21.7 C
Prizren
E martë, 12 Maj, 2026
Home Blog Page 586

Derbi i vashave të Prizrenit: Bashkimi sfidon Junior 06 për dominim

0

Sot në palestrën “Sezai Surroi” zhvillohet derbi i vashave të Prizrenit mes Bashkimit dhe Junior 06 Moni Bau, një sfidë e rëndësishme në Superligën e Femrave.

Ndeshja nis në ora 17:00 dhe pritet të jetë e luftuar dhe emocionuese, përcjell PrizrenPress.

Bashkimi kryeson kampionatin me 17 fitore dhe vetëm një humbje, duke treguar forcën e tij këtë sezon. Në anën tjetër, Junior 06 Moni Bau ka regjistruar 5 fitore dhe 12 humbje, por synon të bëjë surprizën në këtë përballje të madhe./PrizrenPress.com/

Suhareka nikoqire e garës ndërkombëtare të matematikës “Kangaroo Kosova 2025”

0

Suhareka ka pritur nxënësit më të talentuar të regjionit të Prizrenit në garën ndërkombëtare të matematikës Kangaroo Kosova 2025. Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, gjatë vizitës së tij në IAAP “Abdyl Ramaj”, shprehu mbështetjen për këtë ngjarje të rëndësishme arsimore.

“Me mbështetjen e Komunës së Suharekës, Institutit ATOMI, MASHT dhe shkollave pjesëmarrëse, kjo garë u zhvillua në një atmosferë frymëzuese për të gjithë dashamirësit e matematikës”, tha Muharremaj, përcjell PrizrenPress.

Ai përgëzoi të gjithë nxënësit për përkushtimin dhe guximin e tyre në këtë sfidë, duke theksuar rëndësinë e mbështetjes së arsimit në komunitet.

“Suhareka do të vazhdojë të mbështesë arsimin dhe të krijojë mundësi të reja për të rinjtë tanë”, shtoi ai.

Gara Kangaroo Kosova është një nga konkurset më të mëdha ndërkombëtare të matematikës, ku nxënësit testojnë aftësitë e tyre në një nivel të avancuar, duke u përballur me sfida logjike dhe problemore./PrizrenPress.com/

Rritja e çmimit të rrymës dëmton rëndë sektorin e prodhimit të qumështit

0

Shoqata e Industrisë së Qumështit të Kosovës ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që të ndërhyjë për të ndaluar shtrenjtimin e energjisë elektrike, duke theksuar se kjo rritje do të dëmtojë rëndë sektorin e prodhimit të qumështit.

Kryetari i shoqatës, Gani Durmishi, ka deklaruar se tashmë po përballen me kosto të larta për ambalazhin, pagat e punëtorëve dhe shpenzime të tjera operative. Ai thekson se, pavarësisht përpjekjeve për të ruajtur stabilitetin e çmimeve, një rritje e re e tarifave të energjisë do t’i detyrojë të shtrenjtojnë produktet e qumështit.

“Me gjithë sakrificat e bëra deri tani për të ruajtur një paqe sociale për konsumatorët në Kosovë, nëse çmimi i energjisë rritet, do të detyrohemi të veprojmë. Shpresojmë në mirëkuptimin e klientëve tanë,” thuhet në reagimin e shoqatës.

Industria e qumështit në Kosovë ka qenë ndër sektorët më të goditur nga rritja e kostove të prodhimit dhe kërkon nga institucionet që të parandalojnë ndikimin e mëtejshëm të shtrenjtimit të energjisë në zinxhirin e furnizimit me produkte bazike ushqimore./rtklive/

Si po trajtohet rasti i grisjes së Kuranit në Prizren?

0

Pas më shumë se dy javë që nga grisja e Kuranit në Prizren, personi i dyshuar vazhdon të jetë në paraburgim. E avokati i Bashkësisë Islame në Prizren thotë se i njëjti mund të ketë pasur probleme mendore siç është cilësuar nga Prokuroria, por që sipas tij ky akt mund të jetë i qëllimshëm.

Rreth tri javë më parë, kjo pamje kishte ngjallur reagime të shumta në opinionin kosovar.

Ky person që endej rrugëve të Prizrenit, kishte në duar librin e shenjtë të myslimavëve, Kuranin.

Disa metra më tej, ai e grisi këtë libër dhe fletët e tij i hodhi në tokë, duke u largua më pas nga vendi i ngjarjes.

Ai u arrestua më 3 mars, ndaj të cilit është ende në fuqi masa e paraburgimit prej një muaj.

E avokati i Bashkësisë Islame në Prizren, Gent Gjini thotë se mund të ketë indikacione që i njëjti të jetë shtyrë nga dikush për këtë veprim.

“Kushtimisht ka qenë i indoktrinuar sepse fenomeni i djegies së Kuranit dhe shqyerjes është fenomen që në vendet skandinave atje është djegur Kurani dhe personat kanë marrë dënim dhe ka pasë një kampanjë dhe senzibilizim më të madh se kjo e jona që po bëhet. Unë nuk pajtohem me Prokurorinë, sepse tani rezultatet preliminare e paraqesin njeriun si person me çrregullime mendore por rasti është shumë më kompleks dhe situata duhet të hetohet në mënyrë më përmbajtësore më profesionale”, tha avokati i BIK-ut në Prizren, Gent Gjini.

Ai tregon edhe dënimin që mund ta marr personi, derisa shton se ka mangësi në strukturën ligjore për raste të tilla në Kodin Penal.

