Gjatë kësaj periudhe kanë ndodhur 20 aksidente me të lënduar dhe 16 me dëme materiale.
Në 24 orët e fundit janë arrestuar nëntë persona dhe gjashtë janë dërguar në mbajtje.
policor.



Gjatë kësaj periudhe kanë ndodhur 20 aksidente me të lënduar dhe 16 me dëme materiale.
Në 24 orët e fundit janë arrestuar nëntë persona dhe gjashtë janë dërguar në mbajtje.
policor.



Ish-ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Anton Quni e ka shprehur rëndësinë e NATO-s si mburojë të fuqishme për botën demokratike.
Quni e ka cilësuar intervenimin dhe prezencën e NATO-s në Kosovë si një dëshmi të fuqishme që nuk ka rrezik nga tërheqja e aleancës.
Ai ka shtuar se përpjekjet e disa qarqeve që tentojnë të krijojnë dilema te qytetarët e Kosovës lidhur me NATO-n janë të pasuksesshme dhe kanë si qëllim të krijojnë panik dhe frikë.
“Nuk qëndrojnë përpjekjet e disa qarqeve që mundohen të ngrisin dilema te qytetarët e Kosovës në raport me NATO-n. Janë përpjekje për të shkaktuar panik dhe frikë nga të cilat do të donin të përfitonin regjimet e Beogradit dhe Moskvës.
Të vazhdojmë të besojmë tek NATO-ja, të bashkëpunojmë ngushtë në fushën e sigurisë dhe të punojmë që edhe Kosova të bëhet anëtare e saj”, shprehet Quni. /Frontonline



Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, njofton se vranësirat vende-vende mund te sjellin riga te dobeta shiu.
Sipas IHMK-së, temperaturat minimale do të lëvizin nga tre e deri në gjashtën gradë Celsius, derisa ato maksimalet lëvizin nga 16 e deri në 19 gradë Celsius.
“Do të fryjë erë nga juglindja me shpejtësi një e deri në katër metër për sekond”, thuhet në njoftim.
policor.



Vëllaznimi shënoi fitore bindëse ndaj Proton Cable Prizrenit si mysafir me rezultat 77:95 (25:19, 8:17, 15:27, 39:32), në kuadër të javës së 25-të të ProCredit Superligës.
Ndeshja nisi më mirë për prizrenasit në “Sezai Surroi”, të cilët fituan pjesën e parë 25:19, ndërsa kuqezinjtë u rikthyen në dhjetëminutëshin e dytë duke dominuar me rezultat 8:17.

Më i miri te Proton Cable ishte Tervell Beck me 22 pikë, 14 kërcime, tri asistime, ndërsa te Vëllaznimi u dalluan Atik Koshi me 21 pikë, shtatë kërcime dhe një asistim dhe Trey Anderson me 20 pikë, gjashtë kërcime, një asistim.
Proton Cable Prizreni ka 5 fitore e 20 humbje, kurse Vëllaznimi ka 12 fitore e 13 humbje./PrizrenPress.com/


Prend Ndoja, SHBA
Mërgata shqiptare në Amerikë gjithmonë i ka mirëpritur bashkatdhetarët, të cilët vijnë krahëhapur drejt vëllezërve të tyre, drejt vendit të lirisë e shpresës, sepse, siç e kam thënë më parë, për ne “dielli lind në Uashington”. Këtu në SHBA ata vijnë për të ndarë me ne gëzimet e hidhërimet, për të shpalosur vlerat kulturore-artistike, si hapje ekspozitash e promovim librash, organizim simpoziumesh, etj.
Por, fotoekspozita e djeshme dallohet nga takimet e tjera – kjo ishte më shumë një ditë homazhi apo ditë përkujtimore, ku në sallën e Monroe University, në Bronx, Neë York, u hap ekspozita me fotografi e krimeve serbe në Kosovë gjatë viteve 1998-1999. Ekspozita solli edhe një herë në kujtesën tonë masakrat dhe gjenocidin e pushtuesit serb mbi popullin tonë gjatë luftës së fundit, me 13,950 të vrarë, 20,000 gra të dhunuara dhe me 1,620 persona të zhdukur.
Pamjet e fotoekspozitës dëshmojnë më së miri se si erdhi liria, sa e shtrenjtë është ajo dhe detyrimin kombëtar që kemi për ta çmuar dhe për ta ruajtur me çdo çmim, sepse përmes gjakut të derdhur, ne sot e gëzojmë lirinë. Kur i shohim këto pamje të tmerrshme, nuk mund të mos e përmendim heroizmin e familjes Jashari, që vështirë gjendet në historinë e njerëzimit, sepse ata të gjithë u betuan ta shndërrojnë jetën e tyre në sakrificë e themel për lirinë. Heroizmi dhe trimëria e tyre nuk ishte e rastësishme, sepse lirinë ata e vlerësuan më shumë se jetën e tyre.

