10.3 C
Prizren
E shtunë, 25 Prill, 2026
Home Blog Page 8947

Prizreni shkon në balotazh

0

ShkelzenMaliqiAnalisti politik Shkëlzen Maliqi ka vlerësuar se komunat kryesore të Kosovës do të shkojnë në balotazh pas zgjedhjeve lokale të cilat do të mbahen nesër (e diel).
Sipas Maliqit, gara më interesante në këto zgjedhje do të zhvillohet në Prizren, Gjilan dhe Gjakovë.

Në një intervistë për gazetën “Epoka e re”, Maliqi ka deklaruar se zgjedhjet lokale pjesërisht do të jenë paralajmëruese për zgjedhjet nacionale.
“Do të jenë pjesërisht paralajmëruese, por nuk do të pasqyrohet me automatizëm rezultati i këtyre zgjedhjeve”, është shprehur Maliqi, duke shtuar se të gjitha partitë kanë një lloj stagnimi ose krize të brendshme.
Sipas Maliqit, gara më interesante në mes të partive për zgjedhjet lokale do të jetë në Prizren, Gjilan dhe Gjakovë.

“Konkurrencë do të ketë në Prizren, Gjilan dhe Gjakovë. Këto tri komuna do të zgjojnë interesim”, ka thënë Maliqi.
Në këtë kontekst, Maliqi ka thënë se këto zgjedhje do të jenë një test për të gjitha partitë politike, por assesi barometër për zgjedhjet parlamentare të cilat priten të mbahen vitin e ardhshëm. Ai ka thënë se këto zgjedhje pjesërisht do të jenë paralajmëruese për zgjedhjet nacionale.

“Do të jenë pjesërisht paralajmëruese, por nuk do të pasqyrohet me automatizëm rezultati i këtyre zgjedhjeve”, është shprehur Maliqi

Mos i shitni votat

0

Tracey Ann JacobsonPër ambasadoren e SHBA-së në Kosovë, Tracey Ann Jacobson, zgjedhjet e 3 nëntorit janë vendimtare për fatin e Kosovës.

“Është me rëndësi për të gjithë ata që janë përfshirë në zgjedhje që të monitorojnë se çka po ndodhë, por po ashtu është me rëndësi që vetë ta marrin përgjegjësinë”, tha Jacobson, shkruan Kosova Sot.

Sipas saj, nëse dikush e pyet një qytetar për ti’a bërë votën, ai person vetë duhet të vendosë: a ia vlen përfitimi afatshkurtër që e merr prej shitjes së votës sime që ta braktis demokracinë time, që ta braktis perspektivën evropiane të vendit? Ky është vendimi me të cilin përballemi këtu.

“Zgjedhjet e manipuluara, si ato që kanë ndodhur në të kaluarën, nuk do të pranohen për të shkuar përpara në rrugën evropiane”, shprehet ambasadorja amerikane.

Proces zgjedhor me sfida

0

Zgjedhjet lokale2013Mënyra se si do të organizohet procesi zgjedhor dhe mbarëvajtja ose jo e këtij procesi në zgjedhjet lokale më 3 nëntor, do të bartin mesazhet të caktuara, jo vetëm për qytetarët e Kosovës, por edhe për partnerët ndërkombëtarë, vlerësojnë njohësit e çështjeve të zgjedhjeve dhe analistët e zhvillimeve politike në vend.

Driton Selmanaj nga Instituti Demokratik i Kosovës, i cili është pjesë i koalicionit të organizatave joqeveritare “Demokracia në Veprim”, thotë për Radion Evropa e Lirë se procesi i zgjedhjeve më 3 nëntor pritet të përshkohet me aspekte pozitive, por edhe me sfida të shumta.

Aspekti pozitiv, i cili pritet të shpërfaqet në procesin zgjedhor, sipas tij, është mobilizimi i madh institucional dhe shoqëror, në mënyrë që parregullsitë që i kanë karakterizuar proceset e mëparshme zgjedhore, të mos përsëriten më.

