Jemi mësuar ta shohim vazhdimisht me foto tejet provokative, është fjala për Xhesika Ndoja, ajo nuk di të ndalet me fotografi tejet seksi.
Së fundmi këngëtarja ka bërë publike një fotografi ku ajo shihet tejet provokuese edhe tërheqëse.


Jemi mësuar ta shohim vazhdimisht me foto tejet provokative, është fjala për Xhesika Ndoja, ajo nuk di të ndalet me fotografi tejet seksi.
Së fundmi këngëtarja ka bërë publike një fotografi ku ajo shihet tejet provokuese edhe tërheqëse.


Kapiteni i Real Madrit, Sergio Ramos, do të ketë një mbrëmje të madhe ditën e martë përballë Bayern Munchen në Champions League.
Ramos do të luajë ndeshjen e tij të 100 në këtë kompeticion kaq të rëndësishëm. Ai do të bëhet lojtari i 36-të që luan 100 ndeshje në Champions, ndërsa të mërkurën këtë rezultat mund ta arrijë dhe mbrojtësi i djathët i Juventusit, Dani Alvesh.
Karim Benzema e ka cilësuar yllin e Chelseat si një futbollist që do të përshtatej lehtë në Madrid.
Eden Hazard mbetet një prej objektivave kryesore të Realit për sezonin e ardhshëm.
Paraqitjet e reprezentuesit belg me fanellën e Chelseat, kanë ngjallur interesim të presidentit Florentino Perez që do të tentojë ta transferojë në verë.
Sulmuesi i ‘Los Blancos’, Benzema ka thënë se do ta mirëpriste ardhjen e Hazardit i cili sipas tij është një futbollist ideal për Realin.
“Hazard është një futbollist i mrekullueshëm, çdo fjalë është e tepërt për të”, ka deklaruar Benzema për Telefoot.
“Nuk i kam përcjellë thashethemet nëpër media, por është e qartë se ai do të ishte një lojtar ideal për ne”, ka thënë francezi.
30 për qind të rusëve besojnë se është i mundshëm konflikti me SHBA-në
Përkundër faktit se pjesa më e madhe e qytetarëve të Rusisë nuk besojnë në mundësinë e fillimit të një konflikti të armatosur mes Moskës dhe Uashingtonit, megjithatë rreth 30 për qind e rusëve e kanë konfirmuar këtë mundësi, dëshmoi rezultati i anketës së bërë nga Qendra Ruse për Hulumtim të opinionit publik.
Më saktësisht, 16 për qind e qytetarëve të Rusisë u shprehën se lufta është absolutisht e mundshme, 47 për qind theksuan se gjasat për luftë janë tejet të vogla, 16 për qind u shprehën se lufta është e mundshme, ndërsa 14 për qind besojnë se lufta tashmë ka filluar..
Në të njëjtën kohë, hulumtimi dëshmoi se qëndrimi i rusëve për presidentin amerikan, Donald Trump, është përkeqësuar gjatë muajit të kaluar, me një të tretën e të anketuarve të cilët thanë se janë të dëshpëruar për shkak të vendim të tij, ndërsa një e pesta e të anketuarve thanë se janë të dëshpëruar me politikën e tij.
Në anën tjetër, për marrëdhëniet aktuale Rusi-Shtetet e Bashkuara të Amerikës u shpreh edhe kongresistja amerikane, Maksin Voters, e cila tha se prapa sulmit amerikan me raketa kundër një baze ajrore në Siri fshehët dëshira e presidentit Trump që të zhvendosë vëmendjen nga vendimi për ti hequr sanksionet Rusisë.
Voters, e cila është anëtare e Dhomës së Përfaqësuesve të Kongresit amerikan, deklaroi se sipas mendimit të saj, tendosjet mes Moskës dhe Uashingtonit për shkak të situatës në Siri janë vetëm një shfaqje dhe shtoi se ajo beson se Trump dhe Putin janë miq të pandashëm.
