17.2 C
Prizren
E shtunë, 25 Prill, 2026
Home Blog Page 8944

Votojnë

0

Kandidatet per Prizrenin 2013Kandidatët e të gjitha partive politike për kryetar të Prizrenit, kanë votuar në qendrat e tyre të votimit. Ata pas votimit, iu  kanë bërë thirrje të gjithë qytetarëve që të dalin në votim.

Kandidatët për kryetar të Prizrenit, po ashtu kanë kërkuar që procesi zgjedhor të shkojë në mënyrë të rregullt dhe pa asnjë incident. /PrizrenPress.com/

Të burgosurit në Prizren, në pritje të votimit

0

BashkimKajdomcaj6-28Rreth 90 persona të dënuar dhe të paraburgosur në Prizren, ende nuk e kanë shfrytëzuar të drejtën e votës. Koordinatori i KMDLNJ-së, Bashkim Kajdomcaj tha se kjo qendër ende është në pritje të ardhjes së zyrtarëve të KKZ-së.

“Gjatë tre vizitave të realizuara nga Qendra Rajonale e KMDLNJ-së në ora 8:45,10:35 dhe 11:30, menaxhmenti i Qendrës së Paraburgimit ka njoftuar se ende janë në pritje të ardhjes së zyrtarëve të caktuar nga KKZ-ja. Poashtu, sipas menaxhmentit të kësaj qendre nuk ka ndonjë informacion se kur pritet të vijë komisioni që do të drejtoj punën lidhur me votimin”, tha Kajdomcaj./PrizrenPress.com/

Policia arreston aktivistin e PDK-së dhe IQPM-së në Malishevë

0

PoliciaKS-prangatDy perona janë arrestuar në fshatin Senik të Malishevës. Drejtori i Policisë, Nexhmi Krasniqi tha se personat e arrstuar janë përfshirë në rrahje para qendrës së vendvotimit.

“Në fshtain Senik të Malishevës dy persona para Qendrës së vendovotimit kanë pasur një konflikt verbal, më pas policia i ka arrestuar dhe i ka dërguar në stacionin policorë në Malishevë. Të dy personat pas intervistimit po mbahnen në arres”, tha Krasniqi. Të arrestuarit janë anëtar të PDK-së dhe IQPM-së/PrizrenPress.com/

Kurti: Sot, ditë e rëndësishme për Kosovën

0

Kurti voton1Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje!, Albin Kurti, ka votuar në Qendrën e Votimit 1913E, në Fakultetin Juridik në Prishtinë. Me këtë rast Kurti tha se sot është ditë e rëndesishme për shtetndërtimin në Kosovë.

“Sot jo vetëm që është ditë e rëndësishme për qytetarët dhe komunat e Kosovës, jo vetëm për lirinë e demokracinë, por edhe për shtetndërtimin në Kosovë”, tha Kurti.

Ai uroi që zgjedhjet të jenë të lira dhe të ndershme, që në mandatin e ardhshëm të qeverisemi nga njerëz të lire dhe të ndershëm, që kanë legjitimitet demokratik. /PrizrenPress.com/

Humbin vulat, Prokuroria fillon hetimet

0

Syle HoxhajProkuroria dhe Policia, kanë raportuar për parregullsitë që janë evidencuar gjatë procesit zgjedhor në disa qendra të votimit në Prizren.

Kryeprokurori,Sylë Hoxhaj tha se në pesë qendra të votimit ka pasur mungesë të vulave.

Sipas tij, mungesa e vulave tashmë ka filluar të hetohet. “ Prokuroria ka filluar të hetojë restet e mungesës së vulave”, tha Hoxhaj, në një konferencë për media.
Sipas tij, vulat janë zëvendësuar me vulat rezervë.

Ai tregoi se në vendvotime janë vërejtur edhe persona të pa autorizuar. Drejtori i Policisë në Prizren,Nexhmi Krasniqi tha se policia menjëherë i ka marrë masat për të larguar nga vendvotimet personat e paautorizuar.

“Policia i ka marrë të gjitha masat dhe personat e paautorizuar janë larguar nga vendvotimet”, tha Krasniqi./PrizrenPress.com/

PDK, ankesë në PZAP kundër IQM-së

0

PDK-logo8-07Dega e PDK-së në Malishevë ka parashtruar ankesë në PZAP kundër Iniciativës Qytetare të Malishevës, me të cilën kërkohet marrja e masave kundër IQM , pasi, siç thuhet në ankesë, aktivisti i saj Musli Zulfaj ka sulmuar fizikisht aktivistin ne detyrë të Degës se PDK-së Blerim Zulfajn në afërsi të pikës së votimit në Senik.

Sipas PDK-së, rasti ka ndodhur në qendrën e votimit në fshatin Senik të Malishevës, ku Musli Zulfaj, militant i IQM-së, në prani të policisë e ka sulmuar Blerim Zulfaj, i cili në ato momente ishte duke kryer shërbimet e ofrimit të ushqimit për komisionerët dhe vëzhguesit e PDK-së, d.m.th, ka qenë i angazhuar për këtë shërbim nga Dega e PDK-së, në Malishevë.

Rasti ka ndodhur në ora 10:30 të ditës së zgjedhjeve me datë 03.11.2013.

Për detajet tjera mund ta kërkoni raportin e Policisë së Kosovës për rastin në fjalë, të cilin mund ta kërkoni në Stacionin e Policisë në Malishevë kurse me rastin është marrë edhe Prokurori i Shtetit, thuhet në ankesën e PDK-së.

