Home Blog Page 5862

Arbër Rexhaj: Teuta Rugova, fillimi i ribashkimit të PAN-it me LDK-në

0

Arbër Rexhaj, deputet i zgjedhur i Lëvizjes Vetëvendosje e ka komentuar marrëveshjen e Teuta Rugovës, deputete e zgjedhur e LDK-së me Ramush Haradinajn, kandidat i PAN-it për kryeministër.

Postimi i plotë:

Dhe krejt ky koalicion individual i Teuta Rugovës, ne shtëpinë e presidentit të ndjerë Ibrahim Rugova nuk ka pasur qëllimin e marrjes të një vote në përkrahje të kandidatëve të PAN-it për kryeparlamentar dhe kryeministër por fillimin e ribashkimit mes PAN-it dhe LDK-ës, respektivisht LAA-së.

Prandaj të gjithë ata të cilët votuan këto dy koalicione të klaneve dhe interesave të ngushta të cilat po e shkatërrojnë të ardhmen e shtetit tonë duhet së bashku me ne të sjellin një realitet të ri në Kosovë. Realitetin që e tha qytetari në këto zgjedhje parlamentare që kaluam. Ndryshimin!

Ja me çka e krahason Mytaher Haskuka, Teuta Rugovën (FOTO)

0

Deputeti i Vetëvendosjes, Mytaher Haskuka ka reaguar ndaj vendimit të deputetës së LDK-së, Teuta Rugova për ta mbështetur të nomunuarin e PAN-it për kryeministër, Ramush Haradinaj.

Haskuka përmes një statusi në Facebook e ka krahasur të bijën e ish-presidentit Rugova me transportin ndërkombëtar rrugor, shkruan arbresh.info.

“Transporti Ndërkombëtar Rrugor apo Teuta I Rugova”?, ka shkruar Haskuka./Arbresh.info.

 

Vetëvendosje në Malishevë: Vendimi i Kuvendit për ekskursionet, skandaloz

0

Anëtarët e Kuvendit të Komunës së Malishevës, në saje të votës së dyfishtë të kryesuesit, Aziz Thaçi, në seancën e fundit plenare kanë miratuar vendimin për ndalimin e ekskursioneve të nxënësve të shkollave të mesme jashtë vendit, përjashtuar vizitat studimore apo ato me karakter edukativo-arsimor, shkruan sot Koha Ditore.

Por ky vendim i organit më të lartë lokal është cilësuar si skandaloz nga këshilltari i lëvizjes Vetëvendosje, Valon Hoti, i cili ka vlerësuar se nxënësve u mohohet vizita në Shqipëri për shkak se institucionet përgjegjëse kanë dështuar në menaxhimin e këtij procesi.

Shënohet 19 vjetori i Epopesë së Rahovecit

0

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Idriz Vehapi me bashkëpunëtorë familjar dhe bashkëluftëtarë të dëshmorëve, në kuadër të aktiviteteve për shënimin e 19’të vjetorit të “Epopesë së Rahovecit”, sot ka bërë homazhe, nderime dhe kanë vendosur buqeta me lule në varrezat, shtatoret, bustet, pllakës përkujtimore në qytetin e Rahovecit.

Një fjalë rasti tek vendi i quajtur “Maja e Shkodranit”, ka mbajtur Kryetari i Komunës së Rahovecit, Idriz Vehapi i cili më këtë rast ka potencuar se sot jemi në përkujtim të veprës së dëshmorëve pikërisht në këtë vend, me datën e sotme të vitit 1998, bënë një heroizëm të vërtetë. Të gjithë bashkëluftëtaret e tyre, por edhe të tjerët kanë dëgjuar se Mizairi me shokët e tij ka qëndruar deri sa kanë dhënë jetën e tyre pikërisht në këtë vend. Korriku i vitit ’98, për qytetin e Rahovecit dhe Komunën e Rahovecit ishte një muaj shumë i rënd, ishte muaj ku patëm humbje të mëdha në civil por edhe në ushtar, dhe nuk duhet harruar se në këtë betejë ranë Dëshmor figurat me të ndritura të luftës së UÇK’s.

Homazhe, nderime dhe vendosja e buqetave me lule është bërë në: Varrezat e Dëshmorëve në qytetin e Rahovecit, shtatoret e Heronjve Selajdin Mullabazi-Mici, Xhelal Hajda-Toni, pllaka përkujtimore në qytetin e Rahovecit, busti i Heroit Mensur Zyberaj, Teqja e Madhe, tek vendi i quajtur “Bazeni” në rrugën e UÇK’s, tek pompa e derivateve “Teuta” në dalje të qytetit të Rahovecit rrugës për Malishevë dhe tek “Maja e Shkodranit. /PrizrenPress.com/

Teuta Rugova flet për marrëveshjen me Ramush Haradinajn

0

Deputetja e Lidhjes Demokrtike të Kosovës, Teuta Rugova e ka thyer heshtjen në situatën nëse do të votojë Ramush Haradinajn për kryeministër të Kosovës.