Shkruan: Skender Berisha
Ndër shekuj e shekuj
Vrap i pangrirë më flet
Krejt vet krejt vet
Ti shprish vetminë e plakur
E zjarri brafullon në vatër
Nuk ka ndal e mira motër
E hap pas hap e vrap
Mijëra vjet ndër vjet
Ti vjen vet se vet
Ndizen zjarre vërtetë
Ndizen
Që në zemër e përpjetë…
17 prill
Enver Hasani
Presidenti amerikan, Donald Trump, ditë më parë tha se ka trashëguar shumë probleme, duke zënë në gojë Sirinë, Korenë e Veriut, Rusinë dhe Kinën, si problemet më kryesore.
Por, tha ai, ne do t’i fiksojmë një nga një. Këto fjalë të njeriut që përfaqëson kombin më të fuqishëm në botë u thanë para se të niseshin për në gjirin korean luftanijet amerikane, të mbushura me armë të sofistikuara ofensive dhe të gatshme për ta goditur Korenë e Veriut në momentin kur ajo ta lansojë raketën e radhës me mbushje atomike, test ky që synon injorimin provokues të Amerikës dhe të aleatëve të saj.
Kina zyrtare, siç u njoftua në shtypin komunist këto ditë, ka thënë se sulmi në Siri kundër regjimit kriminel të Bashar al Asadit, nisja e luftanijeve amerikane në drejtim të Koresë së Veriut dhe lëshimi kundër forcave të ISIS-it në Afganistan të “nënës së të gjitha bombave” kanë dhënë shenja tronditëse për Korenë e Veriut.
Me sa duket, Kina ia ka bërë të qartë Koresë së Veriut dy gjëra: e para, se sulmi amerikan do të pasojë në momentin kur ata ta lansojnë raketën me mbushje bërthamore si test provokues ndaj amerikanëve dhe aleatëve të tyre; dhe e dyta, se Kina nuk do të ndërhyjë në këtë mes për t’i mbrojtur aleatët komunistë, të cilët me sa duket janë bërë barrë e madhe për Pekinin zyrtar dhe pengesë për zhvillimin ekonomik të këtij vendi paqësor dhe pa ndonjë rekord prej pushtuesi në të kaluarën. Kina me sa duket, më shumë se tjerët, lëvizjen ushtarake amerikane kundër Koresë së Veriut po e sheh si një ndihmë dhe si një hap serioz kah ribashkimi i dy koreve dhe si fillim i heqjes qafe të një barre të rëndë, e cila me kalimin e kohës u tregua si një fren i ashpër ndaj zhvillimit të Kinës dhe rritjes së ndikimit të saj në marrëdhëniet ndërkombëtare.
Të gjitha parametrat e kohës së Luftës së Ftohët që kanë çuar në krijimin e dy koreve janë zhdukur. Nuk ka asnjë arsye që Kina ta paguajë çmimin e një gjeopolitike e cila ka përfunduar dekada më parë.
Siria, ferri i Lindjes së Mesme dhe fytyra e vërtetë e Rusisë së Putinit
Siria tanimë është e qartë për çdokënd, paraqet episodin më tragjik dhe më keq të menaxhuar të Pranverës Arabe. Në fakt, në Siri u fundos Pranvera Arabe, e cila me Egjiptin e kishte marrë një goditje të rëndë. Kur të gjithë besuan se Pranvera Arabe kishte shumëçka të përbashkët me revolucionet postkomuniste në Evropë, ardhja në Egjipt e forcave radikale islamike dhe nisja e luftës në Siri provuan të kundërtën: se kombinimi i dinamikave të brendshme (islami politik) dhe e konsideratave gjeopolitike (ndikimi rus) nuk lejonin realizimin e ëndrrës së Pranverës Arabe në shtetet që kishin peshë vendimtare në botën arabo-islamike.
Mënyra se si u mor Perëndimi me luftën në Siri ia hapi dyert Putinit për ta luajtur rolin e ngucakeqit dhe të njeriut të fortë që bën mrekulli në stilin e carëve të dikurshëm rusë: ai pushtoi Krimenë, bëri agresion në Ukrainë, hapur u fut në Siri nëpërmjet regjimeve kukull të Teheranit dhe në Damask, intensifikoi përkrahjen ushtarake për forcat e islamit radikal në Afganistan, ndërkohë që në publik zotohej se e luftonte atë në Siri dhe gjetiu, dhe kështu me radhë. Putini u duk aq i fuqishëm sa në Ballkan disa regjime nisën koketimin me të, hapur ose fshehurazi, me shpresë së po rikthehej “vëllai i madh” për ta luajtur rolin që dikur e kishte luajtur me Ballkanin përgjatë shekujve XIX dhe XX. Çdo angazhim i Rusisë, në fakt, provonte të kundërtën e saj: dobësinë e shoqërisë ruse në çdo aspekt, ushtarakisht në veçanti. Ushtria ruse, u pa me Ukrainën, mund të zhvendoset ushtarakisht me qëllim të projektimit të forcës vetëm në afërsi imediate dhe atë nëpërmjet duarve të zgjatura, assesi vetëm: në Siri ushtria ruse më shumë vrau civilë sesa njerëz të armatosur.
