Home Blog Page 5867

Fituesi i tenderit për teleferikun e Kalasë së Prizrenit shpallet gjatë kësaj jave

0

Fituesi i tenderit për ndërtimin e teleferikut për në Kalanë e Prizrenit pritet të shpallet këtë javë. Informacionin e ka bërë publik zëdhënësi i Komunës Ymer Berisha.

“Nga informacionet që i kam nga zyra e prokurimit, besojmë që operatori ekonomik fitues do të del këtë javë. Komisioni që e bënë përzgjedhjen do ta bëjë publik kush është fitues i tenderit dhe do ta mbajmë të informuar opinionin për fituesin e tenderit pastaj do të vazhdohet me realizim të projektit” tha Berisha.

I pyetur për dyshimin e shprehur të LDK-së për kurdisjen e tenderit, zëdhënësi Berisha tha se LDK nuk duhet të ia lejojë vetes të dalë me deklaratë politike për një politikë të caktuar publike.shkruan gazetaere.

“Teleferiku dhe të gjitha projektet që realizohen nga Komuna kanë veç një rrugëtim, atë ligjor. Nuk ka rrugëtim politikë ose diskrecion të vullnetit të individitt apo lidershipit prandaj LDK e ka të gabuar këtë informim”, tha Berisha.

3 libra klasikë të urryer në kohën e tyre

0

Të gjithë kemi qenë të detyruar të lexojmë libra në shkollë, disa prej të cilëve, edhe pse të cilësuar klasik, i kemi urryer ose më së paku mezi i kemi shtyrë.

Mos u çuditni, por shumë prej librave që tashmë janë në listën e leximit të detyruar në shkollat e vendeve të ndryshme të botës janë urryer edhe nga kritikët kur u publikuan fillimisht.

“Më e mira e botëve” – Aldous Huxley

Historia që njohim:

Ky është rrëfimi i Huxley i vitit 1932 mbi të ardhmen e përqendruar të droga e seksi; ku e para shihej si mënyrë për të luftuar depresionin.

Si u prit:

Kritika e shkatërroi dhe vetëm ca qindra kopje u arritën të shiteshin. Njerëzit mesa duket nuk e pëlqyen vizionin e shkrimtarit për të ardhmen. Edhe shkrimtarët e tjerë futuristë e injoruan plotësisht.

Por, qesh mirë kush qesh i fundit. Që atëherë, më e mira e botëve është kthyer në një nga librat më influencues të shekullit të 20-të dhe autori i saj një nga shkrimtarët më të respektuar në planet.

“Vilet e zemërimit” – John Steinbeck

Historia që njohim:

Historia tipike amerikane mbi depresionin e madh.

Si u prit:

Të thuash keq është pak. Përshkrimi i shtresave të varfra amerikane e kampeve refugjate ishte shumë depresive për lexuesit. Jo vetëm kaq, por libri u denoncua si një mal gënjeshtrash. Libri u ndalua dhe censurua në një numër të konsiderueshëm shtetesh në SHBA, përfshirë vendlindjen e Steinbeck.

Vetë autori përfitoi nga mbështetja e Eleanor Roosevelt dhe John Ford dhe eventualisht libri e ndihmoi të fitonte çmimin Nobel në Letërsi në vitin 1962, shkruan botimeshqip.com

“Mobi Dik” – Herman Melville

Historia që njohim:

Në ndjekje të balenës…

Si u prit:

Libri ishte një dështim i madh si nga kritika, si nga shitjet. Shumë kritikë e quajtën librin katastrofë dhe të padenjë për botim në masë. Autori vdiq ndërsa libri i tij kishte dalë nga qarkullimi dhe nuk e mori vesh kurrë se sot cilësohet një nga shkrimtarët më të mirë amerikanë, sepse… hej, ai shkroi “Mobi Dik”.

AGK-ja ngushllon familjen e Qani Mehmedit

0

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës e ka pranuar sot me pikëllim dhe dhembje të madhe lajmin për ndarjen nga jeta të kolegut tonë Qani Mehmedin.

Ai punoi gazetar dhe redaktor në gazetat “Bota e re” dhe “Zëri i Rinisë”, redaktor në Radio Televizionin e Prishtinës, në Radio Zagreb dhe në Radio Televizionin Shqiptar. Ishte redaktor i revistës “Dituria”. Pas luftës punoi redaktor në Radio Televizionin e Kosovës, kryeredaktor në të përditshmen “Lajm” kurse aktualisht ishte redaktor në Radio Kosovë.

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes dhe kolegëve gazetarë dhe njëherit lutet që kjo dhimbje të përballohet sa më lehtë.

NISMA në Prizren: Partitë në pushtet po pasurohen nga ndërtimet pa leje

0

NISMA për Kosovën, dega në Prizren, ka akuzuar partnerët qeverisës të komunës se po përfitojnë financiarisht përmes ndërtimeve pa leje që po kryhen në qytet.

