Krasniqi në Malishevë: Jemi njerëz të besës e të shpresës

Njëri prej udhëheqësve të NISMA’s për Kosovën ka thënë se njerëzit e besës e shpresës janë në këtë parti. Ka thënë se qytetarët e Kosovës dhe të Malishevës e meritojnë Shtetin e së drejtës.

Kryetari i Këshillit Kombëtar të NISMA’s për Kosovën, Jakup Krasniqi ka thënë se ekziston gatishmëria për ndryshime në Republikën e Kosovës. Ka thënë se një vullnet i tillë ishte së pari në Malishevë e pastaj në tërë Kosovën.

“Republika e Kosovës ka nevojë për një ndryshim të madh që do të ndodhë pas 11 qershorit”, ka thënë Krasniqi, në Malishevë, në tubimin e NISMA’s për Kosovën.

Ish-Kryetari i Kuvendit ka thënë se në Malishevë kanë shkuar për të kërkuar mbështetjen për ardhmërinë e Kosovës.

Ai ka thënë se Kosovës i duhen njerëz që e ndryshojnë të sotmen dhe përgatiten për të ardhmen.

“Pak më shumë se tri viteve, NISMA e ka filluar një politikë të re të ndryshimit. Me këto zgjedhje do të finalizohet ndryshimi në qeverisjen e Kosovës”, ka thënë ai.

Sipas tij, Kosovës i duhet shteti i së drejtës dhe vullnetin e lirë të qytetarëve.

“Qytetarët e Kosovës janë lodhur nga mashtrimet e përditshme e të përvitshme që u janë bërë. Qytetarët e Malishevës dhe Kosovës kërkojnë dhe meritojnë njerëz të fjalës dhe besës. Dhe, ata janë në NISMA për Kosovën”, ka thënë ai.

Më Shumë

Prizreni pritet t’i ketë tetë deputetë në Kuvendin e Kosovës

Prizreni në legjislaturën e re të Kuvendit, pritet të përfaqësohet me gjithsej tetë deputetë, prej të cilëve tre do të jenë nga komuniteti shumicë,...

Deri në 33 gradë sot

Institutit Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se vendi sot do të ndikohet nga mot kryesisht me diell dhe vranësira të shpërndara. Sipas njoftimit të institutit,...

Lajmet e Fundit