5.2 C
Prizren
E enjte, 13 Nëntor, 2025
Home Blog Page 6006

Dyfishohen afatet e provimeve

0

Protesta studentore, shtyrje të afateve të provimeve, madje edhe ndërrime të njëpasnjëshme të rektoreve, kanë karakterizuar Universitetin e Prishtinës në muajt e fundit. Por, studentët të cilët do jenë brucosh të këtij universiteti, më nuk do të kenë të paktën frikën e provimeve.

Afrim Hoti, Prorektor për bashkëpunim ndërkombëtar në UP, një intervistë për Tribuna Channel, ka treguar për risitë që do të praktikohen tash e tutje.

Përpos kësaj Hoti, bëri të ditur që mundësia e kredive e cila ishte 90% për kalueshmëri, më nuk do të praktikohet.

Gjendet i vdekur i zhdukuri në Malishevë

0

Një person i raportuar i zhdukur të dielën në Malishevë është gjetur sot i vdekur, ka bërë të ditur Policia e Kosovës.

Policia kishte marrë një informatë më 11 shtator në ora 18:00 lidhur me të zhdukurin Enver Kelmendi (1963), nga fshati Balincë, Komuna e Malishevës.

“Edhe përkundër përpjekjeve të patrullave policore viktima nuk është gjetur deri sot me datë 12.09.2016 në ora 17:25 ku një qytetar i rastit kishte vërejtur një veturë të braktisur në fshatin Mirushë në një rrugicë afër pyllit dhe i njëjti kishte njoftuar policinë”, thuhet në një komunikatë të policisë.

“Policia menjëherë ka dal në vendin e ngjarjes dhe aty kanë gjetur veturën e viktimës e po ashtu edhe viktimën brenda në veturë. Në vendin e ngjarjes kanë dal edhe ekipi mjekësor nga QKMF-Malishevë të cilët kanë konstatuar se viktima ishte pa shenja jete”, thekson komunikata.

Sipas Policisë, nga shikimi i vendit të ngjarjes kuptohet se ka të bëjë me vdekje të dyshimtë.

Rasti tani do të hetohet nga Sektori Rajonal për Hetime nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë, ka njoftuar Policia. /Express/

Nesër starton Liga e Kampionëve

0

Kompeticioni më i madh për klube, Liga e Kampionëve, starton këtë të marte. Në ditën e parë do të luhen disa ndeshje tejet interesante.

Vlen të veçohet ajo mes Arsenalit e Paris Saint Germainit, që zhvillohet nga ora 20;45. Në anën tjetër nënkampioni, Atletico Madridi, do ta nisë aventurën në Champions me përballjen ndaj PSV-së, skuadër të cilën e eliminoi sezonin e kaluar vetëm pas ekzekutimit të penaltive.

Këtë të marte do të luajnë edhe Manchester City, Barcelona e Bayern Munichu.

Këto janë gjitha ndeshjet e para në Ligën e Kampionëve:

Paris – Arsenal

Dynamo Kyiv – Napoli

Barcelona – Celtic

Basel – Ludogorets

Benfica Besiktas

Man. City – Monchengladbach

Sara Sampaio dëshmon se është një engjëllushë

0

Ajo është mësuar që në tepihun e kuq të shfaqet si një stuhi e madhe, me veshjet e saj. Por, Sara Sampaio e ka dëshmuar që duket shumë elegante derisa kishte rrëshqitur në një fustan të tejdukshëm me rastin e paraqitjes së saj në ngjarjen “Harpers Bazaar ICONS”, që u mbajt në Nju Jork.

Pasi që kishte ecur në pistë në spektaklin e Tommy Hilfiger, bukuroshja 25 vjeçe, modelja e “Victoria’s Secret”, kishte theksuar figurën e saj fenomenale në ndejën e “Fashion Week”. E hijeshuar me disa bizhuteri me shkëlqim, fustani i gjatë kishte theksuar fort linjat e saj. E vendosur që ta theksonte trupin e saj, ajo nuk kishte veshur fare të brendshme, me vetëm disa aksesorë, një palë taka të larta dhe një palë vathë të argjendtë. Dukjen e saj e kishte përfunduar me një buzëkuq të kuq derisa flokët e saj ishin vendosur në një bishtkali.

Wawrinka mposht Gjokoviqin

0

Tenisti serb, Novak Gjokoviq, nuk ka arritur të mbrojë titullin e turneut US Open, pasi në finale është mposhtur nga zvicerani Stan Wawrinka.

Wawrinka ka mundur Gjokoviqin me rezultat 6-7 (1), 6-4, 7-5, 6-3, duke fituar grand-slamin e tretë në karrierë.

Gjokoviq, që është tenisti numër 1 në botë, është trajtuar nga fluskat në lëkurë gjatë ndeshjes dhe ky fakt thuhet se ka penguar lëvizjet e tij.

Urimi i PD-së në Prizren për Kurban Bajram

0

Partia e Drejtësisë, dega në Prizren, uron të gjithë qytetarëve të besimit islam Festën e madhe të Kurban Bajramit

“Në këto ditë feste secili besimtar duhet t’i kujtojë vlerat e përhershme shpirtërore të islamit: vlerat e devotshmërisë, të  drejtësisë, të humanizmit, të paqes, të solidaritetit, të respektit,  të mëshirës dhe të dashurisë ndaj njerëzve,veçanërisht ndaj të afërmve”, thuhet në urimin e PD-së, përcjellë PrizrenPress.