Përveç angazhimit të çrregullt dhe kaotik në Siri, regjimi i Putinit më shumë ka hallin te Irani. Ky shtet, duke mos qenë i stofit kulturor dhe etnik arab, me islamin shia si djep të vetin, përbën një faktor serioz në çdo përllogaritje të politikës së jashtme ruse: rrëzimi i regjimit në Iran do të jetë i pashmangshëm në momentin që bie nga pushteti regjimi aktual në Damask dhe kjo nënkupton largimin përfundimtar të Rusisë dhe të ndikimit të saj nga kjo pjesë e botës dhe kufizimin e politikës së jashtme ruse vetëm në vendet e Azisë Qendrore deri te kufiri perëndimor i Kinës. Në Kinë, megjithatë, Rusia nuk ka ndonjë shans për të zënë rrënjë apo për të fituar ndonjë treg gjeostrategjik dhe gjeopolitik relevant. Pse?
Partneriteti Trans-Pacifik dhe partneritetet e tjera në brigjet e Pacifikut në duart e Kinës dhe jo të amerikanëve
Siç dihet, Partneriteti Trans-Pacifik (PTP) u bë markë dalluese e presidentit Trump gjatë fushatës së tij zgjedhore. Në mënyrë krejt të argumentuar, të kapshme edhe për laikun, Trump bindi amerikanët dhe të tjerët se PTP-ja shkonte në dëm të ekonomisë amerikane për shkak të natyrës liberale të ekonomisë amerikane dhe mbi të gjitha për shkak të nivelit të saj të lartë. Kjo bën që ky disparitet i ekonomisë amerikane me të tjerët të shkojë në kurriz të amerikanëve të thjeshtë, të vendeve të tyre të punës dhe të barazimit me ekonomitë e tjera të vendeve anëtare të PTP-së më pak të zhvilluara.
Krejt kjo ndryshoi nga vizita e Rex Tillersonit në Kinë dhe nga vizita kthyese e presidentit kinez Xi Jinping në Amerikë ditë më parë. Nga ajo që u bë publike, shumë qartë shihet se amerikanët janë të gatshëm për t’i lënë Kinës koncesionet dhe përparësitë që dalin nga PTP-ja dhe nga biznesi i deritanishëm amerikan me Kinën, por me dy kushte: i pari kusht, shihet qartë, ka të bëjë me Korenë Veriore dhe me sjelljen e saj injoruese ndaj Amerikës dhe ndaj aleatëve të saj perëndimorë, kurse i dyti ka të bëjë me Rusinë e Putinit dhe me kërkesën amerikane e perëndimore që Kina të mos ia mbajë anën regjimit të Vladimir Putinit, i cili kohëve të fundit ka pasur një afrim të çuditshëm me Kinën. Ky afrim vinte si rezultat i politikës së dobët të Amerikës dhe aleatëve të saj perëndimorë, që nisi me mosveprimin e tyre në verë të viti 2013, kur regjimi sirian bënte këtë që po e bën akoma: vrasjen me gaz toksik të qytetarëve të vet. Presidenti rus Vladimir Putin jo vetëm që u duk i fortë kundrejt Kinës, por ndaj Perëndimit nuk tregoi asnjë respekt apo ndjenjë mëshire: okupoi Krimenë, sulmoi Ukrainën Lindore, në Siri u fut me trupa tokësore hapur në mbështetje të regjimit kriminal në Damask, kërcënoi Turqinë deri sa e bëri për vete dhe kështu me radhë. Krejt këto gjëra i bëri me qëllim të pengimit të zgjerimit të NATO-s në zonat që Rusia i ka definuar si “near abroad”. Të gjitha këto lëvizje ruse, sado që mund të duket paradoksale, tregonin të kundërtën e asaj që mendonte Putini, dobësinë e shtetit rus, të krijuar nga Putini me paratë e gazit dhe nëpërmjet një ekonomie shtetërore që kontrollohet nga një grup i vogël njerëzish të cilët më shumë se shtetin dhe fuqizimin e tij e kanë synim xhepin e vet dhe shtrirjen e represionit shtetëror. Kjo rritje fiktive e fuqisë ruse synonte në botë të paraqitej si vitalitet dhe si rikthim i madhështisë ruse në marrëdhëniet ndërkombëtare. Kjo megjithatë nuk është kështu: në momentin që presidenti Trump dha urdhër për ta goditur regjimin në Damask dhe kërcitën bombat precize amerikane duke bërë hi e pluhur stacionet nga ku ishin hedhur helmet kimike ndaj popullsisë së pafajshme civile siriane, reagimi rus qe vajtues dhe aspak i besueshëm në kërcënimet e veta. Për një moment Ukraina, miqësia me Turqinë, kërcënimet ndaj vendeve baltike dhe Polonisë, morën fund dhe u zhdukën nga diskursi i interesit rus të “near abroad”.