Ky është postimi i plotë i deputetes Teuta Rugova lidhur me marrëveshjen e arritur për ta votuar Haradinajn për Kryeministër:

“Së pari dua t’ju falënderoj të gjithëve për besimin që më keni dhënë që t’ju përfaqësoj në Kuvendin e Republikës së Kosovës. Njëkohësisht uroj të gjithë kolegët që janë zgjedhur dhe ju siguroj se do të vazhdojmë të gjithë së bashku të punojmë me përgjegjësinë më të lartë për shtetin tonë. Më vije keq për koleget të cilët nuk janë zgjedhur, duke u ndëshkuar nga elektorati për arsye të respektimit të vendimeve të partisë, në votimet e ndryshme që kemi pas në Kuvend.

Unë e di se me qëndrimin tim në sallën e Kuvendit dhe me pjesëmarrjen time në votimin për president ne shkurtin e vitit te kaluar mund të ju kam zhgënjyer, mirëpo kjo ka qenë drejtpërdrejtë vazhdimësi e traditës së babait tim, Presidentit historik Dr. Ibrahim Rugova, që të respektojmë marrëveshjet dhe të bëjmë kompromise të mëdha.

Babai im, Presidenti historik Dr. Ibrahim Rugova, gjithmonë ka punuar për një Kosovë të Pavarur, Demokratike e integruar në Bashkimin Evropian, në NATO dhe në lidhje dhe miqësi të përhershme me SHBA-të. Presidenti Rugova nuk e ka krijuar LDK-në për opozitë, sepse LDK është thelbi i shtetësisë së Kosovës dhe gjithmonë do të jetë.

Sot familja jonë priti në një vizitë miqësore z. Ramush Haradinaj në shtëpinë tonë. Ishte një takim shumë miqësor sepse z. Haradinaj është një mik i madh i familjes tonë që nga viti 2004 kur presidenti Rugova lidhi marrëveshje koalicioni me të dhe e zgjodhi Kryeminister, prandaj vizitat e tij gjithmonë janë shumë të mirëseardhura për ne.

Unë jam deputete e zgjedhur e LDK-së dhe ashtu si kam vepruar e votuar në të kaluaren do të veproj edhe gjatë këtij mandati duke pasur interes primar gjithmonë ndërtimin dhe fuqizimin e shtetit të Kosovës.

Nëse dikush dëshiron inate dhe bllokada, ja ku është Serbia, ja ku është Mitrovica, ja ku është inati me BE-në që po na mbanë të izoluar, ja ku janë shtetet që nuk na njohin dhe ja ku janë grupet politike që anatemojnë shtetin tonë! Unë e di se si do të kishte vepruar babai im, Presidenti historik Dr. Ibrahim Rugova! E dini edhe JU! Andaj veproni!

Demokracia zhvillohet kur të fuqizohet pavarësia e shtetit tonë, sakaq edhe trinomi i babait tim, Presidentit historik Dr. Ibrahim Rugova: Liri, Pavarësi dhe Demokraci që nënkupton lirinë qe e fituam më 1999, pavarësinë e Kosovës të njohur më 17 shkurt 2008, por duhet të punojmë shumë që të bëhemi shtet anëtar i plotë i OKB-së dhe atëherë e kemi sigurinë tonë dhe mund të përqendrohemi në demokratizimin e vendit si pikë e tretë e trinomit të Presidentit Rugova. Demokracinë tonë në Kosovë që është ende e re, po e mbanë peng reforma shumë e nevojshme zgjedhore, që duhet të ndodhë sa më parë, me qëllim të tejkalimit të ngërçeve që po ndodhin secilën herë pas proceseve zgjedhore.

Unë kërkoj nga strukturat udhëheqëse të LDK-së, që në Qeverinë e gjerë dhe stabile që po kërkohet nga miqtë tanë të përhershëm, SHBA-të dhe BE-ja, në marrëveshjen e koalicionit, para ndarjes së përgjegjësive qeveritare të vendosen prioritetet për qytetarët e Kosovës, e që janë: formimi i ushtrisë, zgjidhja e problemit të demarkacionit që do të rezultonte me liberalizim vizash, reforma zgjedhore dhe përmirësimi i jetës së qytetarëve të Kosovës.

