12.6 C
Prizren
E hënë, 11 Maj, 2026
Home Blog Page 549

Edhe një grua në pozitë udhëheqëse në Dragash: Blerina Kamberi U.D. Drejtoreshë e Çerdhes

0

Kryetari i Komunës, Bexhet Xheladini, ka emëruar sot Blerina Kamberi U.D. të drejtoreshës së Çerdhes në Dragash, detyrë që ajo do ta ushtrojë deri në zhvillimin e procedurave të rekrutimit.

Kryetari Xheladini e ka uruar Kamberin për këtë detyrë të re, duke i dëshiruar suksese në udhëheqjen e këtij institucioni të rëndësishëm për edukimin e hershëm dhe mirëqenien e fëmijëve.

Ai ka theksuar gjithashtu se ky emërim është një hap i rëndësishëm për avancimin e barazisë gjinore dhe se Komuna e Dragashit mbetet e përkushtuar për rritjen e barazisë gjinore në pozitat udhëheqëse të institucioneve publike./PrizrenPress.com

Komuna e Dragashit fillon projektin e PAPA Testit pa pagesë në QKMF

0

Kryetari i Komunës së Dragashit, Bexhet Xheladini, së bashku me kryesuesen e Kuvendit, Arijeta Skeraj, vizituan Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Dragash, ku u takuan me drejtorin e këtij institucioni shëndetësor, Endrit Piraj. Me këtë rast, ata u informuan me ecurinë e punës së QKMF-së dhe mbarëvajtjen e shërbimeve shëndetësore për qytetarët.

Fillimisht, kryetari Xheladini dhe kryesuesja Skeraj u informuan nga drejtori i QKMF-së për kujdesin paliativ, një program i cili së shpejti do të fillojë të zbatohet nga stafi i QKMF-së dhe ka për qëllim ofrimin e shërbimeve shëndetësore nëpër shtëpi për personat të cilët nuk kanë mundësi që të kenë qasje në QKMF, siç janë personat e moshuar, personat me nevoja të veçanta etj. Gjithashtu, ata u njoftuan edhe për investimet e reja dhe renovimet të cilat do të bëhen në objektin e QKMF-së.

Ndër të tjera, Drejtori Piraj i njoftoi kryetarin e Komunës dhe kryesuesen e Kuvendit për projektin e PAPA TESTIT PA PAGESË për gratë e Komunës sonë. Realizimi i këtij projekti po bëhet realitet, falë angazhimit të vazhdueshëm të Grupit të Grave Asambleiste të Kuvendit të Komunës së Dragashit, duke u bazuar në kërkesat e shumta të grave dhe vajzave që shërbimi i PAPA TESTIT të ofrohet pa pagesë në QKMF-në e Dragashit. Ky projekt ishte prioritet i kryetarit të Komunës dhe kryesuese së Kuvendit, i cili do të implementohet nga QKMF-ja në Dragash.

Për t’u informuar më detajisht lidhur me zbatimin e projektit të PAPA TESTIT, kryetari Xheladini dhe kryesuesja Skeraj vizituan edhe gjinekologun Femi Bojaxhiu, i cili do të ofrojë këtë shërbim në QKMF, duke qenë në dispozicion të pacienteve çdo ditë pune, nga ora 09:00 – 13:00. Pacientet nuk do të kenë nevojë që të caktojnë termin paraprakisht.

Projekti i PAPA TESTIT PA PAGESË në QKMF-në e Dragashit, në pjesën më të madhe do të mbështetet financiarisht nga Komuna e Dragashit, ndërsa pjesa tjetër do të mbulohet nga donatorët./PrizrenPress.com

Prizren/ Dita e parë e seminarit Lumbardhi 101: Si të jetojmë në botën e lumit

0

Të premten e kaluar në Prizren nisi seminari “Lumbardhi 101: Si të jetojmë në botën e lumit”, një nismë që synon të hapë një debat të ri mbi marrëdhënien e qytetit me lumin Lumbardh. Në ditën e parë të seminarit u zhvilluan biseda të hapura, diskutime të gjalla dhe momente reflektimi mbi të ardhmen e këtij elementi të rëndësishëm natyror e kulturor për jetën e përditshme në Prizren.

Lumi Lumbardh ka qenë historikisht një pjesë thelbësore e zhvillimit social dhe ekonomik të qytetit, dhe në këtë seminar po eksplorohen qasje të reja për një bashkëjetesë më të qëndrueshme me të.

