Limaj: NISMA në Qeveri, fund bllokimit të Malishevës

Kryetari i NISMA’s për Kosovën, Fatmir Limaj, ka thënë në Malishevë se prezenca e madhe e simpatizantëve, tregon për fitoren e madhe të partisë së tij.

“Qytetarët e Komunës së Malishevës e kanë kuptuar mirë projektin e NISMA’s për Kosovën. Të bashkuar i themi po fitores së NISMA’s në Malishevë e Kosovë”, ka thënë Limaj, në vendlindjen e tij.

Ai ka thënë se me fitoren e NISMA do të hapet një perspektivë e re për Kosovën.

“Do të hapen mundësitë e reja për punësim, dinjitet e zhvillim edhe për Komunën e Malishevës”, ka thënë ai.

Ai ka thënë se padrejtësitë ndaj Malishevës po shkojnë drejt fundit me fitoren e NISMA’s për Kosovën.

“Fitorja e Komunës së Malishevës është vetëm me projektin e NISMA për Kosovën”, ka deklaruar ai.

“Koha e bllokadave dhe bllokimeve, ka përfunduar. NISMA do të jetë në Qeveri dhe ajo do të kujdeset për banorët e Malishevës”, ka shtuar ai.

Ai ka thënë se me NISMA për Kosovën as qytetarët e Malishevës nuk do të diskriminohen.

Limaj është prezantuar në Malishevë si Zëvendëskryeministër i Ramush Haradinajt.

Më Shumë

Nesër i jepet lamtumira e fundit të riut nga Malisheva që vdiq në Itali

Nesër do të bëhet varrimi i të riut Miridon Sefer Krasniqi, i cili u mbyt derisa po lahej në një lumë në Orzinovi të...

Dyshohet se lejuan kundërvajtësit të largohen pa masa ligjore, IPK rekomandon suspendimin e tre policëve në Prizren

Hetuesit e Inspektoratit Policor të Kosovës ditë më parë kanë filluar të ndërmarrin veprime fillestare hetimore lidhur me veprimet/reagimet policore ku dyshohet se janë...

Lajmet e Fundit