Roli i Kinës në këtë izolim të Rusisë me sa duket ka qenë jashtëzakonisht i rëndësishëm sepse Kina, duke ia bërë të qartë Koresë së Veriut se si duhet të sillet tani e tutje me Amerikën dhe me aleatët e saj, më shumë i ka dërguar sinjale rusëve të Putinit se nuk është me ta dhe nuk ka asnjë interes të prekshëm që mund ta përafrojë me Rusinë. Krejt përkundrazi: Kina, si meritë e presidentit Trump, me sa duket përbën çelësin e jetëshmërisë së PTP-së dhe të aranzhmaneve të tjera ekonomike në atë pjesë të botës, gjithnjë me kusht që mban kursin aktual ndaj Koresë së Veriut dhe nëpërmjet saj ndaj Rusisë së Putinit. Kina, më shumë se çdo shtet tjetër i madh, ka nevojë për ta ruajtur paqen e brendshme, kursin e zhvillimit ekonomik dhe të transformimit të shoqërisë kineze, të liberalizmit të matur të jetës së saj sociopolitike, dhe kështu me radhë. Përveç këtyre benefiteve Kina do të përfitojë nga afrimi me Amerikën edhe nga fakti se do të lirohet nga barra e Koresë së Veriut dhe nga nevoja për të bashkëpunuar me rusët për t’u shitur armë terroristëve në Afganistan dhe gjetiu me qëllim të kryerjes së diversionit antiamerikan në zonat e interesit amerikan. Në vend të kësaj Kina, me sa duket, ka marrë seriozisht ofertën e presidentit Trump ashtu që afrimin me amerikanët dhe aleatët e tyre po e sheh si një vlerë të shtuar dhe jo si një rrezik, siç mund të kenë menduar rusët dhe aleatët e tyre.
Kosova, përfituesi permanent i suksesit amerikan në botë
Përveç përfitimit abstrakt që Kosova dhe krejt vendet e Ballkanit dhe Evropa kanë nga sukseset e politikës së jashtme amerikane, në rastin e Kosovës ka edhe diçka konkrete.
Në rend të parë, vendet rreth Kosovës, duke përfshirë Serbinë, sa më shumë që shohin se Rusia ka humbur ndikimin e saj global, më shumë mbledhin mendtë dhe angazhojnë energjitë e tyre në fqinjësi të mirë dhe në bashkëpunim rajonal konstruktiv. Pranimi i Malit të Zi, në këtë kontekst, ka qenë shenja më serioze e këtij trendi në të menduarit e disa vendeve të Ballkanit.