Nuk është e drejta jonë të injorojmë votën e qytetarit, por nuk është as e drejta jonë të injorojmë bashkëpunimin e ngushtë të babait tim, Presidentit historik Dr. Ibrahim Rugova, me Ramush Haradinajn. Unë ju siguroj se babai im, Presidenti historik Dr. Ibrahim Rugova, në situatën e sotme kurrsesi nuk do të kishte udhëhequr LDK-në në asi mënyre që të bllokoj proceset dhe të injoroj rekomandimet e miqve tanë të përhershëm, SHBA-ve dhe BE-së” shkruan Teuta Rugova në sqarimin e saj./

Mbledhje komemorative për Qani Mehmedin

0

Në kryeqytet u mbajt mbledhje komemorative në nderim të gazetaritt dhe publicistit që ndërroi jetë ditë më parë, Qani Mehmedi.

Drejtor i Radio Televizionit Publik, Mentor Shala tha se shumë breza gazetarësh kanë kaluar nga duart e tashmë të ndjerit Qani Mehmedi andaj sipas tij, kujtimi për të do të jetë gjithmonë i freskët, njofton Klan Kosova.

Edhe kolegët e tjerë të Mehmedit, gazetarë të vjetër që vepruan në Kosovë e kujtuan atë si njeri që i dha shumë gazetarisë dhe botës shqiptare.

Djali i Qani Mehmedit, Mentori tha se përkrahja e miqve të babait i dha forcë që më lehtë ta përballojë dhimbjen e humbjes së tij.

Gazetari dhe publicisti Qani Mehmedi ka ndërruar jetë të martën në orët e para të mëngjesit pas një sëmundje të rëndë.

E konfirmon Muharrem Nitaj: Po u nënshkrua marrëveshja me Teuta Rugovën

0

Zëdhënësi i AAK-së, Muharrem Nitaj e ka konfirmuar lajmin se është nënshkruar marrëveshja ndërmjet PAN-it dhe Teuta Rugovës.

Ai këtë konfirmim e bëri në një prononcim të shkurtër për Gazeta Blic. “Po, është nënshkruar marrëveshja me Teuta Rugovën”, tha ai për Gazeta Blic.

Ndryshe, ‘GazetaBlic’ gjatë ditës së sotme ka raportuar për takimin ndërmjet Ramush Haradinajt dhe Teuta Rugovës.

 

Ky takim u mbajt në rezidencën e Ibrahim Rugovës, në Prishtinë.

Refuzohet kërkesa për rindërtimin e xhamisë në Kalanë e Prizrenit

0

Instituti i Kosovës për Mbrojtjen e Monumenteve ka refuzuar kërkesën, përkatësisht projektin e paraqitur nga Këshilli i Bashkësisë Islame të Prizrenit për rindërtimin e xhamisë në Kalanë e Prizrenit, shkruan sot Koha Ditore.

Në arsyetimin e këtij vendimi është theksuar se kërkesa e parashtruar për rikonstruimin e xhamisë, për aq sa është punuar dhe prezantuar para IKMM-së, nuk i përmbush kërkesat e legjislacionit vendor e as parimet themelore të kartave dhe të konventave ndërkombëtare, dhe për këtë edhe është refuzuar, meqë në të kundërtën dhënia e pëlqimit do të nënkuptonte shkelje të Ligjit për trashëgiminë Kulturore.

Me këtë vendim të datës 19 korrik, Qendra Rajonale e Trashëgimisë Kulturore e Prizrenit obligohet që këtë akt ta procedojë te Komuna e Prizrenit dhe të Këshilli i Bashkësisë Islame në Prizren

LDK-ja reagon pas mbështetjes që mori Haradinaj nga familja Rugova

0

Kandidati i koalicionit për kryeministër LDK-AKR-Alternativa, Avdullah Hoti, ka reaguar pas mbështetjes që familja Rugova i dha Ramush Haradinajt për formimin e Qeverisë.

“Shtëpia e presidentit është e hapur për të gjithë. Edhe për kundërshtarët politikë. Përkulja që të gjithë i bëjnë atij tregon për madhështinë që ka”, ka shkruar Hoti në llogarinë e vet në Facebook.

Haradinaj merr mbështetje nga familja e ish-presidentit Rugova

0

Kandidati për kryeministër i koalicionit PDK-AAK-Nisma, Ramush Haradinaj, ka qëndruar sot në shtëpinë e familjes së ish-presidentit të ndjerë Ibrahim Rugova nga ku ka marrë mbështetjen e kësaj familje për formimin e Qeverisë.