Në panelin e ditës së parë morën pjesë emra të njohur nga fusha të ndryshme, si Stephen Cowley, Fisnik Eger, Nebi Bardhoshi, Ferdi Limani, Artnet Haskuka dhe Blerina Kanxha, të cilët ndanë perspektiva shkencore, kulturore dhe qytetare mbi çështjet që lidhen me ruajtjen, menaxhimin dhe përfshirjen e lumit në jetën urbane.

Seminari është organizuar nga Fondacioni Lumbardhi në bashkëpunim me Universitetin e Danimarkës Jugore dhe Universitetin e Prizrenit, ndërsa mbështetet nga European Culture Foundation dhe programi ‘EJA Kosovë’ i Fondacionit Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF), bashkëfinancuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) dhe Suedia. Po ashtu, puna e Fondacionit Lumbardhi mbështetet me përkrahje institucionale nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Rockefeller Brothers Fund./PrizrenPress.com

Arrestohen dy kosovarë në Morinë, tentuan të hyjnë në Shqipëri me mbi 20 mijë euro të padeklaruara

0

 

Kjo pasi ata tentuan të hynin në Shqipëri, me 20 mijë e 200 euro të padeklaruara.

“Në njoftimin zyrtar të Policisë së Shqipërisë thuhet se gjatë kontrolleve të imtësishme në vijën e dytë, bazuar në analizën e riskut, është ndaluar një automjet tip “BMW”, me drejtues shtetasin B.K., 43 vjeç, banues në Mitrovicë, dhe pasagjer M.K., 31 vjeç, banues në Suedi”, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit .

Gjatë kontrollit fizik, 43-vjeçarit i janë gjetur 13 mijë euro, derisa 31 vjeçarit 7 mijë e 200 euro, të cilat nuk i kishin deklaruar në pikën kufitare, ashtu siç parashikohet nga ligji.

Në përfundim të veprimeve procedurale, ndaj dy shtetasve është nisur procedimi penal në gjendje të lirë, ndërsa shuma prej 20 200 eurosh është sekuestruar nga autoritetet.

Materialet janë referuar Prokurorisë së Kukësit për veprime të mëtejshme./

 

Komuna e Rahovecit pranon kërkesa për dëmet nga ngricat në bujqësi

0

Komuna e Rahovecit ka nisur pranimin e kërkesave për kompensimin e dëmeve të shkaktuara nga ngricat e fundit në sektorin e perimeve dhe pemtarisë.

“Njoftojmë të gjithë fermerët se, pas dëmeve të shkaktuara nga ngricat e fundit, është themeluar komisioni për vlerësimin e dëmeve në sektorët: perimekulturë dhe pemtari,” thuhet në njoftimin e komunës, përcjell PrizrenPress.

Sipas komunës, komisioni i formuar do të dalë në terren për të evidentuar dëmet dhe më pas do të hartojë një raport zyrtar, i cili do t’i dërgohet Ministrisë së Bujqësisë për të kërkuar kompensimin e mundshëm për fermerët e dëmtuar.

Të gjithë fermerët e prekur në sektorin e perimeve dhe pemëve duhet të dorëzojnë këto dokumente: Letërnjoftimin (ID), Konfirmimin e llogarisë bankare, Certifikatën e pronësisë së parcelës dhe Fotografitë e dëmeve (nëse posedohen).

“Për sektorin e vreshtarisë, fermerët nuk kanë nevojë të paraqesin kërkesë, pasi komisioni për këtë sektor tashmë është funksional dhe do të punojë mbi bazën e kadastrit zyrtar të vreshtave në bashkëpunim me Ministrinë e Bujqësisë”, theksohet në njoftim.

Afati për dorëzimin e kërkesave është nga 14 prill deri më 25 prill 2025, ndërsa aplikimet dorëzohen në zyrat e pranimit pranë Administratës së Komunës së Rahovecit./PrizrenPress.com

Panairi i Punës dhe Karrierës mbahet këtë javë në Universitetin e Prizrenit

0

Panairi mbahet në hapësirat e Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren.

Sipas ftesës për pjesëmarrje, në Panair do të mblidhen kompani udhëheqëse, institucione arsimore si dhe studentë dhe të diplomuar të talentuar.

Gjithashtu është theksuar se panairi ofron një platformë unike për bizneset për të angazhuar punonjës potencialë, për të promovuar mundësi karriere dhe për të kontribuar në zhvillimin e fuqisë punëtore.

