21.5 C
Prizren
E martë, 12 Maj, 2026
Home Blog Page 587

Policia shqipton mbi 2 mijë e 100 tiketa trafiku për 24-orë

0

Policia e Kosovës brenda 24 orëve ka shqiptuar 2 mijë e  110 tiketa trafiku.

Në raportin 24-orësh të policisë bëhet e ditur se kanë ndodhur 52 aksidente, 26 prej tyre me të lënduar dhe 26 me dëme materiale.

Ndër tjera thuhet se janë arrestuar 17 persona e nëntë janë dërguar në mbajtje, kurse një është në ndalim policor.

 

Merr flakë një shtëpi në Rahovec, nuk ka të lënduar

0

Një shtëpi është përfshirë nga flakët në Rahovec.

Zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po punojnë në shuarjen e flakëve, derisa familja që jetonte aty, është evakuuar me kohë.

Në ndihmë iu kanë dalë edhe zjarrfikësit nga Malisheva.

Sipas pamjeve të dërguara në redaksi, zjarri ka prekur dhe një pjesë të shtëpisë ngjitur, dhe po punohet për t’i lokalizuar flakët.

Ende nuk dihet se çfarë e ka shkaktuar zjarrin.

Iftar i veçantë në Dragash – Kryetari Xheladini bashkon komunitetin fetar të Gorës

0

Në kuadër të muajit të shenjtë të Ramazanit, kryetari i Komunës së Dragashit, Bexhet Xheladini, organizoi një iftar të veçantë për Këshillin e Bashkësisë Islame (KBI) të rajonit të Gorës.

Në këtë tubim morën pjesë imamët dhe muezinët e xhamive nga fshatrat e Gorës, të cilët u bashkuan në një atmosferë vëllazërore dhe respekti të ndërsjellë.

Ky iftar vjen pas atij të shtruar më 17 mars për KBI-në e Dragashit, duke dëshmuar përkushtimin e kryetarit Xheladini për të forcuar lidhjet me komunitetin fetar. Në fjalën e tij, ai falënderoi për angazhimin drejtuesit fetarë nga të dy këshillat dhe bëri thirrje për bashkëpunim, solidaritet dhe harmoni gjatë këtij muaji të bekuar./PrizrenPress.com/

Ylli shkëlqen në Therandë

0

Golden Eagle Ylli shënon fitore të rëndësishme ndaj Pejës me rezultat 72:64 (16:19, 26:17, 16:23, 14:5) në javën e 25-të të ProCredit Superligës.

Për Yllin ishte fitorja e tretë radhazi, pas sukseseve ndaj Trepçës dhe Sigal Prishtinës.

Ndeshja nisi e barabartë për të dy skuadrat, ku perioda e parë përfundoi 16:19, ndërsa çerekun e dytë e fituan vendasit 26:17. Perioda e tretë nisi më mirë për verdhezinjtë, të cilët e fituan 16:23, ndërsa dhjetëminutëshi i fundit ishte vendimtar, ku therandasit e fituan 14:5, për të shënuar fitore me shifra 72:64.

Te vendasit u dalluan Jalen Nesbitt me 19 pikë dhe një kërcim, ndërsa Lis Shoshi shtoi 13 pikë, shtatë kërcime dhe një asistim. Te mysafirët, më i miri ishte Tulio Da Silva me 19 pikë, 13 kërcime dhe një asistim.

Golden Eagle Ylli ka 12 fitore dhe 13 humbje, ndërsa Peja ka 13 fitore dhe 12 humbje./PrizrenPress.com/

Bashkimi triumfon në kryeqytet ndaj Borës

0

Bashkimi siguron një fitore të rëndësishme si mysafir ndaj Borës me rezultat 79:88 (22:29, 10:16, 29:15, 18:28) në javën e 25-të të ProCredit Superligës.

Çereku i parë ishte kryesisht i barabartë, me shifra 22:29, lojë e ngjashme u zhvillua edhe në pjesën e dytë, të cilën mysafirët e fituan me shifra 10:16. Megjithatë, basketbollistët e Borës u rikthyen në periodën e tretë dhe përmbysën rezultatin 29:15, derisa prizrenasit në dhjetëminutëshin e fundit dominuan me shifra 18:28 për të shënuar një tjetër fitore të rëndësishme me rezultat 79:88.

