Home Blog Page 5855

Ky është kandidati i PDK-së për kryetar të Rahovecit

0

Vjeshtën e këtij viti pritet të mbahen zgjedhjet lokale në gjithë vendin. E me afrimin e tyre, partitë politike kanë filluar kalkulimet e tyre që ti mendojnë kandidatët e tyre më të mirë për kryetar të komunave.

Është Partia Demokratike e Kosovës, ajo e cila është duke e marr seriozisht këtë punë. Tashmë kjo parti ka filluar ti mendoj emrat që do të jenë kandidat të saj për komunat e vendit në zgjedhjet e këtij viti.

Dega e PDK-së në Rahovec unanimisht pas mbledhjes së këshillit drejtues ka vendosur që si kandidat për kryetar të Rahovecit ta nominojë kryetarin aktual të komunës, Prof. Dr. Idriz Vehapin. /ZERI/

Kryetari i Suharekës priti në takim Komandantin e BSH Jug, kolonelin Mustafa Tavazar

0

Kryetari i Komunës së Suharekës, Sali Asllanaj, ka pritur të mërkurën në zyren e tij, komandantin e trupave paqeruajtëse të Brigadës shumëkombëshe Jug të KFOR-it, dhe komandant i KFOR-it turk në Kosovë, kolonelin Mustafa Tavazar.

Koloneli Tavazar në këtë takim me kryetarin e Komunës së Suharekës ishte i shoqëruar edhe nga përfaqësues të LMT-së austriake në Suharekë.

Gjatë këtij takimi kryetari Asllanaj e ka njoftuar kolonelin Tavazar me situatën politike dhe të sigurisë në Komunën e Suharekës si dhe kanë biseduar edhe për bashkëpunimin e mirë që e ka Komuna e Suharekës me KFOR-in, përkatësisht me CIMIC-un dhe me LMT-në që veprojnë në Suharekë.

Gjatë kësaj bisede që më shumë ishte miqësore se sa zyrtare janë shkëmbyer edhe disa dhurata modeste si shenjë respekti për vizitën e bërë.

Kryetari Asllanaj dhe koloneli Tavazar janë dakorduar që bashkëpunimi mes ushtarëve të KFOR-it dhe Komunës së Suharekës të vazhdojë edhe më tutje, thuhet në njoftimin e zyrës për informim të Komunës së Suharekës

“Dritëdalja” serbe e Vucicit

0

Autori: Nazmi Berisha 

Me një gjuhë dhe stil të ndryshim vetëm nga forma, por jo edhe nga përmbajtja, presidenti serb ka inicuar thirrjen e tij për dialog ndërserb për definimin përfundimtar të qështjes së Kosovës.

Një inkursion mediatik edhepse i drejtohet opinionit serb, jehonën ia drejton opinionit ndërkombëtar, tashmë ku ai është akomoduar si një udhëheqës pragmatik , i pashmangshëm për ruajtjën e stabilitetit ballkanik, si bashkëbisedues dhe bashkëvendosës.

Pavarësisht që ideja e Vucicit në shikim të parë jep përshtypjen si një përpjekje e daljes nga konflikti i ngrirë me një ridefinim të raporteve serbo shqiptare, për vrojtuesit e vëmendshëm të politikës serbe thirrja e Vucicit nuk është tjetër veqëse një ripaketim serb i aspiratave të vjetra serbe që nga koha e Milloshevicit i cili e shihte zgjidhjen ne formimin e dhomës së kombeve në Parlamentin e Kosovës, për të kaluar tek ideja e Boris Tadicit mbi “sovranitetin e ndarë”. “Ne nuk përzihemi në qështjet e shqiptarëve, por as ata në qështjet tona”, ide e materializuar më vonë me Planin e Ahtisarit, deri te idetë permanente të Vucicit “atë që kemi humbur nuk mund ta rikthejmë, por edhe atë që posedojmë nuk e japim”, duke e ilustruar me kushtetutën serbe që nuk mund të zbatohet në Shtime, por as ajo e Kosovës në Leposavic.

Hedhja në ajër e balonëve të paqes nuk aspiron vetëm pastrimin biografik të Vucicit nga e kaluara ultra nacionaliste, ajo për më tepër synon konzervimin e situatës aktuale në terren me implememtimin e asociacionit serb, për të krijuar një bazë për avancimin e mëtejshëm të tij, në lojën e tij mes lindjes dhe perëndimit, ku përfundimisht para hyrjes në BE ai do bëjë ndarjen përfundimtare nga lindja por jo pa një kundërshpërblim në Kosovë për të zbutur kundërshtitë e nacionalistëve në shtetin serb.

