21.5 C
Prizren
E martë, 12 Maj, 2026
Home Blog Page 588

Çfarë po ndodh me Eglin dhe Gjestin – pamjet e përleshjes së tyre shqetësojnë fansat

0

Një lojë e zhvilluar mes Eglit dhe Gjestit brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania 4 ka ngjallur reagime të shumta nga ndjekësit e spektaklit.

Pamjet e publikuara në rrjetet sociale tregojnë se si dyshja, në formën e një shakaje, “luftojnë” me njëri-tjetrin në lavanderi, por situata duket se ka dalë jashtë kontrollit për disa momente.

 

Teksa tentonin të ngacmonin fizikisht njëri-tjetrin, në një moment Gjesti e kap nga fytyra Eglin, duke shkaktuar reagimin e menjëhershëm të disa banorëve.

“Jo, jo ashtu”, dëgjohen duke thënë ata, duke sinjalizuar që situata mund të kishte kaluar kufirin e një loje të zakonshme. Pas kësaj, përplasja mes tyre u ndërpre.

Kjo ngjarje ka sjellë ndarje mendimesh mes fansave të reality show-t. Disa e kanë parë si një situatë të parrezikshme dhe pjesë të dinamikës së shtëpisë, ndërsa të tjerë kanë shprehur shqetësim mbi mënyrën se si u zhvillua ndërveprimi mes tyre.

Egli dhe Gjesti kanë pasur një histori të ndërlikuar brenda shtëpisë. Në fillim të spektaklit, ata ishin në një lidhje, por pas daljes së Eglit nga loja dhe rikthimit të saj në BBVA 4, ajo vendosi të mos i jepte më një tjetër shans Gjestit.

Kjo ka bërë që tensionet mes tyre të jenë të pranishme herë pas here, duke sjellë situata si kjo e fundit, e cila është komentuar gjerësisht nga publiku.

 

Oda e Prizrenit organizon seminar dyditor për aplikime të suksesshme për grante

0

Sot ka nisur seminari dyditor “Nga Ideja në Financim – Trajnim Praktik për Shkrimin e Aplikimeve të Suksesshme për Grante”, organizuar nga Oda e Prizrenit. Ky seminar ka për qëllim të ndihmojë pjesëmarrësit në zhvillimin e aftësive për të hartuar aplikime efektive për grante dhe financime.

Në hapjen e seminarit morën pjesë drejtori i Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit, Ramadan Tarashaj, dhe përfaqësuesi i Handwerkskammer Koblenz (HWK) Gjermani, Eriks Martin, përcjell PrizrenPress.

Ky është seminari i tretë i këtij lloji brenda muajit, duke theksuar angazhimin e Odës së Prizrenit për mbështetjen e bizneseve dhe sipërmarrësve në sigurimin e financimeve për zhvillim.

Seminari i radhës do të mbahet më 4-8 Prill në Gjermani, ku do të marrin pjesë gjashtë anëtarë të Odës së Prizrenit.

Ky trajnim mbështetet nga projekti gjashtëvjeçar i “Federal Ministry for Economic Cooperation and Development”, në bashkëpunim me Partners in Transformation Chamber and Associations, Sequa dhe Handwerkskammer Koblenz Germany./PrizrenPress.com/

Vidhet një veturë në Prizren

0

Një person në Prizren ka njoftuar policin se vetura e tij me targa gjermane i është vjedhur nga persona të panjohur.

Policia ka bërë të ditur se rasti është duke u hetuar.

“Rr. Elvija Qelebi, Prizren  21.03.2025 – 17:30. Ankuesi mashkull kosovar, ka informuar se persona të pa njohur i kanë vjedhur veturën e tij me targa të Gjermanisë. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.

New Basket i Prizrenit siguron gjysmëfinalen e Play Off-it

0

New Basket nga Prizreni ka siguruar një vend në gjysmëfinalen e Play Off-it të Ligës së Parë të Kosovës, pasi mposhti Istogu AB Concept me rezultat 92:84 në çerekfinale, raporton PrizrenPress.