Alex Aveion Lomax kontribuoi me 16 pikë, 6 kërcime dhe 5 asistime, ndërsa Derrick Woods regjistroi 19 kërcime dhe 13 asistime për vendasit. Mack Smith shtoi 18 pikë, 9 kërcime dhe 4 asistime, kurse Wendell Green udhëhoqi mysafirët me 20 pikë, 2 kërcime dhe 5 asistime.

Bora ka tani 8 fitore dhe 17 humbje, ndërsa Bashkimi ka 18 fitore dhe 7 humbje./PrizrenPress.com/

Hidroregjioni Jugor promovon ndërgjegjësimin për ujin në Ditën Botërore

0

Me rastin e Ditës Botërore të Ujit, KRU “Hidroregjioni Jugor” Sh.A. në Prizren organizoi një sërë aktivitetesh edukative dhe ndërgjegjësuese për rëndësinë e ujit të pijshëm dhe mbrojtjen e burimeve ujore.

Aktivitetet nisën në ora 10:00, me vizitat e nxënësve nga Sh.F.M.U “Hysen Rexhepi”, Sh.F.M.U “Fadil Hisari” dhe Sh.F.M.U “Fatmir Berisha” në impiantin e trajtimit të ujit “Galeria II”, raporton PrizrenPress. Gjatë kësaj vizite, nxënësit u njohën nga afër me proceset e trajtimit dhe furnizimit me ujë të pijshëm, si dhe me rëndësinë e përdorimit të tij në mënyrë të qëndrueshme.

Në ora 11:00, aktivitetet vazhduan në Sh.F.M.U “Motrat Qiriazi” – Prizren, ku nxënësit, me mbështetjen e KRU “Hidroregjioni Jugor”, prezantuan një Ekspozitë Ndërgjegjësuese mbi rëndësinë e ujit. Punimet artistike dhe esetë e shkruara nga vetë nxënësit përcollën mesazhe të fuqishme mbi nevojën për të ruajtur burimet ujore.

KRU “Hidroregjioni Jugor” falënderon të gjithë nxënësit dhe mësimdhënësit për angazhimin dhe përkushtimin e treguar në këtë ditë të rëndësishme, duke theksuar rëndësinë e edukimit për ruajtjen e ujit./PrizrenPress.com/

Komuna e Prizrenit përcakton kufijtë e hapësirave publike për bizneset në Qendrën Historike

0

 

Sipas tyre pas punimeve për rehabilitimin e rivitalizimin e infrastrukturës në zonën historike në radhë është edhe përcaktimi i kufijve të hapësirave publike që mund të shfrytëzohen nga bizneset e gastronomisë.

Drejtori i Inspektorateve, Islam Ukimeri ka pohuar se këto veprime janë të domosdoshme për të vënë rregull në zonën historike të qytetit, përkatësisht për të siguruar lëvizjen e lirë të qytetarëve e vizitorëve, raporton Telegrafi.

“Në koordinim me Drejtorinë e Shërbimeve Publike, Drejtorinë e Urbanizimit dhe Planifikimit Hapësinor dhe Qendrën Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren jemi dakorduar që të bëhet shënjëzimi dhe të përcaktohen kufijtë e hapësirave publike që mund të shfrytëzohen nga operatorët ekonomikë, për të cilën pjesë edhe paguajnë taksa”, ka thënë Ukimeri.

Gjithashtu i ka bërë thirrje të gjithë operatorëve që shfrytëzojnë hapësirën e përcaktuar publike ti respektojnë kufijtë e përcaktuara.

“Komuna e Prizrenit rishtazi ka bërë investim të konsiderueshëm në sheshin e Shadërvanit. Si Drejtori e Inspektorateve obligohemi që ta monitorojmë gjatë gjithë kohëës këtë zonë lidhur me respektimin e pjesëve të përcaktuara ashtu që mos të keqpërdoret përkatësisht mos të zihet hapësira publike dhe të respektohet lëvizja e lirë e qytetarëve dhe turistëve”, është shprehur ai.

