 58 serra me sipërfaqe 50 m², 15 serra me sipërfaqe 100 m², 50 multikultivatorë, 25 spërkatëse, 15 makina për mbjelljen e misrit, 13 makina për mbjelljen e grurit, dhe 27 freza.

Dukolli shprehu mirënjohje për bashkëpunimin dhe punën e palodhur të zyrtarëve të Islamic Relief dhe të Drejtorisë për Bujqësi./PrizrenPress.com