19.1 C
Prizren
E shtunë, 21 Qershor, 2025
Home Blog Page 6020

P+festival – arti e muzika në tri ditë

0

I ri-brenduar tërësisht dhe në një format multidimenzional, Festivali YT rikthehet me emër dhe koncept krejtësisht të ri duke përcuar frymën e rinisë kosovare.

Magjia e “Prishtina Plus Festival” apo P+festival, produkt i Next Level dhe Unit Live do të bëj bashkë artin, teknologjinë muzikën dhe dashurinë për tri ditë e tri netë.

Simboli i logos është një ilustrim modern i kombinuar, pas të cilit qëndrojnë elemente të lidhura ngusht me konceptin e festivalit. Hyjnesha në fron – Mbretëresha e Dardanisë, artifakt ky i gjetur në 1955 në qytetin e vjetër të Ulpianës zbarkon në Parkun e Gërmisë, pishat e të cilit ilustrohen përmes vijave të trekëndëshit në maje të logos. E gjithë kjo energji do të shpërndahet në Prishtinën tonë të bukur.

Pikërisht, kjo ngjarje do bëhet shtëpia juaj për promovimin e muzikës, artit e teknologjisë për tri ditë rresht. Bashkëpunimi me ICK-në, njohja me eksperienca të panelistëve ndërkombëtarë e rajonal dhe muzikë për të gjitha preferencat!

Instalacionet artistike, seminare e konferenca, gara sportive dhe ndarja e përvojave të graffiti artistëve do të jenë pjesë e magjisë gjatë aktiviteteve tri ditore.

Evente të shumta gjatë natës me stage të ndryshëm do të zënë vend në Parkun e Gërmisë. Me 21 korrik vjen BUSHIDO – artisti i njohur dhe shumë i përfolur gjerman, CEZA reperi i shpejtë turk, si dhe dhe artistë rajonal e lokal do të performojnë në një stage dhe hapësirë të madhe në livadhin e Gërmisë. Me 22 korrik vjen Joris Voorn, SABB, DJEBALI, ALICAN e me 23 korrik bendet muzikore të cilët do të performojnë gjatë natës së tretë janë në proces të konfirmimit, gjë për të cilën do të informoheni shumë shpejtë.

Ushqim, pije, kaffe, fruta, merchandising, lost&found,etj., do të zënë vend të posaqëm në shërbimin tuaj gjatë tri ditëve të Festivalit.

Me zyrtarizim nga Komuna e Prishtinës dhe leje të lëshuar nga Drejtoria e Shërbimeve Publike, Prishtina Plus Festival do t’i dhuroj Prishtinës frymë pozitive e hapësirë magjike shoqërisë kosovare, shumë të rinjëve nga rajoni e më gjerë, duke i dhënë Gërmisë ngjyrat që duhej të kishte tash e shumë kohë. /KultPlus.com

Kallashi: Do të martohem vitin që vjen

0

Sidoqoftë, ajo përgënjeshtron lajmin, teksa thotë se është një shaka mes miqsh, ndërsa në një intervistë për “Bluetooth” rrëfen se planet për martesë janë shumë të afërta.

“Do të martohem vitin që vjen”, rrëfen Kallashi, teksa na zbulon edhe detaje të tjera në lidhje me djaloshin që i ka fituar zemrën.

Kallashi, një foto e jotja në rrjetet sociale ka zgjuar thashethemet se i ke dhënë fund beqarisë dhe je fejuar. E vërtetë?

Jo, thjesht doja të provoja atë ndjesi. E provova çfarë donte të thoshte, por nuk është asgjë (qesh). Doja të bëja shaka.

Je e dashuruar, apo e lidhur me djalin në foto?

Jo!

Megjithatë, ke plane të afërta për fejesë?

Jo, do të martohem menjëherë.

Kur mendon se është koha më e përshtatshme për t’u martuar?

Do të martohem shumë shpejt.

Do heqësh dorë nga kërcimi për të krijuar familje?

Do punoj edhe këtë vit dhe jo më.

Kur e keni parashikuar ceremoninë e martesës?

