Komuna e Rahovecit pranon kërkesa për dëmet nga ngricat në bujqësi

Komuna e Rahovecit ka nisur pranimin e kërkesave për kompensimin e dëmeve të shkaktuara nga ngricat e fundit në sektorin e perimeve dhe pemtarisë.

“Njoftojmë të gjithë fermerët se, pas dëmeve të shkaktuara nga ngricat e fundit, është themeluar komisioni për vlerësimin e dëmeve në sektorët: perimekulturë dhe pemtari,” thuhet në njoftimin e komunës, përcjell PrizrenPress.

Sipas komunës, komisioni i formuar do të dalë në terren për të evidentuar dëmet dhe më pas do të hartojë një raport zyrtar, i cili do t’i dërgohet Ministrisë së Bujqësisë për të kërkuar kompensimin e mundshëm për fermerët e dëmtuar.

Të gjithë fermerët e prekur në sektorin e perimeve dhe pemëve duhet të dorëzojnë këto dokumente: Letërnjoftimin (ID), Konfirmimin e llogarisë bankare, Certifikatën e pronësisë së parcelës dhe Fotografitë e dëmeve (nëse posedohen).

“Për sektorin e vreshtarisë, fermerët nuk kanë nevojë të paraqesin kërkesë, pasi komisioni për këtë sektor tashmë është funksional dhe do të punojë mbi bazën e kadastrit zyrtar të vreshtave në bashkëpunim me Ministrinë e Bujqësisë”, theksohet në njoftim.

Afati për dorëzimin e kërkesave është nga 14 prill deri më 25 prill 2025, ndërsa aplikimet dorëzohen në zyrat e pranimit pranë Administratës së Komunës së Rahovecit./PrizrenPress.com

Më Shumë

Përleshje në mes dy familjeve në Kobaj të Prizrenit, vritet një 27 vjeçar

Një 27 vjeçar ka mbetur i vrarë në fshatin Kobaj të Prizrenit, pas një përleshje që është raportuar në mes të dy familjeve. Sipas Policisë,...

Totaj: Komuna e Prizrenit do të vazhdojë mbështetjen për gratë sipërmarrëse

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka marrë pjesë në Konferencën Nismëtare të projektit “E Ardhmja e Saj”, një iniciativë që synon fuqizimin...

Lajmet e Fundit