Gatimet, identiteti i fshehur i Prizrenit

Për çdo ditë konsumohen, por shumë pak promovohen e dokumentohen, edhe pse janë trashëguar nga brezat e hershëm deri në ditët e sotme. Për këtë shkak konsiderohen edhe si identiteti i fshehur i Prizrenit, shkruan sot Koha Ditore.

Fakti që gatimet e Prizrenit kanë qenë të pavlerësuara sa duhet në kuptimin e trashëgimisë ka shtyrë dashamirin e kulturës vendore, Jeton Jagxhiu, që ta hulumtojë këtë aspekt të kulturës së qytetit të vjetër.

“Gatimet mbesin forma më autentike dhe e pandryshuar e kujtesës kolektive të një vendi dhe mënyra më e saktë për zbulimin e kulturës së një qyteti”, ka thënë Jagxhiu.

Para publikut prizrenas ai ka prezantuar hulumtimin e tij mbi gatimet e Prizrenit dhe ndërlidhjen e tyre me identitetin e qytetit.

Më Shumë

50 aksidente trafiku dhe 2064 gjoba brenda 24 orëve

Policia e Kosovës ka njoftuar për statistikat e përgjithshme për 24 orët e fundit, gjatë të cilave janë regjistruar dhjetëra aksidente trafiku dhe janë...

Kampionati i ri nis më 15 gusht

Federata e Futbollit e Kosovës njofton se garat në Superligë dhe në Ligën e Parë për edicionin garues 2026/27 do të fillojnë më 15...

Lajmet e Fundit