Vitin që vjen.

Cili është djali fatlum që të ka rrëmbyer zemrën?

Është një djalë nga Kosova, është 25 vjeç dhe biznesmen. Nuk mund të flas më shumë për të, por ai jeton në Zvicër.

Kallashi, je përfolur më herët për lidhje me politikanët. Ke pasur flirt me ndonjë prej tyre?

Jo dhe as që e mendoj të lidhem me dikë nga politika. Nuk kam nevojë për politikanë.

Dëshiron shumë fëmijë

0

Margot Robbie pohon se dëshiron t’i ketë katër fëmijë me të dashurin Tom Ackerley.

Margot është australiania më e zënë në Hollivud me pesë filma të caktuar për vitin 2016, por ajo nuk i kalon asnjëherë më shumë se tri javë pa u takuar me të dashurin e saj Tom Ackerley në mënyrë që të sigurohet që të mbijetojë lidhja e tyre tashmë trevjeçare.

“Të jesh në një lidhje në distancë të gjatë është një gjë e vështirë, pasi që nuk e sheh dritën në fund të tunelit. Mund të shkaktojë çrregullime, kështu që zgjidhje e kësaj është rregulli prej tri javësh”, ka thënë ajo për ‘Sunday Style’.

Por në të ardhmen ajo është e interesuar që të krijojë familje me të dashurin e saj dhe tashmë ka një vizion të jetës së tyre familjare.

“Dëshiroj shumë fëmijë. Ndishta jo tepër shumë, por jam rritur në një familje me katër fëmijë kështu që ky më duket një numër i mirë”, ka shtuar ajo.

Eskalon Ramazani në Stamboll: Rrihen konsumuesit e birrës

0

Mediat në Turqi kanë njoftuar se janë sulmuar fizikisht disa fansa të grupit muzikor britanik “Radiohead”, të cilët ishin të pranishëm në një event për dëgjimin e albumit të tyre.

Shkak për dhunën është bërë fakti se ata “po pinin birra gjatë muajit Ramazan”.

Sulmuesit kanë hyrë në dyqanin e quajtur “Velvet Indieground” kanë filluar t’u bërtasin punonjësve dhe i kanë rrahur me shkopinj fansat e “Radiohead”. Askush nuk është lënduar seriozisht bën të ditur gazeta Hurriyet.

Ndërsa grupi britanik ka lëshuar një komunikatë për media duke u dalë në mbështetje fansave të tyre dhe e kanë dënuar dhunën.

https://youtu.be/XJMv_XPmvfQ

Kanoset me pushkë një mashkull në Dragash

0

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se dje, rreth orës 17:25, ka arrestuar një mashkull shqiptar në fshatin Brezne të Dragashit, pasi që i njëjti në bashkë veprim me dy të dyshuar tjerë kanë sulmuar fizikisht viktimën mashkull shqiptar duke kanosur me pushkë gjysmë automatike, shkruan PrizrenPress.

Njësit policore në vend-ngjarje kanë gjetur dhe konfiskuar armën e cila dyshohet të jetë përdorur në rast.

I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. /PrizrenPress.com/

Vritet Jano Fuentes

0

Një ish garues në versionin meksikan të “The Voice” ka vdekur dy ditë pasi ai u qëllua me armë zjarri derisa ishte duke e festuar ditëlindjen e tij më miqtë në Çikago, njofton Associated Press.

Vdekja e Alejandro “Jano” Fuentes, 45 vjeçar, u konfirmua nga zyra e ekzaminimit mjekësor.

Këngëtari u qëllua tri herë në kokë të enjten vonë pasi kishte dalë nga festa.

Asnjë arrestim nuk është bërë deri më tani në lidhje me të shtënat.

Të shtënat erdhën pothuajse një javë pasi 22 vjeçarja Christina Grimmie, një ish garuese në “The Voice” u qëllua për vdekje, derisa ishte duke dhënë autografe në Orlando, Florida.

