Home Blog Page 5941

Krasniqi në Malishevë: Jemi njerëz të besës e të shpresës

0

Njëri prej udhëheqësve të NISMA’s për Kosovën ka thënë se njerëzit e besës e shpresës janë në këtë parti. Ka thënë se qytetarët e Kosovës dhe të Malishevës e meritojnë Shtetin e së drejtës.

Kryetari i Këshillit Kombëtar të NISMA’s për Kosovën, Jakup Krasniqi ka thënë se ekziston gatishmëria për ndryshime në Republikën e Kosovës. Ka thënë se një vullnet i tillë ishte së pari në Malishevë e pastaj në tërë Kosovën.

“Republika e Kosovës ka nevojë për një ndryshim të madh që do të ndodhë pas 11 qershorit”, ka thënë Krasniqi, në Malishevë, në tubimin e NISMA’s për Kosovën.

Ish-Kryetari i Kuvendit ka thënë se në Malishevë kanë shkuar për të kërkuar mbështetjen për ardhmërinë e Kosovës.

Ai ka thënë se Kosovës i duhen njerëz që e ndryshojnë të sotmen dhe përgatiten për të ardhmen.

“Pak më shumë se tri viteve, NISMA e ka filluar një politikë të re të ndryshimit. Me këto zgjedhje do të finalizohet ndryshimi në qeverisjen e Kosovës”, ka thënë ai.

Sipas tij, Kosovës i duhet shteti i së drejtës dhe vullnetin e lirë të qytetarëve.

“Qytetarët e Kosovës janë lodhur nga mashtrimet e përditshme e të përvitshme që u janë bërë. Qytetarët e Malishevës dhe Kosovës kërkojnë dhe meritojnë njerëz të fjalës dhe besës. Dhe, ata janë në NISMA për Kosovën”, ka thënë ai.

Limaj: NISMA në Qeveri, fund bllokimit të Malishevës

0

Kryetari i NISMA’s për Kosovën, Fatmir Limaj, ka thënë në Malishevë se prezenca e madhe e simpatizantëve, tregon për fitoren e madhe të partisë së tij.

“Qytetarët e Komunës së Malishevës e kanë kuptuar mirë projektin e NISMA’s për Kosovën. Të bashkuar i themi po fitores së NISMA’s në Malishevë e Kosovë”, ka thënë Limaj, në vendlindjen e tij.

Ai ka thënë se me fitoren e NISMA do të hapet një perspektivë e re për Kosovën.

“Do të hapen mundësitë e reja për punësim, dinjitet e zhvillim edhe për Komunën e Malishevës”, ka thënë ai.

Ai ka thënë se padrejtësitë ndaj Malishevës po shkojnë drejt fundit me fitoren e NISMA’s për Kosovën.

“Fitorja e Komunës së Malishevës është vetëm me projektin e NISMA për Kosovën”, ka deklaruar ai.

“Koha e bllokadave dhe bllokimeve, ka përfunduar. NISMA do të jetë në Qeveri dhe ajo do të kujdeset për banorët e Malishevës”, ka shtuar ai.

Ai ka thënë se me NISMA për Kosovën as qytetarët e Malishevës nuk do të diskriminohen.

Limaj është prezantuar në Malishevë si Zëvendëskryeministër i Ramush Haradinajt.

Hoxhaj në Krushë të Madhe: Vota për Andinin, është për ideologun Ukshin Hoti

0

Zëvendëskryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj ka qëndruar në Krushë të Madhe, ku ka takuar shumë qytetarë të asaj pjese dhe përkrahës të PDK-së.

Hoxhaj ka thënë se takimi në Krushë tëMadhe është një rikthim në të kaluarën dhe një lëvizje drejt së ardhmes. Në këtë rikthim, Hoxhaj ka folur për Ukshin Hotin, të cilin e ka vlerësuar si mendimtar dhe ideolog të Kosovës së pavarur. Hoxhaj tha se Hoti gjithnjë do të mbetet një ndër njerëzit më me ndikim në historinë e Kosovës.

Hoxhaj ka folur edhe për kandidaturën e djalit të Ukshin Hotit, Andin Hoti.

Ai tha se Hoti po kandidon për t’i jetësuar idealet e babait të tij, bërjen e Kosovës shtet demokratik dhe shoqëri perëndimore.

“Një takim me shumë qytetarë, përkrahës të PDK-së në Krushë të Madhe. Theksova se ky takim është një rikthim në të kaluarën dhe një lëvizje drejt së ardhmes, për t’i jetësuar idealet e ideologut të Kosovës së pavarur Ukshin Hotit, i cili jetën e tij ia kushtoi veprimtarisë atdhetare. Vota e Krushës së Madhe dhe e Rahovecit për Andin Hotin, është votë për babain e ti”, ka thënë Hoxhaj.

Berisha: Anadrinia do të jetë përfituesi më i madh i projektit të NISMËS

0

Kandidati për deputet nga radhët e NISMA-s, Zafir Berisha, i shoqëruar edhe nga kandidatët Albulena Balaj – Halimaj dhe Emanuela Koni, janë takuar me qytetarët e Anadrinisë në fshatin Piranë, me ç’rast para të pranishmëve shpalosën projektin e NISMA-s për Kosovën, për zgjedhjet e 11 Qershorit.

Zafir Berisha tha se programi ekonomik i NISMA-s për Kosovën, është i rëndësishëm dhe prioritet i rëndësisë së veçantë, sidomos kur kemi parasysh Anadrininë, e cila është e përkushtuar në bujqësi.

