18.8 C
Prizren
E enjte, 2 Maj, 2024

P+festival – arti e muzika në tri ditë

I ri-brenduar tërësisht dhe në një format multidimenzional, Festivali YT rikthehet me emër dhe koncept krejtësisht të ri duke përcuar frymën e rinisë kosovare.

Magjia e “Prishtina Plus Festival” apo P+festival, produkt i Next Level dhe Unit Live do të bëj bashkë artin, teknologjinë muzikën dhe dashurinë për tri ditë e tri netë.

Simboli i logos është një ilustrim modern i kombinuar, pas të cilit qëndrojnë elemente të lidhura ngusht me konceptin e festivalit. Hyjnesha në fron – Mbretëresha e Dardanisë, artifakt ky i gjetur në 1955 në qytetin e vjetër të Ulpianës zbarkon në Parkun e Gërmisë, pishat e të cilit ilustrohen përmes vijave të trekëndëshit në maje të logos. E gjithë kjo energji do të shpërndahet në Prishtinën tonë të bukur.

Pikërisht, kjo ngjarje do bëhet shtëpia juaj për promovimin e muzikës, artit e teknologjisë për tri ditë rresht. Bashkëpunimi me ICK-në, njohja me eksperienca të panelistëve ndërkombëtarë e rajonal dhe muzikë për të gjitha preferencat!

Instalacionet artistike, seminare e konferenca, gara sportive dhe ndarja e përvojave të graffiti artistëve do të jenë pjesë e magjisë gjatë aktiviteteve tri ditore.

Evente të shumta gjatë natës me stage të ndryshëm do të zënë vend në Parkun e Gërmisë. Me 21 korrik vjen BUSHIDO – artisti i njohur dhe shumë i përfolur gjerman, CEZA reperi i shpejtë turk, si dhe dhe artistë rajonal e lokal do të performojnë në një stage dhe hapësirë të madhe në livadhin e Gërmisë. Me 22 korrik vjen Joris Voorn, SABB, DJEBALI, ALICAN e me 23 korrik bendet muzikore të cilët do të performojnë gjatë natës së tretë janë në proces të konfirmimit, gjë për të cilën do të informoheni shumë shpejtë.

Ushqim, pije, kaffe, fruta, merchandising, lost&found,etj., do të zënë vend të posaqëm në shërbimin tuaj gjatë tri ditëve të Festivalit.

Me zyrtarizim nga Komuna e Prishtinës dhe leje të lëshuar nga Drejtoria e Shërbimeve Publike, Prishtina Plus Festival do t’i dhuroj Prishtinës frymë pozitive e hapësirë magjike shoqërisë kosovare, shumë të rinjëve nga rajoni e më gjerë, duke i dhënë Gërmisë ngjyrat që duhej të kishte tash e shumë kohë. /KultPlus.com

Më Shumë

U themelua zyrtarisht Muzeu i Masakrës në Krushë të Madhe

Në pikën e dymbëdhjetë të seancës së rregullt të Kuvendit Komunal të Rahovecit, qw u mbajt dje, në praninë e profesorëve të Universitetit të...

Ballkani fiton dhe ruan kreun e tabelës

Fitore e rëndësishme e Ballkanit në udhëtim te Gjilani sot. Skuadra suharekase takimin e sotëm e fitoi 0-2 (Nazmi Gripshi 49’, Lumbardh Dellova 81’), për ta ruajtur kështu kreun e...

Lajmet e Fundit