Ndërkaq përfaqësuesi nga komuniteti i gastronomëve, Ilir Shala, ka pohuar se përcaktimi i këtyre kufijve vjen si rrjedhojë e konsultimit paraprak të hisedarëve, me qëllim të krijimit të një pamjeje më të mirë në qendrën e qytetit, raporton Telegrafi.

“Rregullat për një vijëzim i kemi dakorduar gjatë punës në Planin për pamjen e Shadërvanit.  Besojmë se një gjë e tillë do të ofrojë një përjetim më të mirë të Qendrës Historike të Prizrenit dhe neve si biznese do të na kthehet për të mirë”, ka thënë Shala.

Komuna e Prizrenit ka investuar mjete të konsiderueshme në rehabilitimin e rivitalizimin e infrastrukturës në Sheshin Shadërvan dhe në rrugën “Shuaip Spahiu”. Punimet në këtë aspekt në qendër të qytetit ende po vijojnë. /Telegrafi/

“Rritja e çmimit të rrymës me pasoja të rënda për qytetarët, do të shtrenjtohen edhe buka, vaji e sheqeri dhe transporti”

0

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka reaguar pas deklarimeve të kryetarit të Bordit të ZRRE-së, se rryma nga 1 prilli i këtij viti do të shtrenjtohet dhe se ata që kanë paguar 50 euro, do të paguajnë 58.

Bajrami ka thënë se kjo rritje do të ketë pasoja të rënda për ekonominë e vendit.

Bajrami thotë se rritja e çmimit të energjisë “është goditja e parë, por jo e fundit, sepse kur bizneseve u rriten shpenzimet, atëherë çmimet e të gjitha produkteve bazë do të rriten përsëri si: çmimi i bukës, qumështit, vajit, sheqerit, transportit dhe çdo produkti tjetër të domosdoshëm për jetesë”.

 

Reagimi i plotë:

Zbatimi i vendimt të ZRRE-së do të ketë pasoja të rëndë për ekonominë e vendit dhe mirëqenien e qytetarëve.

Nga 1 prilli i këtij viti, çmimi i energjisë rritet me 15%. Kryetari i Bordit të ZRRE-së thotë: “Nëse keni paguar 50€, tani do të paguani 58€” (në të vërtetë, rritja prej 15% e çon faturën në 57.5€ jo në 58).

Por janë disa fakte që duhet të thuhën zëshëm:

? Shumica e familjeve nuk paguajnë 50€ në muaj, por më shumë.

? Rritja prej 15% e çmimt të energjisë për shpenzuesit komercial (bizneset) është drejtpërdrejtë kosto shtesë për të gjitha produktet dhe shërbimet e tyre.

? Rritja e çmimit të energjisë është goditja e parë, por jo e fundit, sepse kur bizneseve u rriten shpenzimet, atëherë çmimet e të gjitha produkteve bazë do të rriten përsëri si: çmimi i bukës, qumështit, vajit, sheqerit, transportit dhe çdo produkti tjetër të domosdoshëm për jetesë.

? Pra, standardi i jetesës në vitin 2025 do të jetë më i ulët se ai i vitit 2020.

?Shto këtu faktin se ZRRE-ja po i hedh në treg të hapur 1000 kompanitë më të mëdha të vendit. Sipas vendimit të ZRRE-së nga 1 qershori i këtij viti KESCO nuk e ka obligim t’i furnizoj më me energji elektrike këto kompani, ato duhet ta blejnë energjinë në tregun e hapur. Praktikisht kjo do të thotë se këto 1000 kompani nuk mund ta blejnë energjinë që prodhon KEK-u, por duhet të blejnë energji të importuar me çmim se paku dyfish me të shtrejt (shih çmimet në bursë), me që rast një pjesë e tyre edhe mund të falimentojnë, disa do të përfundojnë me largim nga puna të punëtorëve për të ulur shpenzimet, e të gjitha do të detyrohen t’i rrisin çmimet për të mbijetuar, gjë që do t’i bëj ato jo konkurruese në tregun vendor dhe atë ndërkombëtar, rrjedhimisht kjo qon deri te lulëzimi i importit edhe ashtu tepër i lartë.