NISMA, përmes një reagimi dërguar mediave, ka thënë se partitë në pushtet të kapluar nga paniku i humbjes së pushtetit me 22 tetor, sipas këtij subjekti politik, janë duke bërë gjithçka për t’i mbushur xhepat e tyre dhe “buxhetin” e klaneve mafioze, të cilat buxhete mund të përdoren në zgjedhjet e ardhshme lokale.

“Krimi urbanistik që po ndodhë ditëve të fundit në Prizren nga qeveria në ikje e të denuarit për krim dhe korrupcion R. Mujës dhe PDK-së, është atak që i bëhet prespektivës zhvillimore në fushën e urbanistikës në qytetin tonë. Përveç pjesëve periferike të qytetit siç janë lagjet “Bajram Curri”, “Arbana”, “Jeta e Re”, “11 Marsi” dhe “2 Korriku”, ndërtimet pa leje dhe mbindërtimet janë evidente edhe një pjesën qendrore të qytetit, ku krimi i organizuar në bashkëpunim me partitë në pushtet pa kurrfarë kriteri dhë në kundërshtim me kushtet urbanistike kanë vërshuar ndërtimet pa leje”, thuhet në reagim, përcjell PrizrenPress.

“NISMA për Kosovën dega Prizren dyshon se prapa këtij fluksi të madh të ndërtimeve pa leje në Prizren, qëndrojnë parapolitika e partive në pushtet të cilët të kapluar nga paniku i humbjes së pushtetit me 22 tetor, janë duke bërë gjithçka për t’i mbushur xhepat e tyre dhe “buxhetin” e klaneve mafioze, të cilat buxhete mund të përdoren në zgjedhjet e ardhshme lokale”.

“Paralajmromë ndërtuesit pa leje si dhe ata që qëndrojnë prapa tyre se me ardhjen e Nismës në pushtet me 22 tetor në Prizren do të rishikohen të gjitha ndërtimet që janë duke ndodhur dhe shkelsit e rregullave urbanistike do të përballen para ligjitdhe para drjetësisë”. /PrizrenPress.com/

Prizren: Në dy farmaci konfiskohen barna pa banderola

0

Njësiti i Hetimeve të Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në bashkëpunim me inspektorët Agjencionit Kosovar për Produkte Medicionale, kanë gjetur produkte pa banderola në dy farmaci të ndryshme në Prizren.

Policia njofton se në të dy rastet janë konfiskuar produktet medicinale. Në njërën barnatore vlera e produkteve ka qenë rreth 650 euro, ndërsa në tjetrën 506 euro.

Nuk raportohet për persona të arrestuar, shkruan PrizrenPress.

Njoftimi i plotë i Policisë

KONTRABANDIM ME MALLRA

Prizren 17.07.2017-14:30. Raportohet se NJHKEK në bashkëpunim me inspektorët e AKPM-së kanë kontrolluar lokalin-barnatoren pronë e të dyshuarës femër K-Shqiptare me ç’rast kanë gjetur dhe konfiskuar produkte medicinale pa banderola vlera e të cilave është rreth 650 euro. Nuk raportohet për të arrestuar. Me urdhër të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.

Prizren 17.07.2017-15:30. Raportohet se NJHKEK në bashkëpunim me inspektorët e AKPM-së kanë kontrolluar një lokal barnatore pronë e të dyshuarit mashkull K-Shqiptar me ç’rast kanë gjetur dhe konfiskuar produkte medicinale pa banderola vlera e të cilave është rreth 506 euro. Nuk raportohet për të arrestuar. Me urdhër të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt. /PrizrenPress.com/

Prizren: Kërcënon bashkëshorten dhe vëllain e saj, arrestohet

0

Në Prizren është arrestuar i dyshuari mashkull, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka kanosur dy viktimat K-Boshnjakë, bashkëshorten e tij dhe vëllain e bashkëshortes.

“Me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, njofton Policia, përcjell PrizrenPress.

Vjedhje e rëndë në Prizren, arrestohet hajni

0

Pas një pune hetimore lidhur me vjedhjen e rëndë e cila pati ndodhur me datën 20 qershor të këtij viti, rreth orës 12:20 në rrugën “Drejtësia” në Prizren, hetuesit e kanë identifikuar dhe arrestuar një të dyshuar të gjinisë mashkullore.

Policia ka bërë me dije se i njëjti pas intervistimit me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje, shkruan PrizrenPress.