Ndërsa në Serbi opnioni serb lektyrën e Vucicit e lexojnë sipas interesave të tyre politike, duke e parë si përpjekje për të ndarë përgjegjësinë (Branislav Lecic, Partia demokratike), si manipulim nga Dushan Janjic, deri si budallëk nga Shesheli, apo përpjekje për legjitimimin e pavarësisë së Kosovës nga Lëvizja Dveri.

Nga institucionet e Kosovës si rëndom heshtin duke pritur reagimin ndërkombëtar për ta përshëndetur më pas burrërisht. Një përshëndetje të ngrohtë ka marrë nga kryeministri shqiptar Edi Rama, duke e parë atë si dritëdalje nga tuneli i errët. Ishte kjo vetëm një “batutë” që opinioni shqiptar si rëndom sipas Edi Ramës nuk ka ditur ta lexojë, apo vetëm një kalkulim politik, që synon fitimin e përkrahjes ndërkombëtare për qeverinë e re në pritje, mbetet ta mësojmë më vonë,

Për shqiptarët nxjerrja e kokës të “strucit” serb nga rëra nuk mund të shihet veq si një përpjekje serbe për në dritëdalje duke na lënë ne në errësirën e përjetshme të tunelit.

Veprimtaria artistike e SHKA Agimit përkohësisht në hapësirën e kinemasë Lumbardhi

0

Hapësira e kinemasë Lumbardhi nga sot do të jetë shtëpi e përkohshme e veprimtarisë artistike të SHKA Agimit.

Përmes një komunikate për media bëhet e ditur se në këtë kinema sot u nënshkrua memorandumi i bashkëpunimit për shfrytëzimin e hapësirës së kinemasë Lumbardhi në Prizren për nevojat e seksioneve artistike të SHKA Agimit. Në praninë e anëtarëve të kryesisë dhe bordit të të dyja organizatave, memorandumin e nënshkruan Besim Berisha, drejtor artistik i SHKA Agimit dhe Ares Shporta, drejtor ekzekutiv i Fondacionit Lumbardhi.

Më tutje thuhet se objektivi themelor i këtij bashkëpunimi është mbështetja që Fondacioni Lumbardhi u ofron përpjekjeve të anëtarëve të SHKA Agimit për të aktivizuar veprimtarinë artistike të shoqatës. Për shkak të pamundësisë për të ushtruar veprimtarinë artistike në objektin e SHKA Agimit, anëtarët e shoqatës, anëtarët aktivë të seksioneve artistike, udhëheqësit e seksioneve artistike, drejtori Artistik dhe Kryesia e shoqatës janë mobilizuar për të mbajtur gjallë veprimtarinë. Hapësira e kinemasë Lumbardhi do të shfrytëzohet për një periudhë të përkohshme, derisa të krijohen kushtet për t’u kthyer në objektin e shoqatës. Aktivizimi i veprimtarisë artistike të SHKA Agimit po bëhet paralelisht me përpjekjet për të vendosur rend në shoqatë përmes rrugëve ligjore dhe institucionale.

Ky bashkëpunim, për Ares Shportën nga Fondacioni Lumbardhi është dëshmia e radhës e hapjes dhe mikpritjes së Lumbardhit ndaj të gjithëve, ndërsa njoftoi se në fund të këtij muaji përfundojnë edhe punimet për funksionalizimin e sallës së mbyllur të kësaj hapësire kulturore. Në anën tjetër, Besim Berisha nga SHKA Agimi ofroi detaje rreth organizimit të komponentës artistike.

“Kryesia e SHKA Agimit, me propozimin e drejtorit artistik ka vendosur të aktivizojë gjashtë seksione artistike, ndërsa janë caktuar edhe udhëheqësit e këtyre seksioneve: Fikrim Emra (kori), Kastriot Marku (orkestri), Mazllum Karamani (veteranët), Xhevdet Doda (drama) dhe Besim Berisha (okteti). Udhëheqësi i seksionit të folklorit do të caktohet ditëve në vijim, pas përfundimit të diskutimeve që drejtori artistik i SHKA Agimit po i zhvillon me disa nga profesionistët e kësaj dege”, thuhet në komunikatë.

Para disa ditësh, SHKA Agimi ka publikuar thirrjen për anëtarësim në seksionet artistike. Anëtarësimi është i hapur për të gjithë, ndërsa të interesuarit për të qenë pjesë aktive e seksioneve duhet të shkruajnë në email adresën zyrtare [email protected]. Afati për shprehjen e interesimit për të qenë pjesë e seksioneve të SHKA Agimit për aktivitetin e sivjetmë artistik mbetet i hapur deri më 20 gusht 2017, ndërsa provat e seksioneve do të nisin nga java e parë e Shtatorit 2017 në hapësirën e kinemasë Lumbardhi.