“Mendoj që numri i madh i vëzhguesve vendorë, por edhe atyre ndërkombëtarë, përkushtimi i deklaruar edhe i organeve të ndjekjes për kapjen e manipuluesve të votave qysh ditën e votimit, si dhe nga ana tjetër edhe fuqizimi i masave penalizuese që janë vënë në Kodin e ri penal ndaj manipuluesve të votave, na bën neve të besojmë se tanimë do të kemi një proces më të mirë elektoral”.

“Institucionet kredibile ndërkombëtare do t’i pranojnë ato zgjedhje si të lira dhe të drejta, ndërkohë që do të kemi nga ana tjetër, edhe një qasje serioze, për të dëshmuar që Kosova është pjekur politikisht dhe demokratikisht, në mënyrë që të bartet një mesazh se në Kosovë ka filluar të instalohet një formë e mirëfilltë e demokracisë”, thotë Selmanaj.

Në anën tjetër, njohësi i zhvillimeve politike në vend, Imer Mushkolaj, vlerëson se do të jetë shumë e rëndësishme mënyra se si do të përfundojë procesi zgjedhor në Kosovë, më 3 nëntor.

Sipas tij, kjo do të jetë sfidë mjaft e madhe për vendin, sepse mbarëvajtja e procesit zgjedhor mund të shikohej si një produkt i një stabiliteti më të madh për Kosovën edhe në rrugëtimin e saj drejt integrimeve evropiane.

“Pikërisht, mbarëvajtja e këtyre zgjedhjeve dhe mënyra se si ato do të organizohen, do të jetë një barometër për shumëçka, duke filluar nga dy procese shumë të rëndësishme që janë në prag të realizimit. E kam fjalën për negociatat rreth Marrëveshjes për Stabilizim – Asociim dhe mundësinë e liberalizimit të vizave, por edhe më tej, në kuptimin e një zhvillimi të përgjithshëm të demokracisë, pjekurisë politike dhe përfundimisht të organizimit të një palë zgjedhjeve ashtu siç vërtet do të duhej organizuar”, shprehet Mushkolaj.

Edhe pse mbarëvajtja e procesit zgjedhor dhe ruajtja e votës mbetet sfida kryesore në zgjedhjet lokale të 3 nëntorit në Kosovë, megjithatë, sipas njohësve të proceseve zgjedhore dhe zhvillimeve politike në vend, sfidë mjaft e madhe dhe e veçantë do të jetë veriu i Kosovës dhe procesi zgjedhor që pritet të zhvillohet atje.

Selmanaj vlerëson se në veri ekzistojnë rrethana krejtësisht më ndryshe se në pjesët tjera të Kosovës dhe një rrjedhë normale e procesit zgjedhor atje, do të bartte mesazh pozitiv. Por, lidhur me këtë çështje, ai mbetet mjaft skeptik.

“Ajo çfarë kemi parë deri më tani, sidomos në Mitrovicën e veriut – flas për qytetin – aty shihet një situatë e tensionuar, shihet një tendencë e grupeve për të mos lejuar mbajtjen e fushatës elektorale, shihet një kampanjë shumë më e madhe kundër daljes në zgjedhje se sa për të dalë në zgjedhje”.

“Megjithatë, kjo nuk ndodh edhe në komunat tjera, Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan dhe ne po duam të besojmë që kjo sfidë do të tejkalohet, pavarësisht se a mund të jetë numri i madh i daljes në zgjedhje ose jo. Mendoj se nëse çdo gjë do të shkojë në rregull, atëherë do të kemi një legjitimim të institucioneve që do të dalin nga aty”, thekson Selmanaj.

Por, Mushkolaj vlerëson se është përgjegjësi e institucioneve vendore, por dhe organizmave ndërkombëtarë që ndërmjetësojnë apo ndihmojnë në organizimin e zgjedhjeve në veri të vendit, që procesi zgjedhor të zhvillohet në mënyrën e duhur.