“Fokusi ynë që brenda mandatit 4 vjeçar të investojmë rreth 400 milion euro në sektorin e bujqësisë, dhe padyshim se ky rajon do të jetë përfituesi më i madh i projektit tonë”, tha ai.

“Parlamentit të ardhshëm i duhen njerëz të guximshëm e të vendosur për shkak të sfidave të mëdha që e presin vendin, prandaj mbështetja e deputetëve të NISMA-s, është shumë e rëndësishme jo vetëm për NISMA-n si parti politike, por edhe për vendin tonë”, tha Berisha.

Të pranishmit i përshëndeti edhe kandidatja për deputete Albulena Balaj – Halimaj. /PrizrenPress.com/

Vetevendosje! mban tubime publike në Korishë dhe Zhur

0

Gjatë ditës së sotme në Komunën e Prizrenit Lëvizja VETËVENDOSJE! do të mbajë dy tubime publike.

Tubimi i parë do të mbahet në shkollën fillore “Dëshmorët e Kabashit” në fshatin Korishë dhe fillon në orën 18:30. Ndërsa tubimi i dytë do të mbahet në Zhur, në shkollën fillore “Dëshmorët e Zhurit”- Zhur me fillim në orën 21:00.

Pjesëmarrës në tubim do të jenë: Visar Ymeri, Dardan Molliqaj, Mytaher Haskuka, Drita Millaku, Arbër A. Rexhaj, Kujtim Shala, Krenare Koqi. /PrizrenPress.com/

Prizren: Burri nën ndikim të alkoolit sulmon bashkëshorten

0

Në Prizren, është arrestuar një person i gjinisë mashkullore pasi që i njëjti nën ndikim të alkoolit ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij, shkruan PrizrenPress.

Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. /PrizrenPress.com/

Djali i Ukshin Hotit, Andini: Do të jem zëri i rinisë dhe familjeve të të pagjeturve

0

Djali i veprimtarit të çështjes kombëtare, Ukshin Hoti, Andin Hoti, i ka hyrë garës për deputet të Kuvendit të Kosovës me qëllim që të jetë zëri i rinisë në institucionin me të lartë ligjvënës, e po ashtu zë i fuqishëm edhe i familjarëve të të pagjetur, të cilët tash e 18 vjet kërkojnë me të dashurit e tyre. Thotë se nga kjo preket edhe ai vet, pasi babin e tij, Ukshin Hoti ende është në mesin e 1600 personave të pagjetur.

Në një intervistë për KosovaPress, zëvendëskryetari i Forumit Rinor të PDK-së, Andin Hoti, thotë se garës i ka hyrë si pjesë e PDK-së, për shkak të vlerave që ka kjo parti, e udhëhequr nga parimet që kanë rrënjët tek vlerat e UÇK-së.

Hoti thotë se PDK i ka ofruar gjithmonë mbështetje qysh prej momentit që ka hyrë në PDK në vitin 2012. Derisa beson se të njëjtën mbështetje do ta ketë edhe në Kuvend, nëse arrin ta marrë besimin e qytetarëve. Ai thekson se në Kuvend do të jetë zëri i të rinjve dhe familjeve të të pagjeturve.

Hoti tha se duke qenë i propozuar nga dega e PDK-së në Rahovec, qytet ky që është vendlindja e tij dhe e babait të tij, veprimtarit Ukshin Hoti, qytetarët e asaj ane do t’i përfaqësojë denjësisht dhe t’i ndihmojë me të gjitha mundësitë.

Ai beson se Fillimi i Ri është një platformë e shpresës për qytetarët e vendit, pasi vetëm koalicioni PDK-AAK-Nisma mund ta zhvillojë vendin.

Hoti beson në funksionimin e koalicionit PDK-AAK-Nisma, pasi tek liderët e këtyre subjekteve ka parë një vullnet që interesin e qytetarëve dhe Kosovës ta vënë para interesave të tyre personale e partiake. Këtë koalicion Hoti e quan koalicion të shpresës për qytetarët e vendit./KP/

Prizren: Arrestohet një person me çrregullime mendore

0

Në Prizren, përkatësisht në lagjen “Arbana”, është arrestuar një person i gjinisë mashkullore pasi që i njëjti në vazhdimësi ka ndjekur dhe frikësuar një mashkull dhe disa persona të tjerë.

“I dyshuari gjatë intervistimit ka shfaqur shenja të çrregullimeve mendore”, njofton Policia, përcjellë PrizrenPress.

Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. /PrizrenPress.com/

Gjendet një mjet i pashpërthyer në Prizren

0

Policia njofton se në fshatin Jeshkovë të Prizrenit dje një person ka raportuar se në vendin e quajtur “Livadhet e Gjata” ka hasur në një mjet të pashpërthyer, shkruan PrizrenPress.

Njësia policore ka siguruar vendin e ngjarjes derisa aty kanë dalë njësitë për deminim të FSK-së dhe KFOR-it të cilët kanë bërë tërheqjen e mjetit te dyshimtë pa ndonjë incident./PrizrenPress.com/

Shqipëria heq vizat për turistët rusë

0

Ambasada shqiptare në Moskë ka njoftuar se turistët rusë mund ta vizitojnë Shqipërinë këtë vit lehtësisht, pasi ata përfitojnë nga vendimi i fundit i qeverisë shqiptare për heqjen e vizave.

Ambasada shqiptare ka njoftuar se “është miratuar Vendimi i Këshillit të Ministrave të Shqipërisë Nr. 471, datë 30 maj 2017, për heqjen e vizave për shtetasit e disa vendeve, përfshirë këtu edhe Rusinë, për periudhën 31 maj – 15 nëntor 2017”.