Home Blog Page 5863

Komuna e Prizrenit tenderon teleferikun përkundër refuzimit të projektit nga autoritetet e trashëgimisë kulturore

0

Organet kompetente të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sporteve kanë refuzuar projektin ideor të paraqitur nga Komuna e Prizrenit për ndërtimin e infrastrukturës për qasje në Kalanë e Prizrenit. Ngjashëm ka vepruar edhe Këshilli i Trashëgimisë Kulturore për Qendrën Historike të Prizrenit. Pavarësisht nga ky fakt, Komuna e Prizrenit është në realizim e sipër të procedurave tenderuese për këtë projekt, njofton kumtesa e OJQ-së EC Ma Ndryshe, përcjell PrizrenPress.

Në bazë të informatave që EC Ma Ndryshe i ka marrë nga organet kompetente të MKRS-së del se Komisioni për Shqyrtimin dhe Vlerësimin e Kërkesave dhe Projekteve Restauruese-Konservuese të Trashëgimisë Kulturore/IKMM ka rekomanduar refuzimin e projektin ideor për ndërtimin e infrastrukturës qasje në Kalanë e Prizrenit.

“Refuzohet projekti ideor – Ndërtimi i infrastrukturës për qasje në Kalanë e Prizrenit, pasi që i njëjti është në kundërshtim me kushtet e përgjithshme të dhëna nga IAK-u, si dhe në kundërshtim me Ligjin Nr.02/L-88 për Trashëgiminë Kulturore”, thuhet në rekomandimin e Komisionit të lartpërmendur.

Edhe KTK për Qendrën Historike të Prizrenit në rekomandimin e vet ka shkruar se “Këshilli nuk e jep pëlqimin për projektin ideor – ndërtimi i infrastrukturës për qasje në Kalanë e Prizrenit, sepse është në kundërshtim me kushtet e përgjithshme të dhëna nga IAK-u, si dhe në kundërshtim me Ligjin Nr.02/L-88 për Trashëgiminë Kulturore”.

Ndërkohë në Portalin e Prokurimit Publik të Kosovës figurojnë njoftimet përkatëse të Komunës së Prizrenit për “Ndërtimin e teleferikut për qasje më të lehtë në Kalanë e Prizrenit”, ku shkruan se vlera e parashikuar e kontratës është 3 milionë e 470 milionë euro.

Duke qenë se bëhet fjalë për një projekt kapital të rëndësisë së veçantë dhe me kosto të konsiderueshme, që zhvillohet në Qendrën Historike të Prizrenit, ku pikënisja e teleferikut është në lagjen e Marashit dhe pikëmbarimi në cepin verior të Kalasë, EC Ma Ndryshe kërkon nga Komuna e Prizrenit që të mos ndërmerr ndonjë hap të ngutshëm apo të njëanshëm në këtë drejtim, qoftë edhe në prokurim, dhe ti respektoj të gjitha kërkesat ligjore që vijnë nga institucionet kompetente të trashëgimisë kulturore.

EC Ma Ndryshe gjithashtu përkujton se neni 4, pika 14 e Ligjit të Trashëgimisë Kulturore përkufizon se “cilado ndërhyrje q? ndikon n? tërësinë ose vlerat e trashëgimisë kulturore kërkon leje të shkruar nga Institucioni kompetent”. Edhe dispozitat e Ligjit për Qendrën Historike parashohin që Instituti për Mbrojtjen e Monumenteve sipas legjislacionit për trashëgiminë kulturore, ta jep pëlqimin ose ta refuzoj kërkesën për projekt.

Për këto arsye, EC Ma Ndryshe rekomandon Komunën e Prizrenit që para se të ndërmarrë çfarëdo hapi lidhur me projektin e ndërtimit të infrastrukturës për qasje në Kalanë e Prizrenit t’i përmbush obligimet që dalin nga legjislacioni për trashëgiminë kulturore respektivisht të koordinohet me autoritetet e trashëgimisë kulturore për marrjen e pëlqimeve të nevojshme për zbatimin e projektit.