?Pyetja: Kush përfiton nga ky vendim?

?Përgjigja: KESCO dhe tregtarët e energjisë, apo siç i quante Kurti kur ishte në opozitë: “mafia energjetike”.

Është e qartë se zbatimi i këtij vendimi çon drejt rrënimit të ekonomisë dhe mirëqenies së qytetarëve.

PS.

Sipas ZRRE-së, në Kosovë janë 19 kompani të licencuara për tregti me energji elektrike, e në mesin e tyre kish të tilla që hynë në top dhjetshën e kompanive kosovare për nga qarkullimi, për vitin 2024. Vetëm ky fakt tregon mjaftushëm në çfarë gjendje jemi.

Çfarë po ndodh me Eglin dhe Gjestin – pamjet e përleshjes së tyre shqetësojnë fansat

0

Një lojë e zhvilluar mes Eglit dhe Gjestit brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania 4 ka ngjallur reagime të shumta nga ndjekësit e spektaklit.

Pamjet e publikuara në rrjetet sociale tregojnë se si dyshja, në formën e një shakaje, “luftojnë” me njëri-tjetrin në lavanderi, por situata duket se ka dalë jashtë kontrollit për disa momente.

 

Teksa tentonin të ngacmonin fizikisht njëri-tjetrin, në një moment Gjesti e kap nga fytyra Eglin, duke shkaktuar reagimin e menjëhershëm të disa banorëve.

“Jo, jo ashtu”, dëgjohen duke thënë ata, duke sinjalizuar që situata mund të kishte kaluar kufirin e një loje të zakonshme. Pas kësaj, përplasja mes tyre u ndërpre.

Kjo ngjarje ka sjellë ndarje mendimesh mes fansave të reality show-t. Disa e kanë parë si një situatë të parrezikshme dhe pjesë të dinamikës së shtëpisë, ndërsa të tjerë kanë shprehur shqetësim mbi mënyrën se si u zhvillua ndërveprimi mes tyre.

Egli dhe Gjesti kanë pasur një histori të ndërlikuar brenda shtëpisë. Në fillim të spektaklit, ata ishin në një lidhje, por pas daljes së Eglit nga loja dhe rikthimit të saj në BBVA 4, ajo vendosi të mos i jepte më një tjetër shans Gjestit.

Kjo ka bërë që tensionet mes tyre të jenë të pranishme herë pas here, duke sjellë situata si kjo e fundit, e cila është komentuar gjerësisht nga publiku.

 

Oda e Prizrenit organizon seminar dyditor për aplikime të suksesshme për grante

0

Sot ka nisur seminari dyditor “Nga Ideja në Financim – Trajnim Praktik për Shkrimin e Aplikimeve të Suksesshme për Grante”, organizuar nga Oda e Prizrenit. Ky seminar ka për qëllim të ndihmojë pjesëmarrësit në zhvillimin e aftësive për të hartuar aplikime efektive për grante dhe financime.

Në hapjen e seminarit morën pjesë drejtori i Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit, Ramadan Tarashaj, dhe përfaqësuesi i Handwerkskammer Koblenz (HWK) Gjermani, Eriks Martin, përcjell PrizrenPress.

Ky është seminari i tretë i këtij lloji brenda muajit, duke theksuar angazhimin e Odës së Prizrenit për mbështetjen e bizneseve dhe sipërmarrësve në sigurimin e financimeve për zhvillim.

Seminari i radhës do të mbahet më 4-8 Prill në Gjermani, ku do të marrin pjesë gjashtë anëtarë të Odës së Prizrenit.

Ky trajnim mbështetet nga projekti gjashtëvjeçar i “Federal Ministry for Economic Cooperation and Development”, në bashkëpunim me Partners in Transformation Chamber and Associations, Sequa dhe Handwerkskammer Koblenz Germany./PrizrenPress.com/