“Rr. “Drejtësia”, Prizren 20.06.2017-12:20. Lidhur me rastin, pas hetimeve të zhvilluara, sot me datën 17.07.2017 është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar dhe i njëjti pas intervistimit me urdhër të prokurorit dërgohet në mbajtje”, thuhet ne raportin 24 orësh te Policisë së Kosovës. /PrizrenPress.com/

Ngjyrat e së ardhmes në videon paralajmëruese të “DokuFestit”

0

Tetë sekondat e numërimit së prapthi përcillen me zhurmë të lehtë e imazh lëvizës, tamam sikur pamjet që hapnin filmat e vjetër para shumë vjetësh.

Në këtë formë nis edhe videoja e shkurtër e edicionit të sivjetmë të festivalit ndërkombëtar të filmit dokumentar dhe të shkurtër “DokuFest”, shkruan sot “Koha Ditore”.

Dallimi i vetëm është se ky numërim zakonisht fillonte nga numri tre, ndërsa në këtë video pesë sekondash numërimi ndalet te treshi.

Pas saj, dëgjohen ritme gati fisnore, me daulle e britma në sfond që i përcjellin pamjet e disa njerëzve duke bërtitur e që duket sikur janë pjesë e një proteste ku gjuajnë me gurë. Ato janë të turbullta.

Fotografia ngjason me atë që ndryshe njihet si “X-ray”, por që paraqitet me shumë ngjyra. Thëniet “Future is struggle” (E ardhmja është betejë) dhe “Struggle is beautiful” (Beteja është e bukur) më pas “The future is beautiful” (E ardhmja është e bukur) janë si paralajmërim për moton e sivjetme të “DokuFestit”, që është “E ardhmja”.

“E ardhmja është dashuria ime” dhe “E ardhmja nuk ka vdekur” janë mesazhet përcjellëse të temës së edicionit të XVI…

46 aksidente trafiku të hënën

0

Gjatë së hënës në gjithë territorin e Kosovës janë raportuar të kenë ndodhur 46 aksidente trafiku

Policia ka njoftuar se nga numri i përgjithshëm i aksidenteve të shkaktuara, një ka përfunduar me pasoja fatale, 12 me persona të lënduar dhe 33 të tjera me dëme materiale.

Aksidentet sipas policisë janë shkaktuar në të gjitha rajonet e vendit ndërsa me të gjitha është marrë njësitit për hetimin e aksidenteve

Pse Trump e do Rusinë kaq shumë ?

0

Shkruan: Fareed Zakaria

QËNDRIMI I BUTË I PRESIDENTIT AMERIKAN NDAJ PUTINIT

Republikanët sot kanë një pikëpamje më të favorshme për Putin-in sesa demokratët

Është një pozitë kaq e pazakonshme për Trumpin, që lutet për një lloj shpjegimi. Sikurse në politikën vendore, ku ai ka humbur në gjithë hartën politike, në politikën e jashtme, Trump ka mbajtur qasje të qartë dhe konsistente për tri dekada

Zbulimet e fundit për Rusinë dhe fushatën e presidentit Trump janë të përdorshme, sepse mund të ndihmojnë në zbulimin e misterit, që gjithmonë ka qenë në qendër të këtij tregimi. Përse Trump ka një qëndrim kaq të butë karshi presidentit rus Vladimir Putin? Është një pozitë kaq e pazakonshme për Trump-in, që lutet për një lloj shpjegimi. Sikurse në politikën vendore, ku ai ka humbur në gjithë hartën politike, në politikën e jashtme, Trump ka mbajtur qasje të qartë dhe konsistente për tri dekada. Në vitin 1987, në deklaratën e tij të parë të madhe për politikën publike, në disa gazeta ai bëri një reklamë ku fillonte: “Për dekada, Japonia dhe kombet e tjera kanë shfrytëzuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës”. Në reklamë ai po ashtu ka shtuar: “Arabia Saudite, vend që ekzistenca e saj pak a shumë është në duart e Shteteve të Bashkuara të Amerikës” dhe e tëra “aleat që nuk do të ndihmojë”.

Disa vende, në listën e mashtruesve

Kjo qasje e përgjithshme e Trump-it kurrë nuk është lëkundur. Ai ka shtuar disa vende në listën e mashtruesve, së fundmi Kinën dhe Meksikën. Së fundmi, në librin e fushatës së tij ai ka shkruar: “Ekzistojnë njerëz që do të dëshironin të mos mund t’i referohem Kinës si armik. Por, saktë- sisht të tillë janë”. Gjatë fushatës, ai ka thënë: “Ne nuk mund t’i lejojmë Kinës ta dhunojë vendin tonë”. Disa muaj para se ta shpallte kandidaturën e tij, në rrjetin shoqëror “Tweeter”, kishte shkruar: “Nuk dua gjë të bëj me Meksikën pos ta ndërtoj një MUR të pakalueshëm dhe të ndalohet rrjepja e Shteteve të Bashkuara”. Trump është ajo që historiani Walter Russell Mead e quan një “Jacksonian” mbi politikën e jashtme (pas Andrew Jackson), dikush thellë- sisht skeptik dhe instinktivisht armiqësor ndaj kombeve dhe liderëve të tjerë, të cilët besojnë në një fortesë që mendon biznesin e vet dhe nëse është i shqetësuar, do të ‘bombardojë’ nga kundërshtarët e saj dhe pastaj të tërhiqet përsëri në atdheun e tij.