Për organizimin dhe koordinimin e ekspozitës duhet vlerësuar z. Luz Thaqi, ndërsa nga Këshilli Shqiptaro Amerikan, u nderua me mirënjohje z. Ramë Manaj, në emër të Asociacionit të Shoqatave të Familjarëve të të Zhdukurve gjatë luftës.
Për kontributin e tij të veçantë në të mirë të çështjes shqiptare, në emër të Asociacionit të Shoqatave të Familjarëve të të Zhdukurve gjatë luftës z. Ramë Manaj e ka nderuar me mirënjohje z. Prend Ndoja, një intelektual, krijues e veprimtar i hershëm i mërgatës shqiptare në Amerikë, i cili ka punuar shumë në ruajtjen e traditës, gjuhës dhe të kulturës shqiptare në SHBA, duke mbajtur njëkohësisht kontakte të drejtpërdrejta edhe me zyrtarët e autoritetet amerikane në të mirë të çëshjes shqiptare, e sidomos të Kosovës.
Të pranishëm në këtë aktivitet ishin, mes të tjerëve, edhe Mark Gjonaj, ish-kryebashkiaku i New York-ut, amabasadorët e Republikës së Shqipërisë dhe të Republikës së Kosovës në SHBA, aktivistë dhe drejtues të Këshillit Shqiptaro – Amerikan, krijues dhe veprimtarë të çëshjtjes shqiptare në Amerikë etj.

Ne, mërgimtarët, jemi pjesë e pandarë e popullit tonë, jemi pjesë e dhembjeve të familjeve të atyre që e dhanë jetën për gjënë më sublime – lirinë e vendit tonë. Prandaj, mbetet obligim i secilit që përpjekjet për kauzën tonë kombëtare të vijojnë pareshtur, duke përfshirë këtu edhe punën tonë të vijueshme këtu në SHBA, për të qenë si pranë njëri-tjetrit, ashtu edhe pranë institucioneve amerikane, për të mos i harruar krimet serbe ndaj kombit shqiptar dhe lidhjen e fatit tonë me SHBA-në, që kanë qenë mbrojtësit e lirisë dhe të drejtave tona gjatë kohëve më të vështira për ne.


Një pjesë e rrugës Prevallë-Shtërpcë ka rrëshqitur, duke e vështirësuar qarkullimin e lirë të automjeteve në këtë aks rrugor. Udhëtarët thonë se, kjo përbën rrezik sidomos për ata që nuk e njohin terrenin. Sipas menaxherit për mirëmbajtjen e rrugëve, intervenimi do të nisë javën e ardhshme.
Vetëm pak metra poshtë Prevallës, rruga që shkon drejt Brezovicës, ka pasur rrëshqitje të dheut. Udhëtarët që e frekuentojnë më së shumti këtë segment rrugorë thonë se kjo pjesë e rrugës është shumë e rrezikshme, sidomos për ata që nuk e njohin terrenin.

“Kjo rrugë nuk duket, kur bie bora kjo ka qenë e mbushur edhe këto sinjalistikat nuk shihen, kështu që është shumë e rrezikshme, unë për vete e njof rrugën, por për këta që vijnë nga Shqipëria është shumë- shumë e rrezikshme”, tha Arjan Malo, udhëtar.
“Shumë e rrezikshme, është moment dhe kthesë shumë e madhe, është rrezik shumë serioz, tash e një muaj është, nuk ka intervenuar kush, veç këto shenjat i kanë vendos”, tha Behar Fetahu, udhëtar.

Më shumë në këtë rrugë rrezikohen autobusët me turistë, pasi këtu duhet të kalohet me shumë kujdes dhe vetëm në njërën korsi.
“Rrezik shumë rrezik është, për njerëzit nga Shqipëria me autobus dhe me kombi , këtu është shumë rrezik, nuk po shohin asgjë as inspektorati e as komuna”, tha Faredin Hasanagiq, udhëtar.
” Kualiteti i punës është shumë i dobët për atë edhe ka rrëshqitur rruga, kjo është shumë rrezik. I kontaktuar nga RTK, menaxheri i mirëmbajtjes së rrugëve në këtë pjesë të magjistrales Prevallë-Shtërpcë, Skënder Kuka, tha se rruga ka rrëshqitur një javë më par. Sipas tij, deri më tani është vendosur vetëm sinjalistika dhe është bërë kërkesë në ministrinë e infrastrukturës për të intervenuar, gjë që pritet të fillojë javën e ardhshme”, tha Milorad Markoviq, udhëtar./rtk

Sonte, Arpagjikt e Prizrenit organizuan iftarin tradicional, një ngjarje që shënoi më shumë se një tryezë të përbashkët. Ky moment simbolizoi dashurinë dhe përkushtimin e tyre të palëkundur ndaj dy klubeve të zemrës, FC Liria dhe KB Bashkimi, përcjell PrizrenPess.