Gjatë këtij viti, sipas drejtorit artistik të SHKA Agimit, do të realizohet një ngjarje e madhe koncertale më 28 nëntor, për të shënuar 73 vjetorin e themelimit të SHKA Agimit dhe Ditën e Flamurit. Gjatë vitit 2017 do të organizohen edhe ngjarje të tjera artistike të seksioneve të veçanta artistike.

Përveç përkrahjes nga Fondacioni Lumbardhi për shfrytëzimin e hapësirës, SHKA Agimi ka siguruar përkrahje edhe nga organizata, biznese, institucione e individë të shumtë, të cilët po solidarizohen në forma të ndryshme, përfshi pajisje, hapësirë, instrumente, financim, shërbime dhe të tjera.

SHKA Agimi i fton edhe një herë të gjithë dashamirët e kulturës dhe të SHKA Agimit që të vazhdojnë përkrahjen në forma të ndryshme varësisht nga vullneti dhe mundësitë e tyre për të siguruar vazhdimësinë e traditës artistike mbi 70 vjeçare dhe kthimin përfundimtar të të gjitha seksioneve, artistëve dhe anëtarëve në objektin e shoqatës, i cili vazhdon të mbahet i uzurpuar nga një grup individësh të papërgjegjshëm.

Dokumentar/ Gratë e Krushës së Vogël në Kosovë, si u ringritën nga rrënojat… (Video)

0

Ky eshte fshati i Krushes se vogel, ne jugperendim te Kosoves, ne brigjet e Lumit Drin. Ne vitin 1999 ishte pjese e Republikes Federale te Jugosllavise, me nje popullsi prej afro 1000 banoresh, shqiptare dhe serbe. Sipas deshmitareve, si Marte Prekpalajt, ajo qe ndodhi ketu ne mars 1999, jo vetem asgjesoi popullsine e meshkujve, por ishte dhe nje prej incidenteve me te dhunshem te luftes 16-mujore te Kosoves.

Konflikti shkaktoi shume te vdekur nga te dy palet. Ajo qe ndodhi ne Krushe i la grate vejusha dhe femijet jetime. Por ne te njejten kohe, i beri te nisin nje udhetim te jashtezakonshem, fuqizimi dhe rimekembjeje, ne vijim te humbjes se tyre deshperuese.

Keshtu nis dokumentari shume prekes i televizionit nderkombetar Al Jazeera per grate e Krushes se Vogel, i transmetuar pak dite me pare.

Klikoni videon me poshte per ta pare te plote. (Nese titrat ne kompjuterin tuaj nuk jane ndezur automatikisht,

klikoni ne butonin cc, ne pjesen e poshtme te dritares se youtube).

21 vjeçarja nga Prizreni vuan nga leukemia, ka nevojë për ndihmën tuaj

0

21 vjeçarja Manojla Kabashi nga Prizreni vuan nga leukemia akute. Ajo ka kaluar një trajtim të rëndë e të gjatë vitin e kaluar në një spital të Turqisë, dhe mjekët i kishin thënë se është shëruar.

Për fat të keq, Manojlës pas gjashtë muajsh i është rikthyer sëmundja, kësaj here edhe më agresive.Mjekët kanë thënë se 21 vjeçares i nevojitet transplant i palcës kurrizore.Sipas familjarëve, ky transplant do të bëhet në një spital të Turqisë dhe kushton 241.500 euro.

Familjarët e saj lusin të gjithë njerëzit vullnetmirë, që kanë mundësi të ndihmojnë për të mbledhur paratë e nevojshme për transplantimin e palcës kurriozre të kontribuojnë në këto llogari bankare.

Në fundjavë edicioni i katërt i ‘Camp ‘n’ Hike’ në Sharr

0

Organizata Hiking Njeri organizon edicionin e katërt të “Camp ‘n’ Hike” eventit për në Majën e Njerit 2658 m, e cila gjendet në Rudokë (Sharrin më jugor), afër fshatit Brod të Dragashit.

Ky edicion do të mbahet më 29 dhe 30 korrik.

Qëllimi i kësaj ngjarje është njoftimi, shoqërimi dhe pushtimi i majës me të gjithë dashamirët e bjeshkëve të Kosovës dhe rajonit. Gjithashtu, përmes kësaj ngjarje Hiking Njeri ka për qëllim promovimin e bjeshkatarisë, popullarizimin e turizmit malor në Kosovë dhe bashkëpunimin regjional mes shoqatave bjeshkatare.

Të shtunën me 29 korrik do të formohet baza e kampingut para hotel Arxhenës në Brod, ku pjesëmarrësit do të kalojnë një ditë me aktivitete të ndryshme si lojëra, muzikë, shoqërim.

Kolonë e gjatë në Vërmicë

0

Sikurse çdo sezonë kur mërgimtarët vijnë për pushime në Kosovë, edhe këtë verë telashet me kolona janë të zakonshme.