Kur dashuria nuk mjafton

0

Një takimi i ri me Isaac Bashevic Singer, i ardhur në shqip nën përkthimin e Helena Kadaresë

Jeta e një romani ka rrënjë me ndjesi të forta, të cilat e kanë burimin te peripecitë që shkrimtari heq përgjatë jetës së tij. Personazhet marrin jetë deri në pafundësi, aq sa në do të ishin prej mishi e prej gjaku, ma do mendja që ndonjëherë do t’ju mërzitej vetja pse kaq shumë përjetësi morën këto tregime. Jetojnë sepse dashuria, rrugët e përshkruara së bashku me dikë që pati talentin dhe vullnetin për të shkruar fjalët që u thanë, jetët e tyre të jetuara, u treguan dhe u jetuan për vërtetësinë që ato përmbajtën gjatë kohës që ishin gjallë. Marrin kaq shumë vlerë saqë domosdoshmërisht shndërrohen, transformohen në emra shprese, ndonëse shumica e jetëve të tyre përbëhet nga drama, lufta dhe peripecitë mizore të shkaktuara nga një qenie tjetër njerëzore. Dhe të mendosh që koha kur ndodhën nuk është shumë e largët nga kjo e sotmja. Zëre se ishte vetëm dje. Ndihen akoma nëpër ato rrugica të përshkruara rënkimet, thirrjet për mëshirë dhe vuajtjet e njerëzve të pafajshëm. Rëndësia e dramës dhe e perifrazimit të karaktereve të personazheve, saqë ato marrin rëndësi universale edhe në hapësirat më të vogla të tregimit të romanit, është kaq e madhe saqë ty në fund mbase nuk të vjen keq që ky tregim të mbarojë.

Nëse unë ju them, Leoncin, djalë, Poloni, Runia Pontsch, Izrael, çfarë do të mund të gatuanit me këto fjalë?! Mundësisht nëse do të shtoja, oborri i shtëpisë 10, apo rruga Kroshmalna. Akoma asgjë, ë?

Gjithmonë them se kur ke miq të mirë vërdallë teje, e shikon botën përpos përditshmërisë dhe gjithçka të duket e qetë në rrëmujshmëri, e kërkon ta ribësh e ta ribësh një gjë shumë herë. Sepse, mbase kërkon që atë kujtim ta kesh ndër më të mirat e sa herë të kesh nevojë të gëzohesh, sepse kur s’janë të tilla, kujtimet dhëmbin. Nuk marrin as leje. Si të jenë rrufjane rrugësh. Njësojë si me personazhin tonë. Kërkonte të shihte gjithmonë e më shumë rrugët kur kujtimet çmalleshin me të. Dhe koha kalon mirë kur ke se më çfarë të merresh. Ndonjëherë ëndërron dhe me sy hapur edhe pse puna të ka kapluar gjer në fyt, mjafton të jesh i pajisur me imagjinatë. Kur je në ato rrugicat e para në të cilat ke lindur dhe je rritur duke ditur çdo gjë për çdo kënd, sidomos për atë vajzën e cila ndodhet përbri derës së shtëpisë tënde, e kur e dinë të gjithë që ke ëndërruar për të, sigurisht që ky kujtim është i vështirë për t’u zëvendësuar lehtë. Ajo për ty ka qenë gëzimi i fëmijërisë dhe nuk mund të heqësh dorë kaq lehtë, apo jo! Dhe nëse e bën, atëherë do të thotë që po fillon të plakesh, sepse mësove se si të rriturit veprojnë.

Koha ky mjet kaq i pabesueshëm është një tokë imagjinare, e cila nuk të lejon të kthesh faqet e librit, por ama të lejon të shkruash në pafundësi. Ajo është aty për të mos harruar asnjë tik-tak, asnjë jetë të mos shkojë dëm, asnjë sekondë të mos hiqet, asnjëherë të mos zhduket, sepse po u zhduk ajo, na mori lumi! Edhe pse nuk jam aq i sigurt për vërtetësinë e gjithë kësaj.