“Nuk do të kisha dashur që zgjedhjet të përcillen me ndonjë incident që do të mund ta dëmtojë rëndë procesin, pavarësisht se askush nuk është i sigurt se nuk do të ketë përpjekje nga akterë që tashmë janë të njohur dhe të cilët nuk dëshirojnë që serbët të marrin pjesë në zgjedhjet e organizuara nga institucionet e Kosovës. Në anën tjetër, besoj që megjithatë serbët do ta kuptojnë më në fund, pavarësisht presioneve që mund t’i kenë, se pjesëmarrja në zgjedhjet e Kosovës është e rëndësishme edhe për ta”, vlerëson Mushkolaj.

Sidoqoftë, njohësit e proceseve zgjedhore dhe zhvillimeve politike në vend, presin që të paktën sfidat dhe problemet, të cilat i kanë përshkuar proceset e kaluara zgjedhore, siç ishin abuzimet me vota, tendenca e manipulimeve për të votuar për të tjerët, për të votuar për të vdekurit, të mos përsëriten.

Ata theksojnë se liderët partiakë duhet t’ua bëjnë të qartë të gjithë vartësve dhe militantëve të tyre se vota e lirë nuk bën të preket dhe abuzohet.

Thaçi me miq, rrezikojnë nga 3 vjet burg

0

hashim thaci 3Shkrepja e një plumbi në Skenderaj, mund të ndriçojë një vrasje të dyfishtë që ka ndodhur më shumë se një dekadë më parë.

Paralelisht, krisma e asaj alltie, sipas Kodit Penal të Kosovës, neneve 385 e 386, mund të çojë njerëz të tjerë para drejtësisë.

Ata mund të akuzohen për vepren penale të fshehjes së informacionit. Incidenti i së hënës ndërmjet ish-deputetit Gani Geci e deputetit Azem Syla, pritet t’ia heqë pluhurin dosjes së një vrasjeje të dyfishtë e të pandriçuar tash e dymbëdhjetë vjet,shkruan Tribuna

Kjo, në rast se Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës i shkon deri në fund zbardhjes së vrasjes së Bekim Kastratit e Besim Dajakut, që ka ndodhur në tetor 2001.

Është deklarata e Gani Gecit dhënë në televizion se pas sherrit ndërmjet tij dhe Azem Sylës, Kryeministri Hashim Thaçi, nënkryetari i PDK-së, Kdri Veseli e vetë Syla, i kanë garantuar se ky i fundit, nuk ka dhënë urdhër për vrasje. Por është dikush tjetër pë të cilin ata “aludojnë”..

Filloi heshtja parazgjedhore, gjithçka gati për zgjedhjet e së dielës

0

zgjedhjet 2013Nis heshtja parazgjedhore, gjithçka gati për zgjedhjet e së dielës.

Ka nisur heshtja parazgjedhore, pas një muaj fushatë elektorale, ku të gjitha partitë politike janë munduar t’i bindin qytetarët për t’i votuar. Rregullsia e zgjedhjeve të 3 nëntorit vlerësohet e një rëndësie jetike, pasi vetëm si të tilla do ta ndihmojnë vazhdimin e përparimit të Kosovës drejt rrugës evropiane.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve e ka vlerësuar si të rregullt fushatën parazgjedhore të subjekteve politike, të cilat marrin pjesë në zgjedhjet lokale të 3 nëntorit. KQZ-ja i ka përfunduar të gjitha punët sa i takon përgatitjeve për zgjedhje dhe nuk ka asnjë çështje të hapur për diskutim rreth zgjedhjeve. Gjithashtu, KQZ është në finalizim e sipër vetëm çështja e dorëzimit të materialit josensitiv dhe sensitiv, dhe kjo deri në ditën e zgjedhjeve do të përfundojë.

Zgjedhjet lokale për herë të parë në Kosovë mbahen edhe në pjesën veriore të Kosovës, ndërkohë do të monitorohen nga një numër i madh i vëzhguesve vendës e ndërkombëtar. Përgatitjet për zgjedhjet i ka bërë edhe Policia e Kosovës, pjesëtarët e të cilës do të jenë nëpër të gjitha pikat e votimit.