“Kulturën e urrejtjes ndërnjerëzore le ta mposhtim me sakrificë, që  qëndron në themel të çdo arritjeje njerëzore, le ta mposhtim me  paqe, me dashuri, me mirëkuptim dhe me solidaritet”.

“Festa e Kurban Bajramit  është një rast  i mire që secili nga ne të reflektojë dhe të sakrifikojë diçka nga vetja për të mirën e përgjithshme, është rast kur duhet të jemi më tepër se kurrë pranë dhe me familjet e dëshmorëve dhe të martirëve, me familjet e të pagjeturve, të të pastrehëve dhe të skamnorëve”.

“Andaj, lusim All-llahun e Madhërishëm që të pranojë të gjitha lutjet dhe ibadetët tuaja kudo që jeni e veçanërisht të  vëllezërve dhe motrave tona që në këto çaste janë duke e kryer obligimin e haxhit”.

“Me fat Bajrami i Kurbanit dhe gjithmonë paçi shëndet, gëzim, begati, mirëqenie, suksese dhe dashuri në familjet tuaja!” /PrizrenPress.com/

Balotelli godet Liverpoolin

0

Ish sulmuesi i Milanit e Interit, Mario Balotelli ka lëshuar deklarata thumbuese në drejtim të Liverpoolit.

Italiani ka thënë se vendimi për t’iu bashkuar Liverpoolit në Premierligë, ishte më i keq në karrierën e tij.

“Transferimi në Liverpool ishte vendimi më i keq në jetën time. Përveç tifozëve dhe disa lojtarëve me të cilët kisha marrëdhënie të mira, nuk e kam dashur klubin”, ka deklaruar Balotelli.

“Kam pasur dy trajnerë te Liverpooli për një kohë të shkurtër, Rodgers dhe Klopp. Nuk i pëlqeja metodat dhe personalitetin e tyre. Asnjëherë nuk jam ndier mirë atje”, shtoi Balotelli.

Partia Konservatore uron Festën e Bajramit

0

Partia Konservatore e Kosovës të gjithë qytetarëve të Kosovës përzemërsisht ua uron festën e Kurban Bajramit!

“Urojmë që këtë festë të madhe të kalojnë në paqe, lumturi, mirëqenie dhe dashuri familjare,thellësisht të duke besuar që vlera identifikuese e kësaj feste : sakrifica në emër të Zotit për njeriun dhe të mirën e përgjithshme të jetë udhërrëfyese dhe frymëzim në përpjekjet e tyre drejt përmirësimit e gjendjes së gjithmbarshme”, thuhet në urimin e Partisë Konservatore, përcjellë PrizrenPress.

“Edhe në këtë festë të madhe lutjet dhe solidariteti ynë janë me familjet e dëshmorëve, jetimët, skamnorët dhe te sëmurit”. /PrizrenPress.com/

Icardi paralajmëron Juventusin

0

Interi dhe Juventusi do të përballen këtë vikend (18 shtator) në kuadër të xhiros së katërt në Serie A.

Kapiteni Mauro Icardi, i cili shpëtoi Interin duke shënuar dy gola në fitoren prej 2:1 ndaj Pescaras, e ka pranuar se nuk është e lehtë që të mposhtet Juventusi, por shpreson se do t’ia arrijnë këtij qëllimi.

“Juve është Juve, një skuadër që duhet mundur pasi këto vite ka fituar Scudeton dhe janë përforcuar me lojtarë të mirë. Të shohim se si do shkojë, por unë dua gjithmonë të fitoj”, ka thënë Icardi për takimin ndaj Juventusit.

“Rinovimi? Kam folur me klubin, po sistemojmë gjithçka, jam i qetë”, ka shtuar për fund.

Myslimanët sot festojnë Kurban Bajramin

0

Myslimanët në mbarë botën sot po festojnë Kurban Bajramin, i cili tek shqiptarët njihet ndryshe edhe si Bajrami i Vogël.

Kurban Bajrami është njëra nga dy festat më të mëdha islame. Për nder të kësaj feste theren kurbane, ndërsa besimtarët e kryejnë njërin nga pesë kushtet e fesë islame, shkuarjen në Haxh.

Manifestimi qendror kushtuar festës së Kurban – Bajramit, po mbahet në Xhaminë e Madhe në Prishtinë.

“Manifestimi filloi në ora 5:35, me faljen e namazit të sabahut, pas të cilit pati ligjëratë tematike kushtuar kësaj feste, drejtuar nga Samir Ahmeti – profesor në Medresenë e mesme “Alaudin””, thuhet në njoftim të BIK-ut.

BIK po ashtu bën me dije se namazi i Kurban – Bajramit falet në ora 06:49.

“Namazi i Kurban – Bajramit falet në ora 6:49 të cilit do t’i prij Burhan ef. Hashani, ndërsa Hytben – mesazhin e Kurban – Bajramit do ta mbaj, kryeimami i Bashkësisë Islame të Kosovës, Sabri ef. Bajgora”, njofton Bashkësia Islame e Kosovës.

Me rastin e festës së Kurban – Bajramit, po ashtu sot BIK-u, tradicionalisht organizon pritje përurimi në selinë e Kryesisë nga ora 9:00-12:00.