13.5 C
Prizren
E hënë, 11 Maj, 2026

Zafir Berisha: PDK-ja i ka 101 arsye që të prishet me LDK-në

Deputeti i Nismës, Zafir Berisha thotë se PDK-ja i ka 101 arsye që ta prishë koalicionin me LDK-në. Sipas tij, ky koalicion, ka qenë i panatyrshëm

PDK ka 1001 arsye me prishë kualicionin e panatyrshëm me LDK, i cili politikishtë është duke i kushtuar”, shkruan Berisha në Facebokk,transmeton PrizrenPress.

Ai, vlerëson se kërkesa e PDK-së, që “me çdo kusht, javën e ardhshme me ardhur në Kuvend çështja e demarkacionit, ka të bëj për me e prishë koalicionin e panatyrshëm me LDK-në, duke qen të bindur se ai nuk kalon!”

“Mirëpo, Isa Mustafa po sillet me logjikën “zgjate Zot edhe ndonjë ditë”, duke shprehur dilema në sjelljen e ligjit për demarkacion në Kuvend shkaku i votave…”

“Kështu që me gjasë siç po shihet vjen apo nuk vjen demarkacioni, javën e ardhshme në Kuvend, kjo qeveri i ka ditët e numëruar./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Përfundon asfaltimi i rrugës “Xhevë Lladrovci” në Prizren

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se ka përfunduar rregullimi i rrugës “Xhevë Lladrovci”, pranë “Qylhanit”, me shtrimin e shtresës së dytë të asfaltit. Sipas njoftimit,...

Feronikeli ’74 triumfon në Prizren me tre gola

Feronikeli '74 ka shënuar fitore të pastër 0-3 në transfertë ndaj Prizrenit në kuadër të Raiffeisen Liga e Parë. Mysafirët kaluan në epërsi në minutën...

Lajmet e Fundit