Projekti “Transparenca e Planifikimit Hapësinor në Prizren” synon hapjen e dokumenteve të planifikimit hapësinor në komunën e Prizrenit, për të përmbushur obligimet e Kartës për Hapjen e të Dhënave, dhe rritur nivelin e llogaridhënies publike në këtë sektor. Hapja e të dhënave dhe dokumenteve të planifikimit hapësinor do të krijojë mundësi më të mëdha për mbikëqyrjen e punës së autoriteteve publike në raport me urbanizmin, lejet e ndërtimit, planifikimin zhvillimor dhe menaxhimin e trashëgimisë kulturore. /PrizrenPress.com/

Aktivizohen seksionet artistike të ShKA “Agim”-it në Prizren

0

Pas zgjedhjes së Kryesisë së re, ShKA “Agimi” ka intensifikuar përgatitjet për aktivizimin e seksioneve artistike, të cilat për një kohë të gjatë kanë qenë pasive, si rezultat i disa zhvillimeve që kanë penguar funksionimin artistik të shoqatës, njofton kumtesa e Shoqatës.

Kryesia e re e ShKA “Agim”-it ka vendosur si prioritet aktivizimin e seksioneve artistike dhe për këtë qëllim është duke i mobilizuar të gjitha resurset dhe potencialet.

“Në takimin e Kryesisë të datës 13 Korrik 2017, drejtori artistik i Shoqatës, profesor Besim Berisha ka shpalosur propozimin për funksionalizimin e komponentës artistike. Në bazë të planit tashmë të miratuar të komponentës artistike, gjatë këtij viti, ShKA Agimi do t’i aktivizojë këto seksione artistike: Kori, orkestri, folklori, veteranët, drama dhe okteti. Drejtori artistik tashmë ka përfunduar diskutimet me një numër artistësh të Prizrenit, të cilët do të jenë udhëheqës të seksioneve (disa seksione do të kenë nga dy udhëheqës)”, thuhet në kumtesë, përcjell PrizrenPress.

Për të siguruar gjithëpërfshirje dhe kundërshtuar praktikat e kaluara të mbylljes dhe përjashtimit, Kryesia e ShKA Agimit fton të gjithë të interesuarit që kanë dëshirë të jenë anëtarë aktivë të një apo më shumë seksioneve, interesimin e tyre ta shprehin në email adresën [email protected]. Të gjithë të interesuarit duhet të dërgojnë këto informacione përmes emailit: emri, ditëlindja, shkollimi, numri i telefonit, shkollimi/profesioni dhe në cilin seksion dëshirojnë të aktivizohen. Afati për shprehjen e interesimit për të qenë pjesë e seksioneve artistike të ShKA Agimit mbetet i hapur (nga dita e sotme) deri më 20 Gusht 2017, ndërsa provat e seksioneve do të nisin nga java e parë e Shtatorit 2017.

Kryesia e ShKA “Agim”-it njofton se ka siguruar hapësirën (si dhe pajisjet tjera të nevojshme) për ushtrimet dhe provat e seksioneve artistike. Në të njëjtën kohë, një numër i organizatave, kompanive private dhe individëve tashmë kanë konfirmuar vullnetin e tyre për të përkrahur aktivitetin artistik të Shoqatës në forma të ndryshme.

“Gjatë javës në vijim, përmes një konference për media, ShKA Agimi do të njoftojë opinionin publik mbi hapësirën e përkohëshme ku do të zhvillohet aktiviteti artistik, për shkak të pamundësisë për të vepruar në objektin e shoqatës, i cili vazhdon të mbahet i zaptuar nga një numër individësh të papërgjegjshëm. Në konferencën për media të Kryesisë do të publikohen edhe emrat e udhëheqësve të seksioneve artistike si dhe do të ofrohen detaje rreth aktivitetit koncertal të ShKA Agimit për vitin 2017”, thuhet në kumtesën e Shoqatës. /PrizrenPress.com/

Përfundon takimi, Haradinaj nuk tregon nëse nënshkroi marrëveshje

0

 

Ka përfunduar takimi ndërmjet Ramush Haradinajt dhe deputetes së LDK-së Teuta Rugovës.Në këtë takim u prit të ndodhë nënshkrimi i një marrëveshje për bashkëqeverisje ndërmjet PAN-it, dhe Rugovës, raporton Gazeta Blic.Por lideri i AAK-së, nuk tregoi se a është arritur një marrëveshje e tillë.

