17.8 C
Prizren
E diel, 5 Maj, 2024

Haxhi Avdyli: Sovrani nuk mashtrohet me sondazhe e retorika boshe

Kryetari i LDK-së në Prizren Haxhi Avdyli, nuk beson në sondazhe parazgjedhore. Ai thotë se vlerësuesi më i mirë i partive dhe individëve mbeten votuesi.
Avdyli thotë se sondazhi i fundit që u publiku ditë më parë, e në të cilën LDK renditet e treta, ka qenë i paguar.

“Sa i përket sondazheve me pagesë ku më shumë flitet për vendin e dytë , çdo rezultat i LDK-së, ku nuk figuron parti e parë ne e shohim si dështim”, shkruan ai në Facebook.

“Tradita shtetndërtuese , mendësia politike, organizimi i brenda partiak, menaxhimi i komunave me përgjegjësi, reforma dhe zhvillimi ekonomik etj, janë premisa që e bëjnë LDK-në të aspirojë vendin e parë” .

“Edhe pse ka vend të përmirësohemi, LDK ka njerëzit të edukuar , si nga përgatitje profesionale, si nga morali politik , që mund ta bëjnë dallimin” .

“Sovrani nuk mashtrohet lehtë me retorika boshe”, shkruan PrizrenPress.

“Prandaj, tani s’ia vlen të merremi shumë me sondazhe , por me punë të përkushtuar në të mirë të vendit”.

“Sovranit i mbetet të vlerësoi, secilën parti dhe individ në kohën e duhur”./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Habit këngëtari: Alienët më kërkojnë të bëhem lajmëtari i tyre!

Robbie Williams mendon se alienët po përpiqen të dërgojnë mesazhe përmes tij sepse ai është i famshëm. Këngëtari 50-vjeçar beson se alienët duan që...

Reshjet e shiut – Policia del me apel për shoferët

Bazuar në ndryshimin e kushteve atmosferike dhe reshjeve të shiut, Policia e Kosovës ka dalë me një apel për të gjithë shoferët. Përmes një postimi...

Lajmet e Fundit