Policia bastis 12 lokacione në Dukagjin, shtatë të arrestuar për fajde

Policia e Kosovës bëri të ditur për Telegrafin se sot ka ndërmarr një operacion policor në rajonin e Dukagjinit me qëllim të luftimit të dukurive negative, që ndërlidhen me fajdet.

Daut Hoxha nga Policia e Kosovës bëri të ditur për Telegrafin se Policia ka kontrolluar 12 lokacione të 10 personave të dyshuar, ndërsa deri më tani janë arrestuar 7 persona. Tre persona të tjerë nuk janë gjetur dhe janë në kërkim.

Gjatë operacionit policor janë gjetur armë si dhe janë konfiskuar dëshmi të rëndësishme, si para dhe dokumente të ndryshme që mund të përdoren për procedim të mëtejmë ligjor.

Më Shumë

Në Prizren promovohet monografia për jetën dhe veprën e piktorit Hamdi Bardhi

Në Prizren është promovuar monografia kushtuar jetës dhe veprës së piktorit të njohur Hamdi Bardhi, një prej artistëve më të rëndësishëm që ka lënë...

Gjendet pa shenja jete një person në Krushë të Madhe të Rahovecit

Një person është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në fshatin Krushë e Madhe të Rahovecit. Sipas burimeve të Sinjalit, rasti është raportuar...

Lajmet e Fundit