Kërkojmë nga PZAP-ja, që të ndërmarr të gjitha masat ligjore, si ndaj personit në fjalë po ashtu edhe ndaj subjektit të tij./PrizrenPress.com/

LDK-ja evidenton parregullësi në Prizren dhe Malishevë

0

LDK-logo5-23Lidhja Demokratike e Kosovës po e ndjek me kujdes të madh procesin zgjedhor në mbarë vendin që nga minuta e hapjes së vendvotimeve.

LDK-ja thekson se procesi deri më tani në përgjithësi ka qenë i rregullt. Ndërsa, janë evidentuar edhe parregullësi në Prizren e Malishevë, të cilat po i theksojmë më poshtë.

Në Prizren: Në Shkollën Teknike, Qendra e Votimit nr. 2042a, është evidentuar një tentativë për ta nxjerrë jashtë një fletëvotim, nga ana personit të quajtur Gëzim Rrozniqi.

– Ora 09:45H, në Qendrën e Votimit në Atmaxhë, 2039a, truproja e Ramadan Mujës, kandidat i PDK-së, i cili është nga i njëjti fshat nuk po largohet nga aty dhe po u bën presion qytetarëve.

– Ora 09:52H, në fshatin Skorobisht, Qenda e Votimit 2038a, mungojnë 68 fletëvotime. Votues të regjistruar janë 1168, fletëvotime të dorëzuara 1100.

– Ora 10:01H, në Qendrën e Votimit 2003a, Ortakoll, Njiazi Kryeziu, kandidat i PDK-së dhe Sekretar i Degës së PDK-së, kryesues i KK Prizren, është brenda qendrës së votimit duke bërë presion.

– Ora 10:00H, në Shkollën fillore “Lekë Dukagjini”, vendvotimi 2007a, kemi siguruar një video, në të shihet një qytetar duke i dhënë një zarf një qytetari tjetër, dyshohet për shpërndarje të të hollave. Shih videon bashkëngjitur!

Ndërsa në Malishevë: Ora 8:39H, Avni Thaçi, i caktuar nga PDK-ja në fshatin Mirushë, është bërë Menaxher i Qendtrës së Votimit, edhe pse ndodhet nën hetime për munipulime (vjedhje të votave në zgjedhjet e kaluara) në zgjedhjet e kaluara.

Jahjaga apelon për pjesëmarrje masive

0

Jahjaga votonKa votuar Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga. Ajo votoi në sallën “1 tetori”, transmeton RTK. Presidentja bëri thirrje për dalje sa më masive të votuesve në këto zgjedhje, duke i quajtur këto zgjedhje si test të pjekurisë politike dhe të demokracisë së brendshme.

”Kreva obligimin tim si qytetare e Kosovës. Bëjë apel te qytetarët të zgjedhin përfaqësuesit e tyre duke dalur masovisht. Këto zgjedhje janë test i pjekurisë sonë politike, test i demokracisë, dhe dëshmia e një shteti gjithëpërfshirës që po e krijojmë. Është përkujtimi për sakrificën nëpër të cilën ka kaluar shoqëria jonë”, tha Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga.

Thaçi: Këto zgjedhje janë test evropian për Republikën e Kosovës

0

Thaci-votonKryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka votuar sot në qendrën e votimit në shkollën “Faik Konica”. Gjatë votimit kryeministri ishte i shoqëruar edhe nga bashkëshortja e tij, Lumnije Thaçi, transmeton Koha. Pas votimit kryeministri Thaçi u deklarua për medie, me ç’ rast theksoi rëndësinë e këtyre zgjedhjeve të cilat po mbahen për herë të parë në tërë territorin e Republikës së Kosovës.

“Këto janë zgjedhjet e para të lira që po organizohen në gjithë territorin e Republikës së Kosovës, dhe janë historike për shtetin tonë të ri. Kaluam një vit të përmbylljes së mbikëqyrjes së pavarësisë me sukses ta plotë. Tani kemi hapur rrugën e sigurt për integrime evropiane, procesin e stabilizim asociimit dhe procesin e liberalizimit të vizave.

Këto zgjedhje janë test evropian për Republikën e Kosovës. Unë edhe njëherë sot dëshiroj t’i falënderoj të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës për pjesëmarrjen e tyre në fushatë, falënderoj të gjithë spektrin politik për një fushatë korrekte, të qetë, të konkurrencës së lirë. Edhe sot kam besim të plotë se shteti ynë Kosova dhe qytetarët e Kosovës do të kalojnë testin evropian për të ardhmen e tyre, për të dëshmuar rendin demokratik, për të dëshmuar rolin aktiv të demokracisë dhe perspektivë të sigurt evropiane. Pra, sot të gjithë jemi të angazhuar për Kosovën evropiane”, ka thënë Thaçi.

IKD angazhon vëzhgues në të gjitha komunat e Kosovës, përveç në veri

0

IKD-logoInstituti i Kosovës për Drejtësi ka angazhuar vëzhgues të cilët do të jenë në lëvizje nga njëra qendër e votimit në tjetrën duke mbuluar të gjitha komunat e Republikës së Kosovës, me përjashtim të komunave në veri në kufi me Serbinë. Vëzhgimet e IKD-së do të ndërlidhen me vetëm me rastet të cilat bijnë në sferën penale, përkatësisht me veprat penale kundër të drejtave të votimit.

“Gjatë kësaj dite, varësisht nga rrjedha e ngjarjeve dhe nevoja, IKD do të lëshoj komunikata për media dhe do të ftojë sipas nevojës edhe konferenca për media, të cilat do të ishin me interes për informim të publikut të gjerë”, thuhet në një komunikatë  të IKD-së, të lëshuar për media.

IKD shpreson se këto aktivitete do të kontribuojnë në angazhim efektiv dhe profesional të organeve të drejtësisë në ndjekjen e çdo vepre penale e cila do të dëmtonte procesin zgjedhor./PrizrenPress.com/