Bashkimi kthehet me fitore nga kryeqyteti

Bashkimi shënoi fitore shumë të rëndësishme ndaj Sigal Prishtinës në kryeqytet me rezultat 80:88 (17:16, 29:24, 17:29, 17:19), për të siguruar njëkohësisht kualifikimin në gjysmëfinale të “Play-off”-it.

Fillimi i ndeshjes ishte i baraspeshuar, derisa epërsia më e lartë e vendasve ishte 17:11, ndërsa mysafirët me pikë radhazi ngushtuan shifrat në 17:16, sa përfundoi çereku i parë. Edhe periudha e dytë ishte kryesisht e baraspeshuar, por kësaj radhe, vendasit në fund të kësaj pjese shënuan tetë pikë radhazi për të shkuar në pushim me rezultat 46:40, përcjell PrizrenPress.

Portokallezinjtë nuk u dorëzuan dhe u rikthyen fuqishëm në periodën e tretë, ku ishin shumë më të mirë, ndërsa rezultati pas 30 minutash ishte 63:69. Dhjetë minutat e fundit ishin interesante, megjithatë, më të mirë ishin prizrenasit që triumfuan 80:88.

Rashid Mahalbashiq kishte 18 pikë e katër kërcime për vendasit, ndërsa te mysafirët Wendell Green kishte 27 pikë, Mack Smith 19 pikë e gjashtë kërcime dhe Erik Copes 17 pikë e tetë kërcime.

Pas 27 xhirosh, Sigal Prishtina ka 16 fitore e 11 humbje, ndërsa Bashkimi 19 fitore e tetë humbje./PrizrenPress.com

Më Shumë

Bashkimi investon në kushte moderne, nis renovimi i hapësirave të reja në “Sezai Surroi”

KB Bashkimi ka njoftuar nisjen e projektit për renovimin e hapësirave të reja në Qendrën Sportive “Sezai Surroi”, të cilat do të jenë në...

MC Eagles nga Prizreni feston 20-vjetorin e themelimit

Klubi i motoristëve MC Eagles nga Prizreni ka shënuar 20-vjetorin e themelimit, duke mbledhur motoçiklistë dhe adhurues të motorëve në një atmosferë festive dhe...

Lajmet e Fundit