Rritet numri i aksidenteve me të vdekur në këtë vit

Numri i aksidenteve me fatalitet ka shënuar rritje këtë vit.

Vetëm për 6 muaj të këtij viti 54 persona kanë vdekur si pasojë e aksidenteve në trafik.

Nëse krahasojmë me vitin e kaluar me të njëjtën periudhë, vërejmë që numri i tyre është rritur.

Në vitin 2016 për  6 muaj kanë vdekur 50 persona në këto aksidente fatale ndërsa gjatë këtyre muajve në 2017 kanë vdekur 54 persona, shkruan Indeksonline.

Një ndër shkaktarët e vdekjeve në komunikacion janë tejkalimi i shpejtësisë mos mbajtja e distancës dhe manovrime të pasigurta me automjet.

Policia e Kosovës  ka apeluar të pjesëmarrësit në trafik që të jenë vigjilent dhe të respektojnë rregullat e ligjit e trafikut.

“Duke ditur se posaçërisht gjatë këtyre muajve të sezonit veror kemi fluks më të madh të automjeteve, gjithashtu edhe qarkullimi i njerëzve është me i dendur apelojmë tek te gjithë pjesëmarrësit në trafik në veçanti drejtuesit e automjeteve, që të jene vigjilent dhe të respektojnë rregullat që dalin nga ligji i trafikut; t’i përmbahen shpejtësisë se përcaktuar me shenjat e trafikut, t’i shmangen ngasjes kur janë të lodhur/përgjumur, të mos drejtojnë automjetin nën ndikimin e alkoolit dhe mos të përdorin telefonat gjatë ngasjes se automjeteve sepse me veprime të tilla jo të sigurta po kontribuojnë në shtimin e aksidenteve dhe humbjen e jetëve njerëzore” thuhet në njoftimin e policisë.

Përveç aksidenteve më fatalitet, aksidentet me lëndime janë shtuar në këtë vit.

Përderisa në periudhën Janar-Qershor të vitit të kaluar kanë qenë 2781, në  vitin 2017 kanë ndodhur 2828 aksidente me lëndime, shkruan Indeksonline.

Mirëpo, numri i aksidenteve ka rënë. Përderisa në vitin e kaluar në këtë periudhë kanë ndodhur 8285, në këtë vit kanë ndodhur  212 aksidente më pak.

Në anën tjetër, numri i tiketave të shqiptuara është rritur.

Kjo sipas Policisë, për të parandaluar aksidentet që po marrin jetën e qytetarëve.

Në vitin e kaluar për gjashtë muaj janë  shqiptuar 161006 tiketa, në këtë vit janë shqiptuar 183729 tiketa për shkelje të rregullave në trafik.

Më Shumë

Edicioni i katërt i “Prizren Rock & Blues Festival”, spektakolar dhe energjik si asnjëherë më parë

Më 3, 4 dhe 5 korrik, në tri net magjike, në dy skena gjigante, në lokacionin përballë kompleksit sportiv “Sezai Surroi”, ngjiten virtuozët vendorë...

Fluks i lartë në Morinë, qytetarë të Kosovës drejt bregdetit shqiptar

Fundjava ka nisur me një fluks të lartë qytetarësh dhe automjetesh në pikën kufitare të Morinës, ku pjesa më e madhe e udhëtarëve nga...

Lajmet e Fundit