Ish-ministri i Mbrojtjes: Kredibiliteti dhe fuqia e NATO-s janë garant për sigurinë në Kosovë

Ish-ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Anton Quni e ka shprehur rëndësinë e NATO-s si mburojë të fuqishme për botën demokratike.

Quni e ka cilësuar intervenimin dhe prezencën e NATO-s në Kosovë si një dëshmi të fuqishme që nuk ka rrezik nga tërheqja e aleancës.

“Mburoja më e fuqishme e botës demokratike prej të gjitha sulmeve që vijnë nga regjimet diktatoriale, është NATO-ja. Natyra e funksionimit të NATO-së, kredibiliteti i saj, përvojat diplomatike dhe kapacitetet ushtarake janë parakushtet e fuqishme që të arrijnë çdo objektiv dhe të përmbushin çdo mision. Intervenimi dhe prezenca e NATO-së në Kosovë është dëshmi këmbëngulëse se nuk ka tërheqje prej çfarëdo rreziku”, tha Quni.

Ai ka shtuar se përpjekjet e disa qarqeve që tentojnë të krijojnë dilema te qytetarët e Kosovës lidhur me NATO-n janë të pasuksesshme dhe kanë si qëllim të krijojnë panik dhe frikë.

“Nuk qëndrojnë përpjekjet e disa qarqeve që mundohen të ngrisin dilema te qytetarët e Kosovës në raport me NATO-n. Janë përpjekje për të shkaktuar panik dhe frikë nga të cilat do të donin të përfitonin regjimet e Beogradit dhe Moskvës.

Të vazhdojmë të besojmë tek NATO-ja, të bashkëpunojmë ngushtë në fushën e sigurisë dhe të punojmë që edhe Kosova të bëhet anëtare e saj”, shprehet Quni. /Frontonline

 

Më Shumë

Totaj priti delegacionin e Iowa Soccer Association nga SHBA-ja

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka pritur sot një delegacion të Iowa Soccer Association nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, i cili...

Totaj shpreh ngushëllime për vdekjen tragjike të punëtorit në vendpunishte në Prizren

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka shprehur ngushëllime për familjen, të afërmit dhe miqtë e të ndjerit, duke theksuar se në këto...

Parajsa në ty

Lajmet e Fundit