Reaksioni i Trump-it, me emocion

Ky ishte qëndrimi themelor i Trump-it ndaj botës, me përjashtim të Rusisë dhe Putinit. Dhjetë vite më parë, kur të hollat e Rusisë po depërtonin në Perëndim, Trump kishte filluar të lavdërojë vendin dhe liderin e saj: “Shikojeni Putin-in .?.?. ai po bën një punë të hatashme në ndërtimin e imazhit të Rusisë e po ashtu edhe po ndërton periudhën ruse”. Në vitin 2013, Putin ka shkruar një opinion në “New York Times” ku përpiqej të mënjanonte administratën e Obama-s nga përgjigjja ndaj përdorimit të armëve kimike nga qeveria siriane. Aty, ai pohon se gazi helmues ishte përdorur nga opozita siriane për të mashtruar Uashingtonin për të sulmuar regjimin. Reaksioni i Trump-it ishte plot emocion.

“Unë kam menduar se ishte shkruar në mënyrë të mahnitshme .?.?. letra. .?.?. unë mendoj se ai dëshiron të bëhet lider botëror dhe pikërisht tani ai po e bën këtë”. Trump kaq shumë e adhuron Putin-in, saqë imagjinon se që të dy janë takuar, duke bërë disa pohime të rreme, së paku pesë herë në publik.

“Në krejt drejtësinë për Putin-in, po thoni se ai ka vrarë njerëz. Unë nuk e kam parë këtë”, kishte thënë ai në vitin 2015. “A ishit në gjendje për ta dëshmuar këtë”? Kur ishte përballur më herët me këtë gjatë këtij viti, ai e ka mohuar këtë, duke thënë: “Ne kemi shumë vrasës. Çfarë, ju mendoni se vendi ynë është kaq i pafajshëm”? Trump nuk do t’i bënte këto arsyetime për ndonjë përparësi politike. Partia Republikane në mënyrë instinktive është tërhequr drejt Rusisë, megjithëse në një shenjë të ndryshimit të shtrirjes së SHBA-së, republikanët sot kanë një pikëpamje më të favorshme për Putinin sesa demokratët, me 20 pikë.

“Nuk ka asgjë që mund të mendoj më shumë se Rusinë ta kemi mik”, ka deklaruar Trump në një konferencë shtypi në muajin korrik të vitit të kaluar. Fushata e tij me sa duket e ka ndjekur këtë ide. Ai ka caktuar si këshilltar të lartë për politikë të jashtme Michael Flynn, një njeri që kishte shprehur prirjet pro-ruse dhe, tani e dimë, ishte paguar nga qeveria ruse.

Paul Manafort, që për pak kohë ishte kryesori i fushatës së Trump-it, ka pranuar me miliona dollarë nga partia pro ruse e Ukrainës. Gjatë Konventës Republikane, kishte një gjuhë të pazakontë për pushtimin rus të Ukrainës. Dhe kur u zgjodh, Trump si Sekretar të Shtetit ka zgjedhur Rex Tillerson, që ishte shpërblyer me çmimin më të lartë që një i huaj mund ta marrë dhe ka “lidhje shumë të afërt” me Putinin. Në fund, ka kontakte të përsëritura midis pjesëtarëve të fushatës dhe të familjes së Trump-it me zyrtarë kyçë të Rusisë, që përsëri duhet të jenë unikë për Rusinë. Është e mundur që ka shpjegime beninje për të gjitha këto. Me gjasë Trump-i e adhuron si lider Putinin.

Ndoshta, ai e ka blerë në botëkuptimin e këshilltarit të tij të lartë Stephen K. Bannon, në të cilin Rusia nuk është një armik ideologjik, por një mik kulturor, një vend i bardhë i krishterë që lufton myslimanët e zymtë. Por, me gjasë ka ndonjë arsye apo shpjegim tjetër për këtë servilitet të gjatë për Rusinë dhe liderin e saj. Kjo është enigma tani në zemrën e presidencës së Trump-it, të cilën këshilltari special Robert S. Mueller III pa dyshim se do të tentojë ta zgjidhë.

Fareed Rafiq Zakaria është gazetar indiano-amerikan dhe autor. Ai është udhëheqës i emisionit në “CNN”, me titull “Fareed Zakaria GPS” dhe çdo javë shkruan kolumne për “The Washington Post”