“Te ne prokurorja në mungesë të veprave penale, ka shkuar me veprën penale të ‘Nxitjes dhe përçarjes fetare’, kjo vepër është e dënueshme dhe parasheh një dënim të burgut deri në tetë vjet për personat të cilët bëjnë përçarje dhe shkaktojnë reagime e shqetësime të komunitetit myslimanë pasi duhet ditur jemi në muajin e shenjtë të Ramazanit dhe unë i konsideroj këto indiciet nuk duhet të na shtyejnë neve në arsyetim se personi ka pasë çrregullime sepse është bërë në muaj të Ramazanit dhe pse në qytetin e Prizrenit që ka tolerancë fetare dhe pse ky trend si në vendet skandinave po shkyhet Kurani”.

Sipas Gjinit, rezultati i hetimeve finale do të jetë që ky akt ka qenë i qëllimshëm dhe se mund të jetë më shumë se aq sa mendohet.

Tëvë1 ka kërkuar informacione nga Prokuroria Speciale për ecurinë e procesit hetimor ndaj të dyshuarit, por që nuk ka pasur përgjigje.

Bashkësia Islame e Kosovës në Prizren kishte dënuar këtë akt, duke thënë se është irritues dhe i trishtueshëm pasi ka ndodhur në muajin e shenjtë të Ramazanit./teve1

Programi studimor fillor i Universitetit “Ukshin Hoti” riakreditohet për tri vjet

0

Universitetit “Ukshin Hoti”në Prizren ka njoftuar se Këshilli Shtetëror i Cilësisë (KSHC) i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA) ka marrë vendim për riakreditimin e programit studimor Fillor, niveli Baçelor, pjesë e Fakultetit të Edukimit në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren.

“Sipas vendimit të KSHC, programi është riakredituar për një periudhë trevjeçare, duke siguruar vazhdimin e ofrimit të studimeve për të gjithë studentët e interesuar. Një aspekt i rëndësishëm i këtij vendimi është se programi do të ofrohet jo vetëm në gjuhën shqipe, por edhe në gjuhët e komuniteteve pakicë, përkatësisht në gjuhën turke dhe boshnjake”, thuhet në njoftim.

Univeristeti ka përkujtuar se Prizreni ka një histori të gjatë në përgatitjen e mësimdhënësve, përkatësisht një traditë që daton që nga vitet e ’60-ta.

“Me këtë vendim për riakreditim, vazhdon angazhimi i këtij institucioni për të ofruar arsim cilësor dhe për të formuar kuadro të reja në fushën e edukimit, duke kontribuar kështu në zhvillimin e sistemit arsimor në Kosovë”, përfundon njoftimi.

Policia e konfirmon shtëpinë që mori flakë në Rahovec: Nuk ka të lënduar

0

Shtëpia e një personi është përfshirë nga zjarri në Rahovec, në rrethana të panjohura, të shtunën.

Në raportin 24-orësh thuhet se nga zjarri ishte përfshirë edhe kulmi i një shtëpie tjetër.

Zjarrfikësit kanë shuar zjarrin, nuk raportohet për të lënduar.

 

Hajnat vjedhin para, ari dhe orë me vlerë në një shtëpi në Prizren

0

Një personi në Prizren i janë vjedhur stoli ari, para të gatshme dhe disa orë më vlerë.

Siç njofton Policia e Kosovës në raportin 24 orësh, persona të panjohur kanë depërtuar në shtëpinë e të dyshuarit duke i vjedhur gjëra me vlerë.

“Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se persona të pa njohur kanë depërtuar në shtëpinë e tij dhe kanë vjedhur stoli ari, para të gatshme dhe disa ora me vlerë. Rasti është duke u hetuar”, njofton Policia e Kosovës.

 

 

Policia shqipton mbi 2 mijë e 100 tiketa trafiku për 24-orë

0

Policia e Kosovës brenda 24 orëve ka shqiptuar 2 mijë e  110 tiketa trafiku.

Në raportin 24-orësh të policisë bëhet e ditur se kanë ndodhur 52 aksidente, 26 prej tyre me të lënduar dhe 26 me dëme materiale.

Ndër tjera thuhet se janë arrestuar 17 persona e nëntë janë dërguar në mbajtje, kurse një është në ndalim policor.

 

Merr flakë një shtëpi në Rahovec, nuk ka të lënduar

0

Një shtëpi është përfshirë nga flakët në Rahovec.

Zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po punojnë në shuarjen e flakëve, derisa familja që jetonte aty, është evakuuar me kohë.

Në ndihmë iu kanë dalë edhe zjarrfikësit nga Malisheva.

Sipas pamjeve të dërguara në redaksi, zjarri ka prekur dhe një pjesë të shtëpisë ngjitur, dhe po punohet për t’i lokalizuar flakët.

Ende nuk dihet se çfarë e ka shkaktuar zjarrin.

Iftar i veçantë në Dragash – Kryetari Xheladini bashkon komunitetin fetar të Gorës

0

Në kuadër të muajit të shenjtë të Ramazanit, kryetari i Komunës së Dragashit, Bexhet Xheladini, organizoi një iftar të veçantë për Këshillin e Bashkësisë Islame (KBI) të rajonit të Gorës.

Në këtë tubim morën pjesë imamët dhe muezinët e xhamive nga fshatrat e Gorës, të cilët u bashkuan në një atmosferë vëllazërore dhe respekti të ndërsjellë.

Ky iftar vjen pas atij të shtruar më 17 mars për KBI-në e Dragashit, duke dëshmuar përkushtimin e kryetarit Xheladini për të forcuar lidhjet me komunitetin fetar. Në fjalën e tij, ai falënderoi për angazhimin drejtuesit fetarë nga të dy këshillat dhe bëri thirrje për bashkëpunim, solidaritet dhe harmoni gjatë këtij muaji të bekuar./PrizrenPress.com/