“Është nder i veçantë për mua që sot isha mysafir në Familjen e nderuar të Presidentit historik Dr. Ibrahim Rugova dhe njësoj si në vitin 2004 kur ishte nevoja e bashkimit të forcave për unitet politik, përballë sfidave të kohës, Presidenti Rugova pa hezitim theu paragjykimet për të kapërcyer ndasitë artificiale të atëhershme dhe për t’i dhënë fund armiqësive absurde mes shqiptarëve dhe me dha mbështetjen për Kryeministër të Republikës së Kosovës, edhe sot u ndjeva njëjtë kur mora mbështetje për misionin tonë të përbashkët të ndërtimit të shtetit dhe institucioneve të Republikës së Kosovës nga Familja e Presidentit historik Dr. Ibrahim Rugova”, ka thënë Haradinaj në deklaratën e tij për medie.
Deklarata e plotë e Ramush Haradinajt, pas vizitës në familjen Rugova:
 Të nderuar qytetarë,
 Është nder i veçantë për mua që sot isha mysafir në Familjen e nderuar të Presidentit historik Dr. Ibrahim Rugova dhe njësoj si në vitin 2004 kur ishte nevoja e bashkimit të forcave për unitet politik, përballë sfidave të kohës, Presidenti Rugova pa hezitim theu paragjykimet për të kapërcyer ndasitë artificiale të atëhershme dhe për t’i dhënë fund armiqësive absurde mes shqiptarëve dhe me dha mbështetjen për Kryeministër të Republikës së Kosovës, edhe sot u ndjeva njëjtë kur mora mbështetje për misionin tonë të përbashkët të ndërtimit të shtetit dhe institucioneve të Republikës së Kosovës nga Familja e Presidentit historik Dr. Ibrahim Rugova. Historia e re e Kosovës është histori e afrimit dhe besimit në mes njerëzve, rezultat i luftës, sakrificës, mirëkuptimit dhe tolerancës. Këtë strategji kombëtare e ndiqte presidenti dr. Ibrahim Rugova, për te bërë shtetin dhe qeverinë e Kosovës. Tani e kemi shtetin tonë te pavarur të Kosovës, por këtë shtet duhet zhvilluar, ndërtuar dhe integruar në të gjitha mekanizmat ndërkombëtar. Ky edhe ishte përkushtimi dhe amaneti i Presidentit historik Dr. Ibrahim Rugova, me të cilin bëmë koalicion qeverisës në nëntor të vitit 2004, duke besuar thellësisht në vlerat kombëtare, patriotike dhe integruese. Bashkëpunimi me familjen Rugova u vazhdua edhe më vonë, kur Ukë Rugova kandidoi i renditur në vendin e dytë në listën e përbashkët AAK-Lista Ibrahim Rugova. Bashkëpunimi me këtë familje të nderuar nuk është ndalur për asnjë moment, andaj sot në frymën e afrimit dhe filozofisë së Presidentit historik Dr. Ibrahim Rugova, ne po e konfirmojmë mbështetjen, bashkëpunimin e përhershëm dhe respektin e ndërsjellët. Unë si i nominuar për kryeministër të Republikës se Kosovës, me kënaqësi e pranoj mbështetjen e familjes emblematike të Presidentit Rugova dhe zotohem që do të bëj ç‘mos për ruajtjen e vlerave dhe mësimeve të Presidentit Rugova, për ruajtjen e miqësisë të përhershme me SHBA-të, BE dhe NATO.
Objektivat e përhershme për një Kosovë të zhvilluar ekonomikisht, të integruar në familjen evropiane, për lëvizje të lirë të qytetarëve të saj, për sundimin e ligjit dhe rendit, do të jenë prioritete në agjendën e qeverisjes sime!
Gjithashtu, do të kemi respekt dhe kujdes të veçantë për familjet emblematike dhe legjendare, siç është familja e Presidentit historik Dr. Ibrahim Rugova, familja Jashari si dhe familjet e tjera që sakrifikuan dhe u flijuan për lirinë e Kosovës.
Shfrytëzoj rastin që nga kjo shtëpi, t‘i bëj ftesë të gjithë atyre që përqafojnë idetë e Presidentit Rugova, e në veçanti kreut të LDK-së Isa Mustafa dhe presidentit të AKR-së z. Behgjet Pacolli, që të mbështesin formimin sa më të shpejt të qeverisë së vendit dhe bashkimin e forcave shtet-formuese, për të përshpejtuar agjendën e forcimit të Republikës se Kosovës dhe integrimin e saj në strukturat euro-atlantike.
Zoti e bekoftë përjetësisht jetën dhe veprën e Presidentit historik Dr. Ibrahim RUGOVA!
Zoti e bekoftë Kosovën dhe popullin e saj!
Juaji,
Ramush Haradinaj