Tani, më lejoni të shtojë fjalët: gruaja-fëmijë, Familja Moskat, çifutë. As tani! Atëherë po vazhdoj. Sa i gatshëm je ti të vdesësh për dashurinë? E di, por nuk mund të isha më pak dramatik në pyetjen e parë, pasi shkrimtari ka në stilin e tij dramaticitetin e ngjarjeve. Thuhet se e ka marrë këtë veti nga shkrimtarët francezë. Sa do të dashuroje një femër dhe sa i gatshëm do të ishe ti të hiqje dorë nga mundësia e parajsës, për të jetuar në ferr me të? Sa kërkon dashuria të hajë, gjatë një jetë kaq të shkurtër. Egoiste nuk thoni? Nëse mendoni kështu, mos harroni se jeni ju që e kërkuat kohën e saj. Zbulohet lakuriqësia e jetës, vetëm në çastin kur ti bën dashuri vërtet me të. Vetëm kur i zbulon asaj format dhe ndjenjat, fillon dhe mbushesh me energji, e cila shpërthen kudo te ty dhe ti nuk ke më frikë të përballesh me humbjet apo dhe me vdekjen, sepse jeta që ti sfidove, ishte për hatër të dikujt tjetër që ti ndjeve se do të duhej të sakrifikoje.

Të flasësh për sakrificat dhe ngjarjet që detyrojnë shkrimtarin e përthyer të shkruajë, do të duhet të shkosh shumë larg në kohë dhe të fillosh e të kujtosh e të sillesh vërdallë ecejakeve të tij nëpër rrugicat e lagjes së hebrenjve në Varshavë të Polonisë. Aty ku ai u krijua dhe u ngjizën hapat e tij të parë si dikushi që do të konsiderohej në të ardhmen. Do të duhet të sjellësh në mendje vitet e luftës, asaj të parës, 1917, ku familja e tij u nda, ku ai së bashku me të ëmën dhe vëllain e tij, Moshe, u larguan për në vendlindjen e nënës së tyre, në Bilgorej. Edhe pse nuk do, do të duhet të kujtosh vitet para se trupat naziste të pushtonin Polonin. Atë gjendje apatie, erdhën sot a erdhën nesër. Të mendosh që deri këtu nuk është njerëzore e gjitha kjo, por kur kujtojmë ngjarjet pas këtyre çfarë do të duhet të themi? Të ndahesh nga gruaja, Runia Pontsch dhe djali i tij, Izraeli Zamir, të cilët emigruan në Moskë e më pas në Palestinë, për t’u ritakuar pas njëzetë vjetësh, 1955. Të sjellësh ndërmend udhëtimet e tij pas luftës nëpër shtetet ku ndihej akoma era e barutit, apo ndjenja e persekutimit nuk janë kafshatë e lehtë për t’u kapërdirë e për t’ia rinisur si të mos kishte ndodhur asgjë. E në mes të gjitha këtyre ndodhive jo të një gjendjeje normale, ai bën sikur të jetosh në Varshavë në ato vite është diçka normale, ai bënë sikur mund të bjerë në dashuri dhe sikur e nesërmja do të ekzistojë…

Ardhur mjeshtërisht e përkthyer nga Helena Kadare, romani Shosha i Isaac Bashevic Singer, vjen për të rrëfyer dhimbjet, lotët, kujtimet, kohën e shpenzuar, ëndrrat, vuajtjet, dashurinë, dhe e bënë atë të duket sikur…Sa e përthyeshme mund të jetë kjo fjalë ‘sikur’ e përdorur gabim, por në penën e Singerit, ‘sikur’ është bukur, ‘sikur’ do të thotë e nesërmja, ‘sikur’ do të thotë e ardhmja. Një përshëndetje deri nesër. Jam i marrosur dhe i shqetësuar, por jo për vlerat e tij, por ngase ai më lë në pritje. Por, jo për gjatë. Është sekonda kur ti je i kënaqur me fundin e romanit që sapo ke përfunduar dhe më pas ti kujton atë ç’ka Singeri shkruan: “Ku shkuan e ikën tërë këta vjet? Kush do të kujtohet për ta kur ne s’do të jemi më në këtë botë?” Imtësia që ai kërkon gjendet kur ai shprehet: “Edhe pse hebrenjtë e Polonisë kanë vdekur – diçka, quajeni shpirt, ose diçka tjetër – është ende diku në univers. Kjo është një ndjesi mistike, por ndiej se ka të vërtetë në të”.

