Universiteti i Prizrenit pranon 180 studentë boshnjakë e turq

Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren ka shpallur konkursin për pranimin e 180 studentëve të rinj në gjuhët mësimore boshnjake dhe turke, në 3 programe të ndryshme, të cilat nuk ishin akredituar më parë, por që me një Udhëzim të ri administrativ të Ministrisë së Arsimit janë legjitimuar nga Këshilli Shtetëror i Cilësisë që vepron në kuadër të Agjencisë së Kosovës për Akreditimin.

Kështu autoritetet qendrore UPZ-së i kanë lejuar që të ofrojë programet e studimit: fillor, parafillor dhe teknologji informative dhe telekomunikim në gjuhët turke dhe boshnjake, shkruan KD.

Në bazë të konkursit të shpallur pak ditë më parë UPZ-ja ka bërë të ditur se do të pranohen 180 studentë, në kuadër të Fakultetit të Edukimit në programet fillor dhe parafillor si edhe në Fakultetin e Shkencave Kompjuterike në programin e teknologjisë informative, përkatësisht nga 30 studentë në secilin program, të ndarë sipas gjuhëve përkatëse.

Më Shumë

Sot mbahet Testi i Maturës, MAShTI jep detaje

Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka bërë të ditur se sot organizohet Testi i Maturës Shtetërore 2026. Në afatin e parë të këtij procesi...

Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri

Pika kufitare e Morinës përballet me fluks të lartë, ndërsa mijëra pushues nga Kosova i janë drejtuar bregdetit shqiptar. Fundjava ka sjellë një rritje të...

Lajmet e Fundit