16.7 C
Prizren
E shtunë, 9 Maj, 2026

Prindërve në një fshat të Opojës po u kërkohet që fëmijët t’i ndalojnë të shkojnë në shkollë – për një arsye të pazakontë!

Përmes një letre që po qarkullon në rrjetet sociale po kërkohet nga prindërit e nxënësve të fshatit Blaç të Opojës, që fëmijët e tyre të mos i lejojnë të shkojnë në shkollë, për një arsye të pazakontë.

Siç edhe shkruan në letër, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për një kërkesë me anë të së cilës po “protestohet” për mos punësimin e një të riu si teknik/mirëmbajtës në shkollën e këtij fshati, në vendin e babait të tij, i cili vdiq pak ditë më parë.

Kjo është letra:

LUTJE

Të nderuar bashkëfshatar

Ju prindër të dashur

Fillimisht urojmë që të jeni mirë!
Në emër të Prindërve të fshatit Blaç, konkretisht lagjës Prifte, në koordinim me dy lagjet tjera të fshatit, shkruajmë këtë lutje.

Në shkollen tonë “ILmi Bahtiari” siç e dini të gjithë, para disa ditesh fatkeqësisht ndërroi jetë punëtori i pa lodhur i kesaj shkolle, i ndjeri, Aledin Tahiri. Ne si prinder e kemi parë të arsyeshme dhe jemi mobilizuar Fuqishem se vendin e punes duhet ta vazhdojë domosdoshmerisht i biri i tij i pa punë, z. Labinot Tahiri dhe askush tjeter pos tij.

Duke parë padrejtësinë që u bë pikerisht për ketë çeshtje, pra, per vendin e punës, lusim të gjithë bashkëfshatarët, gjegjësisht prindërit e nxënësve të shkollës “ILmi Bahtiari” që në shenjë proteste nga data 18.04.2017 (e martë) mos t’i lejoni t’i vijojnë mësimet fëmijet tuaj, deri në permbushjen e kërkesës sonë.

Se bashku ne mund ta ndalojmë padrejtesinë, e në ketë rast përkrahja juaj do të jetë jetike.

Ju falenderojmë nga zemra, duke ju shprehur respektin dhe besimin tonë të thellë! (sic) /Telegrafi/

Më Shumë

Një 17-vjeçar plagoset me armë zjarri në Gjonaj të Hasit, i dyshuari 16-vjeçar dorëzohet në polici

Një 17-vjeçar është lënduar nga arma e zjarrit në fshatin Gjonaj të Hasit të Prizrenit. Ngjarja raportohet se ka ndodhur mbrëmjen e 02.05.2026. Policia bën të...

Nis sot rikonstruktimi i rrugës Kijevë–Malishevë

Në orën 08:30, Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit organizon ceremoninë e nisjes së punimeve për rikonstruktimin e rrugës rajonale R119, segmenti Kijevë–Malishevë. Në këtë ngjarje...

Lajmet e Fundit