Ndeshja, e zhvilluar të premten në Prizren, tregoi formën e lartë të skuadrës vendase, e cila dominoi në momentet vendimtare për të siguruar kalimin në fazën tjetër.

Në gjysmëfinale, New Basket do të sfidojë Grapeland nga Rahoveci, me ndeshjen e parë të planifikuar më 25 mars në palestrën “Mizahir Isma”.

Me Play Off-in që zhvillohet në formatin me dy fitore, ky duel pritet të jetë tejet i luftuar, me të dy ekipet që synojnë finalen./PrizrenPress.com/

Sot mot me diell dhe vranësira të shpërndara

0

Në Kosovë pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara, të shtunën.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se vranësirat gjatë pjesës së dytë të ditës parashihen që vende-vende të shoqërohen me riga shiu.

“Temperaturat minimale do të variojnë nga 0°C deri në 3°C, ndërsa maksimalet do të arrijnë nga 17°C deri në 20°C”, thuhet në njoftim.

Sipas IHMK-së, era do të fryjë nga juglindjes me shpejtësi 1-6m/s.

Malisheva rinovon banesat sociale: Kushte më të mira për familjet në nevojë

0

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, ka njoftuar se puna në renovimin thuajse të plotë të objektit të vjetër të banimit social po ecën për së mbari.

Të gjitha familjet në nevojë që jetojnë në këtë objekt do të kenë kushte më të mira jetese, falë investimeve që janë duke u bërë në bashkëpunim me Fondin e Kosovës për Efiçiencë të Energjisë.

Sipas tij, masat që po implementohen në këtë objekt janë: izolimi i jashtëm, renovimi i koridoreve, izolimi i kulmit, ndërrimi i dyerve të brendshme, dritareve, si dhe vendosja e kondicionerëve për secilën familje që jeton në këtë objekt të banimit social.

Kastrati theksoi se Komuna do të vazhdojë me punë të mira dhe në përkrahje të të gjithëve pa dallim./PrizrenPress.com/

Nis ndërtimi i objektit administrativ për shoqatën ‘Esnaf’ në Prizren

0

Në Prizren ka filluar ndërtimi i objektit administrativ për shoqatën “Esnaf”, një projekt i realizuar në bashkëpunim me Ministrinë e Zhvillimit Rajonal.

Ky investim synon të krijojë një mjedis më të përshtatshëm për zejtarët, duke u ofruar kushte moderne për zhvillimin e veprimtarisë së tyre.

Përmes këtij projekti, synohet forcimi i zejeve tradicionale dhe mbështetja e zhvillimit ekonomik lokal, duke e ruajtur trashëgiminë zejtarie si pjesë e identitetit kulturor të Prizrenit./PrizeenPress.com/

Dita Ndërkombëtare e Pyjeve – Mbjellen fidane pranë obeliskut të UÇK-së në Leskovec

0

Të premten, në afërsi të Obeliskut të UÇK-së, në rrugën për fshatin Leskovec të Prizrenit, u mbollën disa fidane në kuadër të aktiviteteve për Ditën Ndërkombëtare të Pyjeve. Ky aktivitet u organizua nga Fakulteti i Shkencave Pyjore dhe Mjedisit i Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren, me pjesëmarrjen e profesorëve dhe studentëve të këtij fakulteti, si dhe përfaqësuesve të Agjencisë Pyjore të Kosovës dhe Parkut Nacional të Sharrit.

Prof. Dr. Faruk Bojaxhi theksoi se ky aksion simbolik kishte për qëllim bashkimin e institucioneve lokale dhe qendrore në promovimin e mbrojtjes së mjedisit. Ndërkohë, inxhinieri i pylltarisë në Agjencinë Pyjore të Kosovës, Gëzim Vuçitërna, vuri në dukje se situata e pyjeve në Kosovë ka shënuar përmirësime falë zvogëlimit të prerjeve ilegale.