Ngjyrat e klubit, e bardha, e zeza dhe portokallia, përfaqësojnë krenarinë, historinë dhe pasionin e përjetshëm që lidh tifozët me këto ekipe dhe qytetin e Prizrenit.

“Ne, Arpagjikt, qëndrojmë gjithmonë pranë këtyre klubeve, sepse dashuria për to është dashuri për Prizrenin, qytetin tonë të zemrës!”/PrizrenPress.com/

Në një javë të paharruar për futbollin kosovar, Kombëtarja e Kosovës ka arritur dy fitore të rëndësishme ndaj Islandës, duke siguruar kalimin në Ligën B të Kombeve. Me një performancë të shkëlqyer, Kosova mposhti Islandën fillimisht në Prishtinë me rezultat 2-1, dhe pastaj në Spanjë me rezultat 3-1,në total prej 5-2 në dy ndeshjet.
Në ndeshjen e parë, e luajtur në Stadiumin e Prishtinës, Kosova tregoi karakter dhe determinim.

Në ndeshjen e dytë, të luajtur në Spanjë, Kosova tregoi përsëri klasë dhe pëkushtim të lartë.
Vedat Muriqi shënoi tre gola për kombëtarën e Kosovës, e cila e mbylli ndeshjen me një fitore të bindshme 3-1. Islandës iu ndëshkua një lojtar në pjesën e dytë me karton të kuq, prapë pas një ndëryrje në Vedat Muriqin.

Kjo fitore e siguroi kalimin e Kosovës në Ligën B të Kombeve, një arritje e rëndësishme për futbollin kosovar.
Kalimi në Ligën B të Kombeve është një arritje e madhe për Kosovën, duke treguar përpjekjet dhe përparimin e futbollit kosovar në skenën ndërkombëtare.
Tani, të gjithë shikojmë me optimizëm drejt të ardhmes, duke besuar se Kosova ka potencialin për të arritur edhe më lart.

Bashkimi po vazhdon me formë të jashtëzakonshme në garat vendore, duke shënuar një fitore të pritur në “Sezai Surroi” në Prizren ndaj Junior 06 Moni Bau.
Vashat prizrenase shënuan fitoren e radhës në garat e elitës te femrat, në derbin e qytetit, duke fituar ndaj Junior 06 në Prizren me rezultat 93:58 (39:12, 33:13, 11:16, 10:17), në kuadër të javës së 18-të në Superligën Femrat, përcjell PrizrenPress.

Çerekun e parë e fituan bindshëm me shifra 39:12, derisa me lojë të mirë vazhduan edhe në periudhën e dytë 33:13, që thelloi rezultatin bindshëm për të shkuar në pushim me shifra 72:25. Lojë e ngjashme u zhvillua edhe në dy pjesët e mbetura, ku vajzat e Junior 06, edhe pse fituan dy periodat e tjera, nuk arritën të kthenin rezultatin dhe Bashkimi fitoi me rezultat 93:58.

Brooque Williams kishte 15 pikë, gjashtë kërcime dhe pesë asistime për Bashkimin, derisa te Junior 06 më e dalluara ishte Vesa Krasniqi me 21 pikë, gjashtë kërcime dhe një asist.
Bashkimi ka 17 fitore e një humbje, derisa Junior 06 pesë fitore e 13 humbje pas 18 ndeshjeve të zhvilluara./PrizrenPress.com/

Sot në palestrën “Sezai Surroi” zhvillohet derbi i vashave të Prizrenit mes Bashkimit dhe Junior 06 Moni Bau, një sfidë e rëndësishme në Superligën e Femrave.
Ndeshja nis në ora 17:00 dhe pritet të jetë e luftuar dhe emocionuese, përcjell PrizrenPress.

Bashkimi kryeson kampionatin me 17 fitore dhe vetëm një humbje, duke treguar forcën e tij këtë sezon. Në anën tjetër, Junior 06 Moni Bau ka regjistruar 5 fitore dhe 12 humbje, por synon të bëjë surprizën në këtë përballje të madhe./PrizrenPress.com/