Në vijim si më sipër, në rend të dytë, njëjtë si me Ballkanin, në nivel evropian u krijua një klimë tjetër rreth rolit dhe vendit të NATO-s në sigurinë evropiane. Zotimi i evropianëve se do t’i paguajnë shumat që i takojnë secilit për t’i shfrytëzuar të mirat që sjell NATO-ja bëri që amerikanët vetë, ndaras nga tjerët, ta dërgojnë kontingjentin e tyre nacional në Poloni dhe t’i inkurajojnë vendet e NATO-s që ta bëjnë të njëjtën gjë për vendet baltike. Këta hapa të vendosur rrëzuan përfundimisht ëndrrën ruse të Putinit ngucakeq, që hapur ka llogaritur në frikën e evropianëve në çdo hap agresiv që ka marrë këtyre viteve të fundit. Këto politika ruse kishin “zgjuar ariun e madh nga gjumi”: kur japonezët kishin goditur në Perl Harburin, thuhet se perandori Hirohito i Japonisë u kishte thënë gjeneralëve të vet se kanë gabuar, sepse me këtë hap kishin “zgjuar nga gjumi ariun e fjetur amerikan”. Sulmi në Siri dhe rrethimi i regjimit paranojak i Koresë së Veriut, ushtarakisht dhe politikisht, janë shenjat e qarta të këtij zgjimi, të cilin sigurisht e ka shkaktuar Rusia e Putinit, me hapat e saj agresivë në Evropë dhe gjetiu ku ka pasur interes të ndjeshëm amerikan, pa llogaritur këtu ndërhyrjen kriminele kibernetike ndaj SHBA-së dhe ndaj disa vendeve në Evropë.
Kosova, me gjithë këtë shkallë të krimit të organizuar dhe të krimit tjetër, me mosnjohjen e saj nga disa vende të Evropës, me këtë joperspektivë në zhvillim ekonomik, ka përfituar më së shumti nga ndryshimet e fundit në politikën e jashtme amerikane: sigurimet dhënë kosovarëve në vazhdim lidhur me sigurinë e tyre kanë qenë dhe vazhdojnë të mbesin të besueshme. Kjo siguri hap dyer për prosperitet kosovar, gjithnjë me kusht që shumë shpejt filloi të qartësohet statusi i politikanëve të saj që potencialisht mund të ndiqen nga Perëndimi për kryerje të krimeve të luftës, të krimeve kundër njerëzimit dhe të drejtës ndërkombëtare humanitare. Formimi i Gjykatës Speciale ka krijuar një mosdurim në popullsi, e cila me padurim pret nisjen e punës së saj me qëllim që të dihet njëherë e mirë se krimi eventual i kryer në Kosovë gjatë luftës së fundit dhe menjëherë pas saj ka vulë individuale e assesi kolektive. Fundja, shtetet dhe popujt asnjëherë nuk janë vënë dhe nuk mund të vihen në bankën e të akuzuarve. Fillimi i punës së Gjykatës Speciale përbën një shpresë për hapje të një hapësire të re dhe të një faqeje të re në jetën publike kosovare: Kosova përfundimisht, duhet thënë hapur, ka kohë që ka ngelur peng i jo më shumë se dhjetë vetëve të cilët dyshohen për kryerjen e krimeve më monstruoze të karakterit ndërkombëtar.
Formimi i kësaj Gjykate nuk ka asnjë dyshim se ka qenë pjesë e përpjekjeve të aleatëve perëndimorë të Kosovës për ta ndarë “shapin prej sheqerit”, për t’ia mbyllur gojën Rusisë së Putinit që në vazhdim ka synuar barazimin e krimeve të Milosheviqit të kryera në Kosovë me krimet eventuale individuale dhe krejt spontane që mund t’i kenë kryer disa individë në Kosovë. Tani që Rusisë po i rrëzohet velloja e fuqisë fiktive, e krijuar këtyre viteve të fundit, puna e Gjykatës Speciale ka edhe më shumë kuptim dhe efekt. Tani e tutje Gjykata Speciale është biznes i kosovarëve dhe i aleatëve të tyre perëndimorë, të cilët kanë qëllimin e njëjtë: zbardhjen e kapitullit të luftës, sado që i dhimbshëm mund të dalë për qytetarin e zakonshëm në Kosovë dhe për aleatët e Kosovës që ndihmuan çlirimin e Kosovës nga Serbia.
Përmes një letre që po qarkullon në rrjetet sociale po kërkohet nga prindërit e nxënësve të fshatit Blaç të Opojës, që fëmijët e tyre të mos i lejojnë të shkojnë në shkollë, për një arsye të pazakontë.