Dhe kaq thjesht, asgjë mos shto, ti kupton çdo dilemë ideologjike, fetare, politike, financiare, dashurore, të cilat shfaqen me radhë nëpër roman, fillon dhe shuhet dhe shfaqet mençuria, se përpos budallallëkut, idiotësive të kohës, zonjave të pavërteta, burrave pa këllqe, apo ironive të fatit, kupton zemërgjerësinë e kohës, që ndonëse nuk të lejon të shfletosh faqet të jep mundësinë të përmirësohesh. Dikush zgjedh të zvarritet, por zvarritet duke dashuruar dikë njësojë si ai. Dikush tjetër zgjedh të shkojë larg, dikush tjetër të sakrifikohet, e dikush të dashurohet me dikë që të tjerët nuk do t’i hidhnin sytë, pa gjykuar drejt se brendësia është e bukura e bishës. Duhet të ketë përgjigje për vuajtjet? Sigurisht që po. Por edhe për këto përgjigjja vjen ose duke kujtuar se si ishte kur ishe i lumtur ose duke pritur kohën të t’i sjellë. Njerëzit -thotë Singeri- kanë një dëshirë të pamasë për t’u vetësakrifikuar mjafton të kenë një shkak. Për disa ky shkak është Zoti, për disa të tjerë një njeri i dashur, për disa të tjerë Hitleri ose Stalini, e për disa të tjerë asgjë. Ndaj pyetjes që Singeri ngre për të cilën është akoma në pritje: Ishte e nevojshme e gjitha kjo?, duhet të vij nga ju, atëherë kur të kuptoni rëndësinë e gjithçkaje që ju rrethon, atëherë mundohuni të ktheni përgjigje, ndryshe do të jeni në pritje… /Gazeta Shqip/

Këndim prej zemre

0

Peter Gabriel ka publikuar një këngë të re, të cilën e ja quajtur “I’m Amazing”, për ta shënuar jetën e boksierit legjendar Muhammad Ali – i cili në fillim të këtij muaji humbi betejën e gjatë me Parkinson.

Gabriel ka shpjeguar se ishte motivuar për ta bërë një këngë të tillë, para disa vjetësh, pasi ishte inspiruar nga koha e betejës së Ali për mbrojtjen e të drejtave dhe barazisë së zezakëve.

“E kam shkruar këtë këngë disa vjet më parë, që ishte pjesërisht e inspiruar nga jeta dhe betejat e Muhammad Ali. Pas vdekjes së tij, tashmë kur të gjithë po e shënojnë jetën e tij dhe flasin për krejt çfarë ka bërë ai, mendova se erdhi koha për ta publikuar”, ka deklaruar Peter Gabriel. /Politiko.net

Ti me të dashurën tënde, unë me kujtimin për ty!

0

Është e trishtueshme kur kupton se nuk ishe aq e rëndësishme për dikë, ashtu siç mendoje, shkruan për Portalin tonë “Kosovarja”, lexuesja A., nga Mitrovica.

Ishim bashkë, shumë të lumtur. Natyrisht, kishim edhe momente të hidhura, por në fund të fundit i mposhtnim, nuk e humbnim dashurinë dhe përfundonim së bashku të dashuruar më shumë se kurrë. Unë të dashuroja

shumë, ishe në mendjen time, në shpirtin tim. Ishe gjëja më e bukur që ndjeja në zemër… Çdo moment që kaloja me ty e zbuloja se ishte unik, shumë special, e unë doja të isha vetëm e jotja, ta jetoja jetën me ty… Dhe, ti më thoshe se më doje, se te ti e për ty isha e vetmja

dashuri e madhe e jetës, se këtë ndjenjë e kishe përjetuar e njohur vetëm me mua…