Nga ana tjetër, Afërdita Shala nga OJQ “Mjedisi dhe Zhvillimi i Kapaciteteve Rinore” dhe studentja Hana Kryeziu shprehën kënaqësinë e tyre për pjesëmarrjen në këtë aktivitet të rëndësishëm, i cili ndihmon në ngritjen e vetëdijes për mbrojtjen e natyrës.

Ndryshe, Dita Ndërkombëtare e Pyjeve, e cila shënohet më 21 mars, u festua me disa aktivitete të ndryshme në Prizren, me qëllim promovimin e vlerave natyrore dhe ndërgjegjësimin për mbrojtjen e tyre. Në kuadër të këtyre aktiviteteve, pjesëmarrësit mbollën fidane në afërsi të Obeliskut të UÇK-së në Leskovec./tv prizreni/

Quni i LDK-së nuk përjashton bashkëqeverisjen me VV-në

0

Nënkryetari i LDK-së, Anton Quni, ka thënë se nuk e përjashton mundësinë e një koalicioni qeverisës me Lëvizjen Vetëvendosje.

“Unë nuk kam personalisht vija të kuq përkundër gjitha atyre frustrimeve dhe konfuzioneve që janë shkaktu, këto janë çështje që diskutohen në organet më të larta të LDK-së”, tha Quni.
Megjithatë, sipas tij për t’u arritur një gjë e tillë duhet të arrihet të implementohet programi i tyre qeverisës.

“Janë shumë të panjohura të cilat do të munden me u diskutu, ne e kemi një program politik me të cilin kemi bërë ofertë qytetarëve dhe për të cilin ne besojmë se Kosovën e nxjerr nga ky qorrsokak. Edhe nëse ne arrijmë si parti politike me implementu programin tonë në qeverisës atëherë duhet të merren në konsideratë të gjitha opsionet”, tha ai, për RTV21.

Quni komentoi edhe kërkesën e ndërkombëtarëve për qeveri stabile, duke thënë se qeverinë e ardhshme e presin procese komplekse.

“Kërkesa e ndërkombëtarëve është shumë e arsyeshme nga fakti se në agjendën e cilës do qeveri do të jenë disa prioritete esenciale për të ardhmen e Kosovës, jo vetëm të Kosovës por edhe për rajonin më gjerë. Prandaj duke filluar nga partia fituese, e cila do ta ketë mundësinë ta ndërtojë koalicionin deri të opsionet e tjera, duhet ta kenë parasysh këtë fakt se një qeveri e radhës duhet të jetë kredibile për faktin se do të menaxhojë procese shumë komplekse për të ardhmen e Kosovës.”, deklaroi Quni.

QKMF-ja e re në Prizren, ndërtimi në fazën përfundimtare

0

Punimet për ndërtimin e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) të re në Prizren janë në fazën e fundit.

Ky projekt, i realizuar nga Drejtoria e Shëndetësisë, ka një sipërfaqe prej rreth 1.500 metrash katrorë dhe do të ofrojë shërbime mjekësore cilësore për qytetarët. Ndërtesa, që po ngritet në ambientet e ish-kampit të KFOR-it, do të ketë gjithashtu hapësira të mjaftueshme për parkimin e pacientëve.

“Drejt përfundimit punimet për ndërtimin e QKMF-së së re, në ambientet e ish kampit të KFOR-it (Innovation and Training Park – ITP) në Prizren. Ky projekt i Drejtorisë së Shëndetësisë, objekt modern me rreth 1.500 metra katrorë hapësirë, do të ofrojë shërbime cilësore mjekësore dhe hapësirë të mjaftueshme parkimi për pacientët”, thuher në njoftimin e komunës./PrizrenPress.com/