Ndryshe, PAN-i në zgjedhjet e qershorit ka dalë si subjekti i parë politik nga zgjedhjet e 11 qershorit, mirëpo subjektet politike VV dhe LAA refuzuan hyrjen në koalicion me ta.

Haradinaj në Rezidencën e Rugovës, pritet nënshkrimi i marrëveshjes me Teutën (Foto)

Koalicioni PDK- AAK- Nisma pritet të nënshkruaj marrëveshje me deputeten e LDK-së, Teuta Rugovën për ta mbështetur Qeverinë e drejtuar nga Ramush Haradinaj, shkruan Gazeta Blic.

Për nënshkrimin e marrëveshjes prezent është vetë lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj me bashkëpunëtorët e tij. PAN tash e sa kohë ka deklaruar se i ka numrat për formimin e Qeverisë.

Në zgjedhjet e 11 qershorit, PAN edhe pse doli subjekti i parë politik, arriti që t’i marrë vetëm 39 vota, derisa VV doli e dyta, e pasuar nga Koalicioni LAA.

PAMJE NGA VENDI I NGJARJES:

Aksident në Prizren, dy të lënduar

0

Një aksident ka ndodhur dje në Prizren. Sipas raportit të Policisë, dy persona, shtetas të Malit të Zi kanë pësuar lëndime trupore.

“Raportohet se i dyshuari mashkull derisa ishte duke lëvizur me veturë dyshohet nga pakujdesia dhe mospërshtatja e shpejtësisë së lëvizjes me kushtet e rrugës ka goditur veturën tjetër të cilën e drejtonte viktima mashkull”, thuhet në raport, përcjell PrizrenPress. “Si pasojë e aksidentit, dy pasagjerë, një mashkull dhe një femër shqiptare, shtetas të Malit të Zi kanë pësuar lëndime të lehta trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor”. /PrizrenPress.com/

Prizrenasi kapet me drogë

0

Njësiti i antidrogës në Prizren ka ndaluar të dyshuarin mashkull, pasi që gjatë kontrollit tek i njëjti kanë gjetur dhe konfiskuar 0.68 gr substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë.

Në raportin e Policisë thuhet se me urdhër të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt, shkruan PrizrenPress.

Rritet numri i aksidenteve me të vdekur në këtë vit

0

Numri i aksidenteve me fatalitet ka shënuar rritje këtë vit.

Vetëm për 6 muaj të këtij viti 54 persona kanë vdekur si pasojë e aksidenteve në trafik.

Nëse krahasojmë me vitin e kaluar me të njëjtën periudhë, vërejmë që numri i tyre është rritur.

Në vitin 2016 për  6 muaj kanë vdekur 50 persona në këto aksidente fatale ndërsa gjatë këtyre muajve në 2017 kanë vdekur 54 persona, shkruan Indeksonline.

Një ndër shkaktarët e vdekjeve në komunikacion janë tejkalimi i shpejtësisë mos mbajtja e distancës dhe manovrime të pasigurta me automjet.

Policia e Kosovës  ka apeluar të pjesëmarrësit në trafik që të jenë vigjilent dhe të respektojnë rregullat e ligjit e trafikut.

“Duke ditur se posaçërisht gjatë këtyre muajve të sezonit veror kemi fluks më të madh të automjeteve, gjithashtu edhe qarkullimi i njerëzve është me i dendur apelojmë tek te gjithë pjesëmarrësit në trafik në veçanti drejtuesit e automjeteve, që të jene vigjilent dhe të respektojnë rregullat që dalin nga ligji i trafikut; t’i përmbahen shpejtësisë se përcaktuar me shenjat e trafikut, t’i shmangen ngasjes kur janë të lodhur/përgjumur, të mos drejtojnë automjetin nën ndikimin e alkoolit dhe mos të përdorin telefonat gjatë ngasjes se automjeteve sepse me veprime të tilla jo të sigurta po kontribuojnë në shtimin e aksidenteve dhe humbjen e jetëve njerëzore” thuhet në njoftimin e policisë.

Përveç aksidenteve më fatalitet, aksidentet me lëndime janë shtuar në këtë vit.

Përderisa në periudhën Janar-Qershor të vitit të kaluar kanë qenë 2781, në  vitin 2017 kanë ndodhur 2828 aksidente me lëndime, shkruan Indeksonline.

