4 C
Prizren
E hënë, 16 Shkurt, 2026

Kosova FANTASTIKE kundër Islandës, e mposht në dy lojë, me rezultat të përgjithshëm 5 me 2

Në një javë të paharruar për futbollin kosovar, Kombëtarja e Kosovës ka arritur dy fitore të rëndësishme ndaj Islandës, duke siguruar kalimin në Ligën B të Kombeve. Me një performancë të shkëlqyer, Kosova mposhti Islandën fillimisht në Prishtinë me rezultat 2-1, dhe pastaj në Spanjë me rezultat 3-1,në total prej 5-2 në dy ndeshjet.

Në ndeshjen e parë, e luajtur në Stadiumin e Prishtinës, Kosova tregoi karakter dhe determinim.

Në ndeshjen e dytë, të luajtur në Spanjë, Kosova tregoi përsëri klasë dhe pëkushtim të lartë.

Vedat Muriqi shënoi tre gola për kombëtarën e Kosovës, e cila e mbylli ndeshjen me një fitore të bindshme 3-1. Islandës iu ndëshkua një lojtar në pjesën e dytë me karton të kuq, prapë pas një ndëryrje në Vedat Muriqin.

Kjo fitore e siguroi kalimin e Kosovës në Ligën B të Kombeve, një arritje e rëndësishme për futbollin kosovar.

Kalimi në Ligën B të Kombeve është një arritje e madhe për Kosovën, duke treguar përpjekjet dhe përparimin e futbollit kosovar në skenën ndërkombëtare.

Tani, të gjithë shikojmë me optimizëm drejt të ardhmes, duke besuar se Kosova ka potencialin për të arritur edhe më lart.

Më Shumë

Rrahje në Dragash, dy persona përfundojnë në spital

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje janë rrahur mes vete të premten në Dragash. Policia ka bërë të...

Shitet banesa në lagjen “Dardania” të Prizrenit

Në një nga lagjet më të kërkuara të Prizrenit, ofrohet për shitje banesa moderne me sipërfaqe 136 m², e pozicionuar në katin e 5-të...

Lajmet e Fundit