9 C
Prizren
E martë, 29 Prill, 2025

Komuna e Malishevës dhe Islamic Relief shpërndajnë mekanizëm bujqësor për fermerët

Në kuadër të bashkëpunimit dhe bashkëfinancimit mes Komunës së Malishevës dhe organizatës Islamic Relief, sot është realizuar shpërndarja e mekanizmave bujqësorë për fermerët përfitues të kësaj komune. Pajisjet e shpërndara përfshijnë: multikultivatorë, makina mbjellëse për grurë dhe misër, spërkatëse, freza, ndërsa më herët fermerët kishin përfituar edhe serra bujqësore, përcjell PrizrenPress.

Me këtë rast, kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, ka uruar përfituesit dhe ka falënderuar organizatën Islamic Relief për bashkëpunimin.

“Zhvillimi i bujqësisë dhe rritja e kapaciteteve prodhuese është një nga prioritetet tona, me synimin që tregu të furnizohet me produkte vendore dhe ushqimi në sofrat tona të vijë nga toka jonë. Përkrahja e sektorit bujqësor do të vazhdojë, pasi është një nga degët më të rëndësishme të zhvillimit ekonomik të komunës sonë”, tha kryetari Kastrati.

Ndërkaq, drejtoresha e programit në Islamic Relief Kosovë, Albulena Gashi, përgëzoi fermerët përfitues dhe falënderoi Komunën e Malishevës për bashkëpunimin:

“Jemi të vetëdijshëm që nevojat janë më të mëdha se kaq, prandaj angazhimi ynë për përkrahjen e bujqësisë do të vazhdojë edhe në të ardhmen”, u shpreh ajo.

Ndërkohë, drejtori i Drejtorisë për Bujqësi në Komunën e Malishevës, Sylë Dukolli, bëri të ditur se nga ky program kanë përfituar gjithsej: 58 serra me sipërfaqe 50 m², 15 serra me sipërfaqe 100 m², 50 multikultivatorë, 25 spërkatëse, 15 makina për mbjelljen e misrit, 13 makina për mbjelljen e grurit, dhe 27 freza.

Dukolli shprehu mirënjohje për bashkëpunimin dhe punën e palodhur të zyrtarëve të Islamic Relief dhe të Drejtorisë për Bujqësi./PrizrenPress.com

Më Shumë

“Ku ishte Arbëri kur e kam mbështetë VV-në në Prizren”: Duda Balje thotë se nuk kanë ndryshuar qëndrim

Deputetja Duda Balje ka bërë të ditur se nuk ka ndryshuar qëndrim, pra që të qëndrojnë në opozitë. Ajo ka pasur kritika për Arbër Rexhajn. “Na...

53 aksidente dhe afër 2 mijë gjoba trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë

53 aksidente trafiku kanë ndodhur në 24 orët e fundit në Kosovë. Sipas statistikave të policisë, 20 nga këto aksidente kanë qenë me të lënduar...

Sonte

Lajmet e Fundit