Për këto zgjedhje, do të përdoren listat e hapura. Në zgjedhjet për Kuvende Komunale, votuesi voton për një (1) subjekt politik të certifikuar, dhe mund të votojë për një (1) kandidat nga lista e kandidatëve të këtij subjekti politik. Nëse në fletëvotim janë shënuar më shumë se një (1) kandidat, vetëm vota për subjektin politik llogaritet.

Përveç tjerash, për zgjedhjet për kryetarë të komunave, mund të paraqitet nevoja për një raund të dytë të zgjedhjeve, nëse një kandidat nuk fiton shumicën e votave gjatë raundit të parë, e që nënkupton, 50%+1 votë të numrit të përgjithshëm të votave të vlefshme të hedhura në atë komunë.

Votuesit që jetojnë jashtë Kosovës, kanë mundësi të votojnë përmes operacionit të votimit me Postë.

Lista Përfundimtare e votuesve për këto zgjedhje, përmban 1 milion e 779 mijë e 357 emra të votuesve të ndarë në tridhjetë e tetë (38) komuna, me një rritje prej 191 mijë e 103 apo 11.72% në krahasim me zgjedhjet e kaluara.

Numri i qendrave të votimit (QV) është 798 (52 qendra të reja të votimit nga ato që kanë qenë në zgjedhjet e kaluara), ndërsa numri i vendvotimeve është 2 mijë e 366, me një rritje prej 86 vendvotimeve apo 3.77% nga zgjedhjet e kaluara,shkruan RTK

Gjithashtu lista e votuesve jashtë Kosovës, përmban të gjithë votuesit të regjistruar suksesshëm. Numri i përgjithshëm i votuesve jashtë Kosovës është 8 mijë e 383. Në krahasim me zgjedhjet e kaluara janë 6 mijë e 743 votues më shumë, që janë regjistruar për të votuar përmes postës.

VV: Kilaj po vazhdonë të vjedh paranë publike

0

Malisheve-Vetevendosje7-18Kryetari në ikje, së bashku me mafien politike të instaluar në komunën e Malishevës, po vazhdojnë të keqpërdorin paranë publike përmes tenderëve të dyshimtë. Kështu thuhet në kumtesën e Lëvizjes Vetëvendosje Qendra në Malishevë.

Vetëvendosje! shpreh shqetësimin e saj për shkeljet e mëdha që janë duke u bërë nga qeverisja në ikje, duke futur komunën e Malishevës në borxhe, duke shfrytëzuar investimet infrastrukturore për blerje votash, duke bërë shkelje të rënda të prokurimit përmes dhënies së tenderëve pasi që janë kryer punët, përmes aplikimit të shumave të vogla të tenderëve nën 10 mijë euro, në mënyrë që t’i iket procedurave të rregullta dhe t’i jepen tenderët kompanive të afërta me pushtetin prej nga sigurohen mjetet shtesë për blerje votash.

“Ne shprehim shqetësimin tonë që punimet e kryera deri më tani në disa fshatra janë në kundërshtim me kriteret minimale për rregullimin e infrastrukturës, ku kemi kanalizime të shtruara shkel e shko, zhavorr të derdhur dhe shpërndarë nëpër rrugë, asfaltim të rrugicave pa kurrfarë kriteresh, për të cilat ekziston dyshimi i bazuar që është abuzuar me paranë publike”, thuhet në kumtesë.

VV-ja kërkon nga organet kompetente, si autoriteti i prokurimit, që të mos aprovojë më këta tenderë të dyshimtë. Kërkojmë nga organet qendrore që merren me mbikëqyrjen e kritereve, që të fillojnë sa më parë shqyrtimin dhe auditimin e të gjitha shpenzimeve të bëra nga komuna, sidomos gjatë dy muajve të fundit. Kërkojmë nga Prokuroria e shtetit që të fillojë sa më parë hetimin për të gjitha shpenzimet e bëra nga kryetari në ikje, së bashku me drejtuesit e sektorëve përkatës, në mënyrë që të parandalohet sa më parë shpërdorimi i parasë publike, klientelizmi dhe blerja e votës me paratë publike.