Mirëpo, numri i aksidenteve ka rënë. Përderisa në vitin e kaluar në këtë periudhë kanë ndodhur 8285, në këtë vit kanë ndodhur  212 aksidente më pak.

Në anën tjetër, numri i tiketave të shqiptuara është rritur.

Kjo sipas Policisë, për të parandaluar aksidentet që po marrin jetën e qytetarëve.

Në vitin e kaluar për gjashtë muaj janë  shqiptuar 161006 tiketa, në këtë vit janë shqiptuar 183729 tiketa për shkelje të rregullave në trafik.

PAN-i do t’i formojë institucionet javën e ardhshme

0

Vendi nuk do të futet në krizë politike sepse koalicioni PAN i ka numrat e domosdoshëm për krijimin e institucioneve të reja. Ramush Haradinaj do të jetë kryeministër i ri, ndërsa Partia Demokratike e Kosovës do të jetë motori i kësaj Qeverie, e cila do të merret me vendimet e mëdha për vendin. Kështu ka thënë në një intervistë dhënë gazetës “Zëri” zëvendëskryetari i PDK-së Enver Hoxhaj.

Gjatë kësaj interviste Hoxhaj ka thënë se pret që jo më larg se java e ardhshme të formohen edhe institucionet e reja nga koalicioni fitues i zgjedhjeve të 11 qershorit. Sipas tij, PDK-ja nuk ka vija të kuqe për asnjërën nga subjektet politike, madje u ka bërë thirrje të gjithave që të krijojnë një konsensus politik rreth disa temave të mëdha, siç janë Demarkacioni apo krijimi i ushtrisë. Më tutje zëvendëskryetari i PDK-së ka folur edhe për gjendjen në partinë e tij.

Ai ka treguar se kjo parti i ka analizuar me seriozitet rezultatet e zgjedhjeve të 11 qershorit, duke garantuar votuesin e tyre se ky rezultat do të jetë vetëm episodik. /Zëri/

Yjet e muzikës të pikëlluar me vdekjen e Benningtonit

0

Chester Bennington, këngëtari i grupit Linkin Park sot ka ndërruar jetë, dhe një gjë e tillë ka pikëlluar yjet e muzikës.

TMZ sot ka raportuar se 41 vjeçari është vetëvrarë në një rezidencë private në Los Angeles në mëngjesin e sotëm, transmeton Koha.net.

Vetëvritet këngëtari i Linkin Park
Grupi Imagine Dragons ka mbetur pafjalë nga vdekja e tij.

“Pafjalë. Zemërthyer. Pusho në paqe Chester Bannington”, ka shkruar në Twitter.

Kurse One Republic ka shkruar, “Pusho në paqe Chester Bennington i Linkin Parkut, kjo na ka thyer zemrat. Vetëvrasja është djalli në tokë që ecë ndërmjet nesh”.

Reperi Pharrell ka thënë se Chesteri dhe grupi i tij kanë ndikuar në një gjeneratë të tërë.

Kurse Rihanna ka shkruar se, “Chester është talenti më i madh që ka parë. Zë të jashtëzakonshëm”.

Cypress Hill ka thënë, “Pusho i qetë Chester Bennington”.

Vetëvritet Chester Bennington, këngëtari i Linkin Park

0

Këngëtari i grupit “Linkin Park”, Chester Bennington ka kryer vetëvrasje.

Sipas raportimeve të TMZ, 41 vjeçari ka varë veten në shtëpinë e tij në Palos Verdes, në Los Angeles.

Zyrtarë të forcave të sigurisë kanë thënë që trupi i tij është gjetur pak pas orës 09:00.

Këngëtari ka gjashtë fëmijë nga dy martesat e tij, ndërsa kishte një histori të abuzimit me droga dhe alkool.

Ja si u plagosën tri vajzat në Suharekë (Video)

0

Dikush shtie rrugës si krushk.

E dikush edhe në oborrin e shtëpisë ku mbahet dasma.

Mirëpo, krismat gazmore jo gjithmonë përfundojnë me gëzim.

Kështu i ndodhi një dasme në fshatin Tërnje të Suharekës, mbrëmjen e së mërkurës, ku të nga të shtënat pati të plagosur.