Por, një ditë e kuptova se nuk më kishe dashur ashtu siç më thoshe, se ti, njëkohësisht, e ke pasur edhe tjetrën. Fjalët që m’i ke thënë, premtimet që m’i ke bërë, s’kanë qenë të vërteta. Ti gjithë kohën je kënaqur duke luajtur me ndjenjat e mia. Në sytë e tu s’kam pasur vlerë fare, kam qenë e parëndësishme për ty. Atë ditë të mallkuar, kur edhe i kuptova këto, ti vrave shumë iluzione, dashurinë, besimin, respektin. Atë ditë kur përfundoi çdo gjë, ajo nuk më vrau, më bëri më të fuqishme, por diçka brenda meje vdiq, vdiq sepse jetova në një gënjeshtër, se ajo që kam besuar se do ta kem nuk ishte ashtu, çdo gjë ishte e rreme…

Ishte një përjetim trishtues për mua, por dhe një e vërtetë, një realitet i vështirë me shumë dhimbje… Ma ke bërë zemrën copë-copë… Ah, sa ndjej dhimbje, por ky është realiteti: tash ti me të dashurën tënde, e unë vetëm me kujtimin tënd! Tani e ndjej se gjithmonë kam qenë vetëm, sepse ti s’ke qenë me mua…

Dhe, përfunduam ashtu si filluam: pa u njohur! Jemi shndërruar në dy të panjohur me kujtime të përbashkëta dhe asgjë më shumë. Me ty kam ndarë shumë gjëra, të kam dashur dhe besuar. E, ti?

Kurrë s’kam arritur të të njoh mjaftueshëm, as heshtjen tënde, as buzëqeshjen tënde, as frikën tënde… Më ke zhgënjyer dhe as lamtumirë nuk më the! Një vit kemi pasur një dashuri intensive, një vit buzëqeshje, e sot vend në zemrën time kanë vetëm lotët…

Ndoshta ka ardhur koha kur unë duhet ta pranoj se ishim, s’jemi dhe s’do të jemi kurrë më… Një ditë do ta harroj atë që e kishim… Por, kjo është një luftë në mes asaj që ndjej dhe asaj që duhet bërë, jetoj e mbërthyer me një të kaluar, e cila nuk ishte e vërtetë, por e cila s’më la të iku…

Do t’i jap fund asaj që më shkakton dhimbje. S’mund të jem e lumtur në këtë mënyrë. Do të bëj diçka për ta ndryshuar këtë, edhe pse është shumë e vështirë, për të nxjerrë nga jeta kur të kam dashur tepër e më të vërtetë… Më dhemb… por s’më mbetet gjë tjetër vetëm të vazhdoj përpara. Nganjëherë kam dëshirë të të kërkoj, por më mungojnë motivet për ta bërë.

Sot, pas asaj kohe, asaj që më ke bërë, prapë dua të jem me ty, por më mirë është të jem pa ty… A./Kosovarja/

Veseli: Ballkani vatër e luftës, kemi nevojë për pajtim

0

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka folur në Takimin Ndërkombëtar të Lidershipit i cili po mbahet nën patronatin e tij.

Ai ka shprehur kënaqësinë para të pranishmeve që Kosova është nikoqir i këtij takimi. Veseli ka deklaruar se “vetëm duke ju falënderuar juve, shteti i Kosovës po qëndron në këmbë të veta”.

“Me këto takime duhet të tregojmë besim në njëri-tjetrin. Është demokracia që na mundëson të tejkalojmë dallimet tona. Por për të arritur këtu, nuk ka qenë e lehtë. Ballkani ishte vatër lufte për një kohë të gjatë”, është shprehur Veseli, transmeton lajmi.net.

Ai shtoi se popujt në Ballkan kanë qenë para mundësisë së zhdukjes, por siç është shprehur ai, më i fortë ka qenë përkushtimi ndaj lirisë sesa ndaj dhunës.

“Besojmë në drejtësi dhe që nuk jemi të vetmuar. Kryesorja është të kemi pajtim, dhe ne jemi këtu që t’u tregojmë fqinjëve se Kosova është e përkushtuar për paqe dhe me ndihmën e miqve sikurse ju, ne mund të bëhemi ambasador të pajtimit”, ka thënë Veseli.