Kryetari i Suharekës priti në takim Komandantin e BSH Jug, kolonelin Mustafa Tavazar

Kryetari i Komunës së Suharekës, Sali Asllanaj, ka pritur të mërkurën në zyren e tij, komandantin e trupave paqeruajtëse të Brigadës shumëkombëshe Jug të KFOR-it, dhe komandant i KFOR-it turk në Kosovë, kolonelin Mustafa Tavazar.

Koloneli Tavazar në këtë takim me kryetarin e Komunës së Suharekës ishte i shoqëruar edhe nga përfaqësues të LMT-së austriake në Suharekë.

Gjatë këtij takimi kryetari Asllanaj e ka njoftuar kolonelin Tavazar me situatën politike dhe të sigurisë në Komunën e Suharekës si dhe kanë biseduar edhe për bashkëpunimin e mirë që e ka Komuna e Suharekës me KFOR-in, përkatësisht me CIMIC-un dhe me LMT-në që veprojnë në Suharekë.

Gjatë kësaj bisede që më shumë ishte miqësore se sa zyrtare janë shkëmbyer edhe disa dhurata modeste si shenjë respekti për vizitën e bërë.

Kryetari Asllanaj dhe koloneli Tavazar janë dakorduar që bashkëpunimi mes ushtarëve të KFOR-it dhe Komunës së Suharekës të vazhdojë edhe më tutje, thuhet në njoftimin e zyrës për informim të Komunës së Suharekës

Më Shumë

Kurti në Suharekë premton mbështetje për bujqësinë, nënat dhe fëmijët

Lëvizja Vetëvendosje ka mbajtur tubim zgjedhor me qytetarët e Suharekës, ku morën pjesë anëtarë, simpatizantë dhe përfaqësues të partisë. Gjatë këtij tubimi u shpalos programi...

Zyrtare: Divine Myles i bashkohet Bashkimit

Bashkimi po vazhdon ndërtimin e skuadrës për sezonin e ri, ndërsa në mbrëmjen e sotme ka zyrtarizuar edhe afrimin e basketbollistit amerikan Divine Myles. “Mirë...

Lajmet e Fundit