Bizneset pjesëmarrëse do të kenë hapësirat e dedikuara për të prezantuar mundësitë e karrierës dhe për të bashkëbiseduar me punëkërkuesit e rinj, teksa do të ketë edhe mundësi të pjesëmarrjes në prezantime të kompanive, seanca rrjetëzimi dhe punëtori të organizuara si pjesë e panairit.

Ylli barazon serinë çerekfinale

0

Golden Eagle Ylli ka shënuar fitore ndaj Pejës me shifrat 66:75 (18:19, 9:19, 20:17, 19:20).

Therandasit barazuan serinë çerekfinale në 1:1 dhe ndeshja e ardhshme do të jetë vendimtare se kush do të kualifikohet në gjysmëfinale.

Në çerekun e parë, ndeshja ishte kryesisht e baraspeshuar me vendasit që kishin katër e pesë pikë epërsi, por përfundoi 18:19 për mysafirët, që vazhduan me lojë shumë më të mirë në periudhën e dytë, 9:19, për të shkuar në pushim me rezultat 27:38.

Në pjesën e dytë u zhvillua lojë më e baraspeshuar, por me therandasit që ruajtën epërsinë dhe fituan 66:75.

MVP i ndeshjes Peja-Golden Eagle Ylli ishte Jalen Nesbitt i mysafirëve me 14 pikë e 11 kërcime./PrizrenPress.com

Vdes Mario Vargas Llosa, fitues i “Nobelit” për letërsi

0

Shkrimtari i njohur peruan Mario Vargas Llosa ka vdekur në moshën 89-vjeçare, në Lima. Lajmin e kanë konfirmuar fëmijët e tij përmes një deklarate në rrjetet sociale, ka raportuar The New York Times.

Vargas Llosa u bë i njohur në vitet ’60 me romanin “La ciudad y los perros”, një kritikë e guximshme ndaj ushtrisë peruane që shkaktoi reagime të mëdha, por edhe u bë një libër me sukses të menjëhershëm.

Në vitin 2010, Vargas Llosa fitoi çmimin “Nobel” për letërsi për paraqitjen, analizimin dhe shpërfaqjen me saktësi të mënyrave se si funksionon pushteti në shoqëri.

Shkrimtari ishte zë i fuqishëm liberal, i cili kritikoi hapur diktaturat në Amerikën Latine, përfshirë regjimin e Fidel Castros. Në vitin 1990 kandidoi për president të Perusë, por humbi në garën ndaj Alberto Fujimorit.

Ndër veprat e tij më të njohura janë “Conversación en La Catedral” dhe “¿Quién mató a Palomino Molero?”.

 

 

Ai nuk e braktisi kurrë gazetarinë, duke shkruar rregullisht për gazetën El País.

Jeta private e tij po ashtu tërhoqi vëmendjen e mediave. Pas martesës që zgjati 50 vjet, me Patricia Llosën, ai pati një lidhje me Isabel Preysler, ish-bashkëshortja e këngëtarit Julio Iglesias.

Edhe pse jetoi gjatë në Evropë, ai mbeti i lidhur me Perunë.

Melville e quajti Limën qyteti më i çuditshëm dhe më i trishtuar. “Nuk jam i sigurt që këto janë problemet më të mëdha të Limës”, pati thënë ai dikur me buzëqeshje.

Mario Vargas Llosa la pas një trashëgimi të madhe, më shumë se 50 vepra që do të jetojnë gjatë në kujtesën e lexuesve anembanë botës.

Moti sot: I vranët dhe me shi, temperaturat deri në 18 gradë Celsius

0

Sot mbi Kosovë do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe vende-vende me riga shiu.

Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5 deri 8 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 15 dhe 18 gardë Celsius.

Do të fryjë erë nga jugperendimi me shpejtesi 1 deri në 7 metër për sekond.

Vdes një 22-vjeçar nga Malisheva pas lëndimeve në vendin e punës

0

Lajmin për vdekjen e tij e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.

Ai tha se i riu ishte lënduar më 7 prill rreth orës 16:40, teksa po punonte.

 

Fillimisht, ai ishte dërguar në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në Malishevë me lëndime të rënda trupore, ndërsa më pas ishte transferuar për trajtim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) në Prishtinë.

“Sot, më 13 prill, stafi mjekësor ka njoftuar se ai ka ndërruar jetë”.

Lidhur me rastin, Policia ka nisur hetimet me veprën penale “Asgjësim, dëmtim ose heqje e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”.

Me vendim të prokurorit të shtetit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.