Siç edhe shkruan në letër, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për një kërkesë me anë të së cilës po “protestohet” për mos punësimin e një të riu si teknik/mirëmbajtës në shkollën e këtij fshati, në vendin e babait të tij, i cili vdiq pak ditë më parë.
Kjo është letra:
LUTJE
Të nderuar bashkëfshatar
Ju prindër të dashur
Fillimisht urojmë që të jeni mirë!
Në emër të Prindërve të fshatit Blaç, konkretisht lagjës Prifte, në koordinim me dy lagjet tjera të fshatit, shkruajmë këtë lutje.
Në shkollen tonë “ILmi Bahtiari” siç e dini të gjithë, para disa ditesh fatkeqësisht ndërroi jetë punëtori i pa lodhur i kesaj shkolle, i ndjeri, Aledin Tahiri. Ne si prinder e kemi parë të arsyeshme dhe jemi mobilizuar Fuqishem se vendin e punes duhet ta vazhdojë domosdoshmerisht i biri i tij i pa punë, z. Labinot Tahiri dhe askush tjeter pos tij.
Duke parë padrejtësinë që u bë pikerisht për ketë çeshtje, pra, per vendin e punës, lusim të gjithë bashkëfshatarët, gjegjësisht prindërit e nxënësve të shkollës “ILmi Bahtiari” që në shenjë proteste nga data 18.04.2017 (e martë) mos t’i lejoni t’i vijojnë mësimet fëmijet tuaj, deri në permbushjen e kërkesës sonë.
Se bashku ne mund ta ndalojmë padrejtesinë, e në ketë rast përkrahja juaj do të jetë jetike.
Ju falenderojmë nga zemra, duke ju shprehur respektin dhe besimin tonë të thellë! (sic) /Telegrafi/
Gjatë ditës së djeshme në Prizren ka ndodhur një aksident në komunikacion.
Sipas raportit policor, një i dyshuar mashkull nga Prizreni ishte duke vozitur veturën e tij VË, me ç’rast nga pakujdesia dhe mospërshtatja e shpejtësisë së lëvizjes me kushtet e rrugës ka goditur një këmbësor, i cili ishte fëmijë.
I dyshuari pasi e ka goditur atë, është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes në drejtim të panjohur, pa i dhënë fare ndihmë fëmijës.
ka pësuar lëndime trupore me ç’rast i është ofruar tretman mjekësor, ndërsa policia po heton për të dyshuarin.
Gjatë pasdites së djeshme në Prizren, më saktësisht në rrugën “Zahir Pajaziti” janë arrestuar tre meshkuj.
Në raportin policor thuhet se të dyshuarit, dy rom dhe një shqiptar janë rrahur mes vete si pasojë e një mosmarrëveshje rreth një borxhi.
Si pasojë e rrahjes të gjithë kanë pësuar lëndime trupore me ç’rast më pas kanë pranuar tretman mjekësor.
Më urdhër të prokurorit, pas trajtimit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje./PrizrenPress.com/
Çfarë do të thoni nëse përmes një shpallje iu ofrohet një shtëpi dhe një grua për vetëm 76 mijë euro?
Pikërisht këtë meshkujve ‘single’ iu ka ofruar Wina Lia nga Xhakarta. Për të gjithë beqarët kjo është një mundësi e artë sepse oferta është më shumë se e arsyeshme.
Shtëpia me dy dhoma gjumi në Indonezi, e njohur si qendër e artit dhe kulturës javaneze plus gruaja për vetëm 76 mijë euro, mund të jetë vetëm e juaja, transmeton Telegrafi.
Wina nuk bënte shaka me publikimin e kësaj shpallje, sepse beson se kjo procedurë është tërësisht ligjore.
Këtë ofertë të shtëpisë antike në Sleman dhe nuses, 40-vjeçarja e ka publikuar në të gjitha mediat lokale.
Ajo fillimisht dëshironte të shiste vetëm shtëpinë, por që nga vitit 2000 ka mbetur e ve, ndërsa për këtë kërkoi që ofertën ta bëjë më interesante.
Në fakt, këtë ide “gjeniale” ia një agjenti i shitjes së pasurive të patundshme, i cili i sugjeroi se në të njëjtën kohë mund të gjen një bashkëshort, por edhe klientin për shtëpinë e saj.