19.8 C
Prizren
E shtunë, 27 Prill, 2024

Aktivizohen seksionet artistike të ShKA “Agim”-it në Prizren

Pas zgjedhjes së Kryesisë së re, ShKA “Agimi” ka intensifikuar përgatitjet për aktivizimin e seksioneve artistike, të cilat për një kohë të gjatë kanë qenë pasive, si rezultat i disa zhvillimeve që kanë penguar funksionimin artistik të shoqatës, njofton kumtesa e Shoqatës.

Kryesia e re e ShKA “Agim”-it ka vendosur si prioritet aktivizimin e seksioneve artistike dhe për këtë qëllim është duke i mobilizuar të gjitha resurset dhe potencialet.

“Në takimin e Kryesisë të datës 13 Korrik 2017, drejtori artistik i Shoqatës, profesor Besim Berisha ka shpalosur propozimin për funksionalizimin e komponentës artistike. Në bazë të planit tashmë të miratuar të komponentës artistike, gjatë këtij viti, ShKA Agimi do t’i aktivizojë këto seksione artistike: Kori, orkestri, folklori, veteranët, drama dhe okteti. Drejtori artistik tashmë ka përfunduar diskutimet me një numër artistësh të Prizrenit, të cilët do të jenë udhëheqës të seksioneve (disa seksione do të kenë nga dy udhëheqës)”, thuhet në kumtesë, përcjell PrizrenPress.

Për të siguruar gjithëpërfshirje dhe kundërshtuar praktikat e kaluara të mbylljes dhe përjashtimit, Kryesia e ShKA Agimit fton të gjithë të interesuarit që kanë dëshirë të jenë anëtarë aktivë të një apo më shumë seksioneve, interesimin e tyre ta shprehin në email adresën [email protected]. Të gjithë të interesuarit duhet të dërgojnë këto informacione përmes emailit: emri, ditëlindja, shkollimi, numri i telefonit, shkollimi/profesioni dhe në cilin seksion dëshirojnë të aktivizohen. Afati për shprehjen e interesimit për të qenë pjesë e seksioneve artistike të ShKA Agimit mbetet i hapur (nga dita e sotme) deri më 20 Gusht 2017, ndërsa provat e seksioneve do të nisin nga java e parë e Shtatorit 2017.

Kryesia e ShKA “Agim”-it njofton se ka siguruar hapësirën (si dhe pajisjet tjera të nevojshme) për ushtrimet dhe provat e seksioneve artistike. Në të njëjtën kohë, një numër i organizatave, kompanive private dhe individëve tashmë kanë konfirmuar vullnetin e tyre për të përkrahur aktivitetin artistik të Shoqatës në forma të ndryshme.

“Gjatë javës në vijim, përmes një konference për media, ShKA Agimi do të njoftojë opinionin publik mbi hapësirën e përkohëshme ku do të zhvillohet aktiviteti artistik, për shkak të pamundësisë për të vepruar në objektin e shoqatës, i cili vazhdon të mbahet i zaptuar nga një numër individësh të papërgjegjshëm. Në konferencën për media të Kryesisë do të publikohen edhe emrat e udhëheqësve të seksioneve artistike si dhe do të ofrohen detaje rreth aktivitetit koncertal të ShKA Agimit për vitin 2017”, thuhet në kumtesën e Shoqatës. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Sot, Dita Kombëtare e Personave të Pagjetur

Në Kosovë sot shënohet 27 Prilli – Dita Kombëtare e Personave të Pagjetur. Kanë kaluar më shumë se 25 vjet nga përfundimi i luftës në...

Ylli kërkon finalen duke e përshëndetur kampionin

Peja dhe Golden Eagle Ylli do të ballafaqohen sot në ndeshjen e tretë në kuadër të playoff-it në gjysmëfinale të Prince Caffe Superligës së...

Lajmet e Fundit