Sipas të dhënave nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar (QKMK), kolonë më e gjatë në Vërmicë është në deri në 50 metra, por që pritjet janë deri në 10 minuta më së shumti, shkruan Indeksonline.

Festivali Ndërkombëtar i Stripit, Karikaturës dhe Satirës në Prizren, 28-31 korrik

0

Përgjatë datave 28-31 korrik 2017, në një ndër qytetet më të vjetra dhe si qendër kulturore e Kosovës, në Prizreni, nën organizimin e Shoqatës së Strip-Artistëve Kosovarë “Xhcomic”, do të mbahet edicioni i 14-të i festivalit ndërkombëtar të stripit, karikaturës dhe të satirës.

Edicioni i 14-ë i këtij festivali përbëhet prej dy temave të posaçme, tema për strip është e lidhur me historinë kosovare “Historia e Legjendave Kosovare” me tema ngacmuese dhe shumë domethënëse për karikaturë dhe satirë është “Barazia Gjinore”.

“Puna e palodhur dhe shpresa ka dhënë fruta marramendëse të suksesit, ku në këtë edicion kanë mbërritur 2978 punime nga 671 artistë prej 86 shteteve. Vetë pjesëmarrja dhe interesimi i artistëve vendorë dhe botërorë paraqet suksesin dhe peshën e festivalit në platformën botërore”, thuhet në komunikatën e këtij festivali.

Festivali ka qëllimin e paqes të së nesërmes dhe të bashkëpunimit të ndërsjellë me artistët botërorë duke shkëmbyer eksperiencat, duke ndarë miqësinë, të ndjejnë shijen e lirisë së artit kosovar dhe atë botëror.

“Me këtë edicion jemi të asaj shprese që pas 14 viteve jemi në një karvan të mirëfilltë, me shpresë që ky karvan do të ecë edhe për shumë vite duke ekspozuar kulturën dhe historinë kosovare dhe duke dhënë shpresa të reja për artistët e rinj”, theksohet më tej në komunikatë.

Përgjatë 4 ditëve të festivalit do të behet ekspozimi i 320 punimeve dhe do të mbahen punëtoritë katër ditore. Hapja e ekspozitës do të bëhet më datën 29 korrik 2017 në ora 19:30 në galerinë e Gazi Mehmet Pashës “Hamam” në Prizren, ku do të jenë të pranishëm edhe artistët vendorë dhe botërorë si: Vehap Kokalari (Shqipëri), Yasar Firat (Turqi), Devrim Kunter (Turqi), Erdogan Karayel (Gjermani), Vesna Nichevska (Maqedoni), Darko Bogdanov (Maqedoni), Jordan Kocevski (Maqedoni), Alla dhe Chavdar Georgievi (Bulgari), Tchavdar Nikollov (Bulgari), Christo Komarnitski (Bulgari), Vjekoslav Bojat ( Mali i zi), Nenad Ostojic (Kroaci), Faton Kryeziu (Kosovë), Erdina Fetahu ( Kosovë), Dilara Kogjakatët (Kosovë), Gani Sunduri (Kosovë) dhe Ardita Shehu (Kosovë).

Realizimi i festivalit mundësohet nga: Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Komuna e Prizrenit, Konsullata Turke, Strip Arti 9, PDH Poloni, PDH Kosovë.

Pas shoqërimit me hasjanin, ky gjerman dashurohet marrëzisht në shqiptarët

0

Asnjëherë nuk kishte dëgjuar për shqiptarët dhe për Kosovën derisa filloi të shoqërohet me një djalë nga Rugova e Hasit.

Shoqërimi me Maxhun Hotin ia shtoi dashurinë për këtë komb 35 vjeçarit nga Gjermania.

Përveç shoqërimit me shqiptarin nga Kosova Guido Pohlmächer, shprehu dëshirë që të vijë në vendlindjen e Maxhunit.

Dhe këtë verë ai vendosi që shokut të tij shqiptar t’i qëndrojë pranë në ditën më të lumtur të jetës së tij.
Guido ka ardhë në Rugovë të Hasit ku do të jetë njëri nga dasmorët e dasmës së Maxhunit që mbahet këtë javë.

Dhe gjermani nga qyteti Heilbronn i landit Baden-Württemberg për ta shprehur dashurinë për shqiptarët ka bërë një Tatoo në faqe me shqiponjën kuq e zi.

Në të ka vizatuar shkronjën A (Albania) shenjë ndërkombëtare e Shqipërisë dhe D (Deutchland) shenjë ndërkombëtare e Gjermanisë.

Guido është mahnitur me mikpritjen dhe traditat e shqiptarëve të Kosovës dhe premton se çdo vit do ta vizitojë Kosovën.