25.8 C
Prizren
E shtunë, 18 Maj, 2024

Ndërkombëtarët izolojnë Thaçin

P residenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka kohë që i ka ndërprerë udhëtimet e tij jashtë vendit që i pati filluar në fillim të mandatit të tij, me gjasë të aranzhuara gjatë kohës sa ishte në pozitën e shefit të diplomacisë, ministër i Jashtëm. Burime brenda Presidencës thonë se ka disa dhjetëra kërkesa të presidentit për të bërë vizita jashtë vendit, por që ato po refuzohen.

Sidomos pas zhvillimeve të fundit dhe hapjes së temës për transformimin e njëanshëm të FSK-së në ushtri pa pëlqimin e faktorit ndërkombëtar, analistët politikë po e shohin presidentin e Kosovës si një nga figurat më të izoluara nga ndërkombëtarët. Për ta thyer këtë izolim ndërkombëtar, tani po duket se megjithatë presidenti ka filluar që të tërhiqet në mënyrë tinëzare, për shkak të presionit ndërkombëtar, nga insistimi i tij që me çdo kusht FSK-ja të transformohet në ushtri vetëm me ligj dhe pa ndryshimet kushtetuese.

Ky taktizim i pamatur i presidentit të vendit, nga analistët konsiderohet se do të jetë një minus i madh që do të mund të faturohet në CV-në e presidentit Thaçi, i cili po provon që, duke shpikur tema të mëdha, të dalë nga izolimi i brendshëm politik në të cilin është futur që nga dita e parë e fillimit të mandatit te presidentit.

Taktizimi me ushtrinë Analisti politik, Ali Hertica thotë se në bazë të informacionit që posedon ai, presidenti i Kosovës po renditet në një nga figurat më të izoluara politike, jo vetëm brenda vendit, por edhe jashtë nga faktori ndërkombë- tar, sepse janë dhjetëra vizita të kërkuara e të papranuara nga shtete të caktuara. “Presidentit Thaçi deri me tani i janë anuluar 27 kërkesa për vizita jashtë nga disa vendet të ndryshme për t’u takuar me burrështetas që të lidhin marrëdhënie bilaterale dhe bashkëpunim politik në të gjitha fushat. Një izolim i tillë nuk do të jetë pasqyrë e mirë për presidentin e Republikës së Kosovës, ngase po tregohet se ato shtete nuk duan të kontaktojnë më një burrështetas të tillë për shumë arsye”, është shprehur ai.

“Tani, duke parë një situatë jo të mirë të një konsiderate presidenciale të shteteve, Hashim Thaçi ka filluar gradualisht ta ndryshojë kursin e tij politik edhe të qëndrimeve rreth formimit të ushtrisë, duke mos i marrë në pah konsultimet me shtetet mike. Tani, Thaçi del dhe thotë se asnjë shtet nuk është kundër, por duhet të ketë një bashkëpunim se si duhet të jetë një ushtri moderne, se edhe shndërrimi i FSK-së nuk bëhet për një ditë, por gradualisht me vite, ku de fakto tani Thaçi ndryshon qëndrimin e tij të pakthyeshëm siç e deklaronte ai”, tha Ali Hertica. Ai konsideron se të gjitha këto skandale politike dhe hapa të ngutshëm, pa u konsultuar me faktorin ndërkombë- tar dhe atë të brendshëm, presidentit mund t’i kushtojnë shumë.

Më Shumë

Zhduket një person në Prizren

Një person është zhdukur në Prizren. Rasti po hetohet. Raporti i policisë Prizren 10.05.2024 – 16:30. Më 11.05.2024 ankuesja femër ka njoftuar se bashkëshorti i saj ka dalë...

Regjistrimi i popullsisë zgjerohet në dy objektet e Komunës së Prizrenit

Procesi i regjistrimit të popullsisë është bërë edhe më i lehtë për banorët e Prizrenit. Koordinatori i komisionit komunal për regjistrimin e popullsisë, Haxhi Seferqaj,...

Lajmet e Fundit