“Vetëm në dy muajt e fundit Komuna e Malishevës ka kontraktuar 24 tenderë në vlerë të përgjithshme 1,681,847 euro, prej tyre 17 janë dhënë në procedurë të kuotimit të çmimit në vlerë deri në 10,000 euro”./PrizrenPress.com/

Arrestohen dy të huaj, dyshohen për pastrim parash

0

PoliciaKS-prangatNga realizimi me sukses i një operacioni të njësitit të krimeve të rënda dhe ROSU, në rajonin e Prizrenit, u arrestuan dy shtetas të huaj, nga Guatemala, që dyshohen për pastrim parash dhe falsifikim.

Pas një operacioni disa orësh të Policisë rajonale të Prizrenit, kanë përfunduar në pranga dy shtetas të huaj, që posedojnë dokumentacion te Guatemalës, të cilët dyshohet të kenë kryer veprën penale, pastrim dhe falsifikim parash, transmeton rtk.

Këta persona po përcillen nga njësiti hetimorë për krime të rënda, që 10-të ditë, ndërsa sonte, në orët e mbrëmjes, është organizuar një operacion kurth, që u mbështet edhe nga njësiti ROSU i Prizrenit. Në këtë operacion asistoi edhe kryeprokurori i Prokurorisë Themelore Sylë Hoxha.

Gjatë bastisjes së një lokacioni, afër stacionit të autobusëve, janë kapur në flagrancë, dy personat, si dhe është konfiskuar një sasi e konsiderueshme e provave materiale.

Berisha: Klanet mafioze nga Prishtina, pas 3 nëntorit nuk do të kenë qasje në Prizren

0

zafa shatervanBashkimi Demokratik në Prizren,ka përmbyllur fushatën zgjedhore në sheshin “Shatërvan”. Kandidati për kryetar të Prizrenit, Zafir Berisha ka kërkuar nga simpatizantët që që më 3 nëntor të votojnë për numrin 74. “Bënu me Bashkimin Demokratik ku janë vlerat e vërteta të Prizrenit, vlera që i kanë mungur me vite Prizrenit”, tha Berisha.

Ai u shpreh i bindur se qytetarët e Prizrenit më 3 nëntor do t’i thotë jo krimit të organizuar në këtë komunë . “Ne jemi këtu për t’iu premtuar dhe garantuar qeverisje më ndryshme në mandatin e ardhëshëm katërvjecar, për të garantuar se klanet mafioze të Prishtinës nuk do të kenë qasje më në Prizren, për t’iu garantuar se Prizreni do të jetë me vlerat e veta që ka, se Prizreni nuk do të jetë më vetëm në zhargonin politikë qytet i të kaluarës hostroike , por do të jetë edhe me vlerat e tanishme që i ka”, tha Berisha.

“Prizreni pas zgjedhjeve të ardhëshme parlamentare do t’i ketë depoutetet e vetë që iu mungojnë, do t’i ketë ministrant e vetë që i mungojnë , do të ketë ambasadorët që iu mungojnë dhe vlerat e mirëfillta kulturopre që i meriton”.

“Forcat politike që kanë ardhur në Prizren vetëm për të marr vota, pas 3 nëntorit do ta harrojnë Prizrenin. Unë me ekipin e BD-së kërkoj nga ju dhe të gjithë qytetarët e Prizrenit, të reflektoni pozitivisht edhe më 3 nëntor dhe të delni masovikisht në votime dhe të votoni kandidatët e BD-së, sespe Prizreni nuk shkon në Eurpoë me të pandehurin Ramdan Muja, Europa nuk i pranon hajnat, ngase ata që e vjedhin shtëpinë e vetë nuk ekanë vendin në Europë”./PrizrenPress.com/

 

IQPM: Partitë mos të tentojnë të devijojnë vullnetin e qytetarëve

0

IQPM-109Iniciativa Qytetare për Malishevën bën thirrje që të gjitha subjekteve politike pjesëmarrëse në zgjedhjet e 3 nëntorit 2013, të ruajnë procesin zgjedhor dhe mos të tentojnë të devijojnë vullnetin e qytetarëve.

“Të nderuar qytetarë ju kanë gënjyer, kur ju kanë thënë se do të ofrojnë miliona për Malishevën, ju kanë gënjyer kur kanë thënë Malisheva evropiane, sepse Malisheva evropiane nuk është me kërcënime, me diferencim, me ndarje të qytetarëve me shkatërrim të pronave publike, me keq menaxhim të buxhetit, me qeverisje nga grupet jo formale dhe me degradim të çdo vlere morale e me shkelje të ligjeve për çdo ditë nga pushtetarët. Malisheva Evropiane nuk është retorikë, por duhet të jetë tolerancë mirëkuptim dhe zhvillim”, thuhet në një kumtesë të tyre.

“Demokracia nuk është klientelizëm korruptiv dhe familjar, por duhet të jetë mundësi për shanca të barabarta për të gjithë, demokracia nuk është dekoratë për pushtetin, por mundësi dhe gjithëpërfshirje e përgjegjësi e përbashkët.
Demokracia është një proces që do t’i shërbejë të gjithë qytetarëve njëlloj, pavarësisht bindjeve të tyre politike”.

“Jemi dëshmitarë që pushteti, i ka dehur udhëheqësit aktual të cilët janë vardisur duke keqpërdorur pozitën udhëheqëse dhe mjetet që i ofron pushteti për të ndikuar në çdo formë tek qytetarët për të grabitur votat, ne u themi se kjo është gabim dhe dështim të cilin do ta marrin nga vetë qytetarët e Malishevës të cilët janë lodhur nga këto klane udhëheqëse.”

Iniciativa Qytetare për Malishevën i bënë thirrje qytetarëve të votojnë për ndryshimin e vërtetë, të votojnë për IQPM-në, dhe për kandidatin për kryetar të Komunës, Ragip Begaj.

“Ne jemi të hapur, për një qeverisje të qytetarëve, për qytetarët e cila ofron respekt, barazi, drejtësi dhe siguri për të gjithë. Me qeverisjen e Ragip Begaj në Malishevë do të vendoset sistemi i meritokracisë, vlerave dhe i tolerancës dhe ky sistem do të jetë rregullatori i jetëve tona”, përfundon kumtesa. /PrizrenPress.com/

Thaçi: Do t’i rrisim pagat 100 për qind

0

1 (5)Kryetari i PDK-së, Hashim Thaçi ka përmbyllur fushatën zgjedhore në Prizren. Ai premtoi se nga viti i ardhshëm do të ketë ngritje të pagave për të gjitha kategoritë.

“Mbajtëm premtimin për rritje rrogash për 50 për qind, ndërsa gjatë mandatit të ardhshëm do të angazhohemi edhe për rritje të mëtejme të mirëqenies, andaj edhe ju garantoj se për të gjitha kategoritë, përfshirë arsimin, shëndetësinë, policinë, FSK-në pensionistët dhe të tjerët do të ketë ngritje progresive të pagave deri 100 për qind, nga fillimi i vitit të ardhshëm”, tha Thaçi “Shteti i Kosovës tashmë ka shënuar rritje të zhvillimit ekonomik dhe se ngritja e pagave do ta barazojë, atë me vendet tjera evropiane”.

Thaçi lavdëroi partinë e tij,për përgjegjësin shtetërore që ka treguar. “Nisma si çlirimtarë të vendit e tash si ndërtues të shtetit dëshmon për një pjekuri të treguar edhe gjatë kësaj fushate elektorale”, tha ai.Kandidati i PDK-së për kryetar të Prizrenit, ndërkaq kërkoi ndëshkimin me votë, të atyre, që “nuk kursejnë kritika apo edhe fyejnë miqtë e Prizrenit e të Kosovës”.“Kryeziu i LDK-së ka vepruar kështu edhe ndaj kryeministrit shqiptar